Mbrëmje poetike me Migel Flor

Migel Flor Trekëndëshi i Bermudës Kërthiza e asaj, është pika më magjike e dashurisë. Lum ai burrë që di të sillet me të. Ajo bën magjinë e vet: prej saj gruaja lidh nënën me fëmijën, por edhe botën e jashtme me atë të brendshmen. Dhe ti, burrë, ndalesh në parkun e pranverës së trupit të […]
Mbrëmje poetike me Linda Franja

Linda Franja Mendja apo Zemra Mendja ime s’është mbretëreshë kokëfortë që sundon, ajo është urë që lidh, jo fron që rrëzon. Shpesh më ka çuar në stuhi, me pyetje, me frikë, me zhurmë, sa s’e di. Por tani kuptoj: s’duhet ta shkatërroj, veç me butësi ta përkul, që brendësinë ta dëgjoj. Zemra di pa folur, […]
Me vargjet e poetës Mirela Lipo

Mirela Lipo VJESHTA E TRETE.! Gjethet e Rralla te mbetura mbi dege, nga era te shkundura nje nga nje , koha kalon si nje melodi e brishtë, mes kujtimesh që s’kthehen me . Era prek gjethet e mallit, Si nje pershendetje qe le hijen e saj , në çdo fletë ka një fjalë te lene […]
E diela poetike me Kumrie Avdyl Shala

Kumrie Avdyl Shala MONOLOG PAS NDARJES E di që ende më ndjen deri në palcë, E di se buzëqeshja ime të shëron, E di se sytë e mi plot jetë të dhurojnë forcë, E di se të mungon pranija ime, E pa mua, asgjë mirë nuk të shkon. Mjaft shetit lule më lule, duke kërkuar […]
Mbrëmje poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus Ziej ëndrra Grua! Ty mëngjeset të gjejnë si flutur krahëshkruar. Ditën e nis duke larë porcelane, me mbishkrimin “ëndërr e kulluar”. Mbi tenxhere e tiganë ziejnë idetë, përzihen kujtime, ndjesi, dëshira. Mendimet e tua piqen ngadalë, si bukët e bardha, erëmira. Ti del nga kuzhina, me shpirtin e ngopur. Se ëndrrat e tua […]
Erinda Medolli: Edhe në errësirë njeriut mund ti mbetet dritë

Erinda Medolli Edhe në errësirë njeriut mund ti mbetet dritë Biografi e shkurtër për Fejzi Zenelak Fejzi Zenelak lindi më 29 shtator 1946, në fshatin Ponçarë të Devollit, një trevë e njohur për dashurinë ndaj dijes dhe traditave të forta shpirtërore. Që në vegjëli, ai shfaqi një pasion të thellë për letërsinë, por nxitjen më […]
Caste poetike me Kumrie Shala

Kumrie Shala TË PËRVËLOJNË STINËT Jeta është e padrejtë. Nganjëherë marrim rrugën pa dije, e s’e dimë se ku do të na shpijë. Pas disa dekadash, historia do të dëshmojë të vërtetën, sikur për vdekjen e kalit. Burgu u bë fole për ideatorët e shtetit, edhe pse jeta shpesh gjykon gabim për vdekjen. Në këta […]
Mbrëmje poetike me Kumrie Avdyl Shala

Kumrie Avdyl Shala MOS MË LËNDO Moti s’të kam parë të frikësuar, as të hallakatur e të tmerruar veç atëherë, kur luteshim në heshtje, me gotën e rakisë në dorë, në emër t’xhaxhit e të partisë së vjetër. Ishe përgatit me të shara, t’i shkruash në qitap, vargje t’i lidhje rresht më rresht, për pesë […]
Me vargjet e Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus Skllave dëshirash të paduruara Mbretëresha e kështjellës së vanitetit. Tekanjoze dredharake. A s’të kanë quajtur gjithnjë kështu?! Ngrica e lotëve të rëndon mbi brishtësinë e qepallave. Kush e përdhosi fërgëllimën tënde?! Kush e tradhëtoi dëlirësinë e syve të tu?! Me dhëmbë, klithma e thonj, do të shqyeja një për një… Hipokrizinë e klisheve […]
Mbrëmje poetike me Arjana Gaba

Arjana Gaba Të pi pak për çupën Ç’më kujtove verën, E blerta hardhi, Puthje nxehtën çupë, Me dy kupa gji.. Ç’më kujtove erën, Kur I shkonte nën bluzë, Kur ja merrja puthjen, Oh nga ato buze. E blerta hardhi, Po të pres rakinë, Të pi pak për çupën, Dhe për dashurinë. Do të pi me […]
Caste poetike me Kumrie Avdyl Shala

Kumrie Avdyl Shala SHEQER BILUR Shapi u nda nga sheqeri, E sheqeri mbeti i pastër, belur. U mbështoll me ngjyrë ari, Sa bukur rri në strofullen e tij, Sille kah të sillesh, i rrethuar me dashuri! Sheqeri u nda nga shapi, Edhe pse ishte ujitur me kujdes, Që të rritej shtati i tij. Ishte degëzuar […]
E diela poetike me Jana Tafilaj

Jana Tafilaj UNË DHE POEZIA Me poezin ndihem e qet, unë flas me të,e ajo me mua flet. Jemi bashk në çdo moment, edhe gjumë të dyja flem. Të dyja bashk,në punë shkojm, Të dyja bashk,qajm ç’do hall, për ç’do gjë bashk bisedojm. Jemi bër miq të pa ndar . Poezit jan fjalë të arta […]
Mbrëmje poetike me Razie Hoxha

Razie Hoxha ZAMBAKU O zambak i bardhë! Në vetmi pse tretesh!? Shiko sa je vyshkur, e je zverdhur gjethesh! Ja, shiko në fushë. Shumë lule të tjera, aty kanë mbirë plot! Por, asnjëra syrin, ty s’ta mbushka dot! O zambak i bukur! O zambak i d’lirë Gjeje,gjeje lulen, lulen më të mirë! Por, ti rri […]
Me vargjet e poetës Brixhilde Dede

Brixhilde Dede ËNDËRR E FUQISHME Zhytur mendimet pyllit të largët, ku troke kuajsh lënë gjurmë si fshikëllimë ere nën lëkurë. Mjergulla majë pemësh zvaritur, gumëzhimë zërash të largët sjellë , si zogj të mekur të sëmurë. Nuk kërkoja vajzën e re, energjitë, shkëlqimin, freskinë, bukurinë e humbur, .. Nuk dëshiroja as të vdisja e re, […]
Mbremje poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli Sekreti yt Dëshira nxiton , si dritë që kërkon hije. Si hënë e fshehur pas reve. Si muzgu i mëngjesit që shkëlqen mbi tokë, Si vesë mëngjesi mbi petalet e luleve. Heshtja jote rrjedh, një verë pa emër në kupën e natës. Flaka s’e di çfarë digjet, por unë digjem në frymë që […]
E shtuna poetike me Emine S. HOTI

Emine S. HOTI Koleges sime poete Ti motër je luftëtare, përhapëse e mendimit të lirë, me veprat e tua të vyera, ndez drita në errësirë. Ti motër ndihmon jetën, ndihmon vajzat dhe gratë, i ndihmon të ecin përpara, ta bëjnë jetën më të begatë. Ti je një vajzë apo nënë, përhapëse e mirësisë, mbrojtëse e […]
Caste poetike me Adifete Shiti

Adifete Shiti Nostalgji Një fotografi, dhe m’u zgjuan vitet ato që i lamë pas si ëndrra në diell, ku koha ecte ngadalë, pa ngut, dhe zemra na rrihte me ritmin e shpirtit të kthjellët. Ishim ne – të qeshur, të lirë, me sytë plot shpresë e zemrat flakë, çdo ditë një copëz mrekullie, çdo natë […]
Pasdite poetike me poeten Elvira Zeneli

Elvira Zeneli Vendi im Nëse në ëndërr të kam ardhur, vendi im, mos u çudit, malli më sjell tek ti. Dhe nëse ndjen një dorë që të zgjon, mos u zgjo… vazhdo të flesh, se edhe gjumi të do si unë. Nëse në ëndërr të kam ardhur, vendi im, do ta kesh nga malli, jo […]
Caste poetike me Kumrie Shala

Kumrie Shala DARDANI, ZEMRA IME Heu Dardani, ç’të humbën namin, bijtë e tu t’shtjerrën zanin, me prona, me kodrina, me male, qetina, me burra n’këmishë e klina. Dardani, ma qave zemrën, sa herë emrin ta ngatërroj, s’e njeh as qeni, t’zojnë, matrapazët po i shpallin heronj. Kush po i prin bashkimit kombëtar? Disa faqezinjë me […]
Mbrëmje poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli Ditëlindja jote Endri Linde në vjeshtë , kur gjethet mësojnë të bien me dinjitet, e drita s’ka më nxitim, veç qëndron gjatë në cep të dritares, si të donte të të përgëzonte. S’e zgjodhe stinën, por ajo të zgjodhi ty për t’i dhënë kuptim mjegullës, për të kthyer në frymë çdo heshtje të […]