Rastësia bënë cudi në jetë, me rastine botimti te librit “Kosova pa yll”

Sokol Demaku

Gjatë punës sime prej shkrimtari por asaj me atratkive tani prej përkthyesi para gjasht muaj hasa  ne nje liber ne bibloteken time e cila me zgjoi krreshtjen nga titulli i saj në gjuhen suedese “Kosova utan stjärna” e që ne shqip tungllonte “Kosova pa yll” dhe menjehere fillore leximin dhe analizen e saj ku më terhoqi pa mas pasi autori i saj një gazetar suedez që në vitet 1991/93 kishte parapa ato zhvillime të frikshme të cilat i ndidhen popullit shqiptar në rrënojen ish Jugosllavi apo më mirë të themi në geton e apartheidit të popullit shiqptar atje, dhe ja cfarë thotë sot pas 32 vitesh autori i librit të cilin e perktheva në gjuhën  shqipe dhe se shpejti do jet në duart e lexusit.

Rastësia bënë cudi në jetë

Në vitin 1993, shtëpia botuese Carlsson në Stokholm botoi librin tim “Kosova pa yll”, një libër për mosdhunën kundër aparteidit në ish-Jugosllavi, veçanërisht në Kosovo – në shqip Kosova – gjatë viteve shkatërrimtare të 90-tës, në kohën e luftës civile në vend, dhe për refugjatët nga Kosova që nuk ishin të mirëpritur në Suedi.

Një ditë korriku, më shumë se tridhjetë vjet më vonë, në vitin 2025, më telefonoi shkrimtari Sokol Demaku, tani banues në Borås, por i lindur në Kosovë. Ai kishte ardhur në Suedi gjatë viteve të luftës si refugjat. Sot është shkrimtar dhe përkthyes shqiptar-suedez, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Suedezë dhe i Penklubit Suedez. Sokoli ka lexuar librin tim për Kosovën dhe dëshiron ta përkthejë në shqip, për t’ua ofruar shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Suedi dhe gjetiu, si një kujtesë për atë që ka ndodhur në Kosovë dhe në Jugosllavinë e kohës së konflikteve e luftërave.

Sigurisht që u gëzova, por mendova se fillimisht duhet ta rilexoj librin tim dhe të ndjej nëse mund të qëndroj ende pas asaj që kisha shkruar kaq shumë vite më parë. A është ende i rëndësishëm sot? Duhet të dëgjoj mendimin e botuesit tim të atëhershëm, Trygve Carlsson, nëse është në rregull. Kur e rilexova librin tim ndjeva se teksti jeton ende dhe se ngjall kujtime të forta nga pesë udhëtimet e gjata që kisha bërë në Kosovë gjatë viteve të luftës, mbi të cilat edhe mbështetet libri.

Unë kisha marrë anën për popullin kosovar dhe sidomos për udhëheqësin e atëhershëm dhe më pas presidentin Ibrahim Rugova, të cilin e kisha takuar e intervistuar dy herë dhe që në librin tim e përshkruaj si një gandhist mes prijësve të ashpër të luftës. Isha gjithashtu kritik ndaj imazhit të atëhershëm në mediat suedeze, që e shihnin konfliktin dhe luftën në ish-Jugosllavi kryesisht si pasojë të përplasjeve etnike.

Rugova kishte themeluar më 1989 Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), një parti politike që kishte mbështetjen e 90 përqind të shqiptarëve të Kosovës.

Ai qëndronte për krijimin e pavarësisë së Kosovës me mjete paqësore. Kjo ishte diçka krejt tjetër nga shumica e udhëheqësve nacionalistë dhe të gatshëm për luftë të asaj kohe në Jugosllavi – si Milosheviq në Serbi dhe Tudjmani në Kroaci.

Në atë kohë, në krahinën serbe të Kosovës, pjesë e republikës jugosllave të Serbisë, jetonin dy milionë shqiptarë të Kosovës në një sipërfaqe gati sa Skåne në Suedi. Deri në vitin 1912 shqiptarët e Kosovës ishin qytetarë të Perandorisë turko-otomane, gjë që edhe shumë kohë më pas shënonte njerëzit dhe vendbanimet.

Në Suedi, në kohën kur u botua libri, shqiptarët ishin grupi më i madh i refugjatëve. Nëntë nga dhjetë azilkërkues ishin shqiptarë të Kosovës. Por për një kohë të gjatë u trajtuan nga autoritetet suedeze të azilit me një ftohtësi të pabesueshme dhe përçmuese. Në pranverën e vitit 1993, 90 përqind e të gjithë azilkërkuesve shqiptarë të Kosovës u refuzuan nga Suedia. Një gazetë suedeze ushqeu paragjykime kur intervistoi fëmijë refugjatë kosovarë në  Landskrona, të cilët në një artikull citohej t’i kishin thënë: “ne e kemi dhunën në gjak”.

Nuk ishte e lehtë me refugjatët shqiptarë të Kosovës në Suedi. Ata jetonin në një kulturë klanore të dominuar nga burrat. Shumica kishin qenë keq të arsimuar në një sistem arsimor pothuajse të paqenë në Jugosllavinë e atëhershme.

Si grup shoqëror, shqiptarët e Kosovës ishin ndër më të varfrit dhe më të pambrojturit në Evropë.

Në shoqatën kulturore shqiptare në Malmö, një të diel marsi të vitit 1993, takova Adem Demaçin, “Nelson Mandelën e Kosovës”, i cili kishte vuajtur 28 vite në burgjet jugosllavo-serbe. Ne ishim takuar më parë si në Kosovë ashtu edhe në Strövelstorp. Kur u ndamë atë ditë, ai më tha si një betim: “Do të shihemi sërish në Prishtinën e lirë.”

Kur shkrova “Kosova pa yll”, ishte ende shumë larg një “Kosove të lirë”. Në librin tim lexohet: “Përditshmëria në Kosovë që karakterizohet nga abuzime të vazhdueshme nga ana e ultranacionalistëve serbë kundër popullsisë civile shqiptare. Ajo që ndodh është e tillë që vetëm një term e mbulon: aparteid. Përderisa pothuajse nuk ka media shqiptare funksionale në Kosovë, raportet për këtë përditshmëri të aparteidit rrallë ose kurrë nuk na arrijnë në Suedi.”

Shumë – veçanërisht autoritetet suedeze që trajtonin çështjet e azilit – nxorën përfundimin se nuk kishte ndonjë shtypje për të folur, dhe se refugjatët që vinin në Suedi nuk ishin refugjatë të vërtetë, por më tepër aventurierë. Kjo ishte një pikëpamje thellësisht e padrejtë.

Kur e shkruaj këtë, ka kaluar shumë kohë. Kosova është një komb i pavarur me 1 600 000 banorë (2024), prej të cilëve tre përqind janë serbë (sipas Institutit Suedez të Politikës së Jashtme). 800 000 shqiptarë të Kosovës jetojnë dhe punojnë në BE, gjysma e tyre në Gjermani. Më shumë se njëqind shtete e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, ndër to edhe Suedia.

Sören Sommelius
Helsingborg, shtator 2025