
E ejta poetike me Gladiola Jorbus
Gladiola Jorbus Kuror’ e hënës në dritare Kuror’ e hënës në dritare, më fton të shkoj, të rend pas saj. Por unë, e trembur nga e panjohura, bie të fle e nis të qaj. Qaj për ata që vuajnë, për ato zemra që drithërojnë. Qaj për lulet e thara, për fëmijët që nuk jetojnë. Dhe hëna erdhi, pranë m’ u












