Caste poetike me Emine Hoti

Emine Hoti ADEM JASHARI Adem Jashari heroi dardan, monument qëndrese në botë, lirinë kish të dashurën e zemrës, me veprën e tij bëri epokë. Adem Jashari legjendar, sot kushtrim për çdo shqiptar, jetën e tij i fali atdheut, zemërluani atdhetar. Ka njohur bota familje heronjsh, me trima të shquar e atdhetarë, si Jasharajtë s`gjen kund […]

Me vargjet e Kumrie Avdyl Shala 

 Kumrie Avdyl Shala MOS MA PREK JETËN U vonuat. Jo në kohë, por në vetëdije. Fatin e copëtuat dhe copat i quajtët zgjedhje. I dhatë drejtim pa busull, pastaj kërkuat falje nga koha. Lumturinë e trajtuat si gabim, si diçka që shtyhet. Fatin e bardhë e hodhët lart, deri sa u bë hi në majë […]

Cikël me poezi nga Emine S. Hoti

Cikël me poezi nga Emine S. Hoti E DUA ME SHPIRT KOMBIN TIM E dua me shpirt kombin tim, dua për të paqe dhe begati, është amaneti i dëshmorëve, që dhanë jetën për liri! E dua me shpirt kombin tim, ndër kombet e lashtë në botë, margaritar i zemrave tona, vendi i shqipeve që duam […]

Caste poetike me poeten kroate Jasmin Sfiligoj

Jasmin Sfiligoj Kujtesë ne gur Trëndafila pa aromë, shpirtra artificialë Qirinj të kuq me shkëlqim të shkurtër Kič i lirë që zbukuron trishtimin Heshtje e vdekur pa fillim e pa fund. Në pllakë një epitaf për jetën e dikurshme Kujtim i disa ditëve joreale Një emër i zbehur në një kryq druri Një buzëqeshje në […]

Caste poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli Një varg Një zë, një fllad më vjen nga larg, Puhizë e ëmbël sonte më ndjell, Marr penën që të hedh një varg, Ky varg i rrallë përjetë do ngelë. Një varg si rreze që më afrohet, E hedh të nxehtë përmbi fletë, Fleta me petale zbukurohet, Një varg shkrepëtime që zbret nga […]

Mbrëmje poetike me Bashkim Saliasi

Bashkim Saliasi DODONA Rrëzë Tomorit në Vitalen me uji lajthie Dodonën ushqen. Në Shkall të madhe Kalaja u ndërtua Port për Tomorin Zotat qëndrojnë la. Kalaja Dodona Simbol historie Populli këndon Krahina Nahije. Sipër në Vitalen Burime, uji lajthie perënditë pushojnë Posht nënë hije. Çuka e Tomorit Dodonën ruan Osumi përshëndet Beratin ka pranë…

Mbrëmje poetike me Fatmir Terziu

Fatmir Terziu ÇAJNIK NË SELANIK Mot të shkuar larg dhéut amë në Selanik, Gjyshi im kishte blerë me flori një çajnik. Gjyshja e mbante prej syve të saj mjaft larg, ndërsa e shihte, ‘shuk’ i mblidhej në bark. Vinte Gjyshi, dhe ajo e rinxirrte mbi oxhak, buzëqeshja e dielltë menjëherë merrte flakë. Mbi çajnik ishte […]

Caste poetike me Emine S.HOTI

Emine S.HOTI 17 SHKURT 2008 17 Shkurtin festoj dhe unë mërgimtarja, që jetoj prej vitesh në trojet e Norvegjisë, përshëndes nga larg atdheun tim të dashur, për ditën e madhe të lirisë e pavarësisë! Përfytyroj betejat heroike të luftës çlirimtare, përfytyroj sakrificat e popullit trim e atdhetar, lumenj gjaku përshkojnë trojet tona dardane, me ato […]

Caste poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli Vendlindja ime Vendlindja ime je ti jo si tokë, por si zemër që rreh nën këmbët e mia. Në çdo hap ndiej frymën tënde, në çdo erë dëgjoj zërin tënd, dhe kur mbyll sytë, më përqafon aroma jote si duar nëne që nuk plaken kurrë. Më fale librat si dritë, por më more […]

Caste poetike me Migel Flor

Migel Flor Besim mbi frikë Brinjake? Po kocka nuk rritet pa gjak, as shpirti pa një plagë që koha nuk e mbyll. Barkushe dua të bëhem, jo për të fshehur dhimbjen, por për ta rritur si fryt në errësirë. Dua të të mbaj nën brinjë, aty ku fryma ndalet për një çast dhe mendimi hesht […]

E diela poetike me Brixhilda Dede

Brixhilda Dede SIMBIOZË Shpirtin e quaj të marrosur kur më vjen si fllad nga largësi, më mbështjell lënë gjurmët e gishtave drithërues deri rrënqethje, mbi lëkurë të brishtë. Herë vjen si tufan, përpirë brenda vetes me një diell të fshehur që të pushton kraharorin. Dora jote ndihet kudo jam. Ajo udhëton në ç’ do hap […]

Mbrëmje peotike me Kumrie Avdyl Shala

Kumrie Avdyl Shala RRËNJË, FIS, PLIS E LIS Këto poezi ua dedikoj trungut, fisit e plisit, rrënjëve që më mbajtën të fortë. Më dhanë identitet, kulturë, karakter, guxim, më mësuan buzëqeshjen e ëmbël, dashurinë e pastër, të mos mashtroj, të mos tradhtoj, të jem humane, liridashëse, njerëzore. E ata ishin prindërit e mi, hijet që […]

Caste poetike me Migel Flor

Migel Flor Plagët Plagët janë hartat e trupit dhe të trurit, të vizatuara me thikë dhe me heshtje. Dregëza të vjetra kullojnë ende, gjak që “kruhet” sa herë kujtimi zgjohet natën. Shenja të qepura keq, pa anestezi, të mbështjella me gënjeshtrën se “kalon”. Arnime të shpejta mbi mish e mbi shpirt, që çahen sërish nga […]

E diela poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus Plagët e mia Eci dorë për dore, me plagët e mia. Nuk mundem t’i braktis. As t’i lë pas. Dhembjet nuk zbehen. Thjesht jetojnë në heshtje. Botës i buzëqesh fort… që të mos shpërbëhem në grimca ankthi të mprehta si ëndrrat e thyera. Shpirti im… fsheh sëmbime që nuk do të rrëfehen kurrë. […]

E ejta poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus Perpetuum mobile Kur qyteti fiket në mbrëmje, ti zgjohesh në mua. Perpetuum mobile! Pa kronometër, pa rregull, pa skaj. Një impuls sfidues, një shkëndijë që hovin e merr, kur bota pushon… dhe unë s’rend pas saj.

E diela poetike me Migel Flor

Migel Flor Frika nga Drita që Dashuron Je e tëra frymëzim, ëndërr e ëmbël flurore nga ato që s’kanë mbarim, si një pranverë që s’e njeh dimrin. Je përrallë me engjëj mbrojtës, që ecin zbathur mbi shpirt dhe sjellin vetëm mirësi, pa zhurmë, pa kërkuar asgjë. Dal të të shoh, dhe më dridhet guximi. Kam […]

Mbrëmje poetike me Valbona R. Hadri

Valbona R. Hadri Heshtja që vret Kur nënës i mungon përgjigjja e frytit të saj ajo shndërrohet në një pemë me degë të thara; mbi të nuk ulen zogj, por korba të plakur. Kur nënës i mungon prania e frytit të saj, dita vdes para mbrëmjes, ndërsa nata hap portat për të strehuar pikëllimet. Mendimet […]

Caste poetike me poeten durrsake Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus Vorbull Dot, nuk do të më kryqëzosh në kurthin e trillit tënd… Midis dëshirash që zvarriten në dritë, në gjysmerrësirë, në terr, në gënjeshtra, në gjumë, në realitet. Arratisur, në vorbullën shtjellëse Të kësaj fajësie Pafajshmërisht të ankthshme. Vetëtimat zbehin hijet emblematike Të dhjetëra lamtumirave që thamë për të harruar sërish. Dhe zemra […]

Mbrëmje poetike me korcaren Erinda Medolli

Erinda Medolli Në Korçë u ktheva Në Korçë këthehem si çdo herë Zemra më përcjell tinguj të rinisë sime Hapat më çojnë mes kalldrëmeve që dinë të ruajnë shumë kujtime. Korça zemra që rreh me kulturë, Një dashuri që sdi të mplaket kurrë. Vendi që nga shpirti nuk të largohet Sado larg trupi të mërgohet. […]

Mbrëmje poetike nga BUJANA MALAJ

BUJANA MALAJ E LEHTË SI ERA NË STUHI Eca ngadalë të mos trazojë e randë si plumbi në gëzhojë e lehtë si era në stuhi e ëmbël si zemra në dashuri. A më dëgjove kur shpirtin të preka dhe pse nuk isha afër teje anijen e nisa mbushur dasmorë ngadalë u kthye si nuse n’vaporë. […]