Poezi nga Viron KONA

Viron KONA Piromani s`do t`ia di! Vijojnë zjarret e s’mbarojnë, flakët përhapen në Shqipëri, digjen pemë përvëlon vendi, piromani s`do t`ia di! Miliona pemë rriten në pyje, jetë për ne, edhe për breza, kur një pyll bëhet shkrumb, aty shkrumbohet dhe jeta! Një bisht cigare djeg pyllin, malin e djeg një shkëndijë, mbjell 1 pemë […]
Caste poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli NINULLË DASHURIE Kush ia gjen ilaçin zemrës? … Vetëm ti, o dritë e hënës! Kush shpirtin ma shëron mua? … Mjaltë i buzëve të tua! Kush më ëmbëlson në vapë? … Buza jote plot me mjaltë! Kush më bën të shkas si valë? … Dridhërimat që më fal! Kush ma kthen terrin në […]
Me poezite e poetit ARDIAN KONDAKÇIU

ARDIAN KONDAKÇIU (28.07.1970 – 4.07.2003) POEZI Shkurorëzimi Lindëm të martuar me varfërinë. Është faji ynë për këtë martesë?! Ikim që të jemi larg nuses së shëmtuar. Mos duhet që secili me të, të vdesë? Veç varfëria na vjen pas si hije. Sjell me vete edhe krevatin bashkëshortor. O Zot! Kur do të bëhet shkurorëzimi?! Duam […]
Caste poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli Vetëm për një çast Nuk kam kohë për tē humbur, Nuk kam kohë për të vrarë; Në shtratin e jetës vorbullohet tani lumi njerëzor, Valë – valë… Dua të jetoj tani Qoftë dhe mbi gjethe mbi valë lumi, Qoftë dhe si një pilivesë për një çast Veçse të jem e lumtur!
E deila poetike me Elvira Zenel

Elvira Zeneli Udhët tona Të ngushta këto udhë, Trupholla. Të ngushta këto udhë Se u madhuan ëndrrat tona. Këto udhë të çojnë te njē shpresë, Të çojnë te një dashuri. Nën to shtrihet toka e pavdekshme, Mbi to qielli i madh, pa kufi. Të ngushta e të holla ngelën rrugët, Se bota u bë më […]
Caste poetike me Dorela Sheme Beçaj

Dorela Sheme Beçaj Njeriut tim Shume herë netët e vetmisë më kanë shoqëruar, e po aq herë lotët e mërzisë Shumë herë zemra është robëruar, Prej dhimbjes , prej largësisë. Po aq herë jastëkëve jam strukur Kam bërtitur e kam sharë. Netëve të vetmuara të dhimbjes Trup e zemër vrarë. E kur lindi dielli im […]
Mbrëmje potike me vargjet e poetës Elvira Zeneli

Elvira Zeneli SONTE NUSE N’DARDANI Sonte do të doja t’jem me ty, Por ja që s’mund të jem, ç’padrejtësi, T’i përplasnim gotat për Shqipëri, Pastaj të vija nuse n’ Dardani. Dhe të dy të festonim të bashkuar, T’i merrte mesazhet lart dhe qielli, Le t’ia merrnim valles të dy shtruar, Sikur të bashkohen hëna e […]
Mbrëmje poetike me Trandafile Malshi

Trandafile Malshi I DASHTUN ATË I dashtun ATË! Na u kthyem ,erdhëm sërish, Flatrash u nalëm, flurimë, Në gurt’ e shpisë së moçme, Ngrehinë, mes eshtnave të kohës, Atij viti të largët, 1954. E di se vorri tu ba fort i randë. Kur na shkum nga rranjët tona. Çdo cep të shpisë e kaplonte rënkimi, […]
Me vargjet e poetës kroate Jasmina Sfiligoj

Jasmina Sfiligoj-Zagreb Rrethi i mbyllur (përkthim nga Sokol Demaku) Dikur, kur del në dritën e ditës, Një qenie e pafuqishme merr frymën e parë, Ndjen dhimbjen e parë dhe lëshon një britmë, Ndërsa pas vetes lë errësirën e qetë. Hap pas hapi duhet të mësojë të ecë, Të respektojë rregullat kudo që shkel, Me frikë […]
Mbrëmje poetike me Brixhilda Dede

Brixhilda Dede PENDESË Në portokalli të artë shtrihej muzgu, Që shpejt në të kuqe shege u shndërrua. Qyteti prehej në heshtje, fjalët mbetën shteruar. Mesazhe të ëmbla gjetën strehëz, në zaharën e një legjende. Yjet të zjarrtë shuar janë. Harruar, mbetën sytë e një hëne. I hidhur erdhi pendimi si mellan i një boje të […]
E marta poetike me Jana Tafilaj

Jana Tafilaj PËRSHËNDETJE! BUZËQESH! Buzëqesh o femër, buzëqesh nga mëngjesi deri në mbrëmje, Dhimbjen brënda mos e mbaj Mos e vra hiç atë mëndje. Buzëqesh, aq sa forcë të kesh shpirtin tënd mos e pllakos Ti je ëngjull, je mbretëresh kush t’gjykon ,veten rëndon . Buzëqesh o e mira grua duke mbushur dhe ujë në […]
Me vargjet e poetit Niloi Rafiq

Niloi Rafiq সবুজ আয়না নিলয় রফিক অদূরে মুদিরছড়া খালে বাঁকে মন স্রোতের উজানে নৃত্য অপূর্ব জোছনা দৃষ্টির কপাটে খেয়া পিপাসার মুখ সদর জানালা ঘাটে বিমূর্ত বলাকা। আড়ালে গুপ্তঝিলিক সুন্দর শরীর করতলে সন্ধ্যা ডুবে আপেল মদিরা প্রেমের জলশিকার সন্ন্যাসী পীরের স্মৃতিভূমি স্বপ্নগুচ্ছ স্বরূপের ছায়া। পাঁজরে শ্যামলনদী ঝাউয়ের নাচ অচেনা আগুন তাপে উত্তাল শহর সুরের বালুচরের সুন্দর […]
Mbrëmje poetiek me vargjet e Erinda Medolli

Erinda Medolli NË EMËR TË SAJ (Poezi kushtuar gruas) Në emër të saj që lind e rrit, Që dhimbjen e fshin me buzëqeshje, Që me heshtjen e saj, kthen britmën në qetësi E mbjell forcë në çdo përpjekje. Në emër të saj që ecën përpara, Kur bota e ngushton me gjykime, Që nuk përkulet përpara […]
Caste poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli Një minut i munguar Ti ke parë lejlek me krahè të shtrirë Sillen e ndalen në një pikë Si një orë ndalur fiks krihetbahen një… Ora e pritjes jep shpirt! Dhe koha ndalet! Si s’të pash duke ver- ver- verit pelerinën Nê një natë pa yje Tek ecën me fanar në dorë Zjarri […]
Emine S. HOTI Cikël me poezi

Emine S. HOTI Cikël me poezi Bij shqipesh gjer në pafundësi S`ka ndarje mes nesh, një gjak kemi, jug dhe veri, lindëm nga një nënë, e lashta dhe krenaria jonë, Iliri. Atdheu është një, baba, gjyshërit e stërgjyshërit tanë, ishin ilirë, dardanë, arbër, gjaku vazhdon, jemi shqiptar. Ne ishim, jemi e do të mbesim, kemi […]
Caste poetike me Margarita Llapushi Zeneli

Margarita Llapushi Zeneli Gjysma ime në Atdhe S’më ka marrë mërgimi të tërën, veç trupi më ka ndërruar tokën, shpirti më ka mbetur në prag të shtëpisë, si hije që pret të hyjë pa trokitur. Atdheu s’më flet me gjuhë, por me erë, më fton me zërin e dheut në pëllëmbë, me aromën e bukës […]
Mbrëmje poetike me Gjeorgjina Kapaj

Gjeorgjina Kapaj Një zgjim pa rrugëdalje Ç’t’i bëj jetës që më dha këtë rrugë? Ma mori mëndjen e më çoi mbas detit. Më dha nëmën e moskthimit më kurrë. Më dha përjetësisht rrugën e kurbetit. Nuk di a të kthehem në shtëpinë time Buza dridhët fort për nipër e mbesa? Të vetëm lamë pragun ndaj […]
Caste poetike me Brixhilda Dede

Brixhilda Dede SHTËPIA E GJYSHES ( Të kujtosh është si të prekësh flladin që vjen nga një tjetër qiell e ta lësh të të përkëdhelë zemrën.) Shtëpi e gjyshes lart mbi kodrinë. Ku uji rrjedh burimit gurgulluar. Breza të tërë lindur e ritur shëndetshëm e fytyrzbardhëlluar. Shtëpi e gjyshes me oborr të vogël, por me […]
E merkura poetike me Lola Shehi

Lola Shehi BEKUAR QOFSHI Bekuar qofshi o ujërat e truallit tim! Juve që u kemi dhe ju që u shkulën nga trupi padrejtësisht. Jeni historia, begatia e hijeshia, Jeni bekim perëndie në shtatin e vendit tim të brishtë. Bekuar qofshi o ujëra të kaltra e të kristalta! Tej e andej kufirit sipas oreksit të ulkonjave. […]
E marta poetike me Nurie Malqi Baduni

Nurie Malqi Baduni IMAZH DRITHËRUES Ku je që dot s’po te gjej?? Imazhi yt lodron horizonteve, E unë kukafshehti të gënjeshtërt, Luaj me vetveten. Një hije para e unë pas saj, Në një korije rolet ndërrohen, Ti pas meje fshihesh, Unë avitem të të kap, si e marrë. Po ti aty je… Strukur thellësive të […]