E shtuna poetike e Migjenit me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli

E dashuroj qytetin ku u linda

E dashuroj qytetin ku u linda,
Dashuroj edhe retë gri mbi të,
I dashuroj zërat dhe shpirti më zien,
Edhe hapat ku hedhje Ti i ndjej.

Dashuroj flokët e borës kur më bien mbi sy,
Pikat e shiut mbi çadër,
Ooohhh, ç’simfoni krijohet….si ajo e Bethovenit,
Edhe pellgjet e ujit të lagjes i dashuroj,
Edhe kërcimet pupthi ti kaloj.

Dashuroj rrezen e parë të Diellit mbi kodër,
Edhe perëndimin në rrëzë të malit,
Hënën dhe yllin e vogël që shëndrin
Dhe vetja më duket mbretëreshë.

Dashuroj flokët e artë kaçurrela,
Sytë jeshilë të pastër kristal,
Dashuroj buzëqeshjen, gonxhet e trëndafilit kur çel nē agim,
Dashuroj vajzën e sinqertë, të çiltër të gjimnazit,
Dhe trupin e sirenës mbi valët e detit.

Shtëpinë ku u linda dhe u rrita e dashuroj me shpirt
Muret përreth saj si një kështjellê, ku jetonte një princeshë,
Dashuroj borzilokun në vazo që nëna mbillte
Dhe gjellën e saj shumë të shijshme.

E dashuroj pragun e vjetēr ku u rrita,
Mjetet e vjetra të punës në shtëpi,
Dashuroj aromën e dashur të babait,
Kur nxirrte nga kazani pikën e parë të rakisë.

I dua të gjitha, erën e ftohtë të bregut të Matit, shiun, borën, lulet që çelin në pranverë,
Më mbushin shpirtin e muzës plot
e i shtrëngoj në gji,
Pastaj, ah pastaj Pegasi më ulet në gjunjë,
Pastaj fluturojmë në qiellin pa adresë, ikim, ikim ashtu kot, me mall dhe lot….