{"id":4380,"date":"2026-11-25T13:24:28","date_gmt":"2026-11-25T12:24:28","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4380"},"modified":"2026-11-25T13:24:28","modified_gmt":"2026-11-25T12:24:28","slug":"kadri-tarelli-shkruan10-vjetori-i-shkolles-9-vjecare-publike-abedin-dino","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/11\/25\/kadri-tarelli-shkruan10-vjetori-i-shkolles-9-vjecare-publike-abedin-dino\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:10-VJETORI I SHKOLL\u00cbS 9-VJE\u00c7ARE, PUBLIKE, \u201cABEDIN DINO\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<br \/>\nP\u00ebr fat t\u00eb keq, historia shqiptare shpesh \u00ebsht\u00eb e ashp\u00ebr me figurat e m\u00ebdha: i harrojm\u00eb, i anatemojm\u00eb, i ofendojm\u00eb e ndonj\u00ebher\u00eb edhe i vrasim. Kjo shpesh na l\u00eb t\u00eb mallkuar brenda vetvetes, n\u00eb p\u00ebrplasje midis sojeve dhe interesave t\u00eb ngushta. Mehmet Prishtina.<\/p>\n<p>10-VJETORI I SHKOLL\u00cbS 9-VJE\u00c7ARE, PUBLIKE, \u201cABEDIN DINO\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb ngjarje e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr arsimin n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>E shtun\u00eb, m\u00eb, 21, t\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, 2026, n\u00eb mjediset e QKF. s\u00eb Durr\u00ebsit, u zhvillua nj\u00eb koncert festiv n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 10-vjetorit t\u00eb vendosjes s\u00eb emrit, shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are publike, \u201cAbedin Dino\u201d, n\u00eb Plazh t\u00eb Durr\u00ebsit. Veprimtari q\u00eb po e quaj me t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb ngjarje e ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr shkoll\u00ebn dhe arsimin n\u00eb Durr\u00ebs dhe m\u00eb p\u00ebrtej Durr\u00ebsit.<br \/>\nSalla ishte mbushur plot e p\u00ebr plot, me t\u00eb ftuar dhe personalitete t\u00eb ardhur nga Durr\u00ebsi, Shijaku, Tirana, Vlora, etj, etj. Ishte nj\u00eb krijim dhe bashk\u00ebpunim i p\u00ebrkryer, mes Drejtoris\u00eb s\u00eb shkoll\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga drejtore Miranda Lila, dhe kolektivit m\u00ebsimor, q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn k\u00ebt\u00eb<br \/>\nveprimtari me vlera m\u00ebsimore dhe histori atdhetare. Un\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, as q\u00eb e mendonim se nx\u00ebn\u00ebsit e klas\u00ebs s\u00eb V-t\u00eb, t\u00eb<br \/>\nciklit t\u00eb ul\u00ebt, do t\u00eb ngrinin pesh\u00eb t\u00eb pranishmit n\u00eb sall\u00eb, duke filluar me \u201cHimnin\u201d e shkoll\u00ebs, p\u00ebrgatitur dhe drejtuar mjesht\u00ebrisht nga m\u00ebsuesja Lindita Gera Rushiti, ideatore dhe organizatore e k\u00ebtij koncerti festiv. Nuk e teproj t\u00eb them se mbet\u00ebm t\u00eb mrekulluar nga recitimi i nx\u00ebn\u00ebsve, t\u00eb vargjeve t\u00eb shkruara dikur nga Abedin Dino.<br \/>\nMjaftont\u00eb citoj disa vargje, si thirrje p\u00ebr bashkim, t\u00eb shk\u00ebputura nga vjersha e tij e par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe: \u2018K\u00ebng\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebvet\u2019, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 64 vargjesh.\u201d<br \/>\n\u201cJu o Shqiptar\u00eb nd\u00eb doni<br \/>\nnga i huaji t\u00eb shp\u00ebtoni.<br \/>\nB\u00ebhuni nj\u00eb e luftoni.<br \/>\nGluh\u00ebn\u00eb tuaj t\u00eb shkroni,<br \/>\nShqip t\u00eb flisni e t\u00eb k\u00ebndoni!\u201d<br \/>\nNj\u00eb z\u00eb q\u00eb vjen nga Ciceroni i lasht\u00ebsis\u00eb na th\u00ebrret, q\u00eb ta d\u00ebgjojm\u00eb mir\u00eb: \u201cO popuj ruani figurat e m\u00ebdha se n\u00ebp\u00ebrmjet tyre do t\u2019u njoh\u00eb bota\u201d. Historia e kombeve shkruhet n\u00ebp\u00ebrmjet \u201cHeronjve\u201d q\u00eb len\u00eb gjurm\u00eb dhe em\u00ebr t\u00eb ndritur. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe Abedin Pash\u00eb Dino, nj\u00eb personalitet me pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare. Ai ishte diplomat i madh, Ideolog, rilindas i shquar, figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme<br \/>\ne l\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare, jo vet\u00ebm e \u00c7am\u00ebris\u00eb, por e gjith\u00eb trojeve shqiptare.<br \/>\nAi ishte shpirti dhe zemra e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit.<br \/>\nAbedin Dino, me talentin e tij krijues, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb emri i tij t\u00eb mos p\u00ebrmendet vet\u00ebm si nj\u00eb politikan dhe diplomat i zoti, por edhe si nj\u00eb krijues dhe p\u00ebrkthyes i disa gjuh\u00ebve. Poezit\u00eb atdhetare t\u00eb k\u00ebtij burr\u00eb shtetasi, jan\u00eb thirrje p\u00ebr zgjimin komb\u00ebtar, mbrojtjen e gjuh\u00ebs shqipe dhe bashkimin kund\u00ebr cop\u00ebtimit t\u00eb trojeve. Krijimet e tij t\u00eb shkruara, nd\u00ebrthurin frym\u00ebn e romantizmit evropian t\u00eb shekullit XIX, me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr<br \/>\nliri dhe vet\u00ebqeverisje t\u00eb trojeve shqiptare. N\u00ebse do t\u00eb vazhdoj t\u00eb shkruaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb madhore t\u00eb kombit, nuk do t\u2019i shtoj asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb librit monografi, \u201cAbedin Dino \u2013 Martir i Bashkimit Komb\u00ebtar\u201d, t\u00eb autorit Ahmet Mehmeti, i cili ishte i pranish\u00ebm, duke nderuar k\u00ebt\u00eb fest\u00eb kaq t\u00eb bukur dhe simbolike. Ai vler\u00ebsoi organizator\u00ebt, pasi k\u00ebshtu njihen dhe vler\u00ebsohen figurat e m\u00ebdha t\u00eb kombit, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e shpirtit intelektual te t\u00eb vegjlit sot, nes\u00ebr qytetar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi.<br \/>\nN\u00eb vazhdim duhet th\u00ebn\u00eb se i pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb madhe ishte edhe Alket Veliu, drejtusi i fondacionit \u00c7am\u00ebria, \u201cHasan Tahsin\u201d, ardhur nga Tirana, i cili p\u00ebrsh\u00ebndeti t\u00eb pranishmit, duke i dh\u00ebn\u00eb fest\u00ebs p\u00ebrmasa komb\u00ebtare.<br \/>\nN\u00eb fest\u00eb ishte i pranish\u00ebm edhe Aqif Dino, sot qytetari i Shijakut, pasardh\u00ebs i familjes s\u00eb madhe t\u00eb Abedin Pash\u00eb Dino, i cili renditi me radh\u00eb paraardh\u00ebsit e familje s\u00eb tij t\u00eb madhe, nga e cila trash\u00ebgon jo vet\u00eb emrin, por edhe dashurin\u00eb dhe krenarin\u00eb, pse jo edhe dhimbjen p\u00ebr tok\u00ebn dhe historin\u00eb e \u00c7am\u00ebris\u00eb, si pjes\u00eb e shqyer nga trungu i kombit shqiptar, p\u00ebrdorur nga fuqit\u00eb e m\u00ebdha, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur interesat dhe lakmin\u00eb e fqinjit jugor.<br \/>\nM\u00eb p\u00eblqen t\u00eb citoj pak fjal\u00eb t\u00eb Aqif Dinos:<br \/>\n&#8211; Emocione pa fund, jo vet\u00eb un\u00eb, por pash\u00eb se edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kishi<br \/>\nsyt\u00eb me lot.<br \/>\n. E para&#8230; nga kori i nx\u00ebn\u00ebsve, q\u00eb na la pa fjal\u00eb.<br \/>\n. E para p\u00ebrs\u00ebri&#8230; djaloshi me veshjen e Pashait, i cili recitoi plot pathos poezin\u00eb e Abedin Dinos, \u201cShqip\u00ebria\u201d.<br \/>\n. Dhe e para p\u00ebrs\u00ebri&#8230; Emmi Rushiti, vajza e m\u00ebsuese Lindit\u00ebs, e cila prezantoi si artiste e v\u00ebrtet\u00eb gjith\u00eb fest\u00ebn.<br \/>\nGjat\u00eb fest\u00ebs, poete dhe drejtore e shkoll\u00ebs \u201c14 N\u00ebntori\u201d, Durr\u00ebs, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe n\/kryetare e Federat\u00ebs t\u00eb Paqes Universale, dega Durr\u00ebs, dor\u00ebzoi nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr m\u00ebsuesen Lindita, me \u00e7ertifikat\u00eb si an\u00ebtare e k\u00ebtij formacioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr paqe. Nd\u00ebr t\u00eb tjera ajo theksoi: Lindita e meriton an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Federat\u00ebn e Paqes Univerasle, si m\u00ebsuese dhe \u201cMisionare e dijes\u201d, mbase edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr m\u00eb madhore. Lindita ishte nism\u00ebtare dhe organizatore e mbledhjes dhe grumbullimit t\u00eb librave k\u00ebtu n\u00eb Durr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb pajisur bibliotek\u00ebn e librit shqip, q\u00eb u hap nga studentja Emira Selimi, n\u00eb qytetin e Manastirit (Bitola), me rastin e 115- vjetorit t\u00eb Kongresit t\u00eb Shkronjave Shqipe. Dit\u00eb q\u00eb u kujtua dhe u festua m\u00eb, 22, t\u00eb N\u00ebntorit, 2023, ku t\u00eb pranish\u00ebm ishim edhe ne, nj\u00eb grup nga qyteti i Durr\u00ebsi. Nj\u00eb<br \/>\nveprim q\u00eb ne e \u00e7mojm\u00eb sot, nd\u00ebrsa koha do ta vler\u00ebsoj\u00eb si akt madhor t\u00eb shpirtit atdhetar t\u00eb m\u00ebsuese Lindit\u00ebs.<br \/>\n\u00c7do gj\u00eb foli, u shikua dhe u d\u00ebgjua \u00e7am\u00ebrisht, q\u00eb nga recitimet, k\u00ebng\u00ebt, vallet, kostumet komb\u00ebtare t\u00eb trev\u00ebs, p\u00ebrfshi edhe pamjet e transmetuara n\u00eb monitor, nga trojet e mrekullueshme t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, Parga, Preveza, Gumenica, etj, etj. Edhe<br \/>\nansambli i \u201c\u00c7am\u00ebria\u201d ardhur nga qyteti i Vlor\u00ebs, me k\u00ebng\u00ebt dhe vallet i dha t\u00eb tjera p\u00ebrmasa k\u00ebsaj veprimtarie. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit ishte nj\u00eb fest\u00eb q\u00eb do mbete gjat\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb.<br \/>\nKujdesi nuk u shmang asnj\u00eb \u00e7aste. Sepse n\u00eb hollin jasht\u00eb sall\u00ebs s\u00eb koncerteve ishin shtruar tavolinat me gatime t\u00eb tradit\u00ebs \u00e7ame, si pjes\u00eb e<br \/>\ntrash\u00ebgimis\u00eb q\u00eb vazhdon t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb jet\u00ebn e k\u00ebtij komuniteti n\u00eb Durr\u00ebs e m\u00eb gjer\u00eb.<br \/>\nN\u00eb fund, p\u00ebr ta mbyllur k\u00ebt\u00eb shkrim po p\u00ebrmend pak fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebsueses Lindita:<br \/>\n&#8211; \u201cU mblodh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nderuar emrin \u201cAbedin Dino\u201d, q\u00eb mban shkolla jon\u00eb. U mblodh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kujtuar rr\u00ebnj\u00ebt tona, krenarin\u00eb dhe dhimbjen. U mblodh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nderuar njer\u00ebzit q\u00eb i sh\u00ebrbyen dhe i sh\u00ebrbejn\u00eb kombit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t&amp;#39;i p\u00ebrcjell\u00eb brezit t\u00eb ri dashurin\u00eb p\u00ebr historin\u00eb, gjuh\u00ebn dhe identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar\u201d.<br \/>\nUrime dhe suksese n\u00eb pun\u00ebn tuaj fisnike, si \u201cMisionare e dijes dhe edukimit\u201d.<br \/>\nLe t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb kjo veprimtari si simbol i dashuris\u00eb p\u00ebr m\u00ebm\u00ebdheun, si model i p\u00ebrkryer edukimi me ndjenjat atdhetare t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve tan\u00eb, si nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb m\u00ebsuesie se po t\u00eb mb\u00ebshtetesh te nx\u00ebn\u00ebsit, arin gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha. Dhe gj\u00ebrat e m\u00ebdha nuk krijohen me urdh\u00ebr, por vet\u00ebm me dashuri e p\u00ebrkushtim.<br \/>\nJam i bindur se ju meritoni m\u00eb shum\u00eb. Kjo veprimtari e vlen t\u00eb shfaqet n\u00eb t\u00eb gjitha shkollat e Durr\u00ebsit.<br \/>\nUrime dhe mir\u00ebnjohje!<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nDurr\u00ebs, m\u00eb, 24, t\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, 2026.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: P\u00ebr fat t\u00eb keq, historia shqiptare shpesh \u00ebsht\u00eb e ashp\u00ebr me figurat e m\u00ebdha: i harrojm\u00eb, i anatemojm\u00eb, i ofendojm\u00eb e ndonj\u00ebher\u00eb edhe i vrasim. Kjo shpesh na l\u00eb t\u00eb mallkuar brenda vetvetes, n\u00eb p\u00ebrplasje midis sojeve dhe interesave t\u00eb ngushta. Mehmet Prishtina. 10-VJETORI I SHKOLL\u00cbS 9-VJE\u00c7ARE, PUBLIKE, \u201cABEDIN DINO\u201d Nj\u00eb ngjarje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3395,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4380","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4380","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4380"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4380\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4381,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4380\/revisions\/4381"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3395"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4380"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4380"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4380"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}