{"id":4257,"date":"2026-06-19T09:58:34","date_gmt":"2026-06-19T08:58:34","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4257"},"modified":"2026-06-19T09:58:43","modified_gmt":"2026-06-19T08:58:43","slug":"albert-habazaj-andi-mecaj-mjeshtri-qe-hollesite-jetesore-i-qendis-me-art-poetik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/06\/19\/albert-habazaj-andi-mecaj-mjeshtri-qe-hollesite-jetesore-i-qendis-me-art-poetik\/","title":{"rendered":"Albert HABAZAJ: ANDI ME\u00c7AJ &#8211; MJESHTRI Q\u00cb HOLL\u00cbSIT\u00cb JET\u00cbSORE I Q\u00cbNDIS ME ART POETIK"},"content":{"rendered":"<p><strong>ANDI ME\u00c7AJ &#8211; MJESHTRI Q\u00cb HOLL\u00cbSIT\u00cb JET\u00cbSORE I Q\u00cbNDIS ME ART POETIK <\/strong><\/p>\n<p><strong>Albert HABAZAJ <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong>Andi Me\u00e7aj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet, q\u00eb me plot goj\u00ebn e them, \u00ebsht\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb poezis\u00eb qytetare bashk\u00ebkohore, q\u00eb prodhohet n\u00eb Vlor\u00eb. P\u00ebr Andin kan\u00eb shkruar emra t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kritik\u00ebs dhe studimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, si, fatmir\u00ebsisht m\u00ebsuesi im i shkoll\u00ebs s\u00eb mesme n\u00eb Tiran\u00eb, Sulejman Mato, poet i mir\u00ebnjohur shqiptar, prof.dr. Roland Zisi &#8211; Rembrandt i letrave shqipe, prof. dr. Ardian Ky\u00e7yku, dr. Alisa Velaj etj. Me kaq do t\u00eb thosha q\u00eb, n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, un\u00eb kam nj\u00eb zili dashamir\u00ebse q\u00eb k\u00ebta emra t\u00eb lart\u00eb kan\u00eb shkruar p\u00ebr Andin, sepse ata kan\u00eb shkruar edhe p\u00ebr mua, edhe p\u00ebr Eqeremin, edhe p\u00ebr Anil\u00ebn, edhe p\u00ebr Zan\u00ebn, edhe p\u00ebr Elm\u00ebn, edhe p\u00ebr Lauret\u00ebn, edhe p\u00ebr Vjollc\u00ebn, edhe p\u00ebr Zamir\u00ebn, edhe p\u00ebr Luljet\u00ebn, edhe p\u00ebr Dhorin, edhe p\u00ebr Hiqmetin, edhe p\u00ebr Ruzhdiun, edhe p\u00ebr Lel\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb poet\u00ebt e Vlor\u00ebs kan\u00eb shkruar.<\/p>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb ndalem n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vock\u00ebl t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb Andit: Andi Me\u00e7aj &#8211; mjeshtri q\u00eb holl\u00ebsit\u00eb jet\u00ebsore i q\u00ebndis me art poetik.<\/p>\n<p>Andi Me\u00e7ajn, poetin e talentuar, t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe identitar, kam t\u00eb drejt\u00ebn dhe bindjen ta quaj edhe poet t\u00eb imt\u00ebsive, t\u00eb holl\u00ebsive jet\u00ebsore, t\u00eb atyre vog\u00eblsirave t\u00eb mezidukshme, apo q\u00eb nuk v\u00ebrehen nga nj\u00eb sy i r\u00ebndomt\u00eb qytetar. E ve\u00e7anta e Andit \u00ebsht\u00eb se ato imt\u00ebsi i merr me kujdes dhe, n\u00eb laboratorin e tij krijues, i gdhend, i q\u00ebndis dhe na i dhuron ne, si piktura poetike.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, q\u00ebndistarin\u00eb shkrimore t\u00eb Andit e kemi shijuar artistikisht dhe estetikisht qysh para nj\u00eb \u00e7erek shekulli, me \u201cPuthjen ujore\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe botimi i par\u00eb poetik i autorit, qysh para nj\u00eb \u00eberek shekulli.<\/p>\n<p>T\u00eb 6 v\u00ebllimet e tij poetike (\u201cPuthje ujore\u201d (Tiran\u00eb, Albin, 2001), \u201cTok\u00eb e bekuar\u201d (Athin\u00eb, Toja, 2002), \u201cNga let\u00ebrk\u00ebmbimi me nj\u00eb fantazm\u00eb\u201d (Athin\u00eb, Toja, 2003), \u201cQyteti fle n\u00eb xhepin tim\u201d (Athin\u00eb, Enalen, 2006)\u00a0 \u201cNj\u00eb stacion si nj\u00eb valixhe: poezi t\u00eb zgjedhura\u201d (Vlor\u00eb, Triptik, 2009) dhe \u201c\u00c7el\u00ebsat\u2026\u201d e Andit q\u00eb botoi pas 17 vjet\u00ebsh, jan\u00eb t\u00eb bukura, t\u00eb dashura p\u00ebr lexuesin, se t\u00eb ngjit n\u00eb shpirt poezia e tij, me maj\u00e0 poetike, me ajk\u00eb kulture, me tharm qytetar; sidomos v\u00ebllimi poetik &#8220;\u00c7el\u00ebsat e viteve rrodh\u00ebn&#8221;, 2026, \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr mua, filigran poetik.<\/p>\n<p>Andi \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb tregimtar me z\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe piktor me penel t\u00eb holl\u00eb, si\u00e7 e shikojm\u00eb me pikturat e varura n\u00eb kornizat q\u00eb mbushin k\u00ebt\u00eb galeri arti, e cila \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra e Andit sot, por un\u00eb do t\u00eb q\u00ebndroj pak tek &#8220;\u00c7el\u00ebsat&#8230;&#8221; e Andit.<\/p>\n<p>Andi Me\u00e7aj, ka aft\u00ebsin\u00eb q\u00eb ndjesit\u00eb vetiake t&#8217;ia p\u00ebrcjell\u00eb lexuesit n\u00ebp\u00ebrmjet poezive aq t\u00eb bukura e t\u00ebrheq\u00ebse, saq\u00eb ne, q\u00eb i lexojm\u00eb na duket se i njohim ata persona p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt flet autori, kalojm\u00eb n\u00eb ato rrugica p\u00ebr t\u00eb cilat ai thur vargje aq origjinale&#8230;<\/p>\n<p>M\u00eb duket se ai ka nj\u00eb magnet shpirt\u00ebror, ka nj\u00eb mister t\u00ebrheq\u00ebs q\u00eb na vetvetiu na rr\u00ebmben\u00a0 e na fut k\u00ebndsh\u00ebm n\u00eb loj\u00ebn e tij, n\u00ebn shiun e tij me bukuri t\u00eb pabesueshme, n\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur vere, t\u00eb ndjejm\u00eb shp\u00ebrthimin e gonxhes, nj\u00eb peizazh detar, nj\u00eb ninull\u00eb te rrugakryqi, te p\u00ebshp\u00ebritjet e gjyshes, tek g\u00ebnjeshtrat njer\u00ebzore, tek t\u00eb v\u00ebrtetat hyjnore, p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e madhe dhe kujtes\u00ebn e mureve, p\u00ebr karrigen e vjet\u00ebr, \u00ebndrrat e nj\u00eb vajze, pas perdeve, p\u00ebr klubin e Topanas\u00eb, p\u00ebr plakat e lagjes q\u00eb bisedojn\u00eb, p\u00ebr lozhrambledh\u00ebsit e qytetit \u2026(dhe k\u00ebtu pas k\u00ebsaj fjale t\u00eb vog\u00ebl do t\u00eb ndaloj pak\u00ebz, se kam nj\u00eb vjersh\u00eb, q\u00eb m\u00eb dhemb n\u00eb shpirt, jo vet\u00ebm\u00a0 nj\u00eb nj\u00eb revolt\u00eb poetike, por me vargje ther\u00ebs dhe real\u00eb, jan\u00eb ul\u00ebrim\u00eb e shpirtit social e human p\u00ebr ata vertikal\u00eb q\u00eb kan\u00eb vesh e paksa nd\u00ebrgjegje). N\u00eb vijim, magneti poetik i Andit na b\u00ebn tan\u00ebt gjith\u00eb ata emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm, \u201cpersonazhe poetike\u201d, q\u00eb n\u00eb fakt ne s&#8217; i njohim, por fisnik\u00ebria bujare e vargut t\u00eb men\u00e7ur t\u00eb Andit na i b\u00ebn t\u00eb njohur e t\u00eb dashur, p\u00ebr vitet q\u00eb rrodh\u00ebn deri thonjt\u00eb me manikyr, n\u00eb imt\u00ebsi pra, na b\u00ebn pjes\u00eb integrale t\u00eb mikrobot\u00ebn e tij magjike.<\/p>\n<p>M\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb poezia \u201cLamtumir\u00eb f\u00ebmij\u00ebri\u201d dhe t\u00eb tilla simotra poetike me motivet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb t\u00eb poetit Andi Me\u00e7aj, q\u00eb mendoj se sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb status poetik n\u00eb qytetin ton\u00eb. Sa poezi t\u00eb ndjera q\u00eb jan\u00eb! Motivet poetike t\u00eb kujtimeve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, t\u00eb asaj sht\u00ebpis\u00eb jo thjesht si simbol i djepit t\u00eb lindjes, oxhakut t\u00eb ndezur, edukimit njer\u00ebzor, por gjith\u00e7ka i takon asaj mikrobote aq t\u00eb d\u00eblir\u00eb, t\u00eb mbushin me emocione, dashuri e trishtim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga poezit\u00eb m\u00eb t\u00eb arrira jo vet\u00ebm t\u00eb Andit, por t\u00eb gjith\u00eb poet\u00ebve q\u00eb kan\u00eb motive t\u00eb muz\u00ebs s\u00eb tyre, familjen, sidomos n\u00ebn\u00ebn e xhanit, \u00ebsht\u00eb ajo me titull: \u201c<strong>Munges\u00eb\u201d &#8211; Qeshja jote\/ u mungon mureve,\/ p\u00ebrk\u00ebdheljet e huaja\/ s&#8217; m\u00eb shijojn\u00eb m\u00eb,\/ z\u00ebri i diellt\u00eb\/ s&#8217; u k\u00ebndon \/ m\u00eb vesh\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0E di, vjen\/ kur kam m\u00ebrzi,\/ munges\u00eb ajri. \/ Kur ti vjen\/ edhe heshtja g\u00ebzohet,\/ trok\u00ebllijn\u00eb dritaret,\/ gjall\u00ebrohen pikturat\/ f\u00ebshf\u00ebrijn\u00eb lulet.\/ Sa \u00e7aste t\u00eb ikura\/ u rikthehen syve,\/ \u00e7&#8217; ngjyra!<\/strong><\/p>\n<p><strong>Vjen, ik\u00ebn,\/ b\u00ebhesh mjegull,\/ ngelet,\/ ngash\u00ebrimi i mureve<\/strong>.\u201d<\/p>\n<p>Jam i mbushur, jam i mbushur me emocione t\u00eb thella pik\u00eblluese e nuk mund t\u00eb b\u00ebj koment, ve\u00e7 t\u00eb hesht me nderimtari hyjnore p\u00ebr per\u00ebndesh\u00ebn e Andit, k\u00ebtij biri dinjitoz dhe poeti t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb ndjenj\u00ebs. I drit\u00ebroft\u00eb shpirti <strong>No\u00e7es<\/strong> s\u00eb tij dhe t\u00eb gjitha n\u00ebnave q\u00eb prehen tek yjet, n\u00eb krah\u00ebt e Paharrimit t\u00eb bijve dhe bijave t\u00eb tyre!<\/p>\n<p>Edhe pse poet i imt\u00ebsive, Andi Me\u00e7aj nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar akuariumi. Nuk ka se si t\u00eb mos jet\u00eb ai nj\u00eb poet i angazhimit qytetar, i shqet\u00ebsimit intelektual, \u201c<em>Gjyshi qytet<\/em>\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poezi klithm\u00eb. Edhe pse, e fyejm\u00eb, e tallim, e shp\u00ebrfillim, e shp\u00ebrdorojm\u00eb, e zhvasim, i thyejm\u00eb brinj\u00ebt, gjyshi qytet s&#8217;m\u00ebrzitet aspak, por \u201cai ngjit s\u00ebrish brinj\u00eb t\u00eb reja\u201d. Ngjit brinj\u00eb t\u00eb reja\u2026<\/p>\n<p>Para se t\u00eb vijoj me fjal\u00ebz\u00ebn p\u00ebr metaforik\u00ebn e poezis\u00eb filozofike, ekzistenciale dhe intelektuale t\u00eb Andit, \u201cplot\u00ebsuar me detaje dhe elemente nga fantazia e tij e pasur, nisur gjithmon\u00eb nga nj\u00eb pik\u00eb reale, e thjesht\u00eb dhe natyrale\u201d, si\u00e7 e cil\u00ebson prof. Zisi, do t\u00eb them nj\u00eb histori. N\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb, komshi me fshatin tim dhe t\u00eb babait t\u00eb Andit, midis, ishin disa plaka ulur n\u00eb sofa, q\u00eb pinin kafe si zakonisht dhe bisedonin me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. M\u00eb tej ishin disa vog\u00eblush\u00eb q\u00eb loznin. Nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb \u00e7amarok q\u00ebllon me gur\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00eb atje, t\u00eb vjet\u00ebr. \u201cOoo\u201d &#8211; ia b\u00ebri n\u00ebna, se i dh\u00ebmbi n\u00eb kock\u00eb. I kthehet nj\u00eb plak\u00eb tjet\u00ebr djalit: \u201cvrave n\u00ebn\u00ebn, a t\u00eb q\u00eblloft\u00eb pika!\u201d. \u201cMo ma shaj &#8211; i kthehet ajo me gjak n\u00eb k\u00ebrci, &#8211; se kam t\u00eb Hasanit\u201d. Hasani ishte i biri i n\u00ebn\u00ebs q\u00eb mori gurin n\u00eb k\u00ebrci. Pra, edhe gjyshi qytet \u00ebsht\u00eb yni dhe nuk na shan, se na ka t\u00eb \u201cHasanit\u201d, na ka djemt\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Rikthehem tek fjal\u00ebza p\u00ebr t\u00eb bukur\u00ebn poezi t\u00eb Andit tek \u201c\u00c7el\u00ebsat e viteve q\u00eb rrodh\u00ebn\u201d. K\u00ebtu kemi nj\u00eb harmoni t\u00eb sh\u00ebndetshme t\u00eb realitetit t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar dhe t\u00eb ngritur n\u00eb art, me nj\u00eb bukuri t\u00eb llahtarshme artistike, me nj\u00eb thjesht\u00ebsi t\u00eb kulluar t\u00eb shkrimtaris\u00eb poetike, prur\u00eb me individualitetin krijues t\u00eb vargut modern. Nj\u00eb poezi, ku gjuha poetike na sjell imazhe t\u00eb fuqishme p\u00ebr ta zbukuruar bot\u00ebn e brendshme, p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb bukurin\u00eb e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb jetes\u00ebs. Andit i dhemb l\u00ebndimi dhe pena \u00ebsht\u00eb ila\u00e7i p\u00ebr sh\u00ebrim, p\u00ebr sh\u00ebndet, p\u00ebrmir\u00ebsim dhe p\u00ebrparim.<\/p>\n<p>Poezia e tij \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb dhe p\u00eblqehet, se vjen me nivel artistik dhe shije estetike. Figurat stilistike nuk i ka q\u00ebllim m\u00eb vetvete, por ato bul\u00ebzojn\u00eb natyrsh\u00ebm dhe z\u00ebn\u00eb vendin e tyre n\u00eb organigram\u00ebn poetike t\u00eb autorit.<\/p>\n<p>Andi Me\u00e7aj dallon p\u00ebr gjetjet poetike, p\u00ebr figuracionin e beft\u00eb e aq t\u00eb pasur, pa k\u00ebrcitur, spikat Andi si poet i detajeve, prur\u00eb me vargje lakonike, q\u00eb jan\u00eb aq t\u00eb bukura.<\/p>\n<p>V\u00ebmendje vlen t\u00eb ket\u00eb miku yn\u00eb i \u00e7muar i pen\u00ebs tek ndonj\u00eb r\u00ebmdom\u00ebsi q\u00eb shket e futet si pa kuptuar n\u00eb vargjet e tij t\u00eb sh\u00ebndetshme petikisht, t\u00eb bukura estetikisht, me me sazhe t\u00eb larta kurajoje dhe dinjiteti.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fat p\u00ebr njeriun gjenetika, aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr poetin, por Andi nuk e ka shp\u00ebrdoruar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i biri i Hiqmet Me\u00e7ajt, poetit t\u00eb madh t\u00eb Vlor\u00ebs dhe nj\u00ebrit nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, por Andi ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb emri i tij i p\u00ebrve\u00e7\u00ebm, firma e tij poetike, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr tutor, as ombrell\u00eb, ve\u00e7 p\u00ebr v\u00ebmendje, ngroht\u00ebsi e dashuri.<\/p>\n<p>Kryepoezia e gjith\u00ebhershme \u00ebsht\u00eb imazhi fotografik me Poetin e Identitetit t\u00eb Vlor\u00ebs, Hiqmet Me\u00e7aj!<\/p>\n<p>Tani, do t\u00eb m\u00eb falni, se do t\u00eb dal jasht\u00eb protokollit, por jo jasht\u00eb shpirtit dhe ndjesis\u00eb sime:<\/p>\n<p>VLORA DHE POETI<\/p>\n<p>PSE POETI I VLOR\u00cbS HIQMET ME\u00c7AJ HESHT BURR\u00cbRISHT DHEMBSHUR?!<\/p>\n<p>(Nga: Albert Habazaj)<\/p>\n<p>Shkruesit e vargjeve shtohen pa rritur si shkurret.<\/p>\n<p>Poet\u00ebt e pakt\u00eb, si bredha t\u00eb bukur, t\u00eb lart\u00eb,<\/p>\n<p>lukunia e shkurreve qelqit digjital turret.<\/p>\n<p>S\u2019ka m\u00eb dogan\u00eb t\u00eb merret me shkrimin e art\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Poeti yn\u00eb hesht burr\u00ebrisht dhembshur<\/p>\n<p>p\u00ebr qytetin eshtrag\u00ebrryer n\u00eb furtun\u00eb,<\/p>\n<p>p\u00ebr shtetin ton\u00eb liridash\u00ebs \u00e7apa\u00e7ul i shkulur,<\/p>\n<p>p\u00ebr djalin e tij me universitet, poet e pa pun\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E\u2026 shpirti i tij pashfaqsh\u00ebm \u00e7ar\u00eb m\u00eb dysh,<\/p>\n<p>brenga mban sa mban barku i k\u00ebtij dheu,<\/p>\n<p>ka t\u00eb drejt\u00eb me pash\u00eb t\u00eb na thot\u00eb: \u201cHiqmuni sysh!\u201d.<\/p>\n<p>Tek qart\u00ebsonte imazhin ton\u00eb mjerisht t\u00eb zbehur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7\u2019qytetar\u00eb t\u00eb p\u00ebrndrit\u00ebruar jemi t\u00eb qytetit?,<\/p>\n<p>mir\u00eb firm\u00eb e vul\u00eb, por nuk kemi as z\u00eb fare,<\/p>\n<p>detashment me frym\u00eb drite p\u00ebr vendin e poetit<\/p>\n<p>po s\u2019u b\u00ebm\u00eb, na h\u00ebngr\u00ebn krokodil\u00ebt me kollare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mua m\u00eb vjen turp t\u00eb takoj Hiqmetin n\u00eb Vlor\u00eb,<\/p>\n<p>dhe malin, dhe lumin sikur mbaj mbi supe,<\/p>\n<p>djali i tij pastron qytetin nga mbeturinat, kur ca t\u00eb gjor\u00eb,<\/p>\n<p>t\u00eb paturp\u00ebt han\u00eb buk\u00ebn e dit\u00ebs me turpe\u2026<\/p>\n<p>Ishte k\u00ebnaq\u00ebsi dhe plot\u00ebsim shpirt\u00ebror p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb letraro-artistike t\u00eb qytetit ton\u00eb veprimtaria e sotme n\u00eb Galerin\u00eb e Arteve, Vlor\u00eb kushtuar mikut ton\u00eb Andi Me\u00e7aj, poet i ndjenjave t\u00eb holla, prozator i mikrobot\u00ebs s\u00eb pasur dhe piktor i ngjyrave me drit\u00eb t\u00eb bukur.<\/p>\n<p>Faleminderit Qendra Kulturore Vlor\u00eb!<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohje mikeshave artiste aq t\u00eb \u00e7muara p\u00ebr ne, Zan\u00ebs dhe Anxhit (humaneve Anxhela Kapllani e Suzana Zisi)!<\/p>\n<p><strong>Qendra e Kultur\u00ebs, Vlor\u00eb, e enjte, 11 Qershor 2026<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ANDI ME\u00c7AJ &#8211; MJESHTRI Q\u00cb HOLL\u00cbSIT\u00cb JET\u00cbSORE I Q\u00cbNDIS ME ART POETIK Albert HABAZAJ \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Andi Me\u00e7aj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet, q\u00eb me plot goj\u00ebn e them, \u00ebsht\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb poezis\u00eb qytetare bashk\u00ebkohore, q\u00eb prodhohet n\u00eb Vlor\u00eb. P\u00ebr Andin kan\u00eb shkruar emra t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kritik\u00ebs dhe studimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, si, fatmir\u00ebsisht m\u00ebsuesi im [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2717,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-4257","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4257","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4257"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4257\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4258,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4257\/revisions\/4258"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2717"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}