{"id":4374,"date":"2026-11-23T15:51:05","date_gmt":"2026-11-23T14:51:05","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4374"},"modified":"2026-11-23T15:51:11","modified_gmt":"2026-11-23T14:51:11","slug":"bashkim-saliasi-njohja-me-shoqen-e-jetes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/11\/23\/bashkim-saliasi-njohja-me-shoqen-e-jetes\/","title":{"rendered":"Bashkim Saliasi: NJOHJA ME SHOQEN E JET\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\"><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\">Bashkim Saliasi<\/span><\/span><\/p>\n<p><strong><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\"><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\">\u00a0NJOHJA ME SHOQEN OCH JET\u00cbS<\/span><\/span><\/strong><\/p>\n<p><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\"><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\">Vitet &#8217;70 qen\u00eb vite t\u00eb vrullshme t\u00eb zhvillimit t\u00eb industris\u00eb dhe infrastruktur\u00ebs s\u00eb s\u00e4lja ton\u00eb. Krahas d\u00e4ck edhe niveli i jet\u00ebs kulturore mori nj\u00eb zhvillim t\u00eb shpejt\u00eb. Njer\u00ebzit punonin dhe arg\u00ebtoheshin. Sporti, kinemaja dhe mbr\u00ebmjet e vall\u00ebzimit zinin pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb. \u00c7do t\u00eb shtun\u00eb na rreshtonin para shkoll\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb ne konviktor\u00ebve dhe na shpinin n\u00eb kinema &#8221;Republika&#8221;, q\u00eb gjendej n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Fierit, av\u00ebr Azotikut, rrug\u00ebs kur \u00ebshkojelor. Jag ska \u00e5tg\u00e4rda, jag har ett hotell som \u00e4r &#8221;Vjosa&#8221;. P\u00ebrshkonim goxha rrug\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe nuk na linin rehat dhe moshatar\u00ebt tan\u00eb qytet\u00ebs, duke na thirrur me gjith\u00ebfar\u00eb epitetesh, sepse ne djemt\u00eb na qethnin zero.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\"><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\">Nga filmat q\u00eb kemi par\u00eb, si &#8220;Shpatorja e verb\u00ebr&#8221;, n\u00eb mendje m\u00eb ka mbetur filmi &#8221;Qiell e balt\u00eb&#8221;, nj\u00eb film skandaloz p\u00ebr mosh\u00ebn ton\u00eb. Kush e ka par\u00eb, e di p\u00ebrmbajtjen dhe vlerat edukative q\u00eb kishte ai film. Gjat\u00eb shfaqjes s\u00eb filmit gjysma jon\u00eb u largua nga salla e kinemas\u00eb \u2026<\/span><\/span><\/p>\n<p><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\"><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\">Pothuajse \u00e7do t\u00eb shtun\u00eb organizonim mbr\u00ebmje vall\u00ebzimi. Ato zgjatnin deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs dhe ndonj\u00ebher\u00eb deri n\u00eb or\u00ebn 3,00 e 4,00, pas mesnate. Nuk ndienim lodhje, se ishim t\u00eb rinj. P\u00ebrve\u00e7 mbr\u00ebmjeve, q\u00eb organizoheshin n\u00eb sall\u00ebn e ngr\u00ebnies (n\u00eb mens\u00ebn e konviktit, n\u00eb katin e par\u00eb), ne djemt\u00eb &#8221;\u00e7apk\u00ebn\u00eb&#8221;, si\u00e7 na quanin, u njoh\u00ebm dhe me djemt\u00eb q\u00eb u binshkor ta me dhek l\u00ebviznim n\u00eb t\u00eb gjitha nd\u00ebrmarrjet e Fierit, ku klasa pun\u00ebtore organizonte mbr\u00ebmje vall\u00ebzimi.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\"><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\">N\u00eb fond t\u00eb vitit t\u00eb tret\u00eb, n\u00eb muajin qershor, u njoha me nj\u00eb vajz\u00eb bionde q\u00eb m\u00eb t\u00ebrhoqi si me magji. At\u00eb mbr\u00ebmje k\u00ebrcyem pothuajse gjith\u00eb koh\u00ebn bashk\u00eb. Nj\u00eb ndjenj\u00eb e brendshme m\u00eb ngacmonte, por kjo do t\u00eb vinte duke u forcuar n\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb kat\u00ebrt, kur ne na \u00e7uan n\u00eb Sh\u00ebnd\u00eblli p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zborin ushtarak. Gjat\u00eb gjith\u00eb vitit shoq\u00ebroheshim bashk\u00eb dhe u b\u00ebm\u00eb objekt diskutimi i m\u00ebsuesve tan\u00eb, q\u00eb e shikonin lindjen e &#8221;dashuris\u00eb&#8221; mig xhelozi. N\u00eb muajin shtator t\u00eb vitit 1973, n\u00eb aksion, n\u00eb sektorin e Quk\u00ebsit, pasi h\u00ebngr\u00ebm buk\u00eb, kishim dal\u00eb prapa bibliotek\u00ebs mbi rrug\u00ebn nacionale dhe aty u putha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me shoqen \u00eb n \u00eb n \u00eb n n cil, m \u00eb jet\u00ebn s\u00eb bashku. Dashuria jon\u00eb mbijetoi se ishte dashuri e sinqert\u00eb dhe e past\u00ebr, e bazuar n\u00eb ndjenja miq\u00ebsore.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\"><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\">Kan\u00eb kaluar 46 vjet q\u00eb nga dita q\u00eb u njoh\u00ebm dhe sot e k\u00ebsaj dite ndihemi sikur kemi lindur dhe jemi rritur bashk\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e jet\u00ebs. Ne luftuam p\u00ebr dashurin\u00eb dhe fituam duke thyer \u00e7do tabu \u2026<\/span><\/span><\/p>\n<p><strong><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\"><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\">KORRIK 1971<\/span><\/span><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mbarim t\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb ne, nx\u00ebn\u00ebsit e klas\u00ebs I<sup>E<\/sup> na ndan\u00eb nga vajzat, t\u00eb cilat kryen pun\u00ebn fizike gjat\u00eb muajit qershor. Ne, djemt\u00eb, na d\u00ebrguan n\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb m\u00eb 1 qershor dhe m\u00eb 15 qershor u paraqit\u00ebm p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb shkoll\u00eb, p\u00ebr t\u00eb punuar te pallati q\u00eb nd\u00ebrtonte shkolla me kontribut vullnetar, p\u00ebr t\u00eb strehuar punonj\u00ebsit e vet. Nga data 16 deri n\u00eb dat\u00ebn 30 kryem pun\u00ebn fizike n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb ustallar\u00ebve q\u00eb nd\u00ebrtonin pallatin me kontribut vullnetar.<\/p>\n<p>Ne, djemt\u00eb, kishim p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb furnizonim ustallar\u00ebt me lla\u00e7 e tulla. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00ebsuesi q\u00eb drejtonte pun\u00ebn prodhuese na caktoi gjasht\u00eb vet\u00eb q\u00eb t\u00eb shkonim n\u00eb Seman dhe t\u00eb ngarkonim skod\u00ebn me r\u00ebr\u00eb. Pasi ngarkuam skod\u00ebn me r\u00ebr\u00eb, shoferi na lejoi q\u00eb t\u00eb laheshim n\u00eb det. Vrapuam t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb dhe u zhyt\u00ebm n\u00eb uj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb larguar zhulin q\u00eb na kishte mbuluar. Kaloi nj\u00eb or\u00eb dhe shoferi na lajm\u00ebroi se do t\u00eb iknim, pasi shkoi von\u00eb. Nj\u00ebri nga shok\u00ebt tan\u00eb nuk gjendej gj\u00ebkundi. E k\u00ebrkuam gjithandej, por gjetja e tij midis plazhist\u00ebve ishte e pamundur. Shoferi ndezi skod\u00ebn dhe nuk pyeti n\u00eb se shoku yn\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb rrobat n\u00eb kabin\u00eb, por llogariti q\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb koh\u00ebn e duhur n\u00eb qendr\u00ebn e pun\u00ebs. Na mbeti koka prapa, por shoku yn\u00eb nuk dukej gj\u00ebkundi. Shkarkuam skod\u00ebn dhe shkuam n\u00eb konvikt, por mendjen e kishim te shoku yn\u00eb q\u00eb ishte vet\u00ebm me mbathje t\u00eb bardha, n\u00eb bregun e detit Seman.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb djali, q\u00eb e p\u00ebrshkoi rrug\u00ebn nga Semani n\u00eb Fier n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, do t\u00eb na tregonte se nuk e merrte asnj\u00eb makin\u00eb dhe ishte torturuar jo vet\u00ebm nga rruga, por dhe nga sharjet e kalamajve q\u00eb e ndiqnin rrug\u00ebs, derisa arrinte q\u00eb t\u2019u shmangej duke kaluar n\u00ebp\u00ebr parcelat e mbjella me mis\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cHer\u00eb-her\u00eb,- tregonte shoku yn\u00eb, futesha n\u00eb arat me mis\u00ebr dhe mundohesha q\u00eb t\u00eb mos kisha kontakt me njer\u00ebzit\u201d.\u00a0 Neve edhe na qeshej, por m\u00eb shum\u00eb na vinte keq, sesi e p\u00ebsoi shoku yn\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb qershori, si u detyrua ta p\u00ebrshkonte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe vet\u00ebm me mbathje rrug\u00ebn Seman-Fier\u2026<\/p>\n<p><strong>N\u00cb DRAGOSTUNJ\u00cb, MUAJI QERSHOR 1972<\/strong><\/p>\n<p>Fundi i vitit t\u00eb dyt\u00eb na gjeti n\u00eb aksionin e rinis\u00eb, n\u00eb hekurudh\u00ebn Elbasan-P\u00ebrrenj\u00ebs, n\u00eb sektorin e Dragostunj\u00ebs. Bashk\u00eb me ne ishte dhe shkolla pedagogjike e Elbasanit, vitet e dyta dhe student\u00ebt e ILP-s\u00eb, Shkod\u00ebr, dega matematik\u00eb-fizik\u00eb dhe gjuh\u00eb-let\u00ebrsi. Na rregulluan n\u00eb nj\u00eb kapanon gjith\u00eb djemt\u00eb e shkoll\u00ebs son\u00eb dhe t\u00eb Elbasanit, nj\u00ebsoj si n\u00eb nj\u00eb \u201cstall\u00eb derrash\u201d, n\u00eb krevate prej d\u00ebrrase, dyshek\u00eb me kasht\u00eb dhe \u00e7ar\u00e7af\u00eb prej p\u00eblhure t\u00eb bardh\u00eb. Flinim a s&#8217;flinim dy-tri or\u00eb nat\u00ebn, se pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb koh\u00ebs q\u00ebndronim zgjuar. Rrobat i lanim n\u00eb nj\u00eb lum\u00eb q\u00eb rridhte nga i nj\u00ebjti fshat. Mungonin mjetet lar\u00ebse dhe ndiheshim jasht\u00ebzakonisht keq, p\u00ebrsa i p\u00ebrket higjien\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb ato vite filluam t\u00eb p\u00ebrdornim vajin e flok\u00ebve dhe livandot, t\u00eb cilat i k\u00ebrkonte mosha. Dol\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Librazhd dhe, pasi sh\u00ebtit\u00ebm qytetin, mor\u00ebm rrug\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr n\u00eb sektorin e Dragostunj\u00ebs. At\u00eb dit\u00eb isha rrojtur n\u00eb m\u00ebngjes dhe isha dezinfektuar me livando me nj\u00eb arom\u00eb ndjell\u00ebse. Sa kalojm\u00eb ur\u00ebn e Librazhdit, te rrapet, ve\u00e7 kur na u grumbulluan nj\u00eb num\u00ebr i madh blet\u00ebsh, q\u00eb na pickonin ku t\u00eb mundnin. Nuk dinim se \u00e7&#8217;t\u00eb b\u00ebnim dhe n\u00eb nj\u00eb moment mblodh\u00ebm mendjen dhe u fut\u00ebm n\u00eb lum\u00eb, se rrezik t\u00eb ishim shtruar n\u00eb spital nga helmi i tyre. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb nuk p\u00ebrdor m\u00eb aroma t\u00eb forta, sepse e p\u00ebsova paq un\u00eb dhe shok\u00ebt e shoqet e mia.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb na fusnin n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, ne pedagogjikasit dhe student\u00ebt e ILP-s\u00eb, Shkod\u00ebr. Ne ishim t\u00eb vegj\u00ebl dhe klasa jon\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga vajza e djem. Punonim me turne. Betonin e b\u00ebnim me krah\u00eb. N\u00eb mbr\u00ebmje jepeshin rezultatet e realizimit t\u00eb norm\u00ebs ditore. \u00c7do mbr\u00ebmje flamuri kalonte her\u00eb nga shkolla jon\u00eb dhe her\u00eb nga ajo e Elbasanit, kurse student\u00ebt e Shkodr\u00ebs nuk dilnin m\u00eb shum\u00eb se 5% deri n\u00eb 15-20%. Na dukej \u00e7udi q\u00eb student\u00ebt nuk realizonin norm\u00ebn dhe gjith\u00eb dit\u00ebn q\u00ebndronin n\u00eb lumin e Shkumbinit duke b\u00ebr\u00eb plazh, djem dhe vajza, pa e vrar\u00eb mendjen p\u00ebr kritik\u00ebn q\u00eb u b\u00ebnin \u00e7do dark\u00eb. N\u00eb ato vite liria e artit sikur i kishte kaluar caqet dhe kishte fituar nj\u00eb far\u00eb shpengimi. \u00c7do fundjav\u00eb vinte nga Tirana Ansambli i K\u00ebng\u00ebve dhe Valleve Popullore. N\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e ansamblit vinin dhe k\u00ebng\u00ebtar\u00eb, si: Sherif Merdani, Liljana Kondak\u00e7i etj.<\/p>\n<p>Jeta kulturore ishte e mbushur plot me veprimtari, kurse kushtet e fjetjes, ngr\u00ebnies dhe t\u00eb pun\u00ebs ishin mizerje. Aty u njoh\u00ebm dhe me shok\u00ebt e shoqet e Elbasanit dhe me nj\u00ebrin nga ata, kur shkova student, do t\u00eb vazhdonim vitin e par\u00eb bashk\u00eb. Naun Dine e kishte emrin dhe ishte nga Gostivishti i Ersek\u00ebs. Mori t\u00eb gjitha provimet e vitit t\u00eb par\u00eb, por e dogji l\u00ebnda e rusishtes, t\u00eb cil\u00ebn nuk erdhi ta jepte as n\u00eb vjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Pas dy vjet\u00ebsh e takova rast\u00ebsisht n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs, t\u00eb veshur me rrobat e ushtarit. Nuk kishim shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb dispozicion, si ai edhe un\u00eb. Kishim kaluar shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb dy dhe nuk pat\u00ebm koh\u00eb as t\u00eb \u00e7malleshim. Nga ata q\u00eb kam pyetur, m\u00eb kan\u00eb treguar se m\u00eb von\u00eb filloi pijen dhe u martua me nj\u00eb grua me f\u00ebmij\u00eb. Gjithmon\u00eb e mendoj Naunin si nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb qeshur dhe t\u00eb sinqert\u00eb, por ja q\u00eb jeta nuk dihet si t\u00eb merr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ngjarje q\u00eb hodhi rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb qe dhe &#8221;vizita&#8221; q\u00eb i b\u00ebm\u00eb fshatit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se cilat fruta ishin pjekur. Ishte fundi i qershorit dhe ishin pjekur qershit\u00eb, ishin rritur bajamet dhe kumbullat. Por m\u00eb t\u00eb mira ishin qershit\u00eb. N\u00eb &#8221;vizit\u00ebn&#8221; q\u00eb po i b\u00ebnim fshatit nuk ishim vet\u00ebm djem, por dhe vajza. N\u00eb mes t\u00eb fshatit gjet\u00ebm nj\u00eb qershi q\u00eb ishte ngarkuar aq shum\u00eb, sa gati po i thyheshin deg\u00ebt. Nuk ngurruam dhe hip\u00ebm n\u00eb t\u00eb, por nuk e dinim ne se syri &#8221;vigjilent&#8221; i popullit ruante pasurin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ul\u00ebrim\u00eb q\u00eb jehoi tutje n\u00eb mal, b\u00ebri q\u00eb ne t\u00eb nd\u00ebrprisnim shakat\u00eb tona dhe, ve\u00e7 kur shohim nj\u00eb plak\u00eb me dy qen sa nj\u00eb gomar, q\u00eb na u v\u00ebrsul\u00ebn drejt qershis\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrroit mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga qent\u00eb e plak\u00ebs ishin m\u00eb t\u00eb sigurta dhe t\u00eb tre, sa ishim t\u00eb hipur n\u00eb qershi, u b\u00ebrtit\u00ebm vajzave q\u00eb t\u00eb dilnin matan\u00eb p\u00ebrroit. Nuk mbaj mend lart\u00ebsin\u00eb q\u00eb k\u00ebrcyem nga pema e qershis\u00eb dhe ve\u00e7se e vum\u00eb re q\u00eb, kur kaluam p\u00ebrroin, v\u00ebshtronim qent\u00eb q\u00eb lehnin dhe plak\u00ebn q\u00eb na k\u00ebrc\u00ebnonte, me nj\u00eb dru n\u00eb dor\u00eb e thoshte se po t\u00eb na kishte kapur, do t\u00eb na e rregullonte qejfin.<\/p>\n<p>Kisha tre muaj pa u qethur dhe flok\u00ebt m\u00eb ishin rritur shum\u00eb. M\u00eb p\u00eblqente t\u2019i mbaja flok\u00ebt e gjata, po kush t\u00eb linte &#8230;?! Kur mbaruam aksionin, isha veshur me nj\u00eb pal\u00eb pantallona xhins, &#8221;kauboj&#8221;, si\u00e7 i quanin at\u00ebher\u00eb, q\u00eb p\u00ebr ne n\u00eb ato vite ishin &#8221;mod\u00eb e huaj&#8221;. N\u00eb brez kisha vendosur nj\u00eb pal\u00eb pinca elektrike, truke t\u00eb mosh\u00ebs dhe kur vijm\u00eb n\u00eb Poli\u00e7an, zbres nga autobusi e shkoj t\u00eb takoj tim v\u00eblla, Izetin, q\u00eb at\u00eb vit punonte n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Pasdite u ngjit\u00ebm bashk\u00eb p\u00ebr n\u00eb Dobrush\u00eb. Gjat\u00eb rrug\u00ebs, larg e larg, ma hodhi muhabetin se kisha vajtur p\u00ebr shkoll\u00eb dhe nuk kisha p\u00ebrse t\u2019i mbaja flok\u00ebt kaq t\u00eb gjata etj., etj.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e dyt\u00eb ishte e diel dhe n\u00eb sht\u00ebpi gjendej dhe im v\u00eblla, Zylfoja. M\u00eb &#8221;h\u00ebngri&#8221; me hall, si i thon\u00eb fjal\u00ebs dhe m\u00eb futi &#8221;n\u00eb g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb&#8221;, me pretendimin q\u00eb t\u00eb m\u2019i shkurtonte pak flok\u00ebt. Nuk shikoja gj\u00eb se si po m\u00eb qethte prapa dhe ve\u00e7, kur filloi para, ma b\u00ebri kok\u00ebn &#8221;tull\u00eb&#8221;. U m\u00ebrzita sa s&#8217;b\u00ebhej, por nuk kisha se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja. Dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb shkova n\u00eb pun\u00eb af\u00ebr Jaupasit n\u00eb Bogov\u00eb, ku punoja me shokun tim t\u00eb pedagogjikes, q\u00eb edhe ai i kishte rritur flok\u00ebt m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb. Shok\u00ebt filluan t\u00eb talleshin me mua. M\u00eb vinte plasje, kur shok\u00ebt e mi talleshin dhe kjo la gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb kujtes\u00ebn time. Ia kujtoj shpesh v\u00ebllait edhe tani q\u00eb kan\u00eb kaluar shum\u00eb vjet.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>FRAKU<\/strong><\/p>\n<p>Me lek\u00ebt q\u00eb sigurova gjat\u00eb pun\u00ebs n\u00eb ver\u00eb, kur shkova n\u00eb Fier, bleva nj\u00eb stof polak me vija, t\u00eb cilin e qepa n\u00eb Patos, te nj\u00eb rrobaqep\u00ebs shum\u00eb i mir\u00eb. Xhaket\u00ebn ma qepi me jak\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe dy t\u00eb \u00e7ara prapa. Q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb e vesha n\u00eb muajin tetor, m\u00ebsuesja ime kujdestare, m\u00eb b\u00ebrtiti:<\/p>\n<p>-Me pantallona &#8221;kauboj\u201d dhe tani na paske prer\u00eb dhe frak, h\u00eb \u2026?!<\/p>\n<p>Nuk e kisha iden\u00eb se k\u00eb quante \u201cfrak\u201d m\u00ebsuesja ime, q\u00eb kishte mbaruar n\u00eb Rusi p\u00ebr pedagogji-psikologji, dhe pa djall\u00ebzi e pyes, se cilit i thoshin \u201cfrak\u201d?<\/p>\n<p>Kaq u desh dhe m\u00ebsuesja kujdestare rreth nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb p\u00ebrjashtoi nga konvikti dhe m\u00eb detyroi q\u00eb t\u00eb mos vishja m\u00eb as pantallonat, as xhaket\u00ebn. Nd\u00ebrrova rrobat p\u00ebr nj\u00eb muaj me shokun tim t\u00eb tet\u00ebvje\u00e7ares, t\u00eb cilit nuk i thoshin asnj\u00eb fjal\u00eb, se ishte i rregullt n\u00eb veshje dhe m\u00ebsime.<\/p>\n<p>Dhunimi q\u00eb po m\u00eb b\u00ebnin po i kalonte caqet. Isha gati t\u00eb kaloja n\u00eb nj\u00eb stres q\u00eb nuk kishte kufi. Prekesha shpejt dhe nga s\u00ebmundja q\u00eb kisha kaluar n\u00eb vog\u00ebli, shpesh m\u00eb binte t\u00eb fik\u00ebt. Kjo gj\u00eb m\u00eb ndodhi nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb klas\u00eb dhe desh i mbeta m\u00ebsueses n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>U alarmua dhe m\u00eb von\u00eb m\u00eb k\u00ebrkoi t&#8217;i tregoja arsyen p\u00ebrse m\u00eb ndodhte q\u00eb t\u00eb kaloja n\u00eb gjendje t\u00eb fik\u00ebti. Ia shpjegova shkurtimisht shkaqet dhe ajo sikur ndryshoi mendim p\u00ebr pak koh\u00eb, por nuk harronte t\u00eb m\u00eb b\u00ebrtiste kur hynte te oborri i shkoll\u00ebs dhe m\u00eb shikonte me t\u00eb dashur\u00ebn time, e cila vite m\u00eb von\u00eb do t\u00eb ishte shoqja ime e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesja ime kujdestare vite m\u00eb von\u00eb nd\u00ebrroi sht\u00ebpin\u00eb, nga pallati shkoi n\u00eb sht\u00ebpi private, ku banonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lagje dhe rrug\u00eb me motr\u00ebn e gruas sime. Disa her\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb m\u00eb takonte, por un\u00eb nuk pranova, se nuk i hiqja dot nga mendja ul\u00ebrimat e saj kudo q\u00eb m\u00eb shikonte, brenda dhe jasht\u00eb shkoll\u00ebs. Edhe disa vjet m\u00eb von\u00eb m\u00eb dukej se d\u00ebgjoja z\u00ebrin e saj t\u00eb \u00e7jerr\u00eb kudo q\u00eb shkoja n\u00eb mjediset e shkollave t\u00eb tjera. Stresi t\u00eb vret dhe nuk t\u00eb krijon premisa p\u00ebr ta shijuar mosh\u00ebn e rinis\u00eb. K\u00ebto ishin brengat e koh\u00ebs t\u00eb atij sistemi q\u00eb kontrollonte jet\u00ebn e individit deri n\u00eb detaje, pra, jet\u00ebn e lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur nga t\u00eb tjer\u00ebt\u2026<\/p>\n<p><strong>MIQ\u00cbSIA N\u00cb KUFIJT\u00cb E DASHURIS\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Ishte fundi i vitit t\u00eb tret\u00eb. Isha njohur nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb zbor me dy vajza t\u00eb vitit t\u00eb dyt\u00eb, nj\u00ebra nga Libofsha dhe tjetra nga Krutja e Lushnj\u00ebs. Nj\u00ebra nga vajzat ishte bionde dhe tjetra brune. Me vajz\u00ebn bionde fillova t\u00eb shoq\u00ebrohesha m\u00eb shum\u00eb, kurse me brunen shoq\u00ebrohej shoku im i klas\u00ebs, P\u00ebllumbi. Ne na gjeje kudo bashk\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha mbr\u00ebmjet filluam t\u00eb k\u00ebrcenim t\u00eb kat\u00ebrt, pa pyetur p\u00ebr vajzat e tjera, q\u00eb na ftonin n\u00eb vall\u00ebzim. Kur e njoha shoqen e jet\u00ebs, ajo vishej me nj\u00eb pal\u00eb pantallona doku blu dhe nj\u00eb triko me vija t\u00eb kuqe. Syt\u00eb e saj kur ndeshnin me syt\u00eb e mi l\u00ebshonin &#8221;xixa&#8221;.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00ebra nga vajzat m\u00eb t\u00eb sinqerta q\u00eb kisha njohur deri n\u00eb ato momente. U ndam\u00eb miq\u00ebsisht \u00a0n\u00eb fund t\u00eb qershorit dhe i premtuam nj\u00ebri-tjetrit q\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs do t\u00eb shk\u00ebmbenim letra midis nesh. Kudo q\u00eb shkoja, para m\u00eb dilte fytyra &#8221;\u00ebngj\u00ebllore&#8221; e k\u00ebsaj vajze t\u00eb thjesht\u00eb nga Myzeqeja. Besimi dhe emri i saj ishte i fes\u00eb s\u00eb krishter\u00eb, por n\u00eb ato vite ishte zbutur shum\u00eb hendeku i ndarjes midis besimeve dhe feja nuk p\u00ebrfillej q\u00eb n\u00eb vitin 1967, kur u zhduk\u00ebn kishat dhe xhamit\u00eb.<\/p>\n<p>Muajin shtator e prisja me padurim. E habitshme! Marr\u00ebdh\u00ebniet tona ishin thjesht shoq\u00ebrore dhe miq\u00ebsore dhe n\u00eb asnj\u00eb moment nuk e kaluam &#8221;cakun&#8221;, derisa mor\u00ebm miratimin e dy familjeve tona n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ishim student\u00eb.<\/p>\n<p>Filluam t\u00eb shoq\u00ebroheshim shum\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet tona ran\u00eb n\u00eb sy t\u00eb shok\u00ebve e shoqeve &#8221;vigjilente&#8221;, q\u00eb ruanin rendin e qet\u00ebsin\u00eb. Nuk vonoi dhe erdh\u00ebn dhe reagimet e para. \u201cKe r\u00ebn\u00eb shum\u00eb n\u00eb m\u00ebsime dhe ki kujdes se je dhe n\u00eb vit t\u00eb kat\u00ebrt,\u201d- m\u00eb thot\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, q\u00eb n\u00eb pik\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit, m\u00ebsuesja ime kujdestare.<\/p>\n<p>Nuk linte dit\u00eb pa na kontrolluar p\u00ebr cigare ne djemt\u00eb &#8221;\u00e7apk\u00ebn\u00eb&#8221;, si\u00e7 na quante ajo. Dhe ja tani kishte filluar t\u00eb m\u00eb ngacmonte dhe n\u00eb ndjenjat e mia t\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb kishin lindur p\u00ebr at\u00eb vajz\u00eb. B\u00ebra sikur nuk e kuptova.<\/p>\n<p>&#8211; Me ty e kam,- m\u00eb foli nga pas.<\/p>\n<p>&#8211; Po, po, &#8211; u p\u00ebrgjigja, &#8211; e mora vesh.<\/p>\n<p>Dilnim \u00e7do mbr\u00ebmje bashk\u00eb me shokun tim n\u00eb drejtime t\u00eb ndryshme, ai me t\u00eb dashur\u00ebn e tij dhe un\u00eb me timen. Endeshim rrug\u00ebve, ku &#8221;ngopnim&#8221; nj\u00ebri-tjetrin me t\u00eb puthura t\u00eb st\u00ebrgjatura q\u00eb na jepnin k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb paimagjinueshme. K\u00ebshtu vazhdonim, pothuajse \u00e7do dit\u00eb pas ngr\u00ebnies s\u00eb dark\u00ebs, me p\u00ebrjashtim t\u00eb dit\u00ebve me shi. Por nuk thon\u00eb kot, q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do ta p\u00ebsosh.<\/p>\n<p>Kishim dal\u00eb, si zakonisht, t\u00eb dyja \u00e7iftet dhe shoku im u vonua m\u00eb shum\u00eb se koha e llogaritur. At\u00eb dit\u00eb kishte ardhur n\u00eb konvikt drejtoresha e shkoll\u00ebs, p\u00ebr inspektim n\u00ebp\u00ebr dhoma. &#8221;Vigjilenti&#8221; kishte raportuar n\u00eb koh\u00eb dhe ne u zum\u00eb gafil. T\u00eb nes\u00ebrmen ndodhi gj\u00ebma.<\/p>\n<p>Mua m\u00eb p\u00ebrjashtoi p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb nga konvikti, se u ndesha ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me t\u00eb, kurse shoku im q\u00eb kryente edhe detyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb konviktit, (q\u00eb sa her\u00eb q\u00eb hynim n\u00eb mens\u00eb, b\u00ebnte rreshtimin), se si u justifikua at\u00eb dit\u00eb, nuk e mora vesh dhe ai e mbylli shpejt problemin e vones\u00ebs.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e dyt\u00eb shoku im m\u00eb tregoi se e kishte g\u00ebnjyer drejtoresh\u00ebn, duke i th\u00ebn\u00eb se kjo vajza m\u00eb k\u00ebrkoi ta shoq\u00ebroja p\u00ebr n\u00eb post\u00eb se kishte nj\u00eb thirrje me familjen e saj. Ai, gjithashtu, nuk njihej si prish\u00ebs i rregullit dhe qet\u00ebsis\u00eb. Gjat\u00eb gjith\u00eb vitit t\u00eb kat\u00ebrt me vajz\u00ebn q\u00eb dashuroja nuk m\u00eb lan\u00eb nj\u00eb dit\u00eb rehat. Me plot goj\u00ebn e them se ma &#8221;nxin\u00eb&#8221; jet\u00ebn. Kudo q\u00eb shkoja syri &#8221;vigjilent&#8221; m\u00eb ndiqte hap pas hapi dhe jepte raportimet n\u00eb &#8221;qend\u00ebr&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin shtator t\u00eb vitit 1973 ne, nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs pedagogjike t\u00eb Fierit, na d\u00ebrguan n\u00eb aksionin e rinis\u00eb, n\u00eb hekurudh\u00ebn Elbasan-P\u00ebrrenj\u00ebs. Ishte nj\u00eb nga muajt m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb aksione, sepse ne t\u00eb klas\u00ebs\u00a0 IV<sup>E<\/sup> na caktonin gjithmon\u00eb turni i tret\u00eb, pasi klasat e tjera ishin vet\u00ebm femra. Kontaktet tona me m\u00ebsuesit ishin shum\u00eb t\u00eb rralla. T\u00eb gjith\u00eb ne djemt\u00eb rrit\u00ebm flok\u00ebt. Kur u kthyem n\u00eb Fier me autobus, gjith\u00eb rrug\u00ebn un\u00eb dhe Angjelina q\u00ebndruam bashk\u00eb dhe shok\u00ebt dhe shoqet na ngacmonin me shakat\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Me t&#8217;u kthyer n\u00eb Fier, pas nj\u00eb dushi, bashk\u00eb me shokun tim, shkuam te studio \u201cApolonia\u201d, tek ura e Gjanic\u00ebs, q\u00eb lidh lagjen \u201c1 Maji\u201d me qendr\u00ebn, dhe b\u00ebm\u00eb fotografi. Dit\u00ebn e dyt\u00eb u qeth\u00ebm, sepse filloi &#8221;revolucioni kulturor\u201d, ku na impononin si t\u00eb visheshim dhe si t\u00eb qetheshim, pra nd\u00ebrhynin deri n\u00eb imt\u00ebsi, se si ta b\u00ebnim jet\u00ebn. \u00c7do gj\u00eb kontrollohej nga \u201csyri vigjilent\u201d i njer\u00ebzve t\u00eb partis\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>SHTATOR 1973, N\u00cb AKSION, SEKTORI QUK\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>Kat\u00ebr vjet t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme dhe tre vjet t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb nuk na u ndan\u00eb aksionet e rinis\u00eb. U paraqit\u00ebm n\u00eb shkoll\u00eb m\u00eb 29 gusht. At\u00eb dit\u00eb mor\u00ebm vesh, se m\u00eb 1 shtator do t\u00eb niseshim n\u00eb aksion, n\u00eb hekurudh\u00ebn Elbasan-P\u00ebrrenj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kryer pun\u00ebn prodhuese.<\/p>\n<p>Juve q\u00eb lexoni k\u00ebto radh\u00eb ju duket \u00e7udi, por puna prodhuese ishte nj\u00ebri nga tre komponent\u00ebt: m\u00ebsim, pun\u00eb, kalitje. Nuk ishim p\u00ebrgatitur p\u00ebr pun\u00eb, por p\u00ebr fillimin e nj\u00eb viti m\u00ebsimor. Na nis\u00ebn me autobus\u00eb gjith\u00eb shkoll\u00ebn. Udh\u00ebtimi qe i k\u00ebndsh\u00ebm. Me radh\u00eb p\u00ebrshkuam qytetet Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb, La\u00e7, Vor\u00eb, Plepat e Durr\u00ebsit, Kavaj\u00eb, Rrogozhin\u00eb, Peqin, Elbasan, Librazhd dhe mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb sektorin e Quk\u00ebsit, nga ora 14.00 pasdite. Kapanonet u mbush\u00ebn me vajza, kurse ne djemt\u00eb na vendos\u00ebn n\u00eb \u00e7adra ushtarake mbi kapanonet e femrave, larg syve t\u00eb m\u00ebsuesve tan\u00eb. Pasi na treguan \u00e7adrat, na dhan\u00eb nga nj\u00eb k\u00ebll\u00ebf dysheku dhe na treguan mullar\u00ebt se ku do t\u00eb mbushnim dyshek\u00ebt me byk p\u00ebr t\u00eb fjetur.<\/p>\n<p>I vendos\u00ebm dyshek\u00ebt e mbushur me kasht\u00eb direkt n\u00eb tok\u00eb, n\u00eb \u00e7adr\u00ebn kat\u00ebrvend\u00ebshe. Rreth kapanoneve gjet\u00ebm ndonj\u00eb d\u00ebrras\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, ku vendos\u00ebm valixhet tona. N\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira fjetjeje, klas\u00ebn ton\u00eb e caktuan turni i tret\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb muajit. Nga turni i tret\u00eb ktheheshim n\u00eb or\u00eb 6 e 30 n\u00eb m\u00ebngjes, lanim syt\u00eb, hanim buk\u00eb dhe, pasi flinim dy ose tri or\u00eb, \u00e7oheshim dhe fillonim mbr\u00ebmjet e vall\u00ebzimit, derisa vinte ora e turnit t\u00eb tret\u00eb. Pothuajse gjith\u00eb dit\u00ebn dhe deri nat\u00ebn von\u00eb sht\u00ebpia e kultur\u00ebs q\u00ebndronte e hapur.<\/p>\n<p>Betonohej nj\u00eb ur\u00eb n\u00eb t\u00eb dal\u00eb t\u00eb Quk\u00ebsit, aty ku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb e fort\u00eb. Betonin e b\u00ebnim me krah\u00eb, por kuptohet barra na binte ne djemve, se vajzat nuk kishin fuqi t\u00eb p\u00ebrdornin lopat\u00ebn. Me klasat e tjera pothuajse nuk takoheshim ose takoheshim vet\u00ebm n\u00eb sall\u00ebn e vall\u00ebzimit. M\u00ebsuesit tan\u00eb i takonim rrall\u00eb dhe u b\u00ebm\u00eb pothuajse si njer\u00ebz t\u00eb eg\u00ebr, t\u00eb parruar, t\u00eb paqethur, kurse banj\u00eb b\u00ebnim te dushet n\u00eb fund t\u00eb kapanoneve t\u00eb vajzave.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>\u00a0KOSTUMI<\/strong><\/p>\n<p>Pasi u kthyem nga aksioni i rinis\u00eb, me lek\u00ebt q\u00eb kisha mundur t\u00eb grumbulloja gjat\u00eb ver\u00ebs bleva nj\u00eb cop\u00eb t\u00eb bukur polake p\u00ebr kostum. N\u00eb muajin tetor, e \u00e7ova cop\u00ebn te nj\u00eb rrobaqep\u00ebs n\u00eb Sheq. Kostumi doli nj\u00eb gj\u00eb e bukur dhe ishte gj\u00eb e rrall\u00eb t\u00eb mbaje kostum n\u00eb ato vite p\u00ebr ne nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme.<\/p>\n<p>Ne djemt\u00eb, q\u00eb na p\u00eblqente t\u00eb visheshim bukur dhe past\u00ebr, na kishin &#8221;hal\u00eb n\u00eb sy&#8221;, jo vet\u00ebm m\u00ebsuesit q\u00eb na jepnin m\u00ebsim, por dhe shok\u00ebt e shoqet tona xhelozoheshin. Nj\u00eb pal\u00eb pantallona i kisha prer\u00eb &#8221;kauboj&#8221; dhe xhaket\u00ebn me dy t\u00eb \u00e7ara q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb konsiderohej shfaqje e huaj, gj\u00eb q\u00eb do ta kisha njoll\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs n\u00eb dokumentet e mia, si njeri q\u00eb ndiqja mod\u00ebn. Nj\u00eb cop\u00eb t\u00eb bukur, un\u00eb dhe shoku im Hekuran Du\u00e7ka, e qep\u00ebm dhe e b\u00ebm\u00eb k\u00ebmish\u00eb, gj\u00eb q\u00eb binte n\u00eb sy n\u00eb ato vite ku mungonin mallrat n\u00eb shitje t\u00eb lir\u00eb. Kostumi dhe k\u00ebmisha ime qarkullonte n\u00eb shoq\u00ebri, kur dilnim me vajza ose kishim ndonj\u00eb fest\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>\u00a0&#8221;SPIUN\u00cbT E CIGAREVE&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Cigaren e pija q\u00eb n\u00eb klas\u00ebn\u00a0 IV t\u00eb shkoll\u00ebs fillore. Historia e fillimit t\u00eb cigares fillon q\u00eb n\u00eb klasat e ul\u00ebta t\u00eb ciklit fillor. M\u00eb binte gjak nga hund\u00ebt koh\u00eb pas kohe dhe nj\u00eb ndim\u00ebs mjek, nuk ia mbaj mend emrin, e kishte k\u00ebshilluar n\u00ebn\u00ebn time q\u00eb t\u00eb m\u00eb jepte n\u00eb dit\u00eb kat\u00ebr deri n\u00eb pes\u00eb cigare. (K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ma tregonte n\u00ebna, kur u rrita).<\/p>\n<p>E fillova duhanin me cigare &#8221;Vullneti&#8221; q\u00eb nj\u00eb paket\u00eb kushtonte 80 qindarka. Kur shkova n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme, n\u00eb pedagogjiken e Fierit, q\u00eb n\u00eb muajin shtator fillova cigaren rregullisht. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb duhani i paket\u00ebs \u201cDiamanti\u201d ishte m\u00eb i miri dhe n\u00eb vit t\u00eb dyt\u00eb, pas pushimeve, e fillova me cigare t\u00eb mark\u00ebs \u201cArb\u00ebria\u201d, q\u00eb kushtonte 25 lek\u00eb t\u00eb vjetra. T\u00eb gjith\u00eb ne nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb pinim cigare n\u00eb pushimin e madh, rendnim kush e kush m\u00eb par\u00eb t\u00eb futeshim n\u00eb banj\u00eb, jasht\u00eb shkoll\u00ebs dhe t\u00eb ndiznim cigaret.<\/p>\n<p>Filluan t\u00eb na spiunonin te m\u00ebsuesit tan\u00eb dhe nuk gjenim derman se ku t\u00eb fshiheshim q\u00eb t\u00eb ndiznim ndonj\u00eb cigare. M\u00ebsuesja kujdestare na kontrollonte \u00e7do m\u00ebngjes n\u00ebp\u00ebr xhepa dhe n\u00eb \u00e7antat e librave. U detyruam t\u2019i fusnim n\u00eb \u00e7orape, por dhe aty na i gjeti. Syri &#8221;vigjilent&#8221; i raportonte n\u00eb mbr\u00ebmje dhe \u00e7do m\u00ebngjes. (Ata shok\u00eb e shoqe t\u00eb mia q\u00eb do t\u00eb lexojn\u00eb k\u00ebto sh\u00ebnime e din\u00eb se p\u00ebr k\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb).<\/p>\n<p>Vendos\u00ebm q\u00eb paketat t&#8217;ua besonim shoqeve tona, por dhe ato gjet\u00ebn belan\u00eb nga spiun\u00ebt. U detyruam q\u00eb s\u00eb fundi t&#8217;i fshihnim n\u00eb vrimat e murit, por dhe aty shpeshher\u00eb na i gjenin dhe na i konfiskonin \u2026 Pra, kjo ishte jeta e kontrolluar konviktore, n\u00eb ato vite t\u00eb bukura t\u00eb rinis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>GRINDJET E KONVIKTOR\u00cbVE ME DJEMT\u00cb FIERAK\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Ne djemt\u00eb e klas\u00ebs s\u00eb IV E, ishim maturant\u00ebt q\u00eb na kishte r\u00ebn\u00eb barra p\u00ebr t\u00eb ruajtur rendin dhe qet\u00ebsin\u00eb brenda territorit t\u00eb shkoll\u00ebs dhe konviktit. Vajzat e ardhura nga rrethina t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit ton\u00eb, n\u00eb kushtet e rregullit dhe t\u00eb ushqyerit, hodh\u00ebn shtat dhe u zbukuruan.<\/p>\n<p>Her\u00eb me dashje dhe her\u00eb pa dashje, ato t\u00ebrhiqnin v\u00ebmendjen e djemve q\u00eb vinin rrotull konviktit. Disa prej k\u00ebtyre djemve q\u00eb kishin n\u00eb konvikt t\u00eb af\u00ebrmet e tyre, shfryt\u00ebzonin rastin dhe pranoheshin n\u00eb mbr\u00ebmjet e vall\u00ebzimit q\u00eb organizohej n\u00eb mens\u00ebn e konviktit.<\/p>\n<p>Do t\u2019ju tregoj p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb, kur ndodhi nj\u00eb ngjarje e pak\u00ebndshme. N\u00ebndrejtori i shkoll\u00ebs at\u00eb pasdite ishte me sh\u00ebrbim dhe ruante rregullin dhe qet\u00ebsin\u00eb. Nj\u00eb djal\u00eb \u00e7am (nuk do t\u2019ia p\u00ebrmend emrin, sepse ai disa vite m\u00eb pas nd\u00ebrroi jet\u00eb) ngacmoi nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb \u00a0shkoll\u00ebs son\u00eb. Djali e ndoqi vajz\u00ebn deri te shkall\u00ebt e katit t\u00eb par\u00eb, n\u00eb hyrje t\u00eb korridorit, q\u00eb at\u00eb koh\u00eb mbyllej me nj\u00eb der\u00eb t\u00eb madhe. Vajza u ankua dhe grupi i djemve, s\u00eb bashku me n\u00ebndrejtorin, u konfliktuan me grupin e djemve q\u00eb ky djal\u00eb kishte jasht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebndrejtori, n\u00eb k\u00ebmbim fjal\u00ebsh, e q\u00eblloi djalin dhe k\u00ebtu nisi p\u00ebrleshja me ne konviktor\u00ebt dhe djemt\u00eb fierak\u00eb q\u00eb shoq\u00ebronin djalin \u00e7am. Nuk po merrnim vesh se nga vinin gur\u00ebt dhe tullat, por n\u00eb nj\u00eb moment m\u00eb goditi nj\u00eb tull\u00eb pas kok\u00ebs dhe u rrotullova si ai zogu, kur e q\u00ebllojn\u00eb me llastiqe. Rash\u00eb p\u00ebrtok\u00eb dhe dikush nga shok\u00ebt m\u00eb ngriti dhe m\u00eb fut\u00ebn n\u00eb konvikt.<\/p>\n<p><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\"><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\">Aty mora ndihm\u00ebn e par\u00eb nga infermier Ligori. T\u00eb nes\u00ebrmen u paraqit\u00ebm n\u00eb polici p\u00ebr kall\u00ebzim p\u00ebr djemt\u00eb q\u00eb na sulmuan. M\u00eb n\u00eb fond, drejtoria e shkoll\u00ebs e mbylli \u00e7\u00ebshtjen me nj\u00eb falje q\u00eb b\u00ebn\u00eb djemt\u00eb q\u00eb shkaktuan problem me ne pedagogjikasit.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\"><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\">Redakt\u00f6rer och korrigeringar<\/span><\/span><\/p>\n<p><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\"><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\">Muhamet Cenko<\/span><\/span><\/p>\n<p><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\"><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\">Tirana\/23\/11\/2026<\/span><\/span><\/p>\n<p><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\"><span dir=\"auto\" style=\"vertical-align: inherit;\">Vazhdon&#8230;<\/span><\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkim Saliasi \u00a0NJOHJA ME SHOQEN OCH JET\u00cbS Vitet &#8217;70 qen\u00eb vite t\u00eb vrullshme t\u00eb zhvillimit t\u00eb industris\u00eb dhe infrastruktur\u00ebs s\u00eb s\u00e4lja ton\u00eb. Krahas d\u00e4ck edhe niveli i jet\u00ebs kulturore mori nj\u00eb zhvillim t\u00eb shpejt\u00eb. Njer\u00ebzit punonin dhe arg\u00ebtoheshin. Sporti, kinemaja dhe mbr\u00ebmjet e vall\u00ebzimit zinin pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb. \u00c7do t\u00eb shtun\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3009,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-4374","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4374","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4374"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4374\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4376,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4374\/revisions\/4376"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3009"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4374"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4374"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4374"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}