Mbrëmje poetike me Bashkim Saliasi

Bashkim Salaisi

DOBRUSHA

Nga kodra e përrenj
Uji ftoht dhembët të mpi
Dobrusha ime e shtrenjtë
Ke mbetur pa shtëpi.

Askund qeni s’leh
Macja nuk mjaullin
Gjarprinj e nepërka
Kanë ngitur shtëpinë.

Një nga një shtëpitë
Ranë si meteor
Askush s’do tia dijë
Për varret që rënkojnë…

PËRROI LËNGËS

Me përroin e Lëngës
Ne fëmijët kemi histori
Ai ishte plazhi ynë
Kur ishim fëmi.

Në mëngjes pa gëdhirë mirë
Rrugën merrnim për në rrasë
Mbushnim thasët me sherebel
Gjinkalla në vap s’a nuk plas.

Thasët shkarkonin nga kurrizi
Uji Lëngës na freskonte
Dalngadal lodhjen largonte
Askush nga puna s’u ankonte.

ARRA E MADHE

Arra e madhe në dobrushë
Me të fëmininë kalova
S’më hiqet nga mendja
Frytat e saj herët i shijova.

U rritë me madhështin
Si kështjellë qëndronte
Zili e kishin marangozët
Për mobilje u mungonte.

Pas viteve ’90 s’pyetën ligje
Motosejkën në fund i vunë
Si ajsberg në tokë u rrëzua
Degët e saj i dërguan në lumë.

Trungjet shpejt fluturuan
Një pjesë në Durrës e Tiranë
Ta zhdukën emrin shekullor,
Arrë e madhe në memorje mban.