Emine S.HOTI
Norge
Gjuha jonë e mendjes dhe e zemrës
(14-22 nëntor 1908, Kongresi i Manastirit)
Mësojmë gjuhë të huaja në dhera të huaj,
dhe me mikpritësit embël komunikojmë,
gjuhën shqipe kemi në mendje, në zemër,
me atë gëzojmë, mendojmë e ënhgjun ë ënhgjun,
me ënhgjun
është e jona, e fëmijëve dhe të parëve tanë,
gjuha e dëshmorëve që dhanë jetën për liri,
është gjuha që duan shqiptarët anembanë.
Paraardhësit e ndritur dikur përpara nesh,
u kujdesën e punuan për gjuhën me shpirt,
këtë gjuhë të lashtë, të rrallë dhe të bekuar,
ata e bën të njohur, e nderuan atdhetarisht.
Ushtri barbare u sulën dhunshëm n ‘atdhe,
kundër gjuhës sonë, ata përdorën çdo mjet,
donin të zhduknin gjuhën tonë me themel,
por ajo mbijetoi edhe do të ndritë përjetë.
Ia mbërriti Kongresi i dijetarëve të mençur,
ndriti Manastiri i bekuar n ‘atë nëntor 1908,
s`do të harrohet asnjëherë alfabeti i njesuar,
i gjuhës sonë shërqipe, i këtij dieltë.
Gjuha mjet i fuqishëm i bashkimit kulturor,
u shenjtërua dhe u nderua nga çdo shqiptar,
ndaj qoftë i paharruar Kongresi i Manastirit,
që ngriti në piedestal alfabetin kombëtar.
Gjuha jonë shqipe jeton sot edhe gjithmonë,
populli e mbron atë si thesarin e tij të çmuar.
e gjithë bota e studion edhe e befasuar thotë:
kjo gjuhë nga ilirët e lashtë është trashëguar.



