Sebahate Xhema
Shenja e mbetur
Në dorë penën, në sy mallin
në zemër dhimbjen, në shpirt zjarrin
një humbje , që s’ka për t’u tretur
në mishin e trupit, një plagë e mbetur.
I ke, shkove, nga unë u zhduke
një barrë të rëndë po e mbaj mbi supe
flakën e verdhë ia qite zjarrit
pse ia shite shpirtin djallit?
Një ditë zjarri shuhet e tretet
shenja e djegur aty mbetet
s’të thashë ik,as s’të thashë rri
jam e lënduar keq jam thy,
të mori djalli, të futi në gji!



