Elvira Zeneli
A do të vijë Babagjyshi?
Dhjetori erdhi. Malet i mbuloi dëbora. Fëmijët janë të shqetësuar nëse babagjyshi do tê vijë t’ju sjellë dhurata. Stuhia është e madhe, era fryn pa u ndaluar, ortekët e dëborës bien dhe ardhja e babagjyshit duket e vështirë.
Pylli ka rênë në qetësi, dëbora ka mbuluar gjithçka.
Unë mendoj se do tê vijë, babagjyshi, – tha, Miri. Ai nuk është frikacak, është trim, ndaj e keni gabim që mendoni se nuk do të vijē. Ai i do shumë fëmijët dhe do vijë shtëpi më shtëpi të sjellë dhurata për fëmijët, – tha Arta.
Shikoni, shikoni nga dritarja është dimër e acar dhe ortekë ka kudo, – tha i mërzitur, Besjoni.
Mos u mërzitni se babagjyshi është i mbushur me mirësi dhe patjetêr do të vijë. – Dëgjo unë do pyes mamin dhe babin, – i tha Arta, Elektrës e cila shikonte dëborën që binte dendur jashtë.
Arta shkoi me vrap te prindërit dhe më njê frymë i pyeti, – mami, babi si mendoni për babagjyshin, a do të vijë të sjellë dhurata në çdo prag dhe çdo shtëpi?!
Mos u lodhni kot fēmijët e mi duke pritur qê babagjyshi të vijë. Ēshtë dimër nuk e shikoni, mos i ngrini sytê nga qielli, mos gënjeni veten tuaj të shihni ëndrra me sy hapur.
Ç’thua moj mama, ai do të vijë se e shoqërojnë miqtë e tij, drerët me slitên.
Oh, moj bija ime, sot qenke plot pyetje e përgjigje. Duhet të dish që edhe drerët nuk janë pa fré, nuk mund të dalin nëpër këtë të ftohtê.
Baba, mos thuaj marrëzira, babagjyshi do të vijë.
Arta doli nga guzhina dhe iku në dhomën e saj tê flinte.
Eja, eja mos fli i foli mami, e cila i shkoj nga pas te dhoma.
Jo, mami duhet tê pushoj dhe të lutem qê babagjyshi të vijë.
Arta bisedon me veten dhe lutet shumë qê babagjyshi të vijë.
– Babagjysh, eja të lutem, do të jap gjithçka qê mundem.
– E do xhupin tim, të tê mbajë ngrohtë në thellim.
– Çizmet e reja do ti jap, të mos kesh tê ftohtë aspak. I do dorashkat, i kam me shumë ngjyra do të mbajnê ngrohtë. Edhe tre palë çorape do ti jap, qê të mos kesh tê ftohtë aspak, se nuk dua tê sëmuresh. Eja të lutem, frikë mos ki aspak. Më kēto fjalë lutjeje e zuri gjumi Artën.
– Në mesnatë babagjyshi u afrua pranê krevatit të saj.
– – Vogëlushja ime e bukur, sot për ty ndalova, dēshirën tënde të plotësoja. Ato që nuk të besuan, tregoju se si ndodhi mrekullia.
– Faleminderit për xhupin, çorapet dhe çizmet, unë do ti marr dhe do t’ja dhuroj një fēmije tjetër të bukur si ty. Nga kjo dhuratë do të kuptosh që isha këtu tek ty dhe nga zemra të uroj: Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Shëndet, mbarësi dhe suksese në shkollë!
Arta sa po u zgjua nê mëngjes, pa mbi komodinê njê dhuratë të bukur. Mê pas vrapoi tek dollapi dhe vuri re qê xhupi i saj mungonte.
Oh sa mirê, oh sa mirê; vraponte Arta nëpër shtëpi e gëzuar dhe hyri nê guzhinë ku ishte mami dhe babi.
E shikon mami, e shikon babi…babagjyshin tim asgjë se ndali, as i ftohti dhe as suferina.
Ai shumë na do dhe në çdo dhjetor vjen dhe na uron Vitin e Ri me shumë mirësi dhe dashuri!
Prindërit e përqafuan Artën, së cilës i shndrisnin sytë nga gëzimi dhe i uruan një vit tê mbarë!



