David Hellsten
(Misionar suedez në Durrës të Shqipërisë)
Liria është gjë e mirë, por kush bie në grackën e lakmisë – e cila mbizotëron në botëkuptimin perëndimor – prapë nuk është i lirë. Mos iu dorëzoni korrupsionit dhe lakmisë për para dhe pasuri: Shqipëria është më e pasur se ç’ka qenë. Liria është gjë e mirë, por kush bie në grackën e lakmisë – e cila mbizotëron në botëkuptimin perëndimor – prapë nuk është i lirë.
Ju lutem një prezentim të shkurtër për lexuesit tanë?
Quhem David Hellsten, kam lindur në Lund të Suedisë, por jam rritur kryesisht në Kramfors dhe Uppsala, kështu që nuk është shumë e lehtë të caktosh se nga jam! (Kam studiuar në Stockholm para se të shkoja në Shqipëri, por nuk jam stokholmas.) Gruan (Annette) e kam nga Anglia, u njohëm në Shqipëri dhe kemi 13 vjet që jemi martuar. Kemi dy fëmijë, Lara (9½) dhe Simeon (7). Kam bërë degën humanistike në gjmnaz, dhe pastaj kam mbaruar për pastor (teologji) në Betelseminariet, Bromma (që më vonë është bërë Teologiska Högskolan Stockholm). Aktualisht po mbaroj punën time si mësues teologjie në Durrës, Shqipëri.
Profesioni i juaj?
Tani për tani jam mësues teologjie në Durrës, por trajnimi im është për pastor, dmth. drejtues kishe.
Çka ju shtyri ju të shkoni në Shqipëri?
Që kur isha i ri kisha shumë dëshirë t’i shërbeja Zotit duke qenë misionar (predikues jashtë atdheut). Gjatë kohës që isha student mora pjesë në disa fushata verore në vende të ndryshme, dhe më 1992 kam kaluar 10 ditë në Berat. Shqipëria më mahniti, dhe kur mbarova shkollën teologjike më 1993, thirrja e Perëndisë për të shkuar në Shqipëri ishte mjaft e qartë.
Qe sa kohë jeni në Shqiperi – Durrës?
Kam 9 vjet që banoj në Durrës (me gjithë familjen time, kuptohet), por më përpara (1994-1998) kam banuar edhe në Lushnjë të Myzeqesë.
Çka punoni ju në Durrës dhe si e ndeini veten atje?
Jam mësues në një shkollë teologjike që përgatit drejtues (pastorë) për bashkësitë ungjillore në Shqipëri. Shumicës së kohës ndihem shumë mirë atje, jam i kënaqur me shërbesën time dhe kemi një jetë mjaft të mirë (vetëm se na ikin dritat herë-herë).
Ju jeni vendosur se pari në Myzeqe, cka keni punuar atje?
Po, isha në Lushnjë, ku kam punuar me një grup misionarësh të rinj për themelimin e një bashkësie ungjillore atje. Kemi bërë shërbesa kishtare si dhe studime biblike nëpër shtëpi, takime publike etj.
Ju jeni i krishter, cfarë është misioni i juaj në Durrës?
Në Durrës kam dhënë mësim në një shkollë teologjike (Instituti Biblik Shqiptar, IBSh) për përgatitjen e drejtuesve të kishave ungjillore. Gjatë viteve të fundit kam shkruar gjithashtu tre libra në gjuhën shqipe, i treti po botohet tani. Libri i dytë, Historia e krishtërimit në Shqipëri, mund të jetë më interesanti për lexuesit tuaj!Tani jemi duke u larguar nga Shqipëria, dhe në fillim të qershorit do të vendosemi në Angli, për t’i qëndruar më pranë vjehrrës sime, e cila është e vetme (i shoqi vdiq para një viti), dhe po plaket, kështu që kemi për detyrë t’i qëndrojmë pranë – një detyrë që çdo shqiptar do ta kuptojë!Ju jeni nga Stockholmi i Suedisë, sa i jeni pershatur jetës ne Shqipëri?Në përgjithësi jam përshtatur mirë, por edhe pse kam 15 vjet që jam vendosur në Shqipëri, nuk jam bërë tamam shqiptar. Jemi një familje ndërkombëtare (unë suedez, nusja angleze, fëmijët dyshtetas por të rritur në Durrës), dhe kurrë nuk do të jemi plotësisht vendas, kudo që të shkojmë. Unë di se si paguhen faturat, ç’të bëj kur të ikin dritat, ne dimë t’u japim mysafirëve karamele dhe diçka për të pirë (por raki nuk u japim), ne dimë se vizitat në raste vdekjeje dhe dasme janë të rëndësishme, etj. Por e filtrojmë ujin para se ta pimë, dhe fëmijët i rrisim sipas standarteve tona, p.sh. duke i vënë në gjumë sipas orarit, jo kur t’i zërë gjumi para televizorit!
Ju jeni profesor i teologjisë, cilën lëndë e predikoni në Durrës në këtë shkollë teologjike ku jeni i punësuar?
Kurse mbi librat e ndryshëm të Biblës, për historinë e kishës së krishterë, dhe tema teologjike