{"id":846,"date":"2023-11-22T13:18:14","date_gmt":"2023-11-22T13:18:14","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=846"},"modified":"2024-12-05T15:15:40","modified_gmt":"2024-12-05T14:15:40","slug":"dritero-agolli-eshte-i-pakenaqur-nga-partia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2023\/11\/22\/dritero-agolli-eshte-i-pakenaqur-nga-partia\/","title":{"rendered":"Drit\u00ebro Agolli \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebnaqur nga partia"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Nuri Dragoj<\/strong><\/p>\n<div class=\"clearfix text-formatted field field--name-body field--type-text-with-summary field--label-hidden field__items quickedit-field\" data-quickedit-field-id=\"node\/603\/body\/en\/full\">\n<div class=\"field__item\">\n<p>Nga arkivi i KQ t\u00eb PPSH<\/p>\n<p>Drit\u00ebro Agolli \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebnaqur nga partia<\/p>\n<p>Nga Nuri Dragoj<\/p>\n<p>Raport i ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Kadri Hazbiu, p\u00ebr Hysni Kapon: Drit\u00ebro Agolli \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr q\u00ebndrimit t\u00eb partis\u00eb son\u00eb. Prishjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Bashkimin Sovjetik e quan disfat\u00eb t\u00eb madhe. Shkrimin e botuar n\u00eb \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d p\u00ebr festivalin e 11, e ka cil\u00ebsuar \u201cArtikull pa\u00e7avure\u201d\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Kadri Hazbiu, d\u00ebrguar sekretarit t\u00eb KQ t\u00eb PPSH, Hysni Kapo, thuhej se, nga t\u00eb dh\u00ebnat agjenturale dhe biseda q\u00eb b\u00ebm\u00eb me oficerin Qani Tartale, i cili ka patur drejtimin e elementit antiparti, p\u00ebr Drit\u00ebro Agollin rezulton: \u201cN\u00eb vitet 1961-1962, me prishjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Bashkimin Sovjetik, \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr q\u00ebndrimit t\u00eb partis\u00eb son\u00eb, duke e quajtur prishjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve, nj\u00eb disfat\u00eb t\u00eb madhe. Gjat\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmjeje t\u00eb zhvilluar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e R. B, an\u00ebtar partie dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i organeve t\u00eb sigurimit, Drit\u00ebroi ka recituar disa poezi t\u00eb autor\u00ebve rus, t\u00eb cil\u00ebt flisnin p\u00ebr internimet e b\u00ebra n\u00eb Siberi nga cari. Me k\u00ebt\u00eb, ai b\u00ebnte krahasim, pasi sipas tij, nj\u00eb gjendje e till\u00eb ishte edhe n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn kur Shqip\u00ebria nd\u00ebrpreu marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike me Bashkimi Sovjetik. Kjo periudh\u00eb qe e v\u00ebshtir\u00eb, sidomos p\u00ebr vajzat ruse dhe djemt\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb kishin lidhur kuror\u00eb me to. Ndaj tyre filloi nj\u00eb kalvar i v\u00ebrtet\u00eb vuajtjesh dhe persekutimesh. Nj\u00eb pjes\u00eb u detyruan t\u00eb linin shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare dhe t\u00eb largoheshin n\u00ebp\u00ebr vendet e tyre, pavar\u00ebsisht se kishin nj\u00eb, dy, apo tre f\u00ebmij\u00eb. Pjesa tjet\u00ebr, q\u00eb i rezistoi presionit politik, apo masave represive, vendos\u00ebn t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb Shqip\u00ebri, por shiheshin si rrezik potencial ndaj \u201cpartis\u00eb dhe popullit\u201d. Shum\u00eb gra t\u00eb huaja, me akuza t\u00eb montuara p\u00ebr veprimtari agjenturore, u burgos\u00ebn dhe internuan vite t\u00eb t\u00ebra. U krijua nj\u00eb klim\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr to, pasi i quanin t\u00eb rekrutuara nga KGB.<\/p>\n<p>Burrat e martuara me gra ruse qen\u00eb ven\u00eb n\u00eb shenjest\u00ebr t\u00eb partis\u00eb dhe t\u00eb sigurimit t\u00eb shtetit. Ndaj tyre b\u00ebheshin kritika me vend dhe pa vend, n\u00eb qendra pune dhe n\u00eb shtyp. Edhe p\u00ebr Drit\u00ebro Agollin ishte dh\u00ebn\u00eb porosi t\u00eb b\u00ebheshin kritika n\u00eb shtyp. Drago Siliqi, shkruante n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDrita\u201d, t\u00eb dat\u00ebs 2 korrik 1961, se n\u00eb vjershat e Drit\u00ebro Agollit, n\u00eb shum\u00eb raste, ndihet m\u00eb tep\u00ebr era e step\u00ebs ruse, se sa e lugin\u00ebs shqiptare. Sipas tij, n\u00eb vjersh\u00ebn \u201dBala, lopa ime\u201d, botuar n\u00eb revist\u00ebn N\u00ebntori, pathosi i poezis\u00eb q\u00ebndron n\u00eb faktin q\u00eb fshatari, p\u00ebr t\u00eb mos ia dor\u00ebzuar armikut, detyrohet ta vras\u00eb lop\u00ebn e tij t\u00eb dashur, q\u00eb e ka rritur me dhimshuri e kujdes. Heroi lirik i vjersh\u00ebs, nuk ka psikologji shqiptare dhe nuk pasqyron rrethanat tipike t\u00eb vendit ton\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb mentalitet sovjetik, sepse ata dogj\u00ebn grurin n\u00eb ara e hodh\u00ebn n\u00eb er\u00eb fabrikat, p\u00ebr t\u00eb mos ia dor\u00ebzuar armikut\u201d. K\u00ebshtu viheshin intelektual\u00ebt kund\u00ebr nj\u00ebri &#8211; tjetrit. Mbase kishte t\u00eb drejt\u00eb Sartri kur thoshte: Un\u00eb komunizmin e dua, por sigurimi intelektual\u00ebt komunist jan\u00eb eg\u00ebrsira.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb ato dit\u00eb, Drit\u00ebroit i kujtuan bashk\u00ebshorten ruse dhe i b\u00ebn\u00eb presion. Punon n\u00eb gazet\u00ebn qendrore t\u00eb partis\u00eb, i than\u00eb, ndaj zgjidh \u00e7far\u00eb t\u00eb duash. Prano t\u00eb ndash gruan ose\u2026<\/p>\n<p>-Ose \u00e7far\u00eb? &#8211; e pyeti Drit\u00ebroi, bashk\u00ebbiseduesin.<\/p>\n<p>-E di vet se \u00e7far\u00eb, i pati th\u00ebn\u00eb tjetri, dhe qe larguar.<\/p>\n<p>Kur u kthye n\u00eb sht\u00ebpi, bashk\u00ebshort\u00ebt diskutuan me nj\u00ebri &#8211; tjetrin. Terrori qe i pashembullt. Nina e kuptoi gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej Drit\u00ebroi. E ndjeu rrezikun edhe p\u00ebr veten e saj, e sidomos p\u00ebr djalin, dhe propozoi q\u00eb, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb largohej, se sa t\u00eb burgoseshin t\u00eb dy. Mbase do t\u00eb vij dita, q\u00eb politika t\u00eb zbutet dhe, m\u00eb shpres\u00eb t\u00eb zotit, t\u00eb rikthehem s\u00ebrish, i tha ajo me lot\u00eb n\u00eb sy. U pajtua me fatin. Dhe vendosi t\u00eb largohej. Ishte e dhimbshme. Edhe bashk\u00ebshortja e Burhan \u00c7elos, u detyrua t\u00eb largohej nga Shqip\u00ebria, p\u00ebr shkak t\u00eb klim\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb u krijua. K\u00ebshtu vepruan dhjetra gra t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb ndahej me Drit\u00ebroin, Nin\u00ebs i rr\u00ebshqit\u00ebn lot mbi moll\u00ebzat e faqeve. Drit\u00ebroit gjithashtu. Ishin lot p\u00ebr sakrificat q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb, lot\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb e vrar\u00eb. Partia i pati lejuar k\u00ebto lidhje martesore, nd\u00ebrsa tani, p\u00ebr shkak t\u00eb keqkuptimeve politike, shkat\u00ebrroheshin nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, dhjet\u00ebra familje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb padrejt\u00eb. Nina kishte dhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb cilin e mori me vete n\u00eb Mosk\u00eb.<\/p>\n<p>Grat\u00eb q\u00eb mbet\u00ebn k\u00ebtu u terrorizuan. Tarama e Pjet\u00ebr Gacit shp\u00ebtoi nga burgu. U vetburgos n\u00eb Shkod\u00ebr. U b\u00eb e s\u00ebmur\u00eb. Pjet\u00ebr Gacin e \u00e7uan n\u00eb Elbasan e m\u00eb pas n\u00eb Vlor\u00eb. Muzika himn e tij, \u201cP\u00ebr ty atdhe\u201d, e shp\u00ebtoi nga arrestimi. E p\u00eblqeu dikatatori. E vler\u00ebsoi himnin, sepse me t\u00eb nj\u00ebsonte veten.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, n\u00eb raportin e kreut t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, thuhej: Drit\u00ebro Agolli, n\u00eb koh\u00ebn e largimit t\u00eb ish gruas s\u00eb tij p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Sovjetik, pati nj\u00eb periudh\u00eb \u00e7orroditje. Pinte raki, shoq\u00ebrohej me element\u00eb t\u00eb pakontrolluar, gjendje kjo q\u00eb zgjati deri n\u00eb martes\u00ebn e tij t\u00eb dyt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb rast, kishte pir\u00eb jasht\u00eb mase n\u00eb klubin e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe iu shpreh oficerit ton\u00eb, Qani Tartale: \u201cVim\u00eb e pim\u00eb k\u00ebtu, q\u00eb edhe po t\u00eb na rr\u00ebshqas\u00eb ndonj\u00eb fjal\u00eb, ta d\u00ebgjoni vet\u00eb ju, e mos ta merrni vesh nga t\u00eb tjer\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Hija e vdekjes na q\u00ebndron mbi kok\u00eb<\/p>\n<p>Raporti i Kadri Hazbiut vazhdonte me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera. \u201cAgjenti \u201cVullenatari\u201d, shok i ngusht\u00eb i Drit\u00ebro Agollit, dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i besuar i organeve tona, ka raportuar se nga vitit 1960, deri n\u00eb vitin 1968, Drit\u00ebroi ka qen\u00eb i l\u00ebkundur dhe nuk kishte besim t\u00eb plot\u00eb mbi q\u00ebndrimin e partis\u00eb son\u00eb ndaj Bashkimit Sovjetik. Por pas agresionit rus mbi \u00c7ekosllovakin\u00eb, ai e humbi plot\u00ebsisht admirimin dhe simpatin\u00eb ndaj Bashkimit Sovjetik dhe iu forcua besimi ndaj vij\u00ebs s\u00eb partis\u00eb son\u00eb. Pozitivisht ka ndikuar dhe k\u00ebshillimi i tij, nga shoku Mehmet Shehu\u201d.<\/p>\n<p>Prishja me sovjetik\u00ebt ndryshoi dhe m\u00ebnyr\u00ebn e sjelljes s\u00eb njer\u00ebzve. Tashm\u00eb nuk duhej th\u00ebn\u00eb: Rroft\u00eb BS, por posht\u00eb BS! N\u00eb at\u00eb koh\u00eb qe arrestuar kund\u00ebradmirali Teme Sejko, komandant i Flot\u00ebs Luftarake Detare, me akuz\u00ebn \u201ctradh\u00ebti ndaj atdheut\u201d. Thuhej se kishte qen\u00eb agjent i grek\u00ebve, rus\u00ebve dhe amerikan\u00ebve. N\u00eb vend t\u00eb tij u em\u00ebrua Hito \u00c7ako, njeri i besuar i Enver Hoxh\u00ebs, por edhe ai do t\u00eb vritej m\u00eb von\u00eb. Shtypi vazhdonte propagand\u00ebn antirevizioniste dhe u b\u00ebnte jehon\u00eb lidhjeve me Kin\u00ebn. N\u00eb muajin shkurt t\u00eb vitit 1961, zhvilloi punimet Kongresi i 4-t i PPSH. Ai mori n\u00eb analiz\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet PPSH dhe PKBS, mbrojti q\u00ebndrimin e mbajtur nga delegacioni shqiptar n\u00eb mbledhjen e 81 partive komuniste e pun\u00ebtore\u00a0 n\u00eb Mosk\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet qen\u00eb ftohur plot\u00ebsisht. N\u00eb baz\u00ebn e Pashalimanit, komandat e t\u00eb dy pal\u00ebve qen\u00eb dubluar. Sovjetik\u00ebt k\u00ebmb\u00ebngulnin n\u00eb mbajtjen e baz\u00ebs, pasi e quanin t\u00eb tyren. Pala shqiptare nuk l\u00ebshonte pe. Duket se kishte siguruar mb\u00ebshtetjen nga SHBA dhe NATO. Mbledhje t\u00eb zgjatura me ushtar\u00eb e oficer\u00eb brenda vendit, aktive partie ngado, q\u00eb d\u00ebgjonin lektor\u00ebt p\u00ebr q\u00ebndrimin e gabuar t\u00eb politik\u00ebs antimarksiste t\u00eb PK t\u00eb BS. Krisja kishte nisur me vizit\u00ebn e Hrushovit, n\u00eb maj-qershor 1959.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb muajit mars 1961, kryeministri Mehmet Shehu kishte vajtur n\u00eb Pashaliman. Shoq\u00ebrohej nga k\u00ebshilltari rus i mbrojtjes p\u00ebr flot\u00ebn detare, kund\u00ebradmirali Zagrebin. Ai foli p\u00ebr revizionist\u00ebt jugosllav, p\u00ebr Titon, p\u00ebr q\u00ebllimet e tyre djall\u00ebzore etj. P\u00ebr Bashkimin Sovjetik asnj\u00eb fjal\u00eb. Por gjith\u00e7ka kuptohej. B\u00ebri apel p\u00ebr vigjilenc\u00eb. Likujdimi i baz\u00ebs s\u00eb Pashalimanit, si\u00e7 pretendohej nga rus\u00ebt, i hapte rrug\u00eb forcimit t\u00eb NATO-s, n\u00eb jug t\u00eb Ballkanit. Mesazhi ishte i qart\u00eb. K\u00ebrkesa p\u00ebr vigjilenc\u00eb t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr gjakftoht\u00ebsi dhe mbajtjen e situat\u00ebs n\u00ebn kontroll fliste vet. Anija luftarake ruse \u201cCiaturi\u201d, me ushtar\u00eb, oficer\u00eb, materiale luftarale e ushqime, n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tyre n\u00eb Pashaliman, u ndalua t\u00eb hynte.\u00a0 K\u00ebsht\u00eb pohonte kolonel Myfit Qerduka, p\u00ebr Albanian Free Press.<\/p>\n<p>Gjyqi ndaj Teme Sejkos p\u00ebrfundoi me 65 vet\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar, nga t\u00eb cil\u00ebt 13 t\u00eb pushkatuar, 4 me 25 vjet dhe t\u00eb tjer\u00eb me radh\u00eb, gjith\u00ebsej 1000 vite burg.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, duke biseduar me nj\u00eb shokun e vet, Drit\u00ebroi kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cHija e vdekjes na q\u00ebndron mbi kok\u00eb\u201d. Pohimi i b\u00ebr\u00eb prej tij, kishte shkuar n\u00eb ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme.<\/p>\n<p>Agolli nuk pajtohet me d\u00ebnimin e festivalit t\u00eb 11 t\u00eb k\u00ebng\u00ebs n\u00eb RTVSH<\/p>\n<p>Dokumenti i d\u00ebrguar n\u00eb zyr\u00ebn e Kadri Hazbiut, firmosur nga z\u00ebvend\u00ebs drejtori i Drejtoris\u00eb s\u00eb I-r\u00eb, Lirim P\u00ebllumbi, p\u00ebrcjell\u00eb m\u00eb tej te Hysni Kapo, theksonte se Drit\u00ebro Agolli, para se t\u00eb zhvillonte punimet Kongresi II i Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve, ka b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb grup, q\u00eb vepronte n\u00eb kund\u00ebrshtim me porosit\u00eb e partis\u00eb. \u201cJan\u00eb vjel\u00eb t\u00eb dh\u00ebna, sipas t\u00eb cilave, shkrimtar\u00ebt qen\u00eb ndar\u00eb n\u00eb grupe, n\u00eb t\u00eb \u201crinj\u00eb\u201d, ku b\u00ebnte pjes\u00eb Drit\u00ebroi, dhe n\u00eb t\u00eb \u201cvjet\u00ebr\u201d. K\u00ebto grupe i kund\u00ebrviheshin nj\u00ebri &#8211; tjetrit dhe t\u00eb \u201crinjt\u00eb\u201d kishin planifikuar q\u00eb, n\u00eb Kongres, t\u00eb rr\u00ebzonin kryesin\u00eb e vjet\u00ebr t\u00eb Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve. Por u t\u00ebrhoq\u00ebn nga plani i tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb pranis\u00eb n\u00eb kongres t\u00eb Byros\u00eb Politike\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej thuhej: \u201cPas fjalimit t\u00eb shokut Enver n\u00eb Presidiumin e Kuvendit Popullor, gjat\u00eb muajit shkurt, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb zhvilluar nga Todi Lubonja, n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb Drit\u00ebro Agollit, Vangjush Zall\u00ebmit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtorit, me pseudonimin \u201cVullnetari\u201d, Todi \u00ebsht\u00eb shprehur: \u201cT\u00eb mos rr\u00ebshqas\u00eb k\u00ebmba, se njer\u00ebzit duan t\u00eb han\u00eb t\u00eb gjall\u00eb. Tani \u00e7do gj\u00eb, tek ne e shohin me v\u00ebrejtje, deri te rrobat e trupit. Njer\u00ebzit jan\u00eb si kameleon\u00ebt. Ata q\u00eb deri dje mburrnin festivalin e 11, tani e kritikojn\u00eb dhe e shajn\u00eb\u201d. N\u00eb vijim, Todi u ka th\u00ebn\u00eb se udh\u00ebheqja e partis\u00eb tek ne, informohet p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, duke u treguar dhe raste nga jeta e tij. T\u00eb pranishmit, gjat\u00eb k\u00ebsaj bisede, nuk kan\u00eb reaguar, nd\u00ebrsa kur ka ardhur fjala p\u00ebr artikullin redaksional t\u00eb gazet\u00ebs \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d, mbi festivalin e 11, Drit\u00ebro Agolli ka th\u00ebn\u00eb: \u201c\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ai artikull pa\u00e7avure\u201d, kurse Todi Lubonja, qe shprehur se, as un\u00eb nuk e kuptova\u201d. Nd\u00ebrsa Hysni Kapo sh\u00ebnonte: Duhet par\u00eb m\u00eb me kujdes. Poet\u00ebt edhe nxitohen, por Drit\u00ebroi q\u00eb i k\u00ebndon tok\u00ebs, bim\u00ebs, q\u00eb i dhimbsen kafsh\u00ebt, q\u00eb dashurohet me balt\u00ebn, nuk mund t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr rrjedh\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00ebriu \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb, thoshte Zhan Pol Sart\u00ebr, shkrimtar dhe filozof i shquar francez. Duke qen\u00eb i lire, ai \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e vet. Gjithsesi, Sartri ishte p\u00ebrher\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kontestator\u00ebve, protestuesve p\u00ebr liri dhe t\u00eb drejta demokratike, n\u00eb Franc\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb i till\u00eb ka qen\u00eb Drit\u00ebroi, i papajutesh\u00ebm me t\u00eb keqen, pasi e ngrinte z\u00ebrin, me fjal\u00eb dhe me vargje. Shkrimtar\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb reaguar, mbeten p\u00ebrgjegj\u00ebs para historis\u00eb. Sartri shkruante se, pika jon\u00eb e nisjes, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb subjektiviteti i individit. Un\u00eb mendoj, thoshte ai, pra ekzistoj. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb absolute e nd\u00ebrgjegjes, q\u00eb arrin te vetvetja. Sartri k\u00ebrkonte q\u00eb shkrimtar\u00ebt t\u00eb godisnin fenomenet negative n\u00eb shoq\u00ebri. Un\u00eb i quaj Folberin dhe Gonkur\u00ebt, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr represionin q\u00eb u b\u00eb, pas Komun\u00ebs s\u00eb Parisit, sepse ata nuk shkruajt\u00ebn asnj\u00eb rresht p\u00ebr t\u2019i penguar. Mund t\u00eb m\u00eb thon\u00eb se nuk ishte pun\u00eb e tyre. Po lidhur me Kalasin, mos ishte pun\u00eb e Volterit? D\u00ebnimi i Drejfusit, mos ishte puna e Emun Zolas, administrimi i Kongos, mos ishte pun\u00eb e Zhidit? Secili nga k\u00ebta autor\u00eb, n\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, ka marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta si shkrimtar. Agolli ka reaguar, siaps rastit, sa e lejonin kushtet.<\/p>\n<p>Vazhdon t\u00eb pij\u00eb, duhet b\u00ebr\u00eb kujdes<\/p>\n<p>N\u00eb karakteristik\u00ebn e firmosur nga Mihal Bisha, shefi i sektorit t\u00eb kuadrit n\u00eb KQ t\u00eb PPSH, thuhet se Drit\u00ebroi \u00ebsht\u00eb martuar n\u00eb vitin 1955 me nj\u00eb sovjetike. Krahas lavd\u00ebrimit q\u00eb i b\u00ebhet n\u00eb pleniumin e 15 t\u00eb KQ t\u00eb PPSH, n\u00eb vitin 1964 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar me v\u00ebrejtje n\u00eb biografi, p\u00ebr pakujdesi n\u00eb detyr\u00eb, n\u00eb vitin 1965, \u00ebsht\u00eb kritikuar p\u00ebr v\u00ebllimin me tregime \u201cZhurma e er\u00ebrave t\u00eb dikurshme\u201d, n\u00eb t\u00eb cilin err\u00ebsohen an\u00ebt pozitive dhe fryhen an\u00ebt negative. Autori, n\u00eb pasqyrimin e disa fenomeneve t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb, ka z\u00ebn\u00eb nj\u00eb k\u00ebnd v\u00ebshtrimi ideor t\u00eb gabuar\u201d. N\u00eb dokument thuhet se Drit\u00ebroi vazhdon t\u00eb pij\u00eb, ndaj me sjelljen e tij duhet t\u00eb b\u00ebhet kujdes.<\/p>\n<p>Indirekt, k\u00ebto opinione i p\u00ebrcilleshin dhe Drit\u00ebroit. Por ai thoshte se, shumica e gazetar\u00ebve t\u00eb talentuar, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, preferojn\u00eb nga pak alkoolin dhe cigaren. Kjo sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb larguar streset dhe emocionet. Vangjush Gambeta ishte gazetar i shquar, por kritikohej se pinte nga pak alkool. Drit\u00ebro Agolli, mjesht\u00ebr i reportazhit dhe skic\u00ebs, poet nga m\u00eb t\u00eb shquar\u00ebt, njihej edhe p\u00ebr preferenc\u00ebn e tij ndaj pijes. M\u00eb von\u00eb i nj\u00ebjti opinion qe dhe p\u00ebr Xhevahir Spahiun. Kryeredaktori i gazet\u00ebs, Dashnor Mamaqi, i th\u00ebrriste ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij, p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen ndaj k\u00ebtij vesi, q\u00eb ai e quante \u201cjosocialist\u201d. Por nj\u00eb dit\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb seminari, Enver Hoxha kishte folur mir\u00eb p\u00ebr Vangjush Gambet\u00ebn, nd\u00ebrsa Nexhmija kishte zgjedhur disa vler\u00ebsime p\u00ebr Agollin. Pas asaj dite, Dashnor Mamaqi, nuk guxoi t\u2019u thoshte asnj\u00eb fjal\u00eb, dy gjigant\u00ebve t\u00eb gazetaris\u00eb. Madje, q\u00eb nga ajo dit\u00eb, edhe kur p\u00ebrballej me ndonjerin prej tyre n\u00eb korridor, b\u00ebnte sikur nuk i vinte re q\u00eb ishin \u201ctap\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Shteti dhe poeti jan\u00eb t\u00eb papajtuesh\u00ebm me nj\u00ebri tjetrin. Edhe pse shteti b\u00ebn ligjin, ka n\u00eb dor\u00eb komand\u00ebn, d\u00ebnon e vret poetin, izolon fjal\u00ebn e lir\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri ka frik\u00eb prej tij. Ekziston nj\u00eb far\u00eb frike reciproke nga t\u00eb dy pal\u00ebt, ndon\u00ebse pesha e saj ndihet n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Kjo nuk ka ndodhur vet\u00ebm me shtetin komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, por kudo. Dikataturat jan\u00eb nj\u00eblloj. T\u00eb gjith\u00eb derrat nj\u00eb turi kan\u00eb, thot\u00eb populli. Por duhet pranuar q\u00eb terrori stalinist ishte m\u00eb i eg\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. Shpirti i poezis\u00eb \u00ebsht\u00eb liria. Liria \u00ebsht\u00eb jeta, pasqyrim i realitetit ku jetojm\u00eb. N\u00eb munges\u00ebn e liris\u00eb nuk ka kund\u00ebrshtim, shumica pajtohen me mendimin e njishit, p\u00ebr pasoj\u00eb zhvillimi frenohet, kemi vet\u00ebm levizje drejtvizore t\u00eb nj\u00ebtrajtshme.<\/p>\n<p>Ishte koh\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Qem\u00eb larguar t\u00ebr\u00ebsisht nga Per\u00ebndimi dhe kishim mb\u00ebrritur n\u00eb Lindjen e Largme. Radiot k\u00ebndonin k\u00ebng\u00eb kineze, k\u00ebng\u00eb vietnameze. \u00c7udi! Rilindasit predikonin per\u00ebndimin. \u201cP\u00ebr ne dielli lind andej nga per\u00ebndon\u201d, thoshin ata. Socializmi nuk e donte teorin\u00eb e tyre. P\u00eblqente lindjen. Per\u00ebndimin e nj\u00ebsonte me prostitutat, me korrupsionin, me varf\u00ebrin\u00eb e mjerimin. Socializmi e zhdukte varf\u00ebrin\u00eb. Sillte barazin\u00eb, pron\u00ebn kolektive, at\u00eb socialiste. Midis tyre njeriun e partis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb esen\u00eb, \u201cLet\u00ebr mbi humanizmin\u201d, q\u00eb Heidegger ia d\u00ebrgoi Zhan Bofre (Jean Beaufret) n\u00eb vitin 1946, b\u00ebnn nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme t\u00eb Qenies dhe Koh\u00ebs. Heidegger thoshte se \u201cne e shohim mendimin vet\u00ebm si shkakun e nj\u00eb pasoje, efektiviteti i s\u00eb cil\u00ebs vler\u00ebsohet sipas dobishm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj. Mir\u00ebpo, thelbi i veprimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushja. T\u00eb p\u00ebrmbush\u00ebsh do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shpalos\u00ebsh di\u00e7ka n\u00eb plotshm\u00ebrin\u00eb e thelbit t\u00eb saj, ta \u00e7osh at\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb k\u00ebt\u00eb plotshm\u00ebri, producere. Prandaj, vet\u00ebm ajo q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb, mund t\u00eb p\u00ebrmbushet n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Mendimi p\u00ebrmbush lidhjen e Qenies me thelbin e qenies njer\u00ebzore. Ai nuk e prodhon k\u00ebt\u00eb lidhje dhe as e ndikon at\u00eb. Mendimi e sjell k\u00ebt\u00eb lidhje n\u00eb qenie, vet\u00ebm si di\u00e7ka q\u00eb i \u00ebsht\u00eb len\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim, vet\u00eb mendimit nga Qenia. Gjuha \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e qenies. Qeniet njer\u00ebzore banojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj. Kujdestar\u00ebt e k\u00ebsaj sht\u00ebpie jan\u00eb mendimtar\u00ebt dhe poet\u00ebt. Pra k\u00ebt\u00eb shfaqje e \u00e7ojn\u00eb te gjuha dhe e ruajn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet shqiptimeve t\u00eb tyre. N\u00eb shkrim, mendimi e humbet leht\u00ebsisht fleksibilitetin e tij. Por mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb shkrim \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb ruash p\u00ebrmasat e shumta t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb mendimit. Rept\u00ebsia e mendimit nuk q\u00ebndron n\u00eb nj\u00eb ekzakt\u00ebsi artificiale (si n\u00eb shkenc\u00eb), por n\u00eb faktin se shqiptimi mbetet t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb elementin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. (Martin Heidegger, Let\u00ebr mbi humanizmin, p\u00ebrktheu Enkelejd Musabelliu, Tiran\u00eb: Plejad, 2010, f. 21).<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nuri Dragoj Nga arkivi i KQ t\u00eb PPSH Drit\u00ebro Agolli \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebnaqur nga partia Nga Nuri Dragoj Raport i ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Kadri Hazbiu, p\u00ebr Hysni Kapon: Drit\u00ebro Agolli \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr q\u00ebndrimit t\u00eb partis\u00eb son\u00eb. Prishjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Bashkimin Sovjetik e quan disfat\u00eb t\u00eb madhe. Shkrimin e botuar n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2345,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-846","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-debate"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/846","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=846"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/846\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=846"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=846"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=846"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}