{"id":4299,"date":"2026-09-18T18:27:18","date_gmt":"2026-09-18T17:27:18","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4299"},"modified":"2026-09-18T18:27:29","modified_gmt":"2026-09-18T17:27:29","slug":"emine-s-hoti-flora-brovina-grua-e-shquar-dardane-simbol-i-qendreses-dhe-i-dashurise-per-atdheun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/09\/18\/emine-s-hoti-flora-brovina-grua-e-shquar-dardane-simbol-i-qendreses-dhe-i-dashurise-per-atdheun\/","title":{"rendered":"Emine S. HOTI: Flora Brovina, grua e shquar dardane, simbol i q\u00ebndres\u00ebs dhe i dashuris\u00eb p\u00ebr atdheun \u00a0 \u00a0"},"content":{"rendered":"<p>Emine S. HOTI<\/p>\n<p>Norvegji<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Flora Brovina, grua e shquar dardane, <\/strong><strong>simbol i q\u00ebndres\u00ebs dhe i dashuris\u00eb p\u00ebr atdheun <\/strong><\/p>\n<p>M\u00ebsova me keqardhje ndarjen nga jeta t\u00eb gruas s\u00eb madhe dardane Flora Brovina,\u00a0 mjeke, poete, veprimtare e shquar p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, ve\u00e7an\u00ebrisht e njohur p\u00ebr angazhimin e saj n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Nga i gjith\u00eb populli i Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i njohur kontributi i saj n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale dhe si mbrojt\u00ebse e luft\u00ebtare e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Gjithnj\u00eb luft\u00ebtare e vendosur e vij\u00ebs s\u00eb par\u00eb, gjithnj\u00eb e papajtueshme me t\u00eb keqen, kurdoher\u00eb e shquar si nj\u00eb intelektuale, grua e emancipuar dhe\u00a0 e\u00a0 angazhuar p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs son\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Vendlindja e Flora Brovin\u00ebs \u00ebsht\u00eb Sk\u00ebnderaj, me t\u00eb cil\u00ebn ajo u krenua gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs. Flora u rrit n\u00eb Prishtin\u00eb, ku \u00a0kreu shkoll\u00ebn fillore dhe t\u00eb mesme. \u00cbndrra e saj p\u00ebr t`i sh\u00ebrbyer sa m\u00eb mir\u00eb njer\u00ebzve ishte t\u00eb b\u00ebhej mjeke. Dhe, u b\u00eb, madje e specializuar n\u00eb pediatri n\u00eb Spitalin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Prishtin\u00ebs. Por Flora Brovina s`ishte vet\u00ebm nj\u00eb profesioniste e talentuar, ajo kishte zemr\u00ebn dhe shpirtin e rrall\u00eb, edhe kur u q\u00ebndronte pran\u00eb pacient\u00ebve profesionalisht dhe \u00a0shpirt\u00ebrisht, por edhe kur p\u00ebrjetonte thell\u00eb vuajtjet e dhembjet e tyre.<\/p>\n<p>Emri \u201cFlora\u201d ka kuptimin\u00a0 \u201clule\u201d,\u00a0 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pohojm\u00eb se ajo ishte <em>lule<\/em> <em>e rrall\u00eb<\/em> nga zemra dhe shpirti dhe mbeti gjer n\u00eb fund nj\u00eb <em>lule e bukur e jet\u00ebs.<\/em> Shpirti i Flor\u00ebs ishte human dhe poetik, ajo krijonte poezi t\u00eb frym\u00ebzuara q\u00eb mbeten thell\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e lexuesve, ajo botoi disa v\u00ebllime poetike q\u00eb lexuesi i ka vler\u00ebsuar p\u00ebr vlerat artistike dhe mesazhet q\u00eb ato p\u00ebrcjellin. Jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb njohurat v\u00ebllimet poetike: &#8220;P\u00ebrflakje e Stuhi&#8221;, &#8220;Bima ime e kuqe&#8221; dhe &#8220;Udh\u00ebkryqi&#8221;, ku poetesha ka trajtuar me fuqin\u00eb e shpirtit t\u00eb saj tem\u00ebn e liris\u00eb, t\u00eb identitetit, t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebkomb\u00ebsit q\u00eb u masakruan, u dhunuan dhe u vran\u00eb\u00a0 nga regjimi eg\u00ebr serb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong>Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Flora Brovina ishte nj\u00eb nga figurat kryesore n\u00eb organizimin e ndihm\u00ebs p\u00ebr ushtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, sh\u00ebruese e plag\u00ebve t\u00eb tyre, mbrojt\u00ebse e viktimave dhe t\u00eb t\u00eb drejtave njer\u00ebzore. \u00a0N\u00eb vitin 1999, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s, Brovina u arrestua nga autoritetet serbe dhe u d\u00ebnua me 12 vjet burg p\u00ebr &#8220;aktivitet terrorist&#8221;. Burgosja nuk e theu karakterin dhe personalitetin e saj, ajo q\u00ebndroi e pal\u00ebkundur dhe gjithnj\u00eb denoncuese ndaj t\u00eb keqes s\u00eb zez\u00eb q\u00eb terrorizonte pareshtur popullin e pafajsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs. Flora Brovina manifestoi nj\u00eb dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe bashk\u00ebkomb\u00ebsit e saj, k\u00ebt\u00eb e tregoi edhe n\u00eb or\u00ebt e panum\u00ebrta kur e merrnin n\u00eb pyetje k\u00ebrc\u00ebnuese, por edhe gjat\u00eb gjykimit dhe burgosjes s\u00eb saj nga regjimi serb.<\/p>\n<p>Doli nga burgu m\u00eb 1 n\u00ebntor 2000, pas nd\u00ebrhyrjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe pas largimit t\u00eb forcave serbe nga Kosova. Flora Brovina u b\u00eb an\u00ebtare e K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Kosov\u00eb (PDK) n\u00eb qershor 2002 dhe e kryesis\u00eb s\u00eb partis\u00eb n\u00eb tetor 2006. Dr. Brovina themeloi dhe drejtoi Qendr\u00ebn p\u00ebr Mbrojtjen e Grave dhe F\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb, e cila ofronte ndihm\u00eb mjek\u00ebsore dhe psikologjike p\u00ebr viktimat e dhun\u00ebs seksuale dhe t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo ndikoi te shum\u00eb nga grat\u00eb e dhunuara, q\u00eb ato t\u00eb kishin kuraj\u00ebn dhe guximin t\u00eb ngriheshin dhe t\u00eb denonconin dhun\u00ebn dhe barbarin\u00eb ndaj tyre.<\/p>\n<p>Flora Brovina u rizgjodh n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb 2004, 2007 dhe 2010 dhe nga t\u00eb gjith\u00eb njihej p\u00ebr shpirtin e saj t\u00eb madh, p\u00ebr vendosm\u00ebrin\u00eb dhe papajtueshm\u00ebrin\u00eb me t\u00eb keqen, ajo e meritonte vler\u00ebsimin si nj\u00eb zonj\u00eb e \u201chekurt\u201d p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebnguljen e saj \u00a0p\u00ebr t`i shkuar gjer n\u00eb fund t\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Gjithnj\u00eb e palodhur dhe vazhdimisht aktive n\u00eb promovimin e t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, si dhe n\u00eb proceset e shtet-nd\u00ebrtimit n\u00eb Kosov\u00eb. \u00a0Emri i Flora Brovin\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb vazhdimisht i pandar\u00eb nga historia e atdheut t\u00eb saj. Ajo ishte dhe nj\u00eb gazetare e njohur e gazet\u00ebs \u201cRilindja\u201d, n\u00eb artikujt e saj Brovina shprehte mendimet e saj t\u00eb guximshme dhe origjinale, kritikonte t\u00eb keqen, nxiste te njeriu rrug\u00ebn drejt drejt\u00eb drit\u00ebs dhe p\u00ebrparimit, drejt \u00e7lirimit dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb dashur. Krijimtaria n\u00eb proz\u00eb dhe ajo poetike e Flora Brovin\u00ebs dallohej nga mesazhet e forta, poezit\u00eb e saj i sh\u00ebrbejn\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb ardhmes, n\u00eb ato poezi ka zjarr, ka energji, aty, shpirti poetesh\u00ebs \u00a0k\u00ebrkon humaniz\u00ebm dhe dashuri, mir\u00ebsi, vlera njer\u00ebzore dhe liri. I ndjen dhe i kupton k\u00ebto vlera edhe sikur vet\u00ebm t\u00eb lexosh\u00a0 vepr\u00ebn e saj \u201cStin\u00eb Jargavan\u00ebsh\u201d, apo poezit\u00eb e saj frym\u00ebzuese p\u00ebr jet\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut, p\u00ebr luft\u00ebn ndaj s\u00eb keqes dhe afirmimit t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs, progresive. Flora nuk e ndau librin nga dora, te let\u00ebrsia dhe te poezia ajo gjeti nxit\u00ebsin e shpirtit t\u00eb saj t\u00eb zjarrt\u00eb dhe human. Flora i donte dhe i respektonte njer\u00ebzit, edhe t\u00eb familjes dhe shoq\u00ebrin\u00eb, por edhe ata q\u00eb nuk i njihte personalisht, sepse shpirti i saj ishte thell\u00ebsisht human. Ve\u00e7onte gjyshen e saj, e cila me jet\u00ebn q\u00eb kishte kaluar, ishte nj\u00eb histori e t\u00ebr\u00eb, ajo\u00a0 kishte kaluar t\u00eb gjitha etapat e r\u00ebnda t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, pavar\u00ebsisht modestis\u00eb ajo grua ishte nj\u00eb luft\u00ebtare e heshtur, Flora asaj deshi t`i ngjante ndaj dhe e donte dhe\u00a0 e nderonte gjyshen e saj, q\u00eb e pati shembull n\u00eb jet\u00eb dhe n\u00eb t\u00ebr\u00eb veprimtarin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Historia e Flora Brovin\u00ebs \u00ebsht\u00eb historia e nj\u00eb gruaje intelektuale q\u00eb p\u00ebrjetoi edhe mbi vete dhun\u00ebn dhe terrorizmin serb, ajo u rrit n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb goditur nga burgosjet politike, por q\u00eb e shnd\u00ebrroi at\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb forc\u00eb, besim dhe optimiz\u00ebm, se nj\u00eb dit\u00eb gjaku i derdhur do t\u00eb sillte lirin\u00eb e \u00ebnd\u00ebrruar.<\/p>\n<p>Flora Brovina mbeti gjer n\u00eb fund nj\u00eb mjeke e njohur dhe me angazhime t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebrkushtim ndaj profesionit, mbeti nj\u00eb poete e talentuar dhe drit\u00eb p\u00ebrhap\u00ebse, nj\u00eb mbrojt\u00ebse\u00a0 e\u00a0 f\u00ebmij\u00ebve, dhe nga veprimtare e palodhur p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>Ndjej nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb madh shpirt\u00ebror p\u00ebr largimin e saj nga jeta, jo vet\u00ebm se do na mungoj\u00eb nj\u00eb shoqe dhe kolege e rrall\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb grua me shpirt dhe zem\u00ebr t\u00eb madhe, nj\u00eb grua atdhetare, nj\u00eb poete dhe veprimtare, nj\u00eb n\u00ebn\u00eb shembullore, q\u00eb i dha jet\u00eb dhe drit\u00eb madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb jet\u00ebs sime n\u00eb Kosov\u00eb, por dhe n\u00eb vitet si emigrante n\u00eb Norvegji, kam jetuar vazhdimisht me frym\u00ebn dhe p\u00ebrkushtimin e Flora Brovin\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndjek idealin\u00a0 e\u00a0 saj atdhetar dhe human n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit ton\u00eb. Shembullin e Flor\u00ebs e ndoq\u00ebn shum\u00eb vajza dhe gra luft\u00ebtare t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb cilat sikurse edhe Flora u treguan vazhdimisht guximtare e sypatrembura.<\/p>\n<p>Flora Brovina mbeti gjer n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs nj\u00eb grua trim\u00ebresh\u00eb, nj\u00eb heroin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn nuk do ta harrojm\u00eb kurr\u00eb. Si\u00e7 shkruan poeti, prozatori, dijetari dhe drejtuesi i Fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr, Fatmir Terziu, <em>\u201cFlora \u00ebsht\u00eb nga ata njer\u00ebz q\u00eb duhet t`i k\u00ebrkojm\u00eb n\u00eb drit\u00ebn q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb.\u201d<\/em> Dhe drita q\u00eb ajo la pas \u00ebsht\u00eb e madhe, sepse vet Flora Brovina ishte nj\u00eb grua drit\u00eb p\u00ebrhap\u00ebse.<\/p>\n<p>Grat\u00eb heroina, si Flora Brovina nuk vdesin, ato dhe vepra e tyre jetojn\u00eb nd\u00ebr breza dhe kurdoher\u00eb l\u00ebn\u00eb\u00a0 gjurm\u00eb t\u00eb ndritshme.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb ajo i \u00ebsht\u00eb bashkuar d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb atdheut, q\u00eb u sakrifikuan p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, ajo ndrit si nj\u00eb yll i zjarrt\u00eb n\u00eb qiellin e madh t\u00eb liris\u00eb.<\/p>\n<p>Kurdoher\u00eb do t`i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs asaj gruaje t\u00eb rrall\u00eb, humane, poete dhe mbrojt\u00ebse e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut!<\/p>\n<p>Ngush\u00ebllime familjes!<\/p>\n<p>E paharruar vepra \u00a0e saj e ndritshme!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emine S. HOTI Norvegji \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Flora Brovina, grua e shquar dardane, simbol i q\u00ebndres\u00ebs dhe i dashuris\u00eb p\u00ebr atdheun M\u00ebsova me keqardhje ndarjen nga jeta t\u00eb gruas s\u00eb madhe dardane Flora Brovina,\u00a0 mjeke, poete, veprimtare e shquar p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, ve\u00e7an\u00ebrisht e njohur p\u00ebr angazhimin e saj n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3044,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-4299","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4299","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4299"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4299\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4300,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4299\/revisions\/4300"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3044"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4299"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4299"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4299"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}