{"id":4255,"date":"2026-06-19T09:50:59","date_gmt":"2026-06-19T08:50:59","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4255"},"modified":"2026-06-19T09:51:12","modified_gmt":"2026-06-19T08:51:12","slug":"kadri-tarelli-shkruan-letersi-qe-flet-kendon-e-degjon-shqip-vilhelme-vrana-haxhiraj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/06\/19\/kadri-tarelli-shkruan-letersi-qe-flet-kendon-e-degjon-shqip-vilhelme-vrana-haxhiraj\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan: LET\u00cbRSI Q\u00cb FLET, K\u00cbNDON E D\u00cbGJON SHQIP VILHELME VRANA HAXHIRAJ"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kadri Tarelli shkruan:<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Ndofta ka ardhur koha q\u00eb qytetar\u00ebt dhe pushtetar\u00ebt e k\u00ebtij qyteti heroik (Vlora), q\u00eb gjithmon\u00eb kan\u00eb ditur t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb kontributet komb\u00ebtare, t\u2019i ngren\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb statuj\u00eb. N\u00eb nderim t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pareshtura, si p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar mjaft figura t\u00eb l\u00ebna n\u00eb harres\u00eb. Gjerdani \u012f saj, jan\u00eb librat q\u00eb ka botuar\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Shpendi Topollaj<\/strong><\/p>\n<p><strong>Citat nga libri \u201cKa ndodhur e do t\u00eb ndodh\u00eb\u201d. faqe 219.<\/strong><\/p>\n<p><strong>LET\u00cbRSI Q\u00cb FLET, K\u00cbNDON E D\u00cbGJON SHQIP <\/strong><strong>VILHELME VRANA HAXHIRAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong>Me librin e saj t\u00eb fundit \u201cKa ndodhur e do t\u00eb ndodh\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>Esse. Publicistik\u00eb.5.<\/strong><\/p>\n<p>Pak dit m\u00eb par\u00eb, n\u00eb fillim Qershori, 2026, doli n\u00eb qarkullim libri \u201cKa ndodhur e do t\u00eb ndodh\u00eb\u201d. Ese. Publicistik\u00eb. 5, t\u00eb shkrimtares s\u00eb mir\u00ebnjohur vlonjate Vilhelme Vrana Haxhiraj. Me k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb fundit plot\u00ebsohet seria e 72 librave, t\u00eb botuara n\u00eb 30 vjet krijimtari, q\u00eb nga viti 1996-2026. P\u00ebrjetohet e shijohet si let\u00ebrsi q\u00eb flet, k\u00ebndon dhe d\u00ebgjon shqip.<\/p>\n<p>Libri u botua, por Vivra, kjo shkrimtare e madhe, e nderuar me shum\u00eb tituj e \u00e7mime n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, nuk arriti ta shikoj\u00eb e ta shijoj\u00eb daljen n\u00eb drit\u00eb t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb saj m\u00eb t\u00eb fundit. Ajo nd\u00ebrroi jet\u00eb, m\u00eb, 30 Prill, 2026.<\/p>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb goxha \u012f r\u00ebnd\u00eb n\u00eb pamje, me rreth 410 faqe, por \u012f r\u00ebnd\u00eb edhe n\u00eb mendim, pasi brenda tij flasin e kuvendojn\u00eb me shkrimtaren rreth 100 personalitete t\u00eb letrave shqipe, si Prof.. Dr. Eshref Ymeri, Akademik me banim n\u00eb SHBA, Fatmir Terziu, drejtues \u012f portalit \u201cFjala e lir\u00eb\u201d dhe revista \u201cAlbanian post\u201d. Lond\u00ebr, Sokol Demaku, nga Suedia, G\u00ebzim Marku drejtues \u012f portalit \u201cZemra shqiptare\u201d n\u00eb Zvic\u00ebr, Baki Ymeri nga Bukureshti, etj, etj, Prof. Dr. Murat Gecaj, Dr. Muj\u00eb Bu\u00e7papaj, poet, Kryetar \u012f \u201cLidhjes s\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, nj\u00ebkoh\u00ebsisht drejtuesi \u012f gazet\u00ebs \u201cNacional\u201d, nga Tirana. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb ka shum\u00eb autor\u00eb nga Durr\u00ebsi, Vlora, Elbasani, m\u00eb tej nga Dardania Prizreni e Prishtina.,,,,,, etj. N\u00ebse do vazhdoj t\u00eb p\u00ebrmend emra do m\u00eb duhet t\u00eb kopjoj disa faqe libri, t\u00eb cil\u00ebt gjithsecili nga ne do t\u2019i gjej\u00eb shtruar qet\u00ebsisht k\u00ebtu n\u00ebp\u00ebr faqe libri. T\u00eb gjith\u00eb me vlera atdhetarie e letrarie.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb ndalem te p\u00ebrmbajtja dhe vlerat e k\u00ebtij libri, m\u00eb duhet t\u00eb them dy fjal\u00eb p\u00ebr ballin\u00ebn, nj\u00eb model roboti, \u012f ideuar nga vet\u00eb autore Vivra. Nd\u00ebrsa un\u00eb e perceptoj si nj\u00eb piktur\u00eb moderniste \u201ckubist\u00eb\u201d, t\u00eb cil\u00ebn pa m\u00ebdyshje e titulloj, \u201dPasqyr\u00eb e thyer\u201d e artit modern. Pamja dhe \u00a0k\u00ebndv\u00ebshtrimi t\u00eb shtyn n\u00eb fantazi, por mua m\u00eb ngjan m\u00eb shum\u00eb me paraqitjen grafike t\u00eb vet\u00eb jet\u00ebs s\u00eb shkrimtares Vivra, znj. fisnike me rr\u00ebnj\u00eb e deg\u00eb nga familjet fisnike t\u00eb Kanin\u00ebs. E shoh dhe gjej p\u00ebraf\u00ebrsi: &#8211; Nj\u00eb jet\u00eb e thyer, e cop\u00ebtuar, nd\u00ebshkuar, e harruar, e shk\u00ebrmoqur nga diktatura p\u00ebr 50 vjet. Mbase e kam gabim, por kam p\u00ebrshtypjen se edhe \u201ckubizmi\u201d si art modern, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre pasqyron e shpalos shpirtin thyer t\u00eb artistit piktor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb kapak t\u00eb pasm\u00eb, ka nj\u00eb gjetje interesante, do t\u00eb thosha t\u00eb rrall\u00eb. Nj\u00eb lloj homazhi n\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim, kushtuar p\u00ebrkthyesit spanjoll Ramon San\u00e7ez Lizaralde, i cili e njihte mir\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, pasi kishte studiuar n\u00eb U.T Tiran\u00eb. Ai p\u00ebrkthente n\u00eb shqip dhe spanjisht leht\u00ebsisht let\u00ebrsi t\u00eb bukur dhe me vlera letrare-artistike.<\/p>\n<p>Libri hapet me nj\u00eb poezi t\u00eb poetit durrsak Agim L. Bajrami. P\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb k\u00ebndonj\u00ebsve, po shk\u00ebpus vet\u00ebm kat\u00ebr vargje:<\/p>\n<p>&#8230;&#8230;..<\/p>\n<p><em>Nga libri \u012f par\u00eb gjer tek \u012f fundit,<\/em><\/p>\n<p><em>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mal.<\/em><\/p>\n<p><em>Heronjt\u00eb \u00e7do nat\u00eb i\u2019a prishin gjumin, <\/em><\/p>\n<p><em>Por ajo prap\u00eb nuk u ndal<\/em>.. Agim Bajrami. \u201cShkrimtares Vilhelme Vranari\u201d. <strong>Faqe. 3.<\/strong><\/p>\n<p>Fill n\u00eb faqen tjet\u00ebr dy pyetje sa t\u00eb lehta p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb, po aq e v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje: \u201cA do b\u00ebhet Shqip\u00ebria&#8230;..?\u201d, pyet Reshat Kripa, \u012f cili m\u00eb tej shton nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr po kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb: \u201cKur do t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb t\u00eb kujtohen vlerat e v\u00ebrteta komb\u00ebtare..?!\u201d.<\/p>\n<p>Po e kap fillin nga pyetja e dyt\u00eb: Shkrimtarja e nderuar duke qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb ndjesi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb shqet\u00ebson \u00e7do intelektual t\u00eb ndersh\u00ebm e fisnik, p\u00ebrgjigjet duke botuar librin \u201cElitat e mohuara, krenari e kombit\u201d, ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb 99 personalitete t\u00eb mohuar, t\u00eb harruar, t\u00eb baltosur apo t\u00eb nd\u00ebshkuar, p\u00ebr t\u2019i humbur emri pa nam e nishan. Nuk ka vep\u00ebr m\u00eb t\u00eb bukur dhe me vlera atdhetarie, se ky lib\u00ebr, q\u00eb e quaj \u201cEnciklopedi\u201d, ku njer\u00ebzve t\u00eb ditur e t\u00eb ndritur i ka ngritur p\u00ebrmendore n\u00eb letrat shqipe&#8230;.! Po m\u00eb thoni ju lutem, sa nga k\u00ebto figura t\u00eb l\u00ebna pas dore jan\u00eb nderuar, sa kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb literatur\u00ebn shkollore, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e kultur\u00ebs mbar\u00eb qytetare Shqiptare&#8230;&#8230;..etj, etj?!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr pyetjen e par\u00eb, ka nj\u00eb shtjellim t\u00eb gjer\u00eb, ku shkrimtarja jon\u00eb Vivra, si atdhetare e thekur, p\u00ebrgjigjet me nj\u00eb lloj idealizmi si rilindasit e hersh\u00ebm: &#8211; Po do b\u00ebhet&#8230;&#8230; do t\u00eb vij\u00eb ajo dit\u00eb&#8230;&#8230;! Dhe m\u00eb tej zbret me k\u00ebmb\u00eb mbi dheun ton\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, dhe thot\u00eb:<\/p>\n<p>. Si fillim, &#8211; t\u00eb ndalet p\u00ebr\u00e7arja shoq\u00ebrore, klasore, q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht ushqehet e po vazhdon edhe sot\u00a0 e k\u00ebsaj dite. Nj\u00eb mjet q\u00eb \u012f vlen vet\u00ebm nj\u00eb grupi t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb pushtet dhe, p\u00ebr t\u00eb ardhur keq, u sh\u00ebrben boll mir\u00eb armiqve t\u00eb kombit, q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebt.<\/p>\n<p>. M\u00eb tej: &#8211; Shqip\u00ebria b\u00ebhet, pse jo, n\u00ebse \u00e7do shqiptar udh\u00ebhiqet nga synime e mend\u00ebsi t\u00eb mira apo pozitive p\u00ebr jet\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb ka nj\u00eb bot\u00ebkuptim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr atdheun dhe kombin!<\/p>\n<p>. N\u00eb vazhdim: &#8211; Pa harruar dhe pa nguruar t\u00eb shtoj\u00eb: &#8211; T\u00eb gjitha realizohen, vet\u00ebm kur t\u2019i themi ndal shovinizmit n\u00eb Ballkan&#8230;&#8230;..!<\/p>\n<p>Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb hyj m\u00eb thell\u00eb. P\u00ebrmbajtjen le ta shoh\u00eb, ta k\u00ebndoj\u00eb e ta shijoj secili p\u00ebr qejf t\u00eb vet, sepse k\u00ebtu jan\u00eb shkrime q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me nj\u00ebri-tjetrin, pasi n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb publicistik\u00eb e past\u00ebr. Ndaj m\u00eb duket me interes, t\u00eb them pak fjal\u00eb mbi natyr\u00ebn e shkrimeve dhe t\u00eb vet\u00eb autores.<\/p>\n<p>Jam nj\u00eb njoh\u00ebs i pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb znj. Vivra, madje kam shkruar artikuj p\u00ebr \u00e7do lib\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar, diku -diku edhe hyrje libri, apo komente mbi krijimtarin\u00eb e autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm. E gjitha kjo m\u00eb ka ndihmuar t\u00eb krijoj nj\u00eb lloj portreti letrar dhe artistik t\u00eb shkrimtares.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Vivra \u00ebsht\u00eb shkrimtare me individualitet t\u00eb theksh\u00ebm, jo vet\u00ebm n\u00eb romane, novela apo studime historike, shkencore e filozofike. Nj\u00eb fush\u00eb kjo e l\u00ebvruar aq mjesht\u00ebrish dhe shkenc\u00ebrisht, q\u00eb do t\u00eb mjaftonte t\u00eb merrte nderime q\u00eb \u012f meriton, jo m\u00eb pak se t\u00eb tjer\u00ebt. Kam bindjen se Vivra nuk ngjason me asnj\u00eb krijues apo krijuese tjet\u00ebr n\u00eb letrat shqipe. K\u00ebshtu q\u00eb nuk ka vend p\u00ebr krahasim apo ngjashm\u00ebri. Nd\u00ebrkoh\u00eb sa p\u00ebr nderimet, diku jan\u00eb prishur ose jan\u00eb hequr shkall\u00ebt&#8230;&#8230;!<\/p>\n<p>S\u00eb dyti: Ajo ka krijuar stilin e vet t\u00eb t\u00eb shkruarit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb publicistik\u00eb dhe analiza letrare. Kurdoher\u00eb udh\u00ebhiqet nga parimi, se mendimet e veta t\u2019i ballafaqoj\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb form\u00eb bisede, duke dh\u00ebn\u00eb e duke marr\u00eb an\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira dhe m\u00eb t\u00eb dobishme. Fusha e letrave \u00ebsht\u00eb kaq e gjer\u00eb, sa nuk \u012f gjendet fundi. Mjer\u00eb ai q\u00eb nuk njeh kufijt\u00eb e vet.<\/p>\n<p>S\u00eb treti: Si askush tjet\u00ebr mbron me fanatiz\u00ebm \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. K\u00ebtu nuk b\u00ebn l\u00ebshime, as marr\u00ebveshje fjale. P\u00ebr t\u00eb M\u00ebm\u00ebdheu dhe Shqip\u00ebria Etnike \u00ebsht\u00eb dhe mbetet e shenjt\u00eb dhe e shtrenjt\u00eb. Nuk e teproj t\u00eb them se edhe aty ku nuk na \u012f rok mendja, do t\u00eb gjesh atdhetariz\u00ebm. Ja dy vargje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebnge popullore qindra vje\u00e7are, q\u00eb godasin fort edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme: \u201c&#8230; dhe, n\u00ebse vdes andej,\/ t\u00eb m\u00eb bien n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. <strong>Faqe 199.<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb tej: Kujtesa shum\u00eb e mir\u00eb dhe frym\u00ebzimi e \u00e7ojn\u00eb autoren drejt nj\u00eb let\u00ebrsie t\u00eb bukur, plot fantazi t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme, ku secili do ta gjej\u00eb veten t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb pyetjen: &#8211; Po un\u00eb \u00e7\u2019q\u00ebndrim do t\u00eb mbaja, si do veproja dhe si do t\u2019i jepja zgjidhje&#8230;..?!<\/p>\n<p>Analiza e krijimtaris\u00eb letrare nuk mbaron k\u00ebtu, ndaj po ndalem edhe te nj\u00eb ve\u00e7ori dalluese, si krijuese me bot\u00eb t\u00eb madhe shpirt\u00ebrore. N\u00eb \u00e7do shkrim do t\u00eb ndeshesh me fjali apo fraza, ku ka mendim t\u00eb ngjeshur, si lloj citatesh, p\u00ebr tem\u00ebn q\u00eb trajtohet. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb q\u00eb nj\u00eb shkrim prej disa faqesh, ta p\u00ebrmbledh\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb fjali apo fraz\u00eb&#8230;.!<\/p>\n<p>Nuk e teproj t\u00eb kujtoj nj\u00eb holl\u00ebsi t\u00eb vog\u00ebl: Para do koh\u00ebsh, duke folur n\u00eb telefon, \u012f them: <em>Shkrimi m\u00eb p\u00eblqeu, sepse n\u00eb brend\u00ebsi ka disa shprehje t\u00eb bukura, plot filozofi, histori, shkenc\u00eb dhe l\u00ebng jete. Shprehje q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren lirisht dhe gjer\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb ilustruar shkrimet tona.<\/em> &#8211; Vivra qeshi. Nuk m\u00eb dha p\u00ebrgjigje. Nd\u00ebrsa un\u00eb u ndjeva disi ngusht\u00eb, sepse nuk u kujtova me koh\u00eb, q\u00eb natyrisht ngadal\u00eb, pjes\u00eb- pjes\u00eb, t\u2019i mblidhja ato shprehje q\u00eb m\u00eb p\u00eblqenin dhe sot do t\u00eb kisha botuar nj\u00eb lib\u00ebr me emrin e saj. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb q\u00eb mund ta zgjidh\u00eb koha&#8230;., sepse kam ndjesi q\u00eb vet\u00eb Vivra \u00ebsht\u00eb kujdesur t\u2019i mbledh\u00eb e t\u2019i sistemoj\u00eb p\u00ebr botim. Do t\u00eb ishte nj\u00eb vler\u00eb e shtuar n\u00eb dor\u00eb t\u00eb lexuesit.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, pasi fundi nuk duket gj\u00ebkundi, po shprehem p\u00ebr nj\u00eb nga librat m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: \u201cKush jam un\u00eb&#8230;&#8230;!?\u201d, t\u00eb cilin e quaj pa m\u00ebdyshje, \u201cPasaporta\u201d p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb. Dua, por nuk mund t\u00eb kursej fjal\u00ebt, pasi ky lib\u00ebr dallon nga forma m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebrmbajtja, ndryshe nga shum\u00eb libra t\u00eb k\u00ebtij lloji, si kujtime apo jet\u00ebshkrim, shkruar e botuar n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Kush e ka kaluar n\u00ebp\u00ebr duar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, duke e k\u00ebnduar m\u00eb nge, m\u00eb jep t\u00eb drejt\u00eb&#8230;&#8230;.!<\/p>\n<p>Autorja Vivra n\u00eb bashk\u00ebpunim me gazetarin G\u00ebzim Marku, kan\u00eb gjetur mjesht\u00ebrisht t\u00eb shpalosin jet\u00ebshkrimin, duke iu p\u00ebrgjigjur disa pyetjeve t\u00eb menduara mir\u00eb, ku p\u00ebrfshihet jeta, shkollimi, puna, lodhja, varf\u00ebria, ndalimi apo persekutimi, goditja dhe ngritja, veprimtaria shoq\u00ebrore e politike dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme krijimtaria. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb dhe bashk\u00ebbisedim me gazetarin, por m\u00eb shum\u00eb me vetveten, duke rr\u00ebfyer ashtu thjesht t\u00eb gjitha ndodhit\u00eb, t\u00eb bukura, t\u00eb hidhura, t\u00eb sh\u00ebmtuara, t\u00eb lumtura, t\u00eb provuar, t\u00eb p\u00ebsuar e t\u00eb shijuar ashtu jet\u00ebsisht, duke \u012f th\u00ebn\u00eb bot\u00ebs se vet\u00ebm duke luftuar fiton mbi t\u00eb keqen, mbi n\u00ebnshtrimin, fiton lirin\u00eb e shpirtit dhe t\u00eb fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krijimtarin\u00eb e saj, \u00ebsht\u00eb merita e autores, q\u00eb vuajt\u00ebt e nj\u00eb kombi n\u00eb diktatur\u00eb, t\u2019i shnd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb art, n\u00eb nj\u00eb lloj let\u00ebrsie tjet\u00ebr, si askush m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Shkrimin po e p\u00ebrfundoj, duke sjell\u00eb pak fjal\u00eb ngush\u00ebllimi nga studiuesi dhe kritiku Fatmir Terziu, i cili nga af\u00ebr ka ndjekur me p\u00ebrkushtim t\u00eb gjith\u00eb krijimtarin\u00eb e autores, madje i ka kushtuar, jo vet\u00ebm shkrime t\u00eb \u00e7astit apo komente t\u00eb ndryshme, por edhe studime t\u00eb mir\u00ebfillta shkencore e letrare:<\/p>\n<p><em>&#8211; \u201cSot, nd\u00ebrsa e p\u00ebrcjellim me dhimbje, na mbetet kujtimi i saj, fjala e saj dhe vepra e saj. Dhe ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e bukur e pavdek\u00ebsis\u00eb: T\u00eb jetosh n\u00eb mendjen dhe n\u00eb zemr\u00ebn e atyre q\u00eb t\u00eb kan\u00eb lexuar, t\u00eb kan\u00eb njohur dhe t\u00eb kan\u00eb dashur\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Vivra, shkrimtarja jon\u00eb e dashur dhe e nderuar, me veprat q\u00eb le, \u012f ngrite vetes piedestalin dhe monumentin e pavdek\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Do na mungosh gjat\u00eb, nd\u00ebrsa kujtesa mbetet n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kadri Tarelli<\/strong><\/p>\n<p><strong>Durr\u00ebs. Mes qershori, 2026.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: Ndofta ka ardhur koha q\u00eb qytetar\u00ebt dhe pushtetar\u00ebt e k\u00ebtij qyteti heroik (Vlora), q\u00eb gjithmon\u00eb kan\u00eb ditur t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb kontributet komb\u00ebtare, t\u2019i ngren\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb statuj\u00eb. N\u00eb nderim t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pareshtura, si p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar mjaft figura t\u00eb l\u00ebna n\u00eb harres\u00eb. Gjerdani \u012f saj, jan\u00eb librat q\u00eb ka botuar\u201d. Shpendi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3395,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-4255","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4255","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4255"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4255\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4256,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4255\/revisions\/4256"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3395"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}