Gladiola Jorbus
25 Nëntor – Shkëlqimi i rremë
Trishtimi fshihet
pas kakofonisë urbane të legjislacioneve.
Çantat mbushur me fjalë peshërënda,
projektuese, futuriste.
Këpucë stileto të kuqe trokasin
mbi asfaltin artificiell të qyteteve.
Hapa galopues rendin të miklojnë
egot e sëmura.
Buzëkuqi im është provokim,
një vijë e kuqe përtej
së cilës
nuk negociohet dinjiteti.
Dhe qyteti vazhdon të shkëlqejë,
me fasadat e tij të emancipimit,
me statistika, deklarata, ceremoni…
Thonë se gratë fituan.
Vërtet?!



