E diela poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus Plagët e mia Eci dorë për dore, me plagët e mia. Nuk mundem t’i braktis. As t’i lë pas. Dhembjet nuk zbehen. Thjesht jetojnë në heshtje. Botës i buzëqesh fort… që të mos shpërbëhem në grimca ankthi të mprehta si ëndrrat e thyera. Shpirti im… fsheh sëmbime që nuk do të rrëfehen kurrë. […]

E ejta poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus Perpetuum mobile Kur qyteti fiket në mbrëmje, ti zgjohesh në mua. Perpetuum mobile! Pa kronometër, pa rregull, pa skaj. Një impuls sfidues, një shkëndijë që hovin e merr, kur bota pushon… dhe unë s’rend pas saj.

E diela poetike me Migel Flor

Migel Flor Frika nga Drita që Dashuron Je e tëra frymëzim, ëndërr e ëmbël flurore nga ato që s’kanë mbarim, si një pranverë që s’e njeh dimrin. Je përrallë me engjëj mbrojtës, që ecin zbathur mbi shpirt dhe sjellin vetëm mirësi, pa zhurmë, pa kërkuar asgjë. Dal të të shoh, dhe më dridhet guximi. Kam […]

Mbrëmje poetike me Valbona R. Hadri

Valbona R. Hadri Heshtja që vret Kur nënës i mungon përgjigjja e frytit të saj ajo shndërrohet në një pemë me degë të thara; mbi të nuk ulen zogj, por korba të plakur. Kur nënës i mungon prania e frytit të saj, dita vdes para mbrëmjes, ndërsa nata hap portat për të strehuar pikëllimet. Mendimet […]

Caste poetike me poeten durrsake Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus Vorbull Dot, nuk do të më kryqëzosh në kurthin e trillit tënd… Midis dëshirash që zvarriten në dritë, në gjysmerrësirë, në terr, në gënjeshtra, në gjumë, në realitet. Arratisur, në vorbullën shtjellëse Të kësaj fajësie Pafajshmërisht të ankthshme. Vetëtimat zbehin hijet emblematike Të dhjetëra lamtumirave që thamë për të harruar sërish. Dhe zemra […]

Mbrëmje poetike me korcaren Erinda Medolli

Erinda Medolli Në Korçë u ktheva Në Korçë këthehem si çdo herë Zemra më përcjell tinguj të rinisë sime Hapat më çojnë mes kalldrëmeve që dinë të ruajnë shumë kujtime. Korça zemra që rreh me kulturë, Një dashuri që sdi të mplaket kurrë. Vendi që nga shpirti nuk të largohet Sado larg trupi të mërgohet. […]

Mbrëmje poetike nga BUJANA MALAJ

BUJANA MALAJ E LEHTË SI ERA NË STUHI Eca ngadalë të mos trazojë e randë si plumbi në gëzhojë e lehtë si era në stuhi e ëmbël si zemra në dashuri. A më dëgjove kur shpirtin të preka dhe pse nuk isha afër teje anijen e nisa mbushur dasmorë ngadalë u kthye si nuse n’vaporë. […]

Erinda Medolli: Një zë poetik i natyrës dhe ndjenjave

Erinda Medolli Një zë poetik i natyrës dhe ndjenjave Mariol Ago, ka lindur  në Kuç të Devollit. Ai përfaqëson një nga zërat e rinj më të ndjeshëm dhe reflektues të poezisë bashkëkohore shqiptare, ku fjala poetike ndërthuret natyrshëm me përjetimin emocional dhe lidhjen e fortë me vendlindjen. Formimi i tij akademik është ndërtuar në fushën […]

Erinda Medolli:ATHINA BINO ME VARGUN E SAJ E BËNË KOHËN PRANVERË 

Erinda Medolli ATHINA BINO ME VARGUN E SAJ E BËNË KOHËN PRANVERË Athina Bino lindi në qytetin e Korçës, një vatër e njohur e kulturës dhe artit shqiptar. Që në vitet e hershme të jetës u dallua për ndjeshmërinë artistike dhe prirjen e veçantë ndaj fjalës së bukur dhe krijimit estetik. Hapat e parë në […]

Caste poetike me Brixhilda Dede

Brixhilda Dede LIBËR I HAPUR Nis këtë faqe libri si dashuri që jeton brenda teje. Si dritë që shpirti e kërkon për tu dhënë shkëlqim ditëve. Si paqe e heshtur që përkëdhelet gjetur strehë boshit tënd. Si dorë e lindur prej dielli që di të mjekojë plagë dhimbjeje. Ky vit, libër i hapur ku gjithkush […]

Caste poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli Natë magjike Nuk është pak për gjithçka kam arrirë, E tillë le të mbesë përjetësisht, Me të njëjtin ritëm mirësia më ka prirë, Dashuri dhurova pafundësisht. Piva ujëra të kristalta buzë një kroi, Si një vocërrake llastohem nëpër vargje, Më mbushi, me lumturoi viti që shkoi, Më bën që t’i puth këta pragje. […]

Mbremje poetike në prag feste me Migel Flor

Migel Flor Viti i Ri i Universit Kur ora e fundit e Tokës mbyll sytë, universi nuk numëron sekonda, ai hap dritare. Yjet nuk festojnë, por zhvendosen pak më afër shpresës, si mendime të reja në një tru të lodhur. Një vit i ri lind jo nga fishekzjarret, por nga guximi për të rrotulluar përsëri […]

Me poetin Albert Habazaj

Albert Habazaj Ç’U BË HËNA?… Këngë e përvajshme për Millkën e dr. Llukë Gjidede Lajm i zi në moshë të bardhë Del nga Doktor Lluka Pse, o lajm i zi ke ardhë Në shpirt dot s'e futa. Nuk futa dot në shpirt Jo, s' ma nxinte zemra Shpirt i Millkës bëftë dritë Në kujtesë e […]

E diela poetike me Migel Flor

Migel Flor Perëndim në sytë tuaj! Mos ma mbyt detin, t’u luta, ndërsa perëndimet ndizen në sytë e tua. Ti, pa e ndjerë, më mbyte me qeshje, dhe unë u zhyt në këtë gëzim,të marrê hua. Valët e mia kërkonin rrugën e lirë, por ti luaje me ta si me flakët e diellit. Çdo buzëqeshje, […]

Mbrëmje poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus Ngjyrat që s’i shoh Vetmia më zgjat dorën në zgjim si alter ego e unit tim. Trishtimi urdhëron pa ftesë. Në tryezën e veshur me pëlhurë indi të zezë. Zhgënjimi pëshpërit në 20 decibel, atë që zemra do të heshtë. Nga sënduku i lotëve dot nuk del. Çapitjet e mia – hapa të […]

Caste poetike me Valbona R. Hadri

Valbona R. Hadri Në kalldrëmet e dritës Në qytetin e serenatave ndjeva, pashë, shijova tingujt e kitarave të dashurisë. U vesha me tinguj dhe këngë dëbore, në taverna të vjetra me mure dimri. Këngëtarët vijonin t’i këndonin ende pranverës dhe ngrinin dolli me gotat plot. Kishte aq shumë hare dhe valle sirenash, sa unë e […]

Mbremje peotike me Migel Flor

Migel Flor Venoze Sy të shkelur nga shputat e mia, jo prej nxitimit, por nga pesha e mendimit. Jo të prishur nga koha, por nga pesha që mbart ngarkesën e durimit. Nën to, venat e jetës fryhen, kthehen përmbys në gri të errët, si kujtesë që s’di ku të rrjedhë. Një lodhje që s’ka orë, […]

Mbrëmje poetike me Kumrie Avdyl Shala

Kumrie Avdyl Shala NUK JAM AJO Nuk jam femra që dashurohet çdo ditë. Nuk jam ajo që jeton me fjalë të ëmbla e me zemra të huaja. Nuk jam ajo që kall veten për çdo ngacmim, për fjalë që bien si meteorë, kur s’ua di qëllimin pse bien. Nuk jam ajo që çdo burrë ta […]

E ejtja poetike me Blerta Tmavaj Veselaj

Blerta Tmavaj Veselaj ATY GJEJ SHTËPINË Brenda atyre syve shoh botën, një botë me ngjyra të panjohura, ku mbështes kokën plot qetësi, ku më fle shpirti pa asnjë dyshim. Aty ku heshtja bëhet këngë, e çdo frikë tretet si mjegull në agim, ku dora jote, pa folur asgjë, më shkruan në lëkurë vargje pa rimë. […]

Mbremje poetike me Kumrie Shala

Kumrie Shala AROMË DASHURIE Sikur nuk të pash vetëm edhe njëherë Dhe sa herë të shkrihem në gjoksin tënd, Ti më jep forcë nga dihama jote Besoje se erdha të pushoj në aromën e trupit tënd. Si s’të pash të paktën një herë, Ah veq në këto ëndrra të shoh e në takim të të […]