{"id":4261,"date":"2026-06-19T10:04:18","date_gmt":"2026-06-19T09:04:18","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4261"},"modified":"2026-06-19T10:04:24","modified_gmt":"2026-06-19T09:04:24","slug":"avdyl-bucpapaj-si-u-njoha-me-shkrimtaren-vilhelme-vranari-haxhiraj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/06\/19\/avdyl-bucpapaj-si-u-njoha-me-shkrimtaren-vilhelme-vranari-haxhiraj\/","title":{"rendered":"Avdyl Bu\u00e7papaj:  SI U NJOHA ME SHKRIMTAREN VILHELME VRANARI HAXHIRAJ"},"content":{"rendered":"<p><strong>Avdyl Bu\u00e7papaj<\/strong><\/p>\n<p><strong>SI U NJOHA ME SHKRIMTAREN VILHELME VRANARI HAXHIRAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Nj\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm krijues n\u00eb letrat dhe kultur\u00ebn shqipe<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Nga Avdyl Bu\u00e7papaj, ish-drejtor i shkoll\u00ebs \u201cDemokracia\u201d, Durr\u00ebs.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e kultur\u00ebs shqiptare ka personalitete q\u00eb nuk maten vetem me numrin e veprave q\u00eb l\u00ebn\u00eb pas, por me forc\u00ebn e mendimit dhe t\u00eb shembullit t\u00eb tyre njer\u00ebzor, me personalitetin intelektual dhe me gjurm\u00ebn shpirt\u00ebrore q\u00eb v\u00ebn\u00eb dhe l\u00ebn\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e bashk\u00ebkoh\u00ebsve, pse jo edhe t\u00eb brezave q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej k\u00ebtyre figurave ishte shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj, e njohur n\u00eb bot\u00ebn letrare me emrin artistik, \u201cVivra\u201d, nj\u00eb krijuese q\u00eb e jetoi let\u00ebrsin\u00eb si mision, si akt nd\u00ebrgjegjeje dhe si form\u00eb e lart\u00eb sh\u00ebrbimi ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe identitetit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Sot, kur ajo \u00ebsht\u00eb larguar nga kjo bot\u00eb dhe na shikon nga yjet, kujtimi i saj shfaqet jo vetem si nj\u00eb ndjenj\u00eb mall\u00ebngjimi p\u00ebr njeriun e respektuar, por edhe si nj\u00eb detyrim moral p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar mbi vlerat e nj\u00eb personaliteti, e cila arriti t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb profil t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb peizazhin kulturor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb tranzicionit demokratik. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb kjo shkrimtare t\u00eb vler\u00ebsohet k\u00ebtu n\u00eb m\u00ebm\u00ebdhe, madje e dhe n\u00eb bot\u00eb, me tituj e \u00e7mime nderi. Vilhelme Vranari Haxhiraj p\u00ebrfaq\u00ebsonte at\u00eb kategori intelektual\u00ebsh q\u00eb nuk u form\u00ebsuan nga privilegjet e koh\u00ebs, por nga p\u00ebrballja me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, nga rezistenca ndaj padrejt\u00ebsis\u00eb dhe nga besimi i pal\u00ebkundur tek liria e mendimit dhe dinjiteti njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>E quaj veten me fat q\u00eb kam pasur mund\u00ebsin\u00eb ta njoh nga af\u00ebr, gjat\u00eb nj\u00eb veprimtarie kulturore dhe letrare t\u00eb organizuar n\u00eb N\u00ebntor t\u00eb vitit 2012, n\u00eb shkollen \u201cDemokracia\u201d. n\u00eb Durr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb e drejtoja un\u00eb. (Takimet vazhduan edhe n\u00eb veprimtari t\u00eb tjera n\u00eb vite t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm).<\/p>\n<p>Ka koh\u00eb q\u00eb jam shk\u00ebputur nga ajo shkoll\u00eb, por veprimtarit\u00eb e zhvilluara n\u00eb ato vite m\u00eb ngacmojn\u00eb shpirt\u00ebrisht, pasi jo vet\u00ebm kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb te i gjith\u00eb kolektivi m\u00ebsimor por edhe te nx\u00ebn\u00ebsit. Ishin dhe mbeten ngjarje t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme, jo vet\u00ebm p\u00ebr koh\u00ebn.<\/p>\n<p>Shkolla \u201cDemokracia\u201d n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, n\u00eb vitin 2007, krijoi lidhje, apo \u201cBinjak\u00ebzim\u201d me shkoll\u00ebn \u201cFjardiskolan\u201d, n\u00eb Boras t\u00eb Suedis\u00eb. Shk\u00ebmbyem vizita t\u00eb nd\u00ebrsjellta. Ne prit\u00ebm drejtues e mesues suedez\u00eb, shkrimtar\u00eb dhe administrator t\u00eb jet\u00ebs shtet\u00ebrore n\u00eb Suedi, s\u00eb bashku me m\u00ebsues, prind\u00ebr e nx\u00ebn\u00ebs shqiptar\u00eb me banim n\u00eb Suedi. Po ashtu edhe ata na prit\u00ebn bujarisht, drejtues m\u00ebsues dhe nx\u00ebn\u00ebs \u00a0shkolle, punonj\u00ebs e drejtues t\u00eb Bibliotek\u00ebs Publike t\u00eb Durr\u00ebsit. \u00a0Po zgjatem m\u00eb tej, ata po ashtu prit\u00ebn dhe p\u00ebrcpll\u00ebn edhe shkrimtar\u00eb, gazetar\u00eb e pedagog\u00eb, nga Tirana. E gjitha e p\u00ebrmbledhur me dy fjal\u00eb t\u00eb \u201cGazetarit\u201d ton\u00eb Kadri Tarelli, koleg m\u00ebsues e drejtues shkolle, i cili t\u00eb dy shkollat i quante: &#8211; \u201cDy ambasada\u201d. Nj\u00ebra n\u00eb Durr\u00ebs dhe tjetra n\u00eb Boras, sepse veprimtarit\u00eb i kalonin fuqit\u00eb dhe miund\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb shkolle 9-vje\u00e7are. Mjafton t\u00eb kujtoj: Takime n\u00eb Bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit, n\u00eb Drejtorin\u00eb Arsimore, n\u00eb QKF, n\u00eb Bibliotek\u00ebn Publike t\u00eb qytetit, m\u00eb tej, takim n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit n\u00eb Tiran\u00eb, Radio Tirana, vizita n\u00eb Prishtin\u00eb, Mitrovic\u00eb, Tropoj\u00eb, Lezh\u00eb, etj, etj, lista b\u00ebhet e gjat\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb faqe e ndritur p\u00ebr shkoll\u00ebn dhe kolektivin arsimor, q\u00eb organizoi dhe p\u00ebrjetoi ato takime t\u00eb rralla. Besoj dhe jam i bindir q\u00eb nuk gaboj, se nuk ka shkoll\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, mbase edhe p\u00ebrtej gardhit tone, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb kaq shum\u00eb takime dhe biseda t\u00eb rangut shtet\u00ebror, sa edhe ambasadat do t\u2019i kishin zili. M\u00eb vjen mire q\u00eb jan\u00eb shkruar shum\u00eb artikuj n\u00eb shtyp, (At\u00ebher\u00eb ishte gjall\u00eb edhe Gazeta \u201cM\u00ebsuesi\u201d), por m\u00eb vjen keq q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrmbledhur n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr. Kujtimet, vjen nj\u00eb dit\u00eb veniten, rroniten dhe humbasin\u2026\u2026!<\/p>\n<p>Ishte pik\u00ebrisht kjo njohje dhe ky shk\u00ebmbim veprimtarish, q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur festimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb \u201c100-vjetorit t\u00eb M\u00ebvet\u00ebsis\u00eb\u201d, N\u00ebntor 2012, n\u00eb mjediset e shkoll\u00ebs \u201cDemokracia\u201d, me shqiptar\u00eb nga Durr\u00ebsi, Tirana, Vlora dhe nga Dardania shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cRast\u00ebsia mbreti i jet\u00ebs\u201d, &#8211; thot i men\u00e7uri popull. Ishte pik\u00ebrisht kjo veprimtari, ku kolektivi i shkoll\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Klubin e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve t\u00eb Durr\u00ebsit, u b\u00ebm\u00eb bashk\u00eb, krijues, studiues, letrar\u00eb, poet\u00eb dhe artist\u00eb nga qytete t\u00eb ndryshme shqiptare. Nga Durr\u00ebsi: Nkolla Spathari, kryetar i Klubit t\u00eb shkrimtar\u00ebve, poeti Vaso Papaj, Agim Bajrami, Vladimir Mu\u00e7a. Nga Tirana shkrimtari i njohur Viron Kona, Prof. Dr. Murat Gecaj, miq nga Vlora dhe nga Prishtina, si edhe autor\u00eb, letrar\u00eb, studiues e poet\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb jetonin dhe krijonin n\u00eb Suedi, miq t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb shkoll\u00ebs \u201cDermokracia\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb takim ishte e pranishme edhe shkrimtarja vlonjate Vilhelme Vrana Haxhiraj, bashk\u00eb me t\u00eb shoqin Fitim Haxhiraj. Ishin pik\u00ebrisht miqt\u00eb tan\u00eb, shkrimtar\u00ebt Sokol Demaku dhe Hamit Gurguri, shqiptar\u00eb nga Drenica e Dardanis\u00eb, q\u00eb jetonin dhe punonin n\u00eb Suedi, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb \u201cLidhjes Mbret\u00ebrore t\u00eb Shkkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve\u201d t\u00eb Suedis\u00eb\u201d, q\u00eb soll\u00ebn p\u00ebr poeten ton\u00eb Vivra, \u00e7mimin e I-r\u00eb, si fituese, me t\u00eb cilin ishte vler\u00ebsuar n\u00eb festivalin poetik t\u00eb zhvilluar pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Boras t\u00eb Suedis\u00eb. M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb kam n\u00eb bibliotek\u00ebn personale, nj\u00eb lib\u00ebr me dedikim nga Zonja e madhe Vilhelme Vranari, \u201cPrincesha e Kanin\u00ebs\u201d, si\u00e7 i th\u00ebrrasim tani.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb mjedis kuvendi historik dhe reflektimi komb\u00ebtar, prania e Vilhelme Vranari Haxhirajt u shqua menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr seriozitetin intelektual, p\u00ebr kultur\u00ebn e gjer\u00eb enciklopedike dhe p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e saj t\u00eb admirueshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrthurur mendimin historik me vizionin letrar. Ajo prezantoi vepr\u00ebn e saj kushtuar themeluesit t\u00eb shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, \u201cE djeshmja, rikthimi i Ismail Qemalit\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb mish\u00ebronte interesin e saj t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr figurat ky\u00e7e t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare dhe p\u00ebr raportin midis kujtes\u00ebs historike dhe vet\u00ebdijes qytetare.<\/p>\n<p>Diskutimi i zhvilluar me nx\u00ebn\u00ebsit, m\u00ebsuesit dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit e tjer\u00eb i tejkaloi kufijt\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrurimi t\u00eb zakonsh\u00ebm letrar. Ai u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb tribun\u00eb mendimi, ku autorja trajtoi \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me rolin e let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb form\u00ebsimin e identitetit komb\u00ebtar, me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb morale t\u00eb intelektualit n\u00eb shoq\u00ebri dhe me sfidat e demokracis\u00eb shqiptare n\u00eb procesin e saj t\u00eb konsolidimit. Fjala e saj ishte e qart\u00eb, e argumentuar dhe e mb\u00ebshtetur mbi nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb pasur jet\u00ebsore dhe kulturore, duke d\u00ebshmuar nj\u00eb formim t\u00eb gjer\u00eb humanist dhe nj\u00eb ndjeshm\u00ebri t\u00eb spikatur qytetarie.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb ka mbetur m\u00eb fort n\u00eb kujtes\u00eb \u00ebsht\u00eb fisnik\u00ebria e natyrshme q\u00eb e karakterizonte. Vilhelmja ishte nj\u00eb grua e kultur\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, e pajisur me nj\u00eb urt\u00ebsi t\u00eb fituar jo vet\u00ebm nga librat, por edhe nga p\u00ebrvoja e nj\u00eb jete t\u00eb p\u00ebrballur me sprova t\u00eb shumta. E goditur nga mekanizmat p\u00ebrjashtues t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste dhe e ndaluar p\u00ebr dekada nga e drejta e botimit, ajo nuk pranoi kurr\u00eb kompromisin me nd\u00ebrgjegjen e saj. P\u00ebrkundrazi, ruajti me krenari integritetin moral dhe besimin tek vlerat q\u00eb e udh\u00ebhiqnin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, jet\u00ebshkrimi i saj p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb shembull dhe d\u00ebshmi t\u00eb fuqishme t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs intelektuale shqiptare, p\u00ebrball\u00eb sundimit ideologjik. Nj\u00eb model p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb shmbull frym\u00ebzimi nga t\u00eb rinjt\u00eb e \u00e7do kohe.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bashk\u00ebbisedimit me nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs son\u00eb, ajo u dallua p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e rrall\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar me brezin e ri. \u00c7do fjal\u00eb dhe p\u00ebrgjigje e saj ishte e mbushur me kultur\u00eb, argument dhe eleganc\u00eb mendimi. N\u00eb p\u00ebrsonalitetin e saj bashk\u00ebjetonin natyrsh\u00ebm shkrimtarja, intelektualja, m\u00ebsuesja, edukatorja dhe qytetarja aktive. Pik\u00ebrisht kjo harmoni e virtyteve, e b\u00ebnte figur\u00ebn e saj ve\u00e7aneirisht t\u00eb respektuar dhe t\u00eb dashur, p\u00ebr t\u2019u kujtuar n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi, si\u00e7 po b\u00ebj edhe un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb shikim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, mendoj se vlera dhe pesha krijuese letrare e Vilhelme Vranarit Haxhirajt nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb kontributin e saj letrar e studimor. Ajo p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb model t\u00eb intelektualit q\u00eb i mbetet besnik s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, q\u00eb nuk e shikoi let\u00ebrsin\u00eb si stoli estetike, por si mjet t\u00eb emancipimit shoq\u00ebror dhe t\u00eb vet\u00ebdijes komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas shembjes s\u00eb regjimit komunist, talenti dhe energjia e saj krijuese gjet\u00ebn hap\u00ebsir\u00ebn e merituar p\u00ebr t&#8217;u shprehur. Rezultati ishte i duksh\u00ebm: N\u00eb vepr\u00ebn dhe jet\u00ebn e saj gjejm\u00eb nd\u00ebrthurjen e rrall\u00eb t\u00eb talentit krijues me karakterin e pathyesh\u00ebm, me shkall\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb dijes, lidhur me shkenc\u00ebn dhe qytetarin\u00eb, t\u00eb kujtes\u00ebs historike me vizion humanist e atdhetar.<\/p>\n<p>Prandaj, kujtimi p\u00ebr Vilhelme Vranari Haxhirajn mbetet p\u00ebrtej nostalgjis\u00eb personale. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb kujtim p\u00ebr nj\u00eb grua q\u00eb u p\u00ebrball me koh\u00ebn, p\u00ebr nj\u00eb krijuese q\u00eb e fitoi me merit\u00eb vendin n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb bashk\u00ebkohore shqiptare. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr nje personalitet q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet vepr\u00ebs s\u00eb vet, si pjes\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb kulturore dhe shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>Figura e saj meriton jo vet\u00ebm nderimin e miqve dhe bashk\u00ebkoh\u00ebsve, por edhe v\u00ebmendjen serioze t\u00eb strukturave drejtuese shtet\u00ebrore lokale e q\u00ebndrore, t\u00eb kritik\u00ebs letrare dhe t\u00eb historiografis\u00eb, filozofis\u00eb e kultur\u00ebs shqiptare, sepse ajo ishte nj\u00eb nga ato z\u00ebra q\u00eb e pasuruan let\u00ebrsin\u00eb dhe historin\u00eb ton\u00eb me besnik\u00ebri, me dinjitet dhe me p\u00ebrkushtim t\u00eb rrall\u00eb krijues.<\/p>\n<p>Ajo ishte dhe mbeti \u201cMisonare e dijes dhe atdhetarizmit\u201d.<\/p>\n<p><strong>Avdyl Bu\u00e7papaj.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avdyl Bu\u00e7papaj SI U NJOHA ME SHKRIMTAREN VILHELME VRANARI HAXHIRAJ Nj\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm krijues n\u00eb letrat dhe kultur\u00ebn shqipe Nga Avdyl Bu\u00e7papaj, ish-drejtor i shkoll\u00ebs \u201cDemokracia\u201d, Durr\u00ebs. N\u00eb historin\u00eb e kultur\u00ebs shqiptare ka personalitete q\u00eb nuk maten vetem me numrin e veprave q\u00eb l\u00ebn\u00eb pas, por me forc\u00ebn e mendimit dhe t\u00eb shembullit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":4262,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-4261","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4261","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4261"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4261\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4263,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4261\/revisions\/4263"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4262"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4261"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4261"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4261"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}