Caste poetike me poeten siriane Shurouk Hammoud

Shurouk Hammoud

DUAJ ATA

Ata që nuk të duan
Hapin errësirë mbi kupolën tënde qiellore
Prandaj nis si të ishte diçka që e prisje prej kohësh
Përshpërit me sythin e livandës
Dhe lejoje të shumojë veten në kopshtin tënd
Ata që nuk të duan
Janë hëna të shuara që s’e shohin shkëndijën në shikimin tënd
Prandaj nuk qajnë, nuk dridhen nga dashuria a pritja
Ata që nuk të duan
Heshtin mëngjeseve që u janë dhënë
Nga frika se ndonjë vesë e zgjuar do të afrohet ty
Dhe do të të zgjojë
Ata që nuk të duan
Janë margjina të harruara në gjuhën tënde
Me ta ose pa ta
Poema gjithsesi mbaron
Prandaj duaj ata
Sikur të ishin disa nga mëkatet e tua.

Shqipëroi:Sokol Demaku