{"id":4378,"date":"2026-11-25T11:22:57","date_gmt":"2026-11-25T10:22:57","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4378"},"modified":"2026-11-25T11:23:01","modified_gmt":"2026-11-25T10:23:01","slug":"bashkim-saliasi-festa-e-lirezes-emerimi-ne-staravecke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/11\/25\/bashkim-saliasi-festa-e-lirezes-emerimi-ne-staravecke\/","title":{"rendered":"Bashkim Saliasi: FESTA E LIR\u00cbZ\u00cbS, EM\u00cbRIMI N\u00cb STARAVECK\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Bashkim Saliasi<\/p>\n<p><strong>FESTA E LIR\u00cbZ\u00cbS, EM\u00cbRIMI N\u00cb STARAVECK\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 8 gusht, n\u00eb vendin e quajtur Lir\u00ebz, mbi fshatin Staraveck\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb Skraparit, festohet dita e Kongresit I-<sup>r\u00eb<\/sup> t\u00eb Rinis\u00eb Komuniste. At\u00eb vit n\u00eb Lir\u00ebz\u00eb mori pjes\u00eb dhe Ramiz Alia. I gjith\u00eb rrethi i Skraparit, fshatrat e Kor\u00e7\u00ebs dhe t\u00eb P\u00ebrmetit ishin t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb p\u00ebrkujtimore. Vorbulla e fest\u00ebs m\u00eb p\u00ebrfshiu dhe mua q\u00eb isha me pushime verore, n\u00eb pritje t\u00eb em\u00ebrimit. T\u00eb rinjt\u00eb e qytetit dhe t\u00eb fshatrave ishin t\u00eb organizuar. Isha ulur at\u00eb dit\u00eb n\u00eb \u00c7orovod\u00eb dhe pa ndonj\u00eb plan t\u00eb caktuar u takova me shokun tim t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb pedagogjikes, G\u00ebzim Ismailin dhe kush\u00ebririn e tij, Ismail Ismailin.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb habit tani, q\u00eb shkruaj k\u00ebto rreshta, \u00ebsht\u00eb se rruga q\u00eb p\u00ebrshkuam nga qyteti i \u00c7orovod\u00ebs deri n\u00eb Lir\u00ebz, ishte nja 8 or\u00eb. Po nuk thon\u00eb kot: \u201cI riu si veriu\u201d. Dol\u00ebm n\u00eb \u00c7erenisht n\u00eb or\u00ebn 16.00 pasdite, me shpres\u00ebn se do t\u00eb na merrte ndonj\u00eb makin\u00eb nd\u00ebrmarrjeje, gaz kooperative apo makinat e uzin\u00ebs mekanike Poli\u00e7an, por ato ishin t\u00eb mbushura plot e p\u00ebrplot me t\u00eb rinj, me mosha nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet dhe as q\u00eb na i hidhnin syt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrshkuam gjith\u00eb rrug\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe, kur arrit\u00ebm n\u00eb Lir\u00ebz nga ora 20.30 e mbr\u00ebmjes, u takuam me Izetin, Hajriun dhe Fatmirin. U end\u00ebm sa u end\u00ebm n\u00ebp\u00ebr shesh duke d\u00ebgjuar k\u00ebng\u00eb e valle popullore t\u00eb zon\u00ebs son\u00eb, t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe t\u00eb P\u00ebrmetit dhe nga ora 11 e 30 n\u00eb rr\u00ebz\u00ebn e nj\u00eb ahishteje ndez\u00ebm nj\u00eb zjarr bubulak, se ndryshe do t\u00eb plevitoseshim gjith\u00eb nat\u00ebn, sidomos ne t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb kishim shkuar pa xhaketa dhe vet\u00ebm me nga nj\u00eb triko n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebngjes u organizua mitingu ku p\u00ebrsh\u00ebndeti t\u00eb pranishmit Ramiz Alia dhe m\u00eb pas u dhan\u00eb koncerte nga grupet e ndryshme t\u00eb kooperativave pjes\u00ebmarr\u00ebse. Kthimin e b\u00ebm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Kur u ul\u00ebm n\u00eb Staraveck\u00eb, Izeti m\u00eb tregoi shkoll\u00ebn dhe m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Shikoje mir\u00eb se aty kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00eb em\u00ebruar.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7&#8217;thua, &#8211; i them, &#8211; aty nuk vij, sikur ta di q\u00eb t\u00eb punoj n\u00eb Dobrush\u00eb, n\u00eb kooperativ\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Do t\u00eb vish, do t\u00eb vish, se shteti ka investuar p\u00ebr ty dhe ka rregulla.<\/p>\n<p>Qesh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb, po ku e dija un\u00eb se m\u00eb 25 gusht do t\u00eb merrja v\u00ebrtet em\u00ebrimin n\u00eb shkoll\u00ebn 8- vje\u00e7are t\u00eb Staraveck\u00ebs. Desha, s&#8217;desha, nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb u nisa n\u00eb drejtim t\u00eb Staraveck\u00ebs.<\/p>\n<p>U nisa nga \u00c7orovoda deri n\u00eb Bigaz me autobusin e linj\u00ebs dhe mora t\u00eb p\u00ebrpjet\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7onte n\u00eb Kopr\u00ebnck\u00eb. Thon\u00eb se me t\u00eb pyetur gjen Stambollin. Ik e pyet dhe m\u00eb n\u00eb fund arrita n\u00eb Kopr\u00ebnck\u00eb. Q\u00ebndrova at\u00eb dit\u00eb n\u00eb dark\u00eb te Samit Dyrmishi, babai i kunat\u00ebs dhe t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes u nisa p\u00ebr n\u00eb Staraveck\u00eb. Kur arrita n\u00eb Potom, m\u2019u duk se po humbisja n\u00eb ato g\u00ebrxhe q\u00eb nuk ma kishte qejfi t\u00eb rrija asnj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr miq\u00ebsi dhe jo t\u00eb punoja. Paraqitja ime n\u00eb shkoll\u00eb koleg\u00ebve iu duk se vija nga nj\u00eb kontinent tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>I veshur me t\u00eb bardha dhe me flok\u00eb t\u00eb gjata, atyre un\u00eb iu duka si &#8221;huligan&#8221; q\u00eb kisha ardhur nga ndonj\u00eb shtet kapitalist. P\u00ebr t\u00eb fjetur m\u00eb caktuan n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb q\u00eb me djalin e tyre kishim qen\u00eb bashk\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, por at\u00eb kishte nj\u00eb vit q\u00eb\u00a0 e kishin marr\u00eb ushtar. N\u00eb baz\u00ebn ku do t\u00eb flija m\u00eb shoq\u00ebroi nj\u00eb djal\u00eb, q\u00eb tani nuk ia mbaj mend emrin. Sht\u00ebpia ishte me port\u00eb t\u00eb madhe dhe brenda me avlli, ku i zoti i sht\u00ebpis\u00eb kishte mbyllur dhit\u00eb.<\/p>\n<p>Sa hyra un\u00eb n\u00eb avlli nj\u00eb qen sa nj\u00eb ujk u turr drejt meje, por i zoti i sht\u00ebpis\u00eb i veshur me qillota dhe me triko leshi, i b\u00ebrtiti dhe ai ndaloi n\u00eb vend. Hyra brenda dhe i zoti i sht\u00ebpis\u00eb m\u00eb uli n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb oxhakut. Dhoma ishte e shtruar me qilima dhe anash ishin vendosur jast\u00ebk\u00ebt. Tavolina dhe karriget mungonin dhe p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb p\u00ebrdornin sofr\u00ebn.<\/p>\n<p>Pasi nd\u00ebrruam cigare, plaku nuk m\u00eb pyeti n\u00ebse kisha ngr\u00ebn\u00eb dark\u00eb apo jo. Nuk e zgjat\u00ebm shum\u00eb muhabetin dhe plaka e tij shtroi rrobat n\u00eb cepin tjet\u00ebr t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. N\u00eb cep t\u00eb dhom\u00ebs, af\u00ebr dritares ishte shtruar nj\u00eb dyshek dhe lart ishte hedhur nj\u00eb jorgan q\u00eb mbante er\u00ebn e ajrit t\u00eb ndenjur t\u00eb mus\u00ebndr\u00ebs, ku mbanin rrobat e fjetjes n\u00eb ato vite. A fjeta a nuk fjeta nja dy or\u00eb dhe prisja me padurim q\u00eb t\u00eb gdhihej dhe t\u00eb &#8221;arratisesha&#8221; nga ajo sht\u00ebpi, ku t\u00eb mbyste era e rrobave t\u00eb dhirta.<\/p>\n<p>U zgjova q\u00eb n\u00eb or\u00ebn tre t\u00eb m\u00ebngjesit dhe vija v\u00ebrdall\u00eb n\u00ebp\u00ebr dhom\u00eb, por jasht\u00eb nuk dilja dot se kisha frik\u00ebn se mos merrja peshqesh ndonj\u00eb dh\u00ebmb nga qeni, q\u00eb rrinte shtrir\u00eb n\u00eb fund t\u00eb avllis\u00eb. Ora shkoi pes\u00eb e gjysm\u00eb. Ndjeva q\u00eb i zoti i sht\u00ebpis\u00eb hapi der\u00ebn e jashtme dhe un\u00eb nuk ngurrova, por dola n\u00eb verand\u00eb i veshur, gati p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga sht\u00ebpia. Plaku, pa m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur \u201cmir\u00ebm\u00ebngjes\u201d, m\u00eb pyeti:<\/p>\n<p>&#8211; Do dal\u00ebsh?<\/p>\n<p>&#8211; Po, &#8211; iu p\u00ebrgjigja dhe nuk prita m\u00eb, por vesha k\u00ebpuc\u00ebt dhe ika te dhoma ku flinin t\u00eb ardhurit.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb u ngrit\u00ebn nga gjumi dhe shok\u00ebt e dhom\u00ebs, ku flinte m\u00ebsues Taipi. H\u00ebngr\u00ebm<\/p>\n<p>m\u00ebngjesin n\u00eb mens\u00ebn e kooperativ\u00ebs n\u00eb nj\u00eb ngrehin\u00eb q\u00eb m\u00eb tep\u00ebr ngjante me nj\u00eb stall\u00eb, se sa mens\u00eb dhe hotel.<\/p>\n<p>Data 1 shtator 1974, dita e par\u00eb hapjes s\u00eb shkoll\u00ebs. Drejtor Shuaip Zoto organizoi piknik n\u00eb lagjen \u201cHalili\u201d, pran\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb-Muze, ku kishte q\u00ebndruar Enver Hoxha gjat\u00eb Luft\u00ebs Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare. U harruam pas topit dhe u vonuam ca m\u00eb shum\u00eb se orari i mbylljes s\u00eb mens\u00ebs. Kur u paraqit\u00ebm n\u00eb mens\u00eb, kuzhinieria, edhe pse e lajm\u00ebruan, nuk d\u00ebgjoi t\u00eb hapte mens\u00ebn, k\u00ebshtu q\u00eb at\u00eb dit\u00eb ne u detyruam t\u00eb &#8221;agj\u00ebrojm\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>SHTATOR 1974 &#8211; QERSHOR 1975 &#8211;\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0&#8221;STAZHI N\u00cb PRODHIM&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Fjala \u201cstazh\u201d, ndoshta n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e huaj p\u00ebr brezin e ri, por ne moshatar\u00ebt q\u00eb jetuam fundshekullin XX, e dim\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb kuptimi ka fjala \u201cstazh\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb ato vite ishte vendosur q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit, pasi t\u00eb mbaronin matur\u00ebn, ishin t\u00eb detyruar t\u00eb kryenin nj\u00eb vit stazh n\u00eb prodhim. P\u00ebr ne m\u00ebsuesit stazhi ishte planifikuar n\u00eb dy pjes\u00eb. Gjysma e periudh\u00ebs do t\u00eb kryhej n\u00eb arsim dhe gjysma n\u00eb kooperativ\u00eb, n\u00eb ferm\u00eb apo \u00e7far\u00ebdolloj nd\u00ebrmarrjeje, q\u00eb gjendej af\u00ebr vendit t\u00eb pun\u00ebs ku kishe marr\u00eb em\u00ebrimin. Nx\u00ebn\u00ebsve, q\u00eb kishin mesatare t\u00eb lart\u00eb, u jepej e drejta e studimit, pa e kryer k\u00ebt\u00eb detyrim.<\/p>\n<p>Shkrova m\u00eb lart se dit\u00ebt e para fillova n\u00eb shkoll\u00eb, por pas nj\u00eb jave, erdhi urdhri nga seksioni i arsimit dhe kalova direkt n\u00eb prodhim. M\u00eb caktuan n\u00eb brigad\u00ebn af\u00ebr shkoll\u00ebs, ku punova deri n\u00eb fund t\u00eb muajit shtator dhe jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb muajit tetor. Ato koh\u00eb b\u00ebra lloj-lloj pun\u00ebsh, deri dhe te ngarja e qeve e n\u00eb punimin e tok\u00ebs me parmend\u00eb. Jav\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb muajit tetor m\u00eb lajm\u00ebroi kryetari i k\u00ebshillit popullor q\u00eb t\u00eb paraqitesha n\u00eb seksionin e arsimit t\u00eb rrethit.<\/p>\n<p>U ngrita q\u00eb m\u00eb pes\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit dhe mblodha rraqet e mia. Nuk pyeta n\u00ebse ishte gdhir\u00eb apo jo, por u nisa menj\u00ebher\u00eb drejt qytetit t\u00eb \u00c7orovod\u00ebs dhe e p\u00ebrshkova rrug\u00ebn pothuajse me vrap, p\u00ebr 4 or\u00eb e 30 minuta. U ngjita n\u00eb Potom, n\u00eb Galinat e Qaf\u00ebs, n\u00eb Polen\u00eb, n\u00eb Zogas dhe frym\u00ebn e mbajta n\u00eb seksionin e arsimit n\u00eb \u00c7orovod\u00eb. N\u00eb or\u00ebn 8 e 30 u paraqita te dera e zyr\u00ebs s\u00eb arsimit t\u00eb rrethit.\u00a0 Kur m\u00eb pa shefi i arsimit, Teki Bregu, nuk po u besonte syve.<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebtu ke fjetur? &#8211; m\u00eb pyeti.<\/p>\n<p>Isha skuqur n\u00eb fytyr\u00eb dhe, pasi m\u00eb v\u00ebshtroi nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb me keqardhje, m\u00eb komunikoi vendimin q\u00eb ishte marr\u00eb se, pasdite un\u00eb duhet t\u00eb paraqitesha n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e kultur\u00ebs \u201cRiza Cerova\u201d. Nuk m\u00eb dha holl\u00ebsi t\u00eb tjera. Shkova te sht\u00ebpia e mot\u00ebr Asies dhe, pasi b\u00ebra nj\u00eb dush me uj\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb, rash\u00eb n\u00eb gjum\u00eb dhe fjeta nja dy or\u00eb. Pasdite u paraqita te drejtori i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb kultur\u00ebs Asqeri Jaubelli, i cili m\u00eb shoq\u00ebroi direkt n\u00eb sall\u00ebn ku b\u00ebheshin provat p\u00ebr koncertin e k\u00ebng\u00ebve dhe valleve popullore, nga grupi amator i klas\u00ebs pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>P\u00ebr dy muaj e gjysm\u00eb, pas nj\u00eb pune tep\u00ebr t\u00eb st\u00ebrmundimshme, dol\u00ebm para publikut n\u00eb qytetin ton\u00eb dhe pas nj\u00eb jave na d\u00ebrguan n\u00eb Durr\u00ebs, ku konkuruam n\u00eb pallatin \u201cAleksand\u00ebr Moisiu\u201d. Dit\u00ebn e dyt\u00eb na d\u00ebrguan n\u00eb kooperativ\u00ebn e Kryevidhit ku dham\u00eb koncert para kooperativist\u00ebve. Kur u kthyem n\u00eb Skrapar, shef Tekiu m\u00eb komunikoi se duhet t\u00eb paraqitesha n\u00eb Staraveck\u00eb. Hezitova, por nuk kisha nga t\u2019ia mbaja. Muajin dhjetor dhe janar punova n\u00eb kooperativ\u00eb, ku m\u00ebsova t\u00eb ngas qet\u00eb dhe t\u00eb l\u00ebroj tok\u00ebn. Bile aty m\u00ebsova dhe si p\u00ebrgatitej g\u00eblqerja.<\/p>\n<p>Brigadieri m\u00eb d\u00ebrgonte n\u00eb pun\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe nuk m\u00eb hidhte asnj\u00ebher\u00eb dit\u00ebn e plot\u00eb. N\u00eb muajin shkurt shkova n\u00eb aksion, n\u00eb hekurudh\u00ebn Fier-Ballsh, n\u00eb sektorin e Drenov\u00ebs. Aty takova dhe dy shok\u00ebt e mi, P\u00ebllumbin dhe Qaniun. Dhe ata si un\u00eb kryenin stazhin n\u00eb prodhim. Aksioni zgjati m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj. M\u00eb 10 mars 1974 n\u00eb Ballsh u b\u00eb inaugurimi dhe t\u00eb deleguar nga Komiteti Qendror ishin Hysni Kapoja, Ramiz Alia dhe Adil \u00c7ar\u00e7ani.<\/p>\n<p>Pas mbarova aksionin, shefi m\u00eb d\u00ebrgoi n\u00eb Nishic\u00eb, n\u00eb shkoll\u00ebn fillore t\u00eb fshatit. Nga 15 marsi deri m\u00eb 30 prill u z\u00ebvend\u00ebsova nga Shaban Hysenbelliu dhe k\u00ebshtu q\u00eb u detyrova t\u00eb shkoja p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb aksionin e rinis\u00eb n\u00eb hekurudh\u00ebn Elbasan-P\u00ebrrenj\u00ebs, n\u00eb sektorin Urak\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ishte m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb stazhin n\u00eb prodhim. Aksioni kaloi p\u00ebr bukuri dhe kur u ktheva n\u00eb qershor, shefi m\u00eb tha se duhet t\u00eb shkoja p\u00ebrs\u00ebri gjat\u00eb muajit qershor n\u00eb Staraveck\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nuk shkoj m\u00eb, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; prandaj m\u00eb b\u00ebni karakteristik\u00ebn ju t\u00eb dy drejtuesit, ti nga ana e arsimit dhe ai si sekretari i par\u00eb i Rinis\u00eb s\u00eb Rrethit. Karakteristik\u00ebn q\u00eb do t\u00eb hartoni dhe ta vulosni, vendoseni n\u00eb dosjen e dokumenteve p\u00ebr shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; B\u00ebje vet\u00eb dhe bjere ta firmos un\u00eb, &#8211; m\u00eb thot\u00eb shef Tekiu.<\/p>\n<p>Iu luta sekretarit t\u00eb Komitetit t\u00eb Rinis\u00eb, por edhe ky si i pari. Pas disa takimesh me t\u00eb dy kuadrot, arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb karakteristik\u00ebn ta formulonte sekretari i Komitetit te Rrethit dhe ta firmosnin t\u00eb dy. K\u00ebshtu, m\u00eb n\u00eb fund, u zgjidh dhe problemi i karakteristik\u00ebs q\u00eb shikohej si nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb studimi.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>N\u00cb PUN\u00cb N\u00cb NISHIC\u00cb (15 PRILL-30 PRILL 1975) DHE N\u00cb AKSION N\u00cb URAK\u00cb (1 MAJ-30 MAJ 1975)<\/strong><\/p>\n<p>Me mbarimin e aksionit, kthehem prap\u00eb n\u00eb arsim dhe k\u00ebsaj radhe nuk m\u00eb \u00e7uan n\u00eb Staraveck\u00eb, por m\u00eb than\u00eb q\u00eb t\u00eb punoj n\u00eb Nishic\u00eb me kat\u00ebr klasa, sepse m\u00ebsuesi Iliaz Bregu, q\u00eb jepte m\u00ebsim n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, do t\u00eb shkonte n\u00eb kurs p\u00ebr\u00a0 n\u00eb teatrin e kukullave.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtoja n\u00eb m\u00ebngjes gati nj\u00eb or\u00eb e nj\u00eb \u00e7erek dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb e b\u00ebja dhe n\u00eb kthim. Q\u00ebndroja te motra e madhe, Asija, se f\u00ebmij\u00ebt e saj ishin n\u00eb mosh\u00eb me mua dhe un\u00eb rrija me ta. N\u00eb fund t\u00eb prillit m\u00eb th\u00ebrret shefi i seksionit, Teki Bregu, dhe m\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb shkoja n\u00eb Staraveck\u00eb, se atje e kam em\u00ebrimin.<\/p>\n<p>&#8211; Sikur t\u00eb p\u00ebrmbyset dhe t\u00eb mos punoj asnj\u00eb dit\u00eb n\u00eb arsim, &#8211; i them, &#8211; nuk shkoj. &#8211; A m\u00eb \u00e7on n\u00eb aksion? &#8211; i them.<\/p>\n<p>&#8211; Po, &#8211; m\u00eb thot\u00eb, &#8211; po aksioni \u00ebsht\u00eb pa pages\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk ka problem, &#8211; i them, &#8211; por vet\u00ebm m\u00eb \u00e7o.<\/p>\n<p>Nuk e zgjati, por e miratoioi bashk\u00eb me Kujtim Lamen, sekretarin e par\u00eb t\u00eb rinis\u00eb s\u00eb rrethit.<\/p>\n<p>Muajin maj p\u00ebrs\u00ebri e mbylla n\u00eb aksion n\u00eb Urak\u00eb, n\u00eb P\u00ebrrenj\u00ebs. Muaji kaloi shpejt dhe u ktheva n\u00eb baz\u00eb. Shefi m\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebja dokumentet p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00ebn e lart\u00eb. Nuk e zgjata, por odiseja e vazhdimit t\u00eb shkoll\u00ebs nuk do t\u00eb ishte aq e leht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb qershorit Tekiu m\u00eb thot\u00eb se e drejta e studimit t\u00ebnd u aprovua dhe do t\u00eb \u00e7ojm\u00eb p\u00ebr oficer. Nuk e kisha shum\u00eb qejf, sepse nuk m\u00eb ka p\u00eblqyer ndonj\u00ebher\u00eb rutina, por e pranova nga halli se kisha frik\u00eb se ngelesha pa shkoll\u00eb. Tre nga shok\u00ebt e mi t\u00eb pedagogjikes, G\u00ebzim Ismaili, P\u00ebllumb Bajraktari dhe Qani Ymerali vazhduan shkoll\u00ebn e bashkuar t\u00eb oficer\u00ebve, kurse mua m\u2019u mohua e drejta e vazhdimit t\u00eb k\u00ebsaj shkolle p\u00ebr shkak t\u00eb biografis\u00eb.\u00a0<strong>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>KUJTIME NGA JETA SHKOLLORE N\u00cb FIER<\/strong><strong>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Shkolla e mesme \u00ebsht\u00eb periudha m\u00eb e bukur e jet\u00ebs, ku njeriu ndihet i lir\u00eb dhe reagon shum\u00eb shpejt ndaj ndryshimeve q\u00eb ndodhin dhe vjen duke u formuar si njeri me nj\u00eb vizion dhe formim gradualisht, si nga ana vizuale dhe ajo seksuale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb fillon dhe diferencimi i shoq\u00ebris\u00eb dhe sidomos n\u00eb vitin e tret\u00eb dhe t\u00eb kat\u00ebrt. Viti i par\u00eb kaloi pa ndonj\u00eb ngjarje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb kujtes\u00eb m\u00eb ka mbetur m\u00ebsuesja e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb historis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb dhe marksizmit. M\u00ebsuese Ida Tanku m\u00eb mbante af\u00ebr dhe nj\u00eb her\u00eb m\u00eb tha, se i ngjaja shum\u00eb v\u00ebllait t\u00eb saj. Ajo, sa her\u00eb m\u00eb ngrinte t\u00eb plot\u00ebsoja nga vendi, m\u00eb vler\u00ebsonte pa m\u00eb ngritur n\u00eb d\u00ebrras\u00eb t\u00eb zez\u00eb. Viti i dyt\u00eb ishte eksperimental dhe nuk kishim ndarje semestrash, por vler\u00ebsimi dilte n\u00eb fund t\u00eb vitit, mbi baz\u00ebn e mbledhjes s\u00eb t\u00eb gjitha vler\u00ebsimeve t\u00eb marra gjat\u00eb vitit shkollor. Gjith\u00eb vitin mor\u00ebm disa nota me shkrim dhe me goj\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb incident m\u00eb ndodhi me m\u00ebsuesen e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb botanik\u00ebs. Isha ulur n\u00eb fund t\u00eb klas\u00ebs dhe m\u00ebsuesja, pasi shpjegoi organet e bim\u00ebs, k\u00ebrkoi q\u00eb un\u00eb t\u2019i p\u00ebrs\u00ebrisja. Nuk e kisha mendjen te m\u00ebsimi dhe m\u00ebsuesja m\u00eb nd\u00ebshkoi duke m\u00eb vler\u00ebsuar me not\u00ebn 4. Nuk ma kurseu dhe n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e kimis\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb. Shok\u00ebt e mi q\u00eb vazhdonin vitin e tret\u00eb, m\u00eb than\u00eb t\u00eb nd\u00ebrroja bank\u00ebn, se po t\u00eb vuri n\u00eb rreth ajo, nuk t\u00eb kalon as n\u00eb vjesht\u00eb. Nd\u00ebrrova bank\u00ebn dhe dola n\u00eb bank\u00ebn e par\u00eb. M\u00ebsuesja, pasi b\u00ebri apelin, pyeti:<\/p>\n<p>&#8211; Kush do t\u00eb \u00e7ohet n\u00eb m\u00ebsim?<\/p>\n<p>Un\u00eb fola i ndrojtur:<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb vij un\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Eja, &#8211; m\u00eb tha. Kur e pa q\u00eb e kisha p\u00ebrgatitur m\u00ebsimin nuk m\u00eb la t\u00eb vazhdoja, por m\u00eb tha \u201culu\u201d dhe nuk m\u00eb vler\u00ebsoi.<\/p>\n<p>Pasi m\u00eb \u00e7oi disa her\u00eb radhazi, ndryshoi mendim dhe ve\u00e7 notave 8 e 9 nuk njihja not\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e saj. N\u00eb vitin e tret\u00eb, si\u00e7 e shpjegova m\u00eb lart, nga fundi rash\u00eb n\u00eb dashuri. N\u00eb vit t\u00eb kat\u00ebrt nuk q\u00ebndroja n\u00eb studim. Pija duhan dhe dal\u00ebngadal\u00eb m\u00ebsova t\u00eb pi edhe ndonj\u00eb birr\u00eb. Dilnim \u00a0\u00a0\u00a0vazhdimisht me Angjelin\u00ebn. Miq\u00ebsia jon\u00eb ishte rritur gradualisht dhe t\u00eb dy donim nj\u00ebri-tjetrin me gjith\u00eb shpirt.<\/p>\n<p>Pushimet e ver\u00ebs qen\u00eb fatale si p\u00ebr Lin\u00ebn dhe p\u00ebr mua. Na nd\u00ebrpren\u00eb korrespondenc\u00ebn dhe letrat tona nuk na binin n\u00eb dor\u00eb, por shkonin n\u00eb duar t\u00eb tjera. U krijua nj\u00eb far\u00eb hendeku q\u00eb nuk po e merrnim vesh se nga po na vinte e keqja. Stazhin q\u00eb fillova n\u00eb prodhim e m\u00eb pas aksionet, sikur ma qet\u00ebsuan mendjen dhe kishim shk\u00ebputur p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast v\u00ebmendjen, por shpirti dhe zemra luftonte dhe nga kujtesa ime nuk m\u00eb shqitej fytyra \u00ebngj\u00ebllore e vajz\u00ebs q\u00eb dashuroja.<\/p>\n<p><strong>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0ANGJELINA-VAJZA Q\u00cb DASHUROVA\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0DHE LIDHA JET\u00cbN<\/strong><\/p>\n<p>Ishin dit\u00ebt e fundit t\u00eb muajit maj dhe fillimi i muajit qershor 1973. Gati po mbaroja vitin e tret\u00eb dhe vajza q\u00eb un\u00eb dashurova ishte n\u00eb vitin e dyt\u00eb. Nuk u ndava prej saj dhe n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme do t\u00eb kalonim shum\u00eb peripeci, derisa, m\u00eb n\u00eb fund do ta kuror\u00ebzonim me sukses dashurin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb b\u00ebnim shum\u00eb mbr\u00ebmje vall\u00ebzimi. M\u00eb ra n\u00eb sy nj\u00eb vajz\u00eb bionde shum\u00eb simpatike q\u00eb m\u00eb t\u00ebrhoqi menj\u00ebher\u00eb dhe nuk m\u00eb shqitej p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nga mendja. Kudo q\u00eb shkoja, fytyra e saj m\u00eb dilte p\u00ebrpara, bile dhe kur flija gjum\u00eb. M\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb kok\u00eb dhe nuk m\u00eb shqitej p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nga kujtesa. Lina rrinte me nj\u00eb shoqe t\u00eb klas\u00ebs nga Krutja e Lushnj\u00ebs, q\u00eb e quanin Antigoni. At\u00eb nat\u00eb k\u00ebrcyem t\u00eb dy ne shok\u00ebt dhe t\u00eb dyja ato shoqet gjat\u00eb gjith\u00eb or\u00ebve t\u00eb mbr\u00ebmjes e rrall\u00eb k\u00ebrcyem me vajza t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Shoqeve t\u00eb mia iu ra n\u00eb sy dhe filluan t\u00eb m\u00eb ngacmonin t\u00eb nes\u00ebrmen, por un\u00eb nuk e \u00e7aja shum\u00eb kok\u00ebn. Ver\u00ebn e kaluam duke shk\u00ebmbyer letra me nj\u00ebri-tjetrin dhe m\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb se nuk ruaj asnj\u00eb let\u00ebr nga ato q\u00eb i pata deri von\u00eb. Ato ishin kujtime, t\u00eb cilat shprehnin ndjenjat e sinqerta midis nesh, por gjat\u00eb l\u00ebvizjeve tona ato u zhduk\u00ebn.<\/p>\n<p>Vera kaloi shum\u00eb shpejt dhe sekreti yn\u00eb doli n\u00eb sken\u00eb. Si Angjelin\u00ebs, q\u00eb un\u00eb e dashuroja me shpirt dhe mua, na u kap\u00ebn letrat nga v\u00ebllez\u00ebrit dhe ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni familjet.<\/p>\n<p>Nuk e vrisja shum\u00eb mendjen se xhaxhai dhe nokja nuk ma prishnin, por kisha hallin e Lin\u00ebs, sepse ishte fem\u00ebr dhe babai i kishte vdekur. N\u00ebna nuk kishte fuqi q\u00eb ta mbronte, ashtu sikund\u00ebr m\u00eb mbronin mua prind\u00ebrit e mi.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00eb q\u00eb do, &#8211; m\u00eb tha nj\u00eb her\u00eb babai, &#8211; at\u00eb merr\u201d. Ishin vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij dhe kishte ndryshuar mentalitet, por nuk ishte aq kollaj q\u00eb t\u2019i hapje zemr\u00ebn. Gjeta rastin q\u00eb ishte n\u00eb qejf dhe i tregova p\u00ebr vajz\u00ebn q\u00eb dashuroja. Pyetja e par\u00eb q\u00eb m\u00eb b\u00ebri ishte:<\/p>\n<p>&#8211; A jan\u00eb familje fisnike?<\/p>\n<p>&#8211; Nuk e di, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; por m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb i ati ka pasur bujq, q\u00eb i punonin tokat.<\/p>\n<p>&#8211; Mos e zgjat m\u00eb, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; po shiko, at\u00eb vajz\u00ebn mbaje mir\u00eb se do t\u00eb kalosh jet\u00ebn dhe mos luaj me t\u00eb. Fjal\u00ebn e tij nuk e shkela asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Filloi viti i kat\u00ebrt dhe ne na \u00e7uan n\u00eb Quk\u00ebs n\u00eb aksion. Ishte muaji shtator dhe b\u00ebnte ftoht\u00eb. Na takonte t\u00eb takoheshim rrall\u00eb. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga dit\u00ebt kishim dal\u00eb prapa libraris\u00eb s\u00eb Quk\u00ebsit, ku shiteshin libra dhe po luanim, si\u00e7 luajn\u00eb t\u00eb dashuruarit. Aty gjeta rastin dhe e putha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>M\u2019u rr\u00ebqeth gjith\u00eb trupi dhe nuk e di se ajo puthje ka ngelur n\u00eb kujtes\u00ebn time dhe sa her\u00eb q\u00eb mbyll syt\u00eb, m\u00eb duket se e shijoj prap\u00eb at\u00eb moment. Ne dashuroheshim, por ama nuk na linin t\u00eb b\u00ebnim dashuri, sepse n\u00eb \u00e7do rast raportonin edhe sikur t\u00eb shk\u00ebputeshim qoft\u00eb dhe nj\u00eb moment t\u00eb vet\u00ebm. Mbaruam aksionin dhe n\u00eb autobus n\u00eb kthim p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb u ul\u00ebm bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Shkolla filloi me rutin\u00ebn e saj. Kishim r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy dhe m\u00ebsuesja ime kujdestare \u201cm\u00eb ndiqte k\u00ebmba-k\u00ebmb\u00ebs\u201d. Nuk kishte dit\u00eb q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb th\u00ebrriste ve\u00e7mas dhe m\u00eb thoshte t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb edhe Izeti po m\u00eb d\u00ebrgonte lek\u00eb dhe un\u00eb preva nj\u00eb kostum t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb kjo m\u00ebsuesja e famshme, q\u00eb ma nxiu jet\u00ebn, derisa mbarova shkoll\u00ebn, nuk kishte dit\u00eb q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb th\u00ebrriste, q\u00eb kur hynte te oborri i shkoll\u00ebs, kur m\u00eb shikonte me Lin\u00ebn dhe nuk m\u00eb lejonte ta vishja kostumin, se i kujtonte xhaket\u00ebn me dy t\u00eb \u00e7ara anash.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kat\u00ebrt m\u00eb ngel\u00ebn n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e matematik\u00ebs dhe shkaku ishte dashuria e sinqert\u00eb q\u00eb kisha me Lin\u00ebn, por ajo nuk e dinte se pas e ndiqte \u201chija e njeriut q\u00eb kujdesej p\u00ebr t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb prilli, pasdite, kur shok\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb studim, m\u00eb k\u00ebrkon te porta nj\u00eb djal\u00eb qimekuq, q\u00eb dhe sot e k\u00ebsaj dite nuk m\u00eb shqitet nga syt\u00eb.<\/p>\n<p>-A ke koh\u00eb t\u00eb pim\u00eb nj\u00eb birr\u00eb? &#8211; m\u00eb thot\u00eb.<\/p>\n<p>-Po, &#8211; i them pa m\u2019u dridhur qerpiku, sepse nj\u00eb sinjal e kisha marr\u00eb, por ama edhe shok\u00ebt e mi \u201crrinin n\u00eb gatishm\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>U fut\u00ebm n\u00eb lokal dhe ata q\u00ebndruan jasht\u00eb. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb po pinim birr\u00ebn, m\u00eb tregoi fije p\u00ebr pe se si q\u00ebndronte puna. E mbylla me pak fjal\u00eb. P\u00ebrgjigjja ime ishte:<\/p>\n<p>&#8211; At\u00eb vajz\u00eb e dashuroj dhe se sa do t\u00eb p\u00ebrfundoj me t\u00eb nuk e di, por un\u00eb nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb heq dor\u00eb prej saj. U ndam\u00eb miq\u00ebsisht me djalin fierak &#8230;<\/p>\n<p><strong>MAMAJA E\u00a0 LIN\u00cbS JEP P\u00cbLQIMIN E SAJ<\/strong><\/p>\n<p>Nuk pata fatin ta njoh nga af\u00ebr at\u00eb n\u00ebn\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb lindi engj\u00ebllin tim, me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb kaloja gjith\u00eb jet\u00ebn dhe do t\u00eb lindja me t\u00eb tri yje q\u00eb jan\u00eb dhurat\u00eb e Zotit. Ndoshta nuk e kam ruajtur n\u00eb kujtes\u00eb, por nj\u00eb mbr\u00ebmje Lina m\u00eb thot\u00eb se \u201csot erdhi mamaja dhe un\u00eb i fola edhe p\u00ebr ty; ajo m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019ia tregoja djalin q\u00eb dashuroja\u201d.<\/p>\n<p>-Po ti, si veprove? &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>-Ne u afruam te porta dhe un\u00eb i thash\u00eb: Ja, \u00ebsht\u00eb ai djali, q\u00eb po luan volejboll. Ajo t\u00eb p\u00eblqeu shum\u00eb dhe m\u00eb tha q\u00eb t\u00eb mos hiqja dor\u00eb, n\u00ebse e doni nj\u00ebri-tjetrin, se bashk\u00eb keni p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar. Mos d\u00ebgjoni se \u00e7far\u00eb thon\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt!<\/p>\n<p>Dhe v\u00ebrtet d\u00ebshira e asaj n\u00ebne t\u00eb mrekullueshme u b\u00eb realitet n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme, por q\u00eb\u00a0 mua m\u00eb ngeli peng q\u00eb nuk arrita ta njoh nga af\u00ebr. M\u00eb pas do t\u00eb shikoja fotografit\u00eb dhe ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrshtypje ishte trupi i saj i madh dhe nj\u00eb nj\u00eb grua e fuqishme e shum\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>Vdekja e rr\u00ebmbeu shum\u00eb shpejt. Pasi mbarova vitin e kat\u00ebrt dhe n\u00eb vjesht\u00eb mora provimin q\u00eb kisha l\u00ebn\u00eb, filloi nj\u00eb odise tjet\u00ebr p\u00ebr jet\u00ebn. Kudo q\u00eb shkoja dhe takoja vajza t\u00eb tjera, nuk m\u00eb shqitej p\u00ebr asnj\u00eb moment fytyra e Angjelin\u00ebs. V\u00ebllai i saj kishte ngulur k\u00ebmb\u00eb dhe nuk donte q\u00eb ne t\u00eb dy t\u00eb fejoheshim me nj\u00ebri-tjetrin. Nuk e mbaj mend se n\u00eb \u00e7\u2019muaj shkova n\u00eb Fier p\u00ebr t\u00eb takuar Angjelin\u00ebn, por si\u00e7 m\u00eb tha shoqja e saj, Antigoni, un\u00eb nuk mundesha ta takoja at\u00eb. Ajo nuk d\u00ebshironte t\u00eb m\u00eb takonte.<\/p>\n<p>Nuk kisha asnj\u00eb mund\u00ebsi dhe k\u00ebshtu u largova andej nga kisha ardhur. Vazhdoja ta dashuroja edhe pse ndodheshim larg nj\u00ebri-tjetrit. N\u00eb muajin shkurt, nuk kisha mbaruar akoma\u00a0 stazhin n\u00eb prodhim dhe gjeta mund\u00ebsin\u00eb e shkova n\u00eb aksion, n\u00eb Drenov\u00eb t\u00eb Ballshit. Aty q\u00ebndruam nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb. Kur u b\u00eb inaugurimi, erdhi dhe shkolla pedagogjike e Fierit, ku takova p\u00ebrs\u00ebri shoqen e saj, Antigonin dhe ajo m\u00eb tregoi p\u00ebr t\u00eb \u00ebm\u00ebn e Angjelin\u00ebs, q\u00eb kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb. M\u00eb erdhi shum\u00eb keq p\u00ebr at\u00eb grua q\u00eb kishte qen\u00eb dakord me dashurin\u00eb ton\u00eb, por nuk arriti t\u00eb g\u00ebzonte frytet e saj.<\/p>\n<p>Redaktoi dhe korektoi<\/p>\n<p>Muhamet Cenko<\/p>\n<p>Tiran\u00eb\/24\/11\/2026<\/p>\n<p>Vazhdon\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkim Saliasi FESTA E LIR\u00cbZ\u00cbS, EM\u00cbRIMI N\u00cb STARAVECK\u00cb M\u00eb 8 gusht, n\u00eb vendin e quajtur Lir\u00ebz, mbi fshatin Staraveck\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb Skraparit, festohet dita e Kongresit I-r\u00eb t\u00eb Rinis\u00eb Komuniste. At\u00eb vit n\u00eb Lir\u00ebz\u00eb mori pjes\u00eb dhe Ramiz Alia. I gjith\u00eb rrethi i Skraparit, fshatrat e Kor\u00e7\u00ebs dhe t\u00eb P\u00ebrmetit ishin t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3134,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-4378","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4378","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4378"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4378\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4379,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4378\/revisions\/4379"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3134"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4378"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4378"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4378"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}