{"id":4240,"date":"2026-06-02T20:28:54","date_gmt":"2026-06-02T19:28:54","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4240"},"modified":"2026-06-02T20:29:01","modified_gmt":"2026-06-02T19:29:01","slug":"viron-kona-kapteri-i-lagjes-sone-tregim-nga-femijeria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/06\/02\/viron-kona-kapteri-i-lagjes-sone-tregim-nga-femijeria\/","title":{"rendered":"Viron KONA: Kapteri i lagjes son\u00eb -Tregim nga f\u00ebmij\u00ebria-"},"content":{"rendered":"<p>Viron KONA<br \/>\nKapteri i lagjes son\u00eb<br \/>\n-Tregim nga f\u00ebmij\u00ebria-<br \/>\n-Pse e theve k\u00ebt\u00eb bredhin e vog\u00ebl ti? &#8211; e qortonte kapter Zylfoja, shokun ton\u00eb q\u00eb kishte thyer bredhin e porsambjell\u00eb. Dhe, duke i t\u00ebrhequr<br \/>\nveshin i thoshte: -T\u00eb dhemb veshi ty? Po, t\u00eb dhemb, por ta dish vog\u00eblush se dhembje ka ndjer\u00eb edhe bredhi i vog\u00ebl kur ti e theve. Ai s`ka goj\u00eb t\u00eb ankohet, kurse ti f\u00ebmij\u00eb i prap\u00eb, goj\u00ebn e ke vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ul\u00ebritur rrug\u00ebve e rrugicave t\u00eb lagjes dhe p\u00ebr t`i krijuar shqet\u00ebsime familjes dhe<br \/>\nneve. -Pas k\u00ebtij qortimi, ai lajm\u00ebronte prindin e djalit fajtor q\u00eb t\u00eb siguronte nj\u00eb bredh t\u00eb ri n\u00eb fidanishte dhe at\u00eb bredh ta mbillte s\u00eb bashku<br \/>\nme t\u00eb birin q\u00eb e kishte thyer, p\u00ebrndryshe do t\u00eb gjobitej. Kapter Zylfoja ishte polici i lagjeve \u201cSkel\u00eb\u201d e \u201cKume\u201d dhe kishte autoritet tek t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt, por ve\u00e7an\u00ebrisht tek ne f\u00ebmij\u00ebt&#8230;K\u00ebshillat dhe qortimet e tij p\u00ebr ne ishim m\u00ebsime, q\u00eb duheshin zbatuar. Ai na thoshte:<br \/>\n-Do t\u00eb shkoni t\u00eb luani nga pylli, h\u00eb! Por, kujdes se mos keni ndonj\u00eb shkrep\u00ebse me vete, se mos ndonj\u00ebri nga ju m\u00eb t\u00eb rriturit pi cigare! Po<br \/>\nkapa ndonj\u00ebrin q\u00eb ka vese t\u00eb tilla, do ta b\u00ebj problem n\u00eb k\u00ebshillin e lagjes, e mor\u00ebt vesh apo jo?<br \/>\n-Po, &#8211; i thoshim ne, &#8211; e mor\u00ebm vesh.<br \/>\n-Me nj\u00ebrin vesh apo me t\u00eb dy?<br \/>\n-Me t\u00eb dy vesh\u00ebt xhaxhi Zylfo, me t\u00eb dy! &#8211; i p\u00ebrgjigjeshim ne si n\u00eb kor.<br \/>\n-At\u00ebher\u00eb, pa m\u00eb thoni si do t\u00eb veproni? Ja, ma thuaj ti, i biri i Tolit. Un\u00eb dilja p\u00ebrpara t\u00eb tjer\u00ebve, e shihja kapterin n\u00eb sy dhe nisja t\u00eb<br \/>\np\u00ebrs\u00ebritja porosit\u00eb e tij, ashtu si\u00e7 thosha m\u00ebsimin p\u00ebrpara m\u00ebsueses:<br \/>\n-Ne, xhaxhi Zylfo, do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb pyll vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb luajtur. Ne nuk marrim shkrep\u00ebse me vete dhe nuk pim\u00eb cigare. N\u00eb shkoll\u00eb ne kemi<br \/>\nm\u00ebsuar se pyjet kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb, sepse e mbajn\u00eb ajrin t\u00eb past\u00ebr. Ne do ta ruajm\u00eb pyllin, sepse drur\u00ebt e atij pylli i kan\u00eb mbjell\u00eb<br \/>\nprind\u00ebrit tan\u00eb, por edhe ne kemi ndihmuar n\u00eb mbjelljen e tyre. Ve\u00e7 t\u00eb mirave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka, pylli \u00ebsht\u00eb edhe sht\u00ebpia e zogjve, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb<br \/>\nmiqt\u00eb e vegj\u00ebl t\u00eb njeriut&#8230;<\/p>\n<p>-Mir\u00eb, p\u00ebr pyllin kam besim se nuk do ta d\u00ebmtoni, por vet\u00ebm do t\u00eb luani dhe do t\u00eb arg\u00ebtoheni. E di edhe se ju nuk do t\u00eb vrisni zogjt\u00eb me<br \/>\nllastiqe. Llastiqet kam koh\u00eb q\u00eb jua kam ndaluar, apo jo?<br \/>\n-Po, xhaxhi Zylfo, po, ne nuk kemi llastiqe, ato i kemi djegur dhe i kemi b\u00ebr\u00eb cop\u00eb &#8211; cop\u00eb&#8230;<br \/>\n-Mir\u00eb, e mora vesh, por un\u00eb kam edhe nj\u00eb merak t\u00eb dyt\u00eb, q\u00eb jua kam p\u00ebrs\u00ebritur dhjet\u00ebra her\u00eb. E dini apo s`e dini merakun tim t\u00eb dyt\u00eb? &#8211;<br \/>\nngrinte z\u00ebrin ai dhe mbante vesh\u00ebt ngritur duke pritur p\u00ebrgjigjen ton\u00eb.<br \/>\n-E dim\u00eb xhaxhi Zylfo, e dim\u00eb \u201cuj\u00eb\u201d fare!<br \/>\n-At\u00ebher\u00eb, fol ti Astrit, nipi i Qaniut.<br \/>\n-Ne xhaxhi Zylfo, &#8211; p\u00ebrgjigjej Astriti, &#8211; nuk harrojm\u00eb asnj\u00ebher\u00eb porosin\u00eb tuaj q\u00eb t\u00eb mos futemi n\u00eb det kur ka dallg\u00eb, por nuk do t\u00eb lejojm\u00eb<br \/>\nt\u00eb futen n\u00eb detin me dallg\u00eb sidomos ata f\u00ebmij\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb m\u00ebsuar ende notin. Ti xhaxhi Zylfo na ke m\u00ebsuar shprehjen: \u201cPo s`dite notin, mos u fut n\u00eb uj\u00eb!\u201d<br \/>\n-Duhet t\u00eb dini mir\u00eb, &#8211; vijonte ai,- se ju f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl, tani e m\u00ebsoni notin dhe i \u00e7ani dallg\u00ebt duke qen\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e prind\u00ebrve tuaj, por, ama<br \/>\nkur t\u00eb rriteni, do t`i \u00e7ani dallg\u00ebt vet\u00eb, si notar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Tani, pa m\u00eb thoni edhe ato dy k\u00ebshillat e tjera p\u00ebr detin q\u00eb ju kam porositur t`i<br \/>\nm\u00ebsoni p\u00ebrmendsh?<br \/>\nDhe ne p\u00ebrs\u00ebritnim n\u00eb kor: K\u00ebshilla e par\u00eb: \u201cDeti \u00ebsht\u00eb i bukur, por nga bregu\u201d; k\u00ebshilla e dyt\u00eb, e cila do t\u00eb na vlej\u00eb kur t\u00eb rritemi, \u00ebsht\u00eb:<br \/>\n\u201cKapiteni i mir\u00eb duket n\u00eb detin me dallg\u00eb e furtun\u00eb!\u201d At\u00ebher\u00eb ai largohej i k\u00ebnaqur dhe ecte serbes nga nj\u00ebra lagje n\u00eb<br \/>\ntjetr\u00ebn, her\u00eb duke zgjidhur nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje apo grindje mes banor\u00ebve, her\u00eb duke gjykuar ndonj\u00eb vjedhje, her\u00eb duke vendosur rregull<br \/>\nkur n\u00eb lagje qarkullonte me shpejt\u00ebsi ndonj\u00eb makin\u00eb, apo kur karrocat me kuaj ndotnin rrugicat e lagjes.<br \/>\nKapter Zylfoja nuk pranonte asnj\u00eb lloj ryshfeti nga banor\u00ebt. Kur nj\u00eb nga fqinjat tona, q\u00eb rriste pula dhe kishte vez\u00eb me boll\u00ebk i ofroi nj\u00eb dit\u00eb<br \/>\nnj\u00eb shport\u00eb t\u00eb vog\u00ebl me vez\u00eb, ai, jo vet\u00ebm nuk e pranoi, po i dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb mbeti e fiksuar fort n\u00eb kujtes\u00ebn e banor\u00ebve t\u00eb lagjes dhe<br \/>\np\u00ebrs\u00ebritej shpesh n\u00eb bisedat q\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb klub dhe n\u00eb m\u00ebhall\u00eb.<br \/>\n-\u00c7`po b\u00ebn moj shoqe, e kupton se n\u00eb \u00e7 \u2018rrug\u00eb pa krye po m\u00eb fut? &#8211; i kishte th\u00ebn\u00eb fqinj\u00ebs son\u00eb kapter Zylfoja.<br \/>\n-Ku, o kapter n\u00eb cil\u00ebn rrug\u00eb po t\u00eb fut, un\u00eb vet\u00ebm sa po t\u00eb jap\u00eb disa kokrra vez\u00eb!<br \/>\n-Faleminderit, moj shoqe, por a e di se \u00e7far\u00eb thot\u00eb Saadiu?<br \/>\n-P\u00ebr cilin Saadi e ke fjal\u00ebn zot\u00ebrote?<br \/>\n-P\u00ebr at\u00eb poetin e madh arab.<br \/>\n-Eh, \u00e7` pun\u00eb kam un\u00eb me arapin, un\u00eb as q\u00eb e njoh!<\/p>\n<p>-E po ja, do ta njoh\u00ebsh nga k\u00ebto q\u00eb do t\u00eb t\u00eb them un\u00eb. Ai ka th\u00ebn\u00eb:<br \/>\n\u201cPo vodhi mbreti nj\u00eb vez\u00eb, ministrat shfarosin pulat!\u201d Un\u00eb s`jam mbret, por jam polic dhe i plotfuqish\u00ebm dhe, k\u00ebtu n\u00eb lagje duhet t\u00eb jem<br \/>\nshembull, t\u00eb mos pranoj asnj\u00eb ryshfet nga banor\u00ebt.<br \/>\n-Uaa, po k\u00ebto jan\u00eb vez\u00eb t\u00eb pulave t\u00eb mia, un\u00eb po t`i jap\u00eb vet\u00eb, ti s`po m`i vjedh si ai mbreti q\u00eb tregove zot\u00ebrote! Un\u00eb po t`i jap me<br \/>\nd\u00ebshir\u00ebn time se e kam shpirtin dhe zemr\u00ebn bor\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. Po deshi ai, Saadiu, i jap edhe atij ndonj\u00eb shport\u00eb me vez\u00eb, meqen\u00ebse ti e respekton.<br \/>\nAi sa t\u00eb shoh\u00eb k\u00ebto vez\u00eb, ka p\u00ebr t`iu prishur mendja dhe do t`i thot\u00eb ndryshe fjal\u00ebt q\u00eb paska th\u00ebn\u00eb p\u00ebr mbretin dhe ata ministrat q\u00eb han\u00eb pula<br \/>\nsi dhelprat&#8230;<br \/>\n-S`ka nevoj\u00eb Saadiu p\u00ebr vez\u00ebt e tua, moj shoqe! Nuk i duhen, se ai ka mbi 800 vjet q\u00eb nuk jeton, por jetojn\u00eb e mbret\u00ebrojn\u00eb librat q\u00eb ai ka<br \/>\nshkruar. V\u00ebrtet\u00eb kjo shporrt\u00eb q\u00eb po k\u00ebrkon t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh nuk \u00ebsht\u00eb vjedhje, por \u00ebsht\u00eb ryshfet. Ti ma jep mua me interes, sepse un\u00eb jam<br \/>\npolic, jam i plotfuqishmi i lagjes. Po t\u00eb kishe shpirtin dhe zemr\u00ebn si\u00e7 po thua, ti do t`i jepje vez\u00eb falas familjes s\u00eb Kenos q\u00eb ka 12 f\u00ebmij\u00eb, por t`i i<br \/>\nshet vez\u00ebt dhe druan se mos un\u00eb vij e t\u00eb b\u00ebj kontroll.<br \/>\nDhe duke th\u00ebn\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb ai u largua duke e l\u00ebn\u00eb fqinj\u00ebn si t\u00eb shastisur, ama n\u00eb lagje, q\u00eb at\u00ebher\u00eb u p\u00ebrhap th\u00ebnia e Saadiut: \u201cPo vodhi<br \/>\nmbreti nj\u00eb vez\u00eb, ministrat shfarosin pulat!\u201d 1)<br \/>\nZylfoja na tregonte lloj-lloj historish nga fshati i tij n\u00eb P\u00ebrmet, i cili quhet Podgoran, n\u00eb rr\u00ebz\u00eb t\u00eb malit t\u00eb Trebeshin\u00ebs. Edhe vet emri<br \/>\nPodgoran ka kuptimin \u201cfshat rr\u00ebz\u00eb malit\u201d.<br \/>\n-E dini ju djem se fshati im po ta shoh\u00ebsh nga lart ka form\u00ebn e nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshi? \u00cbsht\u00eb fshat me l\u00ebndina dhe kullota t\u00eb bukura, me p\u00ebrrenj, me<br \/>\nmalin q\u00eb ngrihet mbi t\u00eb&#8230; Trebeshina u ka vlejtur n\u00eb shekuj bashk\u00ebfshatar\u00ebve t\u00eb mi p\u00ebr kullota, p\u00ebr blegtorin\u00eb, p\u00ebr l\u00ebnd\u00eb drusore, por edhe si nj\u00eb kala mbrojt\u00ebse kur vinin pushtuesit. Atje ajri \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr dhe i mbushur me aromat e lule tr\u00ebndelinave, zambak\u00ebve, luleshqerrave, kurse blet\u00ebt sh\u00ebtisin n\u00ebp\u00ebr lule dhe mbledhin nektarin. E dini ju sesa pun\u00ebtore t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb blet\u00ebt? N\u00eb fshatin tim thuhet: \u201cAshtu si bleta punon p\u00ebr kosheren e saj, ashtu duhet t\u00eb punojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne p\u00ebr atdheun ton\u00eb\u201d. Ju jeni t\u00eb vegj\u00ebl dhe detyra e par\u00eb p\u00ebr ju jan\u00eb m\u00ebsimet, por kur t\u00eb rriteni mos e harroni asnj\u00ebher\u00eb fjal\u00ebn e Naimit, q\u00eb thoshte: \u201cPun\u00eb, pun\u00eb, nat\u00eb dhe dit\u00eb&#8230;,<br \/>\n-Q\u00eb t\u00eb shohim pak\u00ebz drit\u00eb!\u201d &#8211; plot\u00ebsonim ne t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb z\u00eb, teksa shihnim sesi kapter Zylfos i ndriste fytyra nga k\u00ebnaq\u00ebsia. N\u00eb ato \u00e7aste ai<br \/>\ntreste v\u00ebshtrimin diku n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb dhe thoshte:<br \/>\n-E dini ju q\u00eb fshati Frash\u00ebr ku ka lindur Naimi dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij t\u00eb famsh\u00ebm Samiu dhe Abdyli nuk \u00ebsht\u00eb larg nga fshati im? Naimi u k\u00ebndonte maleve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, fushave me lule, pyjeve me lisa t\u00eb gjelb\u00ebruar, bregoreve dhe lumenjve, barinjve dhe bag\u00ebtive. Edhe fshati im i ka t\u00eb gjitha ato q\u00eb thoshte me vargje Naimi. N\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e bashk\u00ebfshatar\u00ebve t\u00eb mi b\u00ebhen hardhit\u00eb e rrushit, n\u00eb mal b\u00ebhet \u00e7aji, i cili ka nj\u00eb arom\u00eb q\u00eb t\u00eb merr mendjen.<br \/>\nB\u00ebhet salepi dhe shum\u00eb bim\u00eb t\u00eb tjera mjek\u00ebsore&#8230; Atje mali i Trebeshin\u00ebs duket sikur takohet me qiellin, kurse gjat\u00eb ver\u00ebs kullotat gjall\u00ebrohen nga k\u00ebmbor\u00ebt dhe zilet e bag\u00ebtive, nga bleg\u00ebrimat e dh\u00ebn\u00ebve dhe te lehurat e qenve roje, nga jehonat e k\u00ebng\u00ebve t\u00eb barinjve q\u00eb e hedhin sharkun krah\u00ebve dhe mbajn\u00eb k\u00ebrrab\u00eb n\u00eb dor\u00eb&#8230; N\u00eb fshat disa barinj jan\u00eb mjesht\u00ebr t\u00eb k\u00ebng\u00ebve me fyell, aq bukur k\u00ebndojn\u00eb, saq\u00eb edhe zogjt\u00eb ndalin k\u00ebng\u00ebt e tyre, ata marrosen pas melodive t\u00eb bukura t\u00eb barinjve tan\u00eb. Atje n\u00eb fshatin tim, t\u00eb vegjlit i respektojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb rriturit. I madhi i sht\u00ebpis\u00eb d\u00ebgjohet me v\u00ebmendje, pran\u00eb tij rri v\u00ebllai i madh e pastaj t\u00eb tjer\u00ebt. T\u00eb vegjlit m\u00eb shum\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb. E dini ju pse ne njer\u00ebzit kemi vet\u00ebm nj\u00eb goj\u00eb dhe dy vesh\u00eb? Pa ma thuaj ti djali i Minait.<br \/>\n-Ne, &#8211; niste t\u00eb p\u00ebrgjigjej Lendi, &#8211; duhet t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb flasim dhe jo si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb disa f\u00ebmij\u00eb q\u00eb nuk l\u00ebn\u00eb radh\u00eb t\u00eb flasin t\u00eb rriturit, ata \u201cb\u00ebjn\u00eb zhurm\u00eb si fu\u00e7ia q\u00eb \u00ebsht\u00eb bosh\u201d, ata \u201cjan\u00eb kok\u00ebp\u00ebrpjet\u00eb si kalliri i misrit kur s`ka kokrra\u201d, ata&#8230;<br \/>\n-Pa m\u00eb thoni, si quhen ata njer\u00ebz q\u00eb flasin vet\u00eb dhe d\u00ebgjojn\u00eb vet\u00eb?<br \/>\n-Ata quhen llafazan\u00eb, &#8211; i p\u00ebrgjigjeshim ne kapter Zylfos n\u00eb kor.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb un\u00eb e pyeta:<br \/>\n-Xhaxhi Zylfo, po dasma b\u00ebhen atje n\u00eb fshatin t\u00ebnd?<br \/>\n-Po mor xhan, si nuk b\u00ebhen dasma, kudo b\u00ebhen dasma. N\u00eb dasmat e fshatit vjen i gjith\u00eb fshati, edhe ata q\u00eb e kan\u00eb fis apo nuk e kan\u00eb fis at\u00eb q\u00eb martohet. Dasma zgjat nj\u00eb jav\u00eb. Muzika bu\u00e7et dhe mali i Trebeshin\u00ebs e kthen jehon\u00ebn dhe e p\u00ebrhap n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb lugin\u00ebn. Ke qejf t\u00eb jesh n\u00eb nj\u00eb dasm\u00eb n\u00eb Podgoran, t\u00eb g\u00ebzosh apo t\u00eb k\u00ebndosh k\u00ebng\u00ebn p\u00ebrmetare \u201cA kan\u00eb uj\u00eb ato burime?\u201d, apo t\u00eb k\u00ebnaqesh duke d\u00ebgjuar g\u00ebrnet\u00ebn e Laver Bariut, apo t\u00eb k\u00ebrcesh valle popullore, apo t\u00eb vall\u00ebzosh dans. Atje, nuk ndodh si n\u00eb nj\u00eb dasm\u00eb q\u00eb pash\u00eb vjet, diku nga lagjja tjet\u00ebr af\u00ebr jush, q\u00eb nj\u00ebri u martua dhe e gjith\u00eb lagjja u t\u00ebrbua! U pin\u00eb e u deh\u00ebn sa s`mbanin dot m\u00eb dhe e l\u00ebshuan gjuh\u00ebn pa fre. K\u00ebsisoj u ndez edhe sherri midis krushqve dhe dasma sikur u kthye n\u00eb fush\u00eb lufte. Arriti sherri deri aty sa krushqit nxirrnin opingat dhe i binin nj\u00ebri-tjetrit, pastaj me gota, me pjata, me karrige e me \u00e7do send tjet\u00ebr q\u00eb ndodhej brenda sht\u00ebpis\u00eb. Na u desh m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb<br \/>\nmuaj q\u00eb t`i pajtonim krushqit me nj\u00ebri-tjetrin! Sigurisht ai nj\u00eb rast ishte, por s`duhej t\u00eb ndodh m\u00eb. Dasmat jan\u00eb g\u00ebzim dhe mbar\u00ebsi. Ju e dini se<br \/>\nduke u martuar njer\u00ebzit krijojn\u00eb familje, lindin f\u00ebmij\u00eb, shtohet familja, fshati, lagjja, qyteti. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl dhe popullsia po rritet. Besoj se e dini edhe at\u00eb ligjin q\u00eb, kur nj\u00eb familje ka 12 f\u00ebmij\u00eb i jepet falas nj\u00eb lop\u00eb. E dini k\u00ebt\u00eb apo jo?<\/p>\n<p>-E dim\u00eb, si nuk e dim\u00eb! &#8211; p\u00ebrgjigjeshim ne.<br \/>\n-Un\u00eb kam tezen n\u00eb fshat, &#8211; tha Xhekoja, &#8211; kur ajo lindi f\u00ebmij\u00ebn e dymb\u00ebdhjet\u00eb, q\u00eb i vun\u00eb emrin Fundore, atyre u dhan\u00eb nj\u00eb lop\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb<br \/>\nf\u00ebmij\u00ebt mblidhen rreth lop\u00ebs dhe g\u00ebzojn\u00eb, secili p\u00ebrpiqet t`i hedh\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb bar t\u00eb fresk\u00ebt, sepse prej asaj ata pin\u00eb qum\u00ebshtin \u00e7do m\u00ebngjes. Lopa g\u00ebzon kur sheh f\u00ebmij\u00ebt, kthehet her\u00eb nga nj\u00ebri dhe her\u00eb nga tjetri duke marr\u00eb me buz\u00eb barin q\u00eb ata mbajn\u00eb n\u00eb duar, ajo do q\u00eb t`i g\u00ebzoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, edhe ata t\u00eb vegjlit q\u00eb rrin\u00eb prapa saj, se lopa shikon edhe prapa, k\u00ebshtu m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb babai.<br \/>\n-Si, shikon edhe prapa?! Na i sqaro k\u00ebt\u00eb. \u2013 i tha kapteri.<br \/>\n-Po, kur dikush i shkon prapa lop\u00ebs q\u00eb t`i hedh litarin n\u00eb qaf\u00eb, ajo pa e kthyer kok\u00ebn e shikon keqb\u00ebr\u00ebsin apo hajdutin dhe i largohet. Ajo i bindet vet\u00ebm t\u00eb zotit.<br \/>\n-\u00c7far\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb ka m\u00ebsuar babai p\u00ebr lop\u00ebn &#8211; e pyeti kapter Zylfoja.<br \/>\n-Babai m\u00eb ka m\u00ebsuar se lopa \u00ebsht\u00eb \u201cfabrika e familjes\u201d, ajo \u00ebsht\u00eb e dashur dhe paq\u00ebsore. N\u00eb disa vende, &#8211; na tregon babai, &#8211; si p\u00ebr shembull<br \/>\nn\u00eb Indi, lopa quhet e shenjt\u00eb. Kur ajo kalon nga nj\u00ebri krah i rrug\u00ebs n\u00eb krahun tjet\u00ebr, njer\u00ebzit i hapin rrug\u00eb me respekt, kurse makinat ndalojn\u00eb<br \/>\nq\u00eb ajo t\u00eb kaloj\u00eb e qet\u00eb. Ai q\u00eb vret, apo plagos nj\u00eb lop\u00eb, d\u00ebnohet edhe me burg. Lopa ka nuhatje dhe i dallon aromat nga shum\u00eb larg, p\u00ebr shembull nga lagjja \u201cKume\u201d ku jemi ne, deri te \u201cSheshi i Flamurit\u201d, edhe m\u00eb larg. Lopa e dallon menj\u00ebher\u00eb barin q\u00eb \u00ebsht\u00eb helmues&#8230;<br \/>\nNe d\u00ebgjonim dhe e shihnim Xhekon disi me zili, por edhe me inat.<br \/>\nThoshim me vete: Po sikur kapter Zylfos t`i mbushet mendja dhe t\u00eb na thoshte q\u00eb t`i m\u00ebsonim p\u00ebrmend\u00ebsh fjal\u00ebt q\u00eb po thoshte Xhekoja p\u00ebr<br \/>\nlop\u00ebn!?<br \/>\nKur Xhekoja mbaroi, kapteri tha:<br \/>\n-Ja, e d\u00ebgjuat shokun tuaj se sa bukur foli!, &#8211; dhe duke th\u00ebn\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb ai e ledhatoi Xhekon, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebnte shum\u00eb rrall\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb kapter Zylfoja na tha:<br \/>\n-E dini ju q\u00eb nga maja e malit t\u00eb fshatit tim, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb kthjell\u00ebt duket edhe gjiri i Vlor\u00ebs, vendi ku jemi ne tani?<br \/>\n-Si mund t\u00eb ndodh kjo! \u2013 u shfaq\u00ebm ne t\u00eb habitur, &#8211; P\u00ebrmeti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg nga Vlora!<br \/>\n-\u00c7far\u00eb thoni ju, ore, &#8211; na nd\u00ebrpreu Den Dominoja, &#8211; ato q\u00eb thot\u00eb kapter Zylfoja jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. Edhe nga Kanina, kur \u00ebsht\u00eb koha e<br \/>\nkthjell\u00ebt, sidomos pas shiut, n\u00eb mbr\u00ebmje, duken dritat e Italis\u00eb&#8230;<br \/>\n-Or djal\u00eb, \u00e7`po thua! &#8211; u hodh p\u00ebrpjet\u00eb kapter Zylfoja, sikur ta kishte pickuar grer\u00ebza. Mblodhi veten dhe ashtu i vrenjtur iu kthye Den<br \/>\nDominos\u00eb me ton qortues:<br \/>\n-Nga i ke d\u00ebgjuar ti ato fjal\u00eb?<\/p>\n<p>Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb Den Dominoja kuptoi se diku kishte gabuar, ndaj duke dashur t`i mbuloj\u00eb ato q\u00eb tha nisi t\u00eb flas p\u00ebr\u00e7art, pa e marr\u00eb vesh as vet<br \/>\nse \u00e7far\u00eb po thoshte:<br \/>\n-Ishte nj\u00eb burr\u00eb plak, shum\u00eb plak, thoshin se ishte nja 200 vje\u00e7, ai thoshte ndonj\u00ebher\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tilla, por ai nuk jeton m\u00eb, ohu, ka nja 100<br \/>\nvjet q\u00eb ka vdekur&#8230;<br \/>\n-Si, paska 100 vjet q\u00eb s\u2019jeton dhe ti e paske njohur?!<br \/>\n-Jo, u ngat\u00ebrrova, m\u00eb fal\u00eb, xhaxhi Zylfo, un\u00eb vet\u00ebm sa kam d\u00ebgjuar,<br \/>\npor edhe ato q\u00eb kam d\u00ebgjuar i kam harruar.<br \/>\n-E po, ngat\u00ebrrohesh dhe harron ti se nuk e ke mendjen kur flasin t\u00eb tjer\u00ebt. Nuk ta kan\u00eb v\u00ebn\u00eb emrin kot Den Dominoja se luan gjith\u00eb dit\u00ebn<br \/>\nvet\u00ebm domino dhe t\u00eb duket sikur e gjith\u00eb bota e ka emrin domino.<br \/>\n-Jo xhaxhi Zylfo, un\u00eb mbaj mend edhe gj\u00ebra t\u00eb tjera.<br \/>\n-P\u00ebr shembull, \u00e7far\u00eb mban mend?<br \/>\n-Mbaj mend fjal\u00ebt q\u00eb m\u00eb tha v\u00ebllai i madh p\u00ebrpara dy dit\u00ebve. Ai m\u00eb tregoi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hidrocentrali q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj drit\u00eb t\u00eb gjith\u00eb<br \/>\nShqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\n-Bravo, ja k\u00ebshtu flitet! &#8211; u qet\u00ebsua disi kapter Zylfoja dhe shtoi:<br \/>\n-Ne nuk na duhen ato dritat e vendeve t\u00eb huaja, ne kemi dritat tona, q\u00eb vijn\u00eb nga hidrocentralet e Partis\u00eb son\u00eb&#8230;<br \/>\nKur vinte koha q\u00eb do t\u00eb largohej, Kapter Zylfoja na thoshte:<br \/>\n-Pas pak un\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb nga lagjja tjet\u00ebr, por jam i bindur se ju nuk do t\u00eb vraponi rrug\u00ebve, duke ul\u00ebritur; nuk do t\u00eb nxirrni llastiqet e fshehura dhe do t\u00eb goditni me ato sht\u00ebpit\u00eb, makinat, karrocat, p\u00ebllumbat dhe zogjt\u00eb, por as nj\u00ebri-tjetrin; nuk do t\u00eb talleni dhe nuk do t\u00eb fyeni t\u00eb moshuarit; nuk do t\u00eb ngacmoni kosheret e blet\u00ebve, se blet\u00ebt do t`jua b\u00ebjn\u00eb fytyr\u00ebn gunga-gunga; nuk do t\u00eb shqyeni gardhet si derrat e eg\u00ebr dhe nuk do t\u00eb hyni fshehurazi n\u00eb bah\u00e7et e fqinj\u00ebve p\u00ebr t\u00eb vjedhur ftonj; nuk do t\u00eb ngacmoni qent\u00eb e lagjes, sepse mund t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00ebri i t\u00ebrbuar edhe ju t\u00ebrbon edhe juve&#8230;<br \/>\nPas k\u00ebtyre porosive, ai na thoshte \u201cmirupafshim!\u201d dhe largohej, ashtu trupvog\u00ebl, i veshur me uniform\u00ebn e policit, q\u00eb i rrinte e madhe n\u00eb trup<br \/>\ndhe me koburen q\u00eb i varej n\u00eb brez&#8230; Ecte gjithnj\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm dhe vigjilent nga nj\u00ebri skaj i lagjes n\u00eb tjetrin, futej n\u00eb rrug\u00eb e rrugica,<br \/>\nkurdoher\u00eb i kudondodhur atje ku sapo ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vjedhje apo nj\u00eb grindje dhe, vinte rregull dhe disiplin\u00eb, si t\u00eb ishte jo nj\u00eb polic i vet\u00ebm, por nj\u00eb batalion i t\u00ebr\u00eb polic\u00ebsh&#8230;<br \/>\n&#8230;..<br \/>\n1).Libri i Saadiut \u201cGjylistani dhe Bostani\u201c, i p\u00ebrkthyer nga Vehxhi Buharaja, u botua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1961. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shum\u00eb<\/p>\n<p>rr\u00ebfenja dhe poezi t\u00eb Saadiut njiheshin p\u00ebrmend\u00ebsh nga disa breza t\u00eb asaj kohe dhe m\u00eb pas.<br \/>\n2).Emrat e personazheve jan\u00eb thjesht emra artistik\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viron KONA Kapteri i lagjes son\u00eb -Tregim nga f\u00ebmij\u00ebria- -Pse e theve k\u00ebt\u00eb bredhin e vog\u00ebl ti? &#8211; e qortonte kapter Zylfoja, shokun ton\u00eb q\u00eb kishte thyer bredhin e porsambjell\u00eb. Dhe, duke i t\u00ebrhequr veshin i thoshte: -T\u00eb dhemb veshi ty? Po, t\u00eb dhemb, por ta dish vog\u00eblush se dhembje ka ndjer\u00eb edhe bredhi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2714,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-4240","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4240","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4240"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4240\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4241,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4240\/revisions\/4241"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2714"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}