Emine S. HOTI, Norvegji
Gjithnjë të bashkuar
Gjatë historisë sonë të lashtë,
armiqve vendin u kemi treguar,
të bashkuar për flamur dhe liri,
pushtuesve s`u jemi nënshtruar.
Populli ynë ka përvoja jetësore,
ai e di se “ujku” mjegull kërkon,
me përçarje, fuqi edhe dinakëri,
armiku godet unitetin tonë.
Si komb gjithnjë lulëzojmë,
kur jemi të bashkuar dhe të lirë,
botës me vepra ne i tregojmë,
se bashkimi bën fuqinë.
Në kohën e pushtimeve osmane,
populli ynë e theu perandorinë,
me Gjergj Kastriotin në krye,
i dha atdheut lirinë e pavarësinë.
Atëherë shqiptarët u bënë shembull,
se një popull i vogël e mund viganin,
duke qenë atdhetar dhe të bashkuar,
populli e mban të lirë vatanin.
Metodën e vjetër “përça edhe sundo”,
pushtuesit shpesh herë e kanë provuar,
me veprime dinake edhe armiqësore,
vendet paqësore ata kanë sunduar.
Bota na njeh si komb i shqiponjave,
si mikpritës, me besë dhe paqësorë,
lirinë edhe atdheun i kemi të shenjtë,
për ta japim jetën e biem dëshmorë.
Koha sot kërkon nga ne bashkim,
kërkon që të kemi unitet e harmoni,
jemi shqiptarë, le të bëhemi bashkë,
një flamur, një komb në liri.


