Përgatiti: Gladiola Jorbus
PËRRALLA NGA BOTA
Ç’përralla ju kanë treguar kur ishit i/e vogël? |
Pse është e rëndësishme të lexosh? |
Përse ekzistojnë përrllat? Ç’moral nxjerrim? |
Si të kuptoj atë që po lexoj? |
Kur bëhet argëtues dhe interesant leximi? |
Në cilën gjuhë mendoni? |
Këto pyetje të thjeshta rrekin mendjen e çdo lexuesi të vogël a të rritur. Të lexosh është njëlloj si të udhëtosh! Ky postulat i bukur të ofron të zhytesh në aventura interesante dhe frymëzuese. Duke lexuar libra dhe tekste të ndryshme, ju mund të përjetoni emocione dhe të shkelni përmes personazheve të preferuara nëpër Evropë, Azi, Afrikë e kudo në botë.
Ju mund t’i thoni përshëndetje Harry Potter-it, Borëbardhës, Arielit, Aladinit dhe të kuptoni se fëmijët kanë dashur gjithnjë të dinë se ç’është e drejtë apo e gabuar. Në këtë mënyrë, jeta bëhet më e pasur dhe më e këndshme.
Është shumë e rëndësishme të jesh në gjendje të lexosh, përndryshe do të bëhet një ndërmarrje e vështirë, të qenit në koherencë me atë që ndodh dhe të qenit një qytetar aktiv i shoqërisë.
Formulimi i pyetjeve dhe artikulimi i mendimeve është çelësi për të qenë në gjendje të ndikoni, të tregoni dhe të kuptoni se kush jeni.
Leximi i përrallave duhet të synojë që fëmijët të zhvillojnë njohuri pikësëpari rreth gjuhës amtare e më pas rreth gjuhës së vendit ku jetojnë, nëse janë me prejardhje të huaj.
Të lexuarit duhet të nxisë interesin e fëmijëve për të shkruar dhe analizuar. Në këtë mënyrë, ata do të mund të fitojnë njohuri mbi letërsinë artistike, tregimet estetike dhe forma të tjera të artit. Gjithashtu, leximi i përrallave kontribuon në një qasje krahasuese ndaj kulturave, mendësive dhe gjuhëve të shumta.
Nëpërmjet leximit, fëmijëve u krijohen kushtet për të zhvilluar aftësitë e tyre, për të formuluar dhe komunikuar në të folur dhe me shkrim.
Ndër të tjera mund të nxitet fantazia, dashuria për librat, analizimi i teksteve për qëllime të ndryshme dhe mësimi i vlerave morale.