{"id":4341,"date":"2026-10-29T09:00:25","date_gmt":"2026-10-29T08:00:25","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4341"},"modified":"2026-10-29T09:00:25","modified_gmt":"2026-10-29T08:00:25","slug":"bashkim-saliasi-rikthimi-ne-profesionin-e-nderuar-te-mesuesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/10\/29\/bashkim-saliasi-rikthimi-ne-profesionin-e-nderuar-te-mesuesit\/","title":{"rendered":"\u00a0Bashkim Saliasi: RIKTHIMI N\u00cb PROFESIONIN E NDERUAR T\u00cb M\u00cbSUESIT"},"content":{"rendered":"<p style=\"font-weight: 400;\">\u00a0Bashkim Saliasi<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong>\u00a0 \u00a0RIKTHIMI N\u00cb PROFESIONIN E NDERUAR T\u00cb M\u00cbSUESIT<\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Pas tet\u00eb vjet nd\u00ebrprerjeje n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie rikthehem p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb profesion. Di\u00e7ka e dhimbshme p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebsues q\u00eb detyrohet t\u00eb braktis\u00eb profesionin p\u00ebr mbijetes\u00eb. Por, n\u00ebse do t\u2019i referohemi shprehjes \u201cMerre jet\u00ebn si t\u00eb vij\u00eb!\u201d, nuk jam aspak \u201cpishman\u201d q\u00eb n\u00eb k\u00ebto tet\u00eb vjet q\u00eb punova n\u00eb nd\u00ebrtim arrita t\u00eb m\u00ebsoj disa zanate, por m\u00eb tep\u00ebr iu kushtova atij t\u00eb hekurkthyesit. Zanat i v\u00ebshtir\u00eb, por shum\u00eb i bukur.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Viti 2004 ishte viti i rikthimit n\u00eb profesionin e m\u00ebsuesit. Ishte dita e par\u00eb e hapjes s\u00eb shkollave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Kisha disa vjet, q\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb e kaloja me ankth dhe nuk kisha bindje se nj\u00eb dit\u00eb, do t\u00eb rikthehesha p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb profesionin tim t\u00eb m\u00ebsuesis\u00eb. Dita e par\u00eb e hapjes s\u00eb shkoll\u00ebs p\u00ebr 18 vjet radhazi ishte dita m\u00eb e bukur e jet\u00ebs. Kishin kaluar 18 vjet q\u00eb nga dita e par\u00eb e fillimit t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb vitet 1978-1996, kur u shp\u00ebrngula nga qyteti i Poli\u00e7anit, shkolla e mesme \u201cAvni Kondi\u201d dhe u vendosa me banim n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 P\u00ebr 7-8 vjet rresht u rropata m\u00eb kot n\u00eb dyert e drejtorive arsimore t\u00eb qytetit dhe t\u00eb fshatit n\u00eb Tiran\u00eb. Nga 15 gushti deri m\u00eb 15 shtator p\u00ebr tet\u00eb vjet me radh\u00eb kalova nj\u00eb stres t\u00eb fort\u00eb q\u00eb provon njeriu n\u00eb jet\u00ebn e vet, kur ka ankth dhe nuk gjen qet\u00ebsi shpirt\u00ebrore p\u00ebr disa muaj m\u00eb pas.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Vitet kalonin jo pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb dhe un\u00eb mbeta nj\u00eb pun\u00ebtor nd\u00ebrtimi, por fal\u00eb intuit\u00ebs dhe bashk\u00ebpunimit me nipin tim, Kastriot Hebibasin dhe v\u00ebllan\u00eb tim nd\u00ebrtues, pas dy vjet\u00ebsh kalova n\u00eb profesionin e hekurkthyesit. Punimi n\u00eb zanatin e hekurkthyesit ma largoi disi stresin q\u00eb kaloja n\u00eb nd\u00ebrtimin e banesave private dhe pallateve me shum\u00eb kate.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u00c7do m\u00ebngjes, pa filluar ende pun\u00ebn, si grup pinim kafe t\u00eb shoq\u00ebruar me raki. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre rakia sh\u00ebrbente si katalizator p\u00ebr fuqin\u00eb e muskujve gjat\u00eb dit\u00ebs n\u00eb kthimin e hekurit, por n\u00eb mbr\u00ebmje ata shoq\u00ebroheshin me dhimbje t\u00eb forta. Shpeshher\u00eb n\u00eb drek\u00eb, kur drekonim, ose pinim kafe n\u00eb m\u00ebngjes shok\u00ebt e grupit m\u00eb ngacmonin me shprehjen \u201cH\u00eb, profesor, si t\u00eb duket nd\u00ebrtimi?!\u201d Kush e kaloi n\u00eb ato vite k\u00ebt\u00eb stad t\u00eb zhvillimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb e di mir\u00eb se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi yt\u00a0 q\u00eb nuk di t\u00eb shkruaj\u00eb as emrin e tij, por kjo \u00ebsht\u00eb jeta \u201cme t\u00eb p\u00ebrpjeta dhe t\u00eb tat\u00ebpjeta\u201d &#8230;<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>Po halli ku nuk t\u00eb \u00e7on &#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Nejse, ky ishte fillimi i kujtimeve t\u00eb mia ku nuk m\u00eb ndahen n\u00eb asnj\u00eb moment t\u00eb jet\u00ebs sime ato ankthe e strese q\u00eb kam kaluar n\u00eb ato vite t\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb sistemit. Dita q\u00eb prisja \u00e7do fundgushti erdhi ashtu pa e kuptuar. Ime shoqe kishte disa dit\u00eb q\u00eb ngulte k\u00ebmb\u00eb q\u00eb un\u00eb m\u00eb 15 shtator 2004, do t\u00eb filloja pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb fshati n\u00eb Tiran\u00eb. Si fillim, e mora me shaka dhe nuk ia prisha qejfin sime shoqeje duke e miratuar vendimin e saj.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>Ishte data 15 shtator 2004, dita e par\u00eb e fillimit t\u00eb vitit shkollor.<\/em><\/strong> N\u00eb mbr\u00ebmje, kur u ktheva nga puna, ime shoqe me priti gjith\u00eb entuziaz\u00ebm duke m\u00eb dh\u00ebn\u00eb lajmin e mir\u00eb se t\u00eb nes\u00ebrmen nuk do shkoja m\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim, por do t\u00eb filloja pun\u00eb n\u00eb arsim.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\n<p style=\"font-weight: 400;\">&#8211; Dale, dale, mos u shpejto dhe mos e b\u00ebj fakt t\u00eb kryer se nuk e vendos ti me kolegen t\u00ebnde, por shefi i Zyr\u00ebs arsimore, &#8211; i thash\u00eb sime shoqeje q\u00eb ishte gjith\u00eb g\u00ebzim.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\n<p style=\"font-weight: 400;\">&#8211; Kjo pun\u00eb ka marr\u00eb fund, &#8211; nguli k\u00ebmb\u00eb ime shoqe, &#8211; do ta shoh\u00ebsh nes\u00ebr kur t\u00eb marr\u00ebsh flet\u00ebn e pun\u00ebs. Nes\u00ebr, n\u00eb or\u00ebn 7 e 15 do t\u00eb jemi p\u00ebrball\u00eb parlamentit, ku na pret m\u00ebsuesja e shkoll\u00ebs sime p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimin. Gjith\u00eb nat\u00ebn qesh\u00eb n\u00eb ankth dhe e gdhiva nat\u00ebn duke u trembur n\u00eb gjum\u00eb nga \u00ebndrrat e shumta q\u00eb pash\u00eb. N\u00eb m\u00ebngjes ia tregova sime shoqeje t\u00eb gjitha \u00ebndrrat.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\n<p style=\"font-weight: 400;\">-Na dalt\u00eb p\u00ebr haj\u00ebr kjo pun\u00eb q\u00eb kemi nisur, &#8211; m\u00eb qet\u00ebsoi ime shoqe.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb or\u00ebn 6 t\u00eb m\u00ebngjesit p\u00ebrgatita motorin \u201cPiaxho\u201d dhe s\u00eb bashku me time shoqe arrit\u00ebm para parlamentit. Gjat\u00eb rrug\u00ebs ime shoqe q\u00ebndronte me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb motorin e mark\u00ebs \u201cPiaxho\u201d, por ndihej shum\u00eb n\u00eb qejf, se m\u00eb n\u00eb fund ia kishte arritur q\u00ebllimit q\u00eb edhe shoku i saj i jet\u00ebs t\u00eb futej\u00a0 n\u00eb profesionin e tij t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Ora po shkonte 6 e 30, kur nga larg pam\u00eb q\u00eb drejt nesh po vinte kolegia e pun\u00ebs\u00a0 s\u00eb sime shoqeje, q\u00eb ishte shum\u00eb n\u00eb qejf se m\u00eb n\u00eb fund, pas bised\u00ebs me kush\u00ebririn e saj q\u00eb kryente detyr\u00ebn e drejtorit t\u00eb Drejtoris\u00eb arsimore t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr zon\u00ebn e fshatit kishte arritur ta bindte p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb vend pune p\u00ebr mua. N\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjen e saj kolegia e sime shoqeje\u00a0 m\u2019u drejtua, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u00a0&#8211; Q\u00eb sot e tutje as mos t\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb n\u00eb mendje t\u00eb z\u00ebsh hekur me dor\u00eb se boll u rropate tet\u00eb vjet.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">&#8211; Ashtu qoft\u00eb, &#8211; miratoi ime shoqe. Minutat po m\u00eb dukeshin or\u00eb, por m\u00eb n\u00eb fund ankthi i pritjes u shua, kur drejtori thirri kush\u00ebrir\u00ebn e vet dhe, pasi u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn me nj\u00ebri-tjetrin duke i k\u00ebrkuar ndjes\u00eb, se nuk mund t\u00eb pinte kafe se ishte von\u00eb p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb, u largua duke na p\u00ebrsh\u00ebndetur me dor\u00eb q\u00eb brenda nga makina.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Mor\u00ebm rrug\u00ebn drejt \u201cBar Kalas\u00eb\u201d dhe u ul\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kafe p\u00ebrball\u00eb Drejtoris\u00eb arsimore t\u00eb fshatit. Porosit\u00ebm kafe, uj\u00eb dhe nj\u00eb konjak p\u00ebr vete. Emocionet sa vinin e shtoheshin. Nuk kishim par\u00eb akoma se \u00e7far\u00eb shkruhej n\u00eb at\u00eb cop\u00eb let\u00ebr q\u00eb kolegia e sime shoqeje mbante n\u00eb dor\u00eb.\u00a0 Jo vet\u00ebm konjaku q\u00eb nuk m\u00eb largoi emocionet, por edhe flladi i m\u00ebngjesit, q\u00eb m\u00eb ledhatonte me puhiz\u00ebn e tij, m\u00eb dukej sikur m\u00eb thoshte:<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u00a0&#8211; E shoku, m\u00eb n\u00eb fund arrite t\u00eb kthehesh n\u00eb zanatin e m\u00ebsuesis\u00eb, por kujdes se kan\u00eb kaluar vite dhe mos ndoshta e ke harruar zanatin &#8230;! Me k\u00ebto mendime dhe n\u00eb \u00a0bashk\u00ebbisedim me veten, kolegia e sime shoqeje hapi zarfin dhe lexuan flet\u00ebn e pun\u00ebs:<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\n<p style=\"font-weight: 400;\">&#8211; Ua, more Bashkim, n\u00eb Valias t\u00eb ka \u00e7uar &#8230;!<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">&#8211; Ku bie Valiasi? &#8211; pyeta flak\u00eb p\u00ebr flak\u00eb kolegen e sime shoqeje.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">&#8211; Do t\u00eb kalosh Kamz\u00ebn dhe te n\u00ebnstacioni do t\u00eb kthehesh majtas p\u00ebr n\u00eb Valias, atje ku ka qen\u00eb miniera, &#8211; nisi shpjegimin kolegia e sime shoqeje.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u00a0E kisha humbur krejt dhe m\u00eb p\u00ebrmendi ime shoqe duke m\u00eb porositur e th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u201cti shko nj\u00eb her\u00eb atje se m\u00eb von\u00eb do t\u00eb t\u00eb rregullojm\u00eb m\u00eb af\u00ebr.\u201d<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Nuk e zgjata, por p\u00ebrbrenda zieja nga inati se nuk kisha dijeni se ku gjendej kjo shkoll\u00eb. Pagova fatur\u00ebn dhe u p\u00ebrsh\u00ebndeta me m\u00ebsuesen dhe time shoqe. I hipa motorit dhe mora rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Valias. Kisha tet\u00eb vjet q\u00eb punoja n\u00eb nd\u00ebrtim dhe nuk kisha l\u00ebn\u00eb cep t\u00eb Tiran\u00ebs pa punuar, por n\u00eb zon\u00ebn e Kamz\u00ebs nuk kisha punuar asnj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Rruga p\u00ebr n\u00eb Kamz\u00eb ishte shum\u00eb e keqe. E kisha humbur krejt toruan dhe dy-tri her\u00eb desh u p\u00ebrplasa me makinat. T\u00eb sharat i b\u00ebra kabull dhe mendja nuk m\u00eb rrinte te sharjet e fyerjet e shofer\u00ebve, por te rruga q\u00eb nuk e dija se nga binte Valiasi. Me v\u00ebshtir\u00ebsi kalova ur\u00ebn e Kamz\u00ebs dhe dola n\u00eb Kod\u00ebr-Kamz\u00eb. Ndalova motorin dhe pyeta se ku binte Kamza dhe m\u00eb pas Valiasi.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">M\u00eb shpjeguan rrug\u00ebn dhe m\u00eb dhan\u00eb porosi, q\u00eb kur t\u00eb arrish n\u00eb stacionin e fundit do ec\u00ebsh dhe disa km ku ndodhen dy shtylla tensioni bashk\u00eb, merr djathtas e rruga t\u00eb \u00e7on drejt e n\u00eb Valias.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Me t\u00eb arritur n\u00eb Valias, pyeta se ku ndodhet shkolla \u201cNiko Hoxha\u201d.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">&#8211; Ja, ajo nd\u00ebrtesa nj\u00ebkat\u00ebshe \u00ebsht\u00eb shkolla q\u00eb ti k\u00ebrkon, &#8211; m\u00eb sqaroi nj\u00eb mesoburr\u00eb. E fal\u00ebnderova dhe drejt e n\u00eb shkoll\u00eb. Si dit\u00eb e par\u00eb e shkoll\u00ebs, pasi kishte mbaruar cermonia e hapjes, nx\u00ebn\u00ebsit dhe m\u00ebsuesit gjendeshin n\u00ebp\u00ebr klasa. Drejtoria ndodhej n\u00eb hyrje t\u00eb shkoll\u00ebs, n\u00eb krahun e majt\u00eb. Trokita dhe hyra brenda. Drejtori i shkoll\u00ebs ishte zhytur n\u00eb morin\u00eb e letrave q\u00eb kishte hapur mbi tavolin\u00eb. Ngriti kok\u00ebn dhe m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">&#8211; T\u00eb prezantohem, jam m\u00ebsues i biologji-kimis\u00eb q\u00eb m\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">U \u00e7ua n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe m\u00eb uroi mir\u00ebseardhjen.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Pasi u prezantuam i thash\u00eb se qenk\u00ebrka shum\u00eb larg nga Tirana dhe rruga qenka shum\u00eb e keqe.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">-Mos u m\u00ebrzit, &#8211; m\u00eb qet\u00ebsoi , &#8211; \u00a0se \u00ebsht\u00eb dita e par\u00eb dhe t\u00eb duket e v\u00ebshtir\u00eb, por do t\u00eb m\u00ebsohesh.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Mori vendimin dhe e vendosi n\u00eb nj\u00eb dosje. I la t\u00eb gjitha pun\u00ebt dhe m\u00eb tha:<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">&#8211; Sot do shkosh n\u00eb sht\u00ebpi, nes\u00ebr hajde dhe fillo pun\u00eb. Tani do t\u00eb pim\u00eb nj\u00eb kafe bashk\u00eb dhe pastaj un\u00eb kthehem n\u00eb pun\u00eb dhe ti vazhdo p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, se un\u00eb kam shum\u00eb pun\u00eb. \u00cbsht\u00eb dita e par\u00eb e shkoll\u00ebs dhe kam problem me statistikat.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">S\u00eb bashku shkuam te lokali n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Valiasit. At\u00eb dit\u00eb lokali ishte mbushur plot dhe vet\u00ebm nj\u00eb tavolin\u00eb gjendej e lir\u00eb, posht\u00eb televizorit. Drejtori p\u00ebrsh\u00ebndeti t\u00eb pranishmit dhe, kur erdhi i zoti i lokalit, m\u00eb prezantoi edhe mua.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">-M\u00ebsuesi i ri i l\u00ebnd\u00ebs biologji-kimi nga Skrapari e me banim n\u00eb Tiran\u00eb, &#8211; i tha ai.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">I zoti i lokalit m\u00eb hodhi nj\u00eb shikim p\u00ebrbuz\u00ebs dhe u largua p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb porosin\u00eb. Drejtori vazhdonte t\u00eb\u00a0 tregonte se edhe ai kishte mbaruar n\u00eb ILP Shkod\u00ebr n\u00eb deg\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb, por un\u00eb e kisha mendjen gjetiu. M\u2019u duk shum\u00eb larg nga Tirana dhe isha n\u00eb m\u00ebdyshje, n\u00ebse do t\u00eb vazhdoja pun\u00eb pran\u00eb k\u00ebsaj shkolle apo jo!<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Drejtori m\u00eb psikologjisi mendimet e mia dhe m\u00eb pyeti:<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">&#8211; Nuk m\u00eb dukesh mir\u00eb, a ke ndonj\u00eb hall?<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">&#8211; Jo, jo, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; por m\u2019u duk shum\u00eb larg.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">&#8211; Dita e par\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, kur shkelin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb panjohur, por mos u m\u00ebrzit se bashk\u00eb do t\u2019ia kalojm\u00eb shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Ishte burr\u00eb babaxhan dhe fliste shtruar. Nuk e di, por ky drejtor m\u00eb hyri n\u00eb zem\u00ebr dhe un\u00eb sa ishte ai n\u00eb detyr\u00eb, kalova shum\u00eb mir\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Un\u00eb isha nj\u00eb nga m\u00ebsuesit e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb hapja serin\u00eb e m\u00ebsuesve t\u00eb rinj q\u00eb u pun\u00ebsuan at\u00eb vit n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cNiko Hoxha\u201d, Valias. M\u00ebsues t\u00eb ardhur nga rrethe t\u00eb ndryshme, por sidomos verior\u00eb u em\u00ebruan pas meje n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb. Ishte dita e dyt\u00eb dhe po merrja ngarkes\u00ebn m\u00ebsimore n\u00eb drejtori, kur befas u hap dera dhe nj\u00eb m\u00ebsuese e re hyri duke b\u00ebrtitur, sikur ia kishte fajin drejtori q\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebsuese e kishin transferuar nga shkolla e K\u00ebrrab\u00ebs n\u00eb Valias.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">-Mos u m\u00ebrzit, drejtor, se k\u00ebshtu e ka dita e par\u00eb e nd\u00ebrrimit t\u00eb shkollave, do t\u00eb shtrohet dhe kjo m\u00ebsuese e re e edukimit fizik, &#8211; e qet\u00ebsova drejtorin, pasi u largua m\u00ebsuesja e porsaardhur nga zyra, e cila l\u00ebshoi nj\u00eb bresh\u00ebri sharjesh, sikur ia kishte fajin drejtori. N\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs erdhi m\u00ebsuesi i matematik\u00ebs nga P\u00ebrmeti, i cili kishte punuar zv.-drejtor n\u00eb shkoll\u00ebn e B\u00ebrxull\u00ebs, por nj\u00eb shaka me drejtorin e Drejtoris\u00eb arsimore t\u00eb rrethit kishte qen\u00eb shkaku q\u00eb e kishin hequr si zv.-drejtor dhe e kishin transferuar n\u00eb shkoll\u00ebn e Valiasit.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Q\u00ebndronte i ngrysur gjith\u00eb koh\u00ebn dhe q\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb i mbeti hatri me mua, sepse nj\u00ebri nga ne duhet t\u00eb merrte klas\u00eb kujdestari dhe drejtori me t\u00eb drejt\u00eb gjykoi q\u00eb at\u00eb klas\u00eb ta merrte ai, pasi un\u00eb kisha vite q\u00eb isha larguar nga arsimi. M\u00eb pas u b\u00ebm\u00eb shok\u00eb, por hera-her\u00ebs ma p\u00ebrmendte se demek un\u00eb ia kisha b\u00ebr\u00eb me hile p\u00ebr klas\u00ebn n\u00eb kujdestari.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Jav\u00ebn e dyt\u00eb na erdhi nj\u00eb m\u00ebsuese histori-gjeografie nga Tropoja, vajz\u00eb e nj\u00eb ish-oficeri, por edhe kjo m\u00ebsuese pa arsim p\u00ebrkat\u00ebs nuk do q\u00ebndronte gjat\u00eb dhe vendin e saj do e zinte nj\u00eb patriot i saj nga Tropoja, q\u00eb kishte qen\u00eb drejtor n\u00eb shkoll\u00ebn e Tapiz\u00ebs, por ishte shkarkuar nga detyra. Vazhdova t\u00eb shkoj me motor n\u00eb Valias dhe, kur m\u00eb dilte ndonj\u00eb pun\u00eb hekuri, her\u00eb me leje dhe her\u00eb me raport, shk\u00ebputesha dhe mbaroja pun\u00ebt e l\u00ebna p\u00ebrgjysm\u00eb ose ato t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Dit\u00ebt kalonin dhe dal\u00ebngadal\u00eb u m\u00ebsova dhe fillova t\u00eb ushtroj profesionin me gjith\u00eb pasionin tim, q\u00eb prej nj\u00eb kohe prej tet\u00eb vjet\u00ebsh, jo se harrova an\u00ebn metodike t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies, se hera &#8211; her\u00ebs studioja programet dhe tekstet e sime shoqeje, q\u00eb jepte m\u00ebsim l\u00ebnd\u00ebn e biologjis\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cMysine Kokolari\u201d, n\u00eb Kombinat.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Un\u00eb vija me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb pune prej 18 vjet\u00ebsh n\u00eb shkolla t\u00eb ndryshme n\u00eb rrethin e Skraparit. I kisha provuar t\u00eb gjitha ciklet, q\u00eb nga ato me kat\u00ebr klas\u00eb n\u00eb arsimin fillor, tet\u00ebvje\u00e7ar, n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme pa shk\u00ebputje nga puna, profili agronomi dhe n\u00eb fund n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme, n\u00eb gjimnazin e Poli\u00e7anit nj\u00eb periudh\u00eb prej pes\u00eb vjet\u00ebsh dhe nuk kisha probleme nga ana metodike dhe shkencore, por vet\u00ebm se m\u00eb duhej t\u2019u p\u00ebrshtatesha risive t\u00eb reja q\u00eb po zbatoheshin n\u00eb ato vite n\u00eb shkoll\u00ebn 8-vje\u00e7are dhe m\u00eb pas n\u00eb 9- vje\u00e7are. Shkolla e Valiasit ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb projekt n\u00eb zbatim t\u00eb reform\u00ebs arsimore p\u00ebr njohjen e metodave t\u00eb reja t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies. Q\u00eb jav\u00ebn e dyt\u00eb mora pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt q\u00eb vazhdoi dy vjet. Pas vitit \u201996 nd\u00ebrrova disa drejtor\u00eb.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Q\u00eb vitin e par\u00eb organizova or\u00ebt e ekskursionit dhe \u00e7ova f\u00ebmij\u00ebt e klasave t\u00eb pesta dhe t\u00eb gjashta n\u00eb Apolloni t\u00eb Fierit, n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs, n\u00eb Velipoj\u00eb, Divjak\u00eb dhe n\u00eb Sh\u00ebngjin t\u00eb Lezh\u00ebs. Vitin e dyt\u00eb organizova ekskursionet n\u00eb Pez\u00eb, Dajt, Patok e Divjak\u00eb, Pogradec dhe n\u00eb fund t\u00eb mbylljes s\u00eb vitit organizova konkursin, materialin e t\u00eb cilit nx\u00ebn\u00ebsit e kishin t\u00eb zb\u00ebrthyer dhe t\u00eb detajuar me koncepte t\u00eb mir\u00ebfillta biologjike q\u00eb iu sh\u00ebrbenin p\u00ebr t\u00eb gjitha ciklet e arsimit n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7ar.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb vitin shkollor 2008-2009 organizova me shkoll\u00ebn e \u00c7erkez\u00ebs nj\u00eb konkurs ku mor\u00ebn pjes\u00eb dhe koleg\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb dy drejtorive dhe nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga DAR-i, Tiran\u00eb. Koleg\u00ebt filluan t\u00eb shfaqin shenja xhelozie dhe nuk e shikonin me sy t\u00eb mir\u00eb ecurin\u00eb e pun\u00ebs sime dhe rritjen e rezultateve n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e biologjis\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat un\u00eb jepja m\u00ebsim. N\u00eb vitin 2008 u fut l\u00ebnda e informatik\u00ebs. Kisha njohuri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb dhe fal\u00eb kualifikimeve arrita ta p\u00ebrvet\u00ebsoj mir\u00eb. Drejtori m\u00eb ngarkoi q\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb ta jepja un\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha klasat.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb dit\u00eb ky drejtori m\u00eb thirri n\u00eb drejtori dhe m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen q\u00eb t\u00eb mos merresha shum\u00eb me konkurset, por t\u00eb merresha me pun\u00ebt q\u00eb m\u00eb ngarkonte ai, ato t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb formular\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">-Nuk \u00ebsht\u00eb puna ime ajo, ke tre zv.-drejtor\u00eb dhe ngarkoji me pun\u00eb, &#8211; qe p\u00ebrgjigjja ime.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Disa her\u00eb kisha pasqyruar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cM\u00ebsuesi\u201d pun\u00ebn e mir\u00eb q\u00eb b\u00ebhej n\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb, por ky drejtor pa arsimin p\u00ebrkat\u00ebs mendjen e kishte q\u00eb t\u2019i b\u00ebje qejfin &#8230; Shikoja pun\u00ebn time dhe shpesh q\u00ebndroja n\u00eb kabinetin e informatik\u00ebs, l\u00ebnd\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e dhash\u00eb m\u00ebsim 6 vjet n\u00eb Valias dhe 4 vjet n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cV\u00ebllaz\u00ebrimi\u201d.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb shkoll\u00ebn e Valiasit punova nga viti 2004 deri n\u00eb vitin 2015. Para se t\u00eb largohem n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cV\u00ebllaz\u00ebrimi\u201d, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs q\u00eb m\u00eb ofroi drejtori, shfletova gjith\u00eb arkivin e shkoll\u00ebs Valias dhe p\u00ebrpilova historikun e shkoll\u00ebs me rastin e 75-vjetorit t\u00eb hapjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u00a0Redaktoi dhe korektoi: Muhamet Cenko<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Vazhdon&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Bashkim Saliasi \u00a0 \u00a0RIKTHIMI N\u00cb PROFESIONIN E NDERUAR T\u00cb M\u00cbSUESIT Pas tet\u00eb vjet nd\u00ebrprerjeje n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie rikthehem p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb profesion. Di\u00e7ka e dhimbshme p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebsues q\u00eb detyrohet t\u00eb braktis\u00eb profesionin p\u00ebr mbijetes\u00eb. Por, n\u00ebse do t\u2019i referohemi shprehjes \u201cMerre jet\u00ebn si t\u00eb vij\u00eb!\u201d, nuk jam aspak \u201cpishman\u201d q\u00eb n\u00eb k\u00ebto tet\u00eb vjet q\u00eb punova [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3134,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-4341","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4341","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4341"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4341\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4342,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4341\/revisions\/4342"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3134"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4341"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4341"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4341"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}