{"id":4328,"date":"2026-10-24T21:12:02","date_gmt":"2026-10-24T20:12:02","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4328"},"modified":"2026-10-24T21:12:02","modified_gmt":"2026-10-24T20:12:02","slug":"pergatiti-msc-albert-habazajtetori-i-letersise-dhe-arteve-ne-bashkine-himare-mbremje-me-fjalen-letersia-shqipe-sot-dhe-neser","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/10\/24\/pergatiti-msc-albert-habazajtetori-i-letersise-dhe-arteve-ne-bashkine-himare-mbremje-me-fjalen-letersia-shqipe-sot-dhe-neser\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgatiti: MSc. Albert HABAZAJ:TETORI I LET\u00cbRSIS\u00cb DHE ARTEVE N\u00cb BASHKIN\u00cb HIMAR\u00cb: MBR\u00cbMJE ME FJAL\u00cbN &#8211; LET\u00cbRSIA SHQIPE SOT DHE NES\u00cbR"},"content":{"rendered":"<p>TETORI I LET\u00cbRSIS\u00cb DHE ARTEVE N\u00cb BASHKIN\u00cb HIMAR\u00cb: MBR\u00cbMJE ME FJAL\u00cbN &#8211; LET\u00cbRSIA SHQIPE SOT DHE NES\u00cbR<br \/>\nP\u00ebrgatiti: MSc. Albert HABAZAJ<br \/>\nNj\u00eb telefonat\u00eb e kapedanes s\u00eb shpirtit himariot, artistes brilante Katina Beleri dhe njoftimi<br \/>\nzyrtar i kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb Himar\u00eb, dr. Vangjel Tavo m\u00eb shpuri n\u00eb sall\u00ebn me drit\u00eb \u201cNe\u00e7o<br \/>\nMuka\u201d n\u00eb Spile t\u00eb Himar\u00ebs son\u00eb&#8230;<br \/>\nVangjel Tavo &#8211; Faqja Zyrtare<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmje me Fjal\u00ebn &#8211; Let\u00ebrsia shqipe sot dhe nes\u00ebr<br \/>\nN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Muajit t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb dhe Arteve, Bashkia Himar\u00eb organizon nj\u00eb takim letrarkushtuar let\u00ebrsis\u00eb shqipe, zhvillimit t\u00eb saj dhe sfidave q\u00eb sjell koha.<br \/>\nNj\u00eb mbr\u00ebmje diskutimi dhe reflektimi me autor\u00eb dhe dashamir\u00ebs t\u00eb librit, ku do t\u00eb trajtohenkrijimtaria letrare bashk\u00ebkohore, marr\u00ebdh\u00ebnia mes autorit dhe lexuesit, promovimi i let\u00ebrsis\u00ebshqipe brenda dhe jasht\u00eb vendit, si dhe ndikimi i teknologjis\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e librit.<br \/>\n19 Tetor 2026<br \/>\nOra 18:00<br \/>\nSalla \u201cNe\u00e7o Muko\u201d, Himar\u00eb<br \/>\nFtojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dashamir\u00ebsit e let\u00ebrsis\u00eb dhe kultur\u00ebs t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e k\u00ebsaj mbr\u00ebmjeje, kulibri dhe fjala shqipe do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes.<br \/>\nPreludi im shpirt\u00ebror<br \/>\nT\u00eb nderuar nx\u00ebn\u00ebs, talente t\u00eb reja, shkrimtar\u00eb, poet\u00eb, studiues dhe dashamir\u00ebs t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb!<br \/>\nT\u00eb nderuar organizator\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Himar\u00eb!<br \/>\nShum\u00eb i vler\u00ebsuar kryetar i bashkis\u00eb son\u00eb, dr. Vangjel Tavo, se fal\u00eb vizionit t\u00ebnd b\u00ebhet kjoveprimtari kuptimplote, simbolike dhe e merituar, k\u00ebtu n\u00eb sall\u00ebn q\u00eb mban emrin e hyjnorit t\u00eb shpirtit himariot Ne\u00e7o Muko.<br \/>\nHimara i ka dh\u00ebn\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare, nd\u00ebr shum\u00eb emra t\u00eb nderuar k\u00ebtej dhe andej Kerauneve, (vargmaleve t\u00eb Vet\u00ebtim\u00ebs), buz\u00eb detit Jon dhe buz\u00eb Lumit t\u00eb Bardh\u00eb, edhe dy personalitete t\u00eb shquar shkrimtarin Petro Marko, Nderi i Kombit dhe poetin Lefter<br \/>\n\u00c7ipa Nderi i Kombit<br \/>\n\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dhe nder t\u00eb jem sot mes jush, n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb bukur bregdetar, ku historia, fjala shqipe, tradita dhe kultura nd\u00ebrthuren natyrsh\u00ebm. Takime t\u00eb tilla kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse na japin mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb mos flasim vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb let\u00ebrsia ka<br \/>\narritur, por edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ajo duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb koh\u00ebs.<br \/>\nM\u2019u k\u00ebrkua t\u00eb recitoj poezin\u00eb \u201cPafajshm\u00ebia m\u00eb e pafaj\u201d, q\u00eb i kam kushtuar nuses s\u00eb liris\u00eb, d\u00ebshmores Ramize Gjebrea (lindur m\u00eb 20 prill 1923, vrar\u00eb m\u00eb 6 mars 1944).<br \/>\nFatmir\u00ebsisht at\u00eb poezi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb dhimshme dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e ka interpretuar Artistja e<br \/>\nPopullit Margarita Xhepa &#8211; Nderi i Kombit. \u00cbsht\u00eb hedhur edhe n\u00eb YouTube ajo poezi q\u00eb margaritarja Margarit\u00eb i dha frym\u00eb e jet\u00eb e mua krenari e p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb. Un\u00eb recitoj jo keq, &#8211; u shpreha &#8211; por, para Marfarita Xhep\u00ebs q\u00ebndroj gatitu dhe pa frym\u00eb. Do m\u00eb falni\u2026 dhe p\u00ebrmes emocioneve, mendova se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb miqt\u00eb e librit dhe artit ta d\u00ebgjonin poezin\u00eb nga z\u00ebri hyjnor i Margarita Xhep\u00ebs. Dhe ashtu b\u00ebra. U mall\u00ebngjeva un\u00eb, por edhe shpirtbukurit q\u00eb i dhan\u00eb drit\u00eb \u201cNe\u00e7o Mukos\u201d at\u00eb mbr\u00ebmbje t\u00eb paharruar magjike<br \/>\n\u00c7far\u00eb t\u2019u them un\u00eb talenteve t\u00eb reja?! Po ja, mos shkruani poezi t\u00eb murme. Vjershta tuaja jan\u00eb mosha juaj, bota juaj. Poezit\u00eb tuaja duhet t\u00eb jen\u00eb gjethe t\u00eb gjelb\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Mbresat e poetes dhe artistes Shqiponja Pazaj Veshaj<br \/>\nShqiponja \u00ebsht\u00eb poetja infermiere dhe artiste, bij\u00eb nga Vranishti dhe nuse n\u00eb Bolen\u00eb, drejtuese e grupit lab \u201cDjemt\u00eb e Bogonic\u00ebs\u201d, q\u00eb sfidon koh\u00ebn e mosh\u00ebn dhe b\u00ebn universitet t\u00eb dyt\u00eb. Ajo vijon studimet n\u00eb Universitetin \u201cIsmail Qemali\u201d, Vlor\u00eb, Fakulteti i Shkencave<br \/>\nHumane, Deparmenti i Gjuh\u00ebs Shqipe dhe Let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr Media e Komunikim. Shqiponja \u00ebsht\u00eb bija e burrit q\u00eb b\u00ebri gurin t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb vajza e Selman Pazos, q\u00eb ishte unikal n\u00eb<br \/>\nLab\u00ebri n\u00eb gdhendjen culave t\u00eb gurit.<br \/>\nN\u00eb takimin letrar kushtuar let\u00ebrsis\u00eb shqipe, zhvillimit t\u00eb saj dhe sfidave q\u00eb sjell koha, q\u00eb u zhvillua n\u00eb Himar\u00eb, Pazaj ishte n\u00eb panel, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbajti dhe nj\u00eb fjal\u00eb, ku paraqiti bot\u00ebn e saj letrare-artistike dhe recitoi nj\u00eb poezi t\u00eb bukur p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe dhe bilbilin e gjuh\u00ebs son\u00eb<br \/>\n-Naim Frash\u00ebrin, q\u00eb ka thurur vet\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb n\u00eb statusin e saj shkroi k\u00ebto mbresa:<br \/>\n\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Muajit t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb dhe Arteve, takimi n\u00eb sall\u00ebn \u201cNe\u00e7o Muko\u201d Himar\u00eb u b\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e vyer dialogu mbi krijimtarin\u00eb dhe rolin e librit n\u00eb jet\u00ebn kulturore t\u00eb komunitetit.<br \/>\nP\u00ebr mua ishte k\u00ebnaq\u00ebsi dhe nder t\u00eb isha pjes\u00eb e k\u00ebtij paneli.<br \/>\nNj\u00eb fal\u00ebnderim i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Shefen e Kabinetit zonj\u00ebn Blerina Bala, e pranishme si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e Bashkis\u00eb Himar\u00eb, si dhe p\u00ebr zonj\u00ebn Aida Halili, Drejtoresh\u00eb e \u00c7\u00ebshtjeve Sociale, Arsimit dhe Rinis\u00eb, iniciatore dhe drejtuese e k\u00ebtij formati.<br \/>\nMir\u00ebnjohje shkrimtares Diana \u00c7uli, t\u00eb ftuarve Loreta Mokini, Eni Froku, Katina Beleri,<br \/>\nAlbert Habazaj, Meme Habazaj, Parashqevi Hallkoj dhe gjith\u00eb dashamir\u00ebsve t\u00eb librit, q\u00eb e pasuruan k\u00ebt\u00eb takim me pranin\u00eb dhe mendimin e tyre. Ta mbajm\u00eb librin pran\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u2019i japim m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb reflektimit, njohjes s\u00eb nj\u00ebri-tjetrit dhe historis\u00eb son\u00eb.<br \/>\nFjala e shkruar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb besim i l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e s\u00eb ardhmes: dikush, diku, do ta kuptoj\u00eb at\u00eb q\u00eb koha jon\u00eb nuk deshi ta d\u00ebgjonte.<br \/>\nJu fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr pranin\u00eb dhe dashurin\u00eb p\u00ebr fjal\u00ebn e shkruar!<br \/>\nParashqevi \u00c7ipa Hallko &#8211; shpirti dhe flauti<br \/>\nParashqevia \u00ebsht\u00eb bij\u00eb Piluri e nuse Vranishti (vajza e vetme e Lefter \u00c7ip\u00ebs, mot\u00ebr e 4 v\u00ebllez\u00ebrve) \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ne sinonim i flautit t\u00eb art\u00eb, q\u00eb shndrit si shpirti i saj i florinjt\u00eb. Qysh pa filluar veprimtaria \u00c7evia e ngrohu atmosfer\u00ebn, e ndezi me flautin e saj v\u00ebrtet magjik, tek<br \/>\nshoq\u00ebronte m\u00ebsuesen e saj t\u00eb muzik\u00ebs, fisniken himariote Amalia Mara\u00e7i Karo, n\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb liriko-epike. Edhe pse jeta ka uljet dhe ngritjet e saj, flauti t\u00eb mban n\u00eb shpirt t\u00eb motivuar me pranver\u00eb t\u00eb \u00e7dostinshme.<br \/>\nEdhe Parashqevia hodhi n\u00eb statusin e saj p\u00ebrshtypjet e k\u00ebsaj veprimtarie me vler\u00eb, q\u00eb n\u00eb<br \/>\nHimar\u00eb zhvillohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb format:<br \/>\n\u201cHimara, \u201csi nj\u00eb princesh\u00eb e bukur n\u00eb gjum\u00eb\u201d, k\u00ebshtu e ka cil\u00ebsuar i madhi dhe i paharruari Moikom Zeqo, edhe k\u00ebsaj radhe, tetorin &#8211; muajin e drit\u00ebs, na i solli plot drit\u00eb.<br \/>\nPor dhe p\u00ebr mua, ky tetor ishte ndryshe, pasi isha e ftuar n\u00eb aktivitetin e zhvilluar p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe artet n\u00eb qytetin tim t\u00eb bukur t\u00eb Himar\u00ebs, i cili ishte organizuar me nj\u00eb p\u00ebrkushtim dhe nj\u00eb dashuri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme nga vajzat sorkadhe t\u00eb saj si: Aida Halili,<br \/>\nKatina Beleri dhe Blerina Bala, me n\u00eb krye kryetarin e k\u00ebsaj bashkie: zotin Vangjel Tavo i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb admirues i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i artit dhe kultur\u00ebs.<br \/>\nHimara ka sorkadhe, por si ndodh, q\u00eb dhe ato q\u00eb vijn\u00eb aty jan\u00eb sorkadhe?!<br \/>\nJa pra, t\u00eb ftuarat n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet ishin: shkrimtarja e njohur Diana \u00c7uli, ku me \u00ebmb\u00eblsin\u00eb, kultur\u00ebn, paqen (n\u00eb pamje dhe brenda vetes s\u00eb saj), t\u00eb p\u00ebrcillte aq bukur dashurin\u00eb p\u00ebr librin, ku t\u00eb dukej sikur Diana ja jepte magjin\u00eb librit, e jo libri Dian\u00ebs.<\/p>\n<p>E \u00e7;mund t\u00eb thuash p\u00ebr producenten elegante t\u00eb filmave Eni Froku e cila sh\u00ebrbente si ur\u00eb lidh\u00ebse Itali &#8211; Shqip\u00ebri, ku sillte me shum\u00eb dashuri kultur\u00ebn p\u00ebr filmin, por dhe p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore.<br \/>\nProducenteja e filmave, vajza labe Loreta Mokini \u00ebsht\u00eb bij\u00eb Gumenice me kultur\u00eb. Feks mir\u00ebsia q\u00eb ajo pasqyron n\u00eb pamje dhe n\u00eb shpirt, ku ajo flet me nj\u00eb dashuri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr filmin, p\u00ebr librin, p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj vendit, p\u00ebr dashurin\u00eb nd\u00ebrmjet nj\u00ebri -tjetrit.<br \/>\nAjo \u00ebsht\u00eb si ato gjyshet e hershme, me at\u00eb fjal\u00ebn e \u00ebmb\u00ebl dhe t\u00eb qet\u00eb, q\u00eb dikur mbanin nj\u00eb<br \/>\nkaramele n\u00eb xhep dhe jua jepnin nip\u00ebrve dhe mbesave<br \/>\nNuk mund t\u00eb rrim\u00eb pa folur dhe p\u00ebr vajz\u00ebn labe, poeten dhe moderatoren e spikatur Shqiponja Pazaj, e cila si\u00e7 ka emrin \u00ebsht\u00eb, na solli dhe nj\u00eb poezi shum\u00eb t\u00eb bukur.<br \/>\nPor a mund t\u00eb rrim\u00eb pa folur me poetin, shkrimtarin dhe udh\u00ebheq\u00ebsin artistik t\u00eb grupit \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d Albert Habazaj, i cili s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten Memen\u00eb, na solli krijime t\u00eb tij, por dhe nj\u00eb rezyme t\u00eb grupit.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet kulturor &#8211; artistik ishin shum\u00eb t\u00eb ftuar, por njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb binin m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sy ishin: poeti Arjan Dhim\u00ebgjoka, ish &#8211; m\u00ebsuesja e muzik\u00ebs Amalia Mara\u00e7i Karo, por gj\u00ebja m\u00eb e bukur ishin disa vajza adoleshente t\u00eb cilat shkruanin. Ato ishin si nj\u00eb lule e bukur n\u00eb tavolin\u00eb.<br \/>\nSi vet\u00eb ngroht\u00ebsia e Himar\u00ebs, po k\u00ebshtu ishin dhe gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit e k\u00ebtij aktiviteti, t\u00eb cil\u00ebt na soll\u00ebn ngroht\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij muaji t\u00eb bukur.<br \/>\nMir\u00ebpo let\u00ebrsia ec\u00ebn paralelisht dhe me muzik\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e solla un\u00eb me flaut, si nj\u00eb fllad i<br \/>\nngroht\u00eb i detit.<br \/>\nMir\u00ebpo let\u00ebrsia nuk mund t\u00eb eci pa u mb\u00ebshtetur te trash\u00ebgimia kulturore, ku Katina Beleri, me interpretimin e saj brilant, na solli \u201cVajz\u00ebn e Val\u00ebve\u201d n\u00eb elegji.<br \/>\nSorkadheve t\u00eb Himar\u00ebs ju uroj suksese dhe shum\u00eb aktivitete t\u00eb bukura si k\u00ebto! K\u00ebshtu q\u00eb flauti im do i jepte pak \u00ebmb\u00eblsi k\u00ebtij aktiviteti kaq t\u00eb bukur, por nuk do kishte mbyllje m\u00eb t\u00eb bukur se ajo q\u00eb b\u00ebri Katina me k\u00ebng\u00ebn \u201cVajz\u00eb e Val\u00ebve\u201d, t\u00eb interpretuar si nj\u00eb elegji m\u00eb vete\u201d.<br \/>\nKjo ishte n\u00eb thelb pamja e veprimtaris\u00eb s\u00eb organizuar nga Bashkia Himar\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Muajit t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb dhe Arteve, m\u00eb 19 tetor 2026, n\u00eb sall\u00ebn \u201cNe\u00e7o Muko\u201d- Mbr\u00ebmja letrare kushtuar fjal\u00ebs shqipe dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb. Ishte v\u00ebrtet nj\u00eb takim q\u00eb b\u00ebri bashk\u00eb autor\u00eb dhe dashamir\u00ebs t\u00eb librit, n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb diskutimi dhe reflektimi mbi krijimtarin\u00eb bashk\u00ebkohore, sfidat e let\u00ebrsis\u00eb dhe rolin e saj<br \/>\nn\u00eb epok\u00ebn digjitale.<br \/>\nIshte nj\u00eb mbr\u00ebmje q\u00eb do t\u00eb mbahet gjat\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb, ku fjala shqipe, libri dhe kultura na bashkuan.<br \/>\nNuk mund t\u00eb ndodhte ndryshe n\u00eb Himar\u00ebn e bukur dhe p\u00ebr Himar\u00ebn ton\u00eb &#8211; kartolin\u00eb mesdhetare, p\u00ebr Himar\u00ebn e kapedan\u00ebve dhe t\u00eb dritan\u00ebve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb Himar\u00eb q\u00eb i rezistoi pushtuesve osman\u00eb shekuj me radh\u00eb e ku ka pas\u00eb \u00e7elur shkolla shqipe para 4 shekujsh,<br \/>\nqysh n\u00eb vitet 1630-1642\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TETORI I LET\u00cbRSIS\u00cb DHE ARTEVE N\u00cb BASHKIN\u00cb HIMAR\u00cb: MBR\u00cbMJE ME FJAL\u00cbN &#8211; LET\u00cbRSIA SHQIPE SOT DHE NES\u00cbR P\u00ebrgatiti: MSc. Albert HABAZAJ Nj\u00eb telefonat\u00eb e kapedanes s\u00eb shpirtit himariot, artistes brilante Katina Beleri dhe njoftimi zyrtar i kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb Himar\u00eb, dr. Vangjel Tavo m\u00eb shpuri n\u00eb sall\u00ebn me drit\u00eb \u201cNe\u00e7o Muka\u201d n\u00eb Spile t\u00eb Himar\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2717,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4328","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4328","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4328"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4328\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4329,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4328\/revisions\/4329"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2717"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}