Tregim për fëmijë: Qyteti i shkronjave

Autorë: Teuta Sadiku

Tregim  Qyteti i shkronjave

Pranvera sapo ka trokitur  dhe dielli si gjithmonë u ngrit  laaart mbi majat e maleve dhe që andej pa qytetin me sytë e tij vezullues. Dielli zgjati duart e tij, u mbajt pas një reje të vogël të bardhë dhe hodhi shikimin ngrohës dhe  ndriçues mbi qytet. Një  qetësi  dhe heshtje e paparë mbizotëronte kudo.Qyteti kishte ngrirë. Asnjë makinë nuk lëviste, asnjë njeri nuk ishte në rrugë. Asgjë nuk pipëtinte.Çfarë ka ndodhur , tha i menduar dielli dhe pa përreth me kureshje.Vetëm një harabel të vogël  po fluturonte i shqetësuar.

– Harabel ku po shkon kështu me nxitim, e pyeti dielli .

Harabeli ndali fluturimin për një çast dhe pa se nga i erdhi zëri.Ishte Dielli i cili e pyeti përsëri harabelin me zërin e tij akoma më të ngrohtë e  kureshtar.

-Çfarë ka ndodhur, harabel, ku janë njerzit,fëmijët, pse rrugët janë bosh. Nuk po  kuptoj  asgjë edhe pse kam kaq kohë që po e vras mendjen.As Hëna nuk më tha gjë kur u shkëmbyem në rrugë, ndoshta  as ajo nuk di gjë se natën njerzit janë në gjumë.

-Diell, o diell, një virus i vogël , shumë i vogël po kërcënon Tokën dhe jetën ndaj  të rriturit dhe fëmijët rrinë brenda në shtëpi . Kjo është arsyeja pse po nxitoj , të  shkoj në çdo  dritare e ballkon për të parë  se çbëhet me ta.Kështu tha harabeli i vogël  fluturoi  dhe qëndroi në parvazin e një dritareje.

-Oooo, çfarë i panë sytë.  Shkronjat kishin zbritur nga biblotekat kishin dalë jashtë librave dhe  ishin shpërndarë gjithandej.Zanoret ishin në një krah të dhomës ,kurse  bashtingëlloret në krahun tjetër. Eeee, gjithë natën nuk kishin mbyllur sytë dhe  pas shumë  mendime e  diskutimesh tani po flinin të qeta.Qetësinë e prishi papritur  zilja e orës  me tingullin e saj çjerrës , çka  po u kujtojnte  shkronjave   të zgjoheshin nga gjumi dhe të bëheshin gati. 

-Gati ,tha harabeli me vete, ooo për ku do bëheshin gati shkronjat, ku do të shkonin kaq  herët në mëngjes.Harabeli i vogël vendosi të vështrojë nga xhami i dritares për të kuptuar se çfarë po ndodhte aty brenda.

-Aaaaaa— sa mirë ,jam e para që u zgjova ,u dëgjua  shkronja A e madhe .

-Eeee –mbani  pak qetësi, thirri E-ja,  duke parë me  zili nga shkronja A.

-Ëëëëë filloi të qajë  Ë-ja që u tremb nga zilja e orës.

-Iiiii, thamë të ngrihemi shpejt , por jo  të ngrihemi dhe kaq herët,,u ankua I-ja.

-Ooo sa mirë  do ishte të flija dhe pak,tha O-ja e madhe dhe u rrotullua nga krahu tjetër.

-Uuuuuunë nuk dua të çohem tha U-ja dhe ngriti lart dy krahët e saj.

-Yyyy sa mirë , erdhi ora të shkojmë tha Y-ja e madhe plot kënaqësi.

Harabeli i vogël nuk kuptoi asgjë nga çfarë thanë zanoret, ndaj hodhi vështrimin nga vendi ku po flinin bashkëtingëlloret.

Ja, sapo  D-ja e madhe iu afrua dritares për ta hapur , harabeli e pyeti plot kërshëri.

-Ku do të shkoni  kështu kaq herët, e dashur D.

-Është sekret harabel i vogël , por ti mund të na ndjekësh  me fluturim . Ika se u bëra vonë, tha D-ja e madhe  dhe filloi të zgjonte bashkëtingëlloret e tjera .

-Po ku është  shkronja C-cicëriu harabeli.Me siguri do më tregojë diçka.Nga  dritarja e dhomës tjetër pa K-në e madhe që hodhi tutje çarafin dhe kërceu nga kanapeja.

-Rregulloni dhomën , u thërriste Rr-ja e madhe shkronjave që bënin aq potere dhe zhurmë.Më shumë thashetheme se sa punë.,por nuk ishte e zonja të mblidhte fëmijën e saj, r- në e vogël .Tani shtëpia ishte kthyer një fushë beteje mes shkronja të mëdha dhe të vogla.Bashkëtingëlloret bënin zhurmë , por  zanoret ulërisnin dhe  të çponin daullen e veshit .Më të rrezikshme për  ndotjen  nga zhurmat   ishin shkronjat  dyshe .Ato nuk duroheshin fare .Si kompresor të çponin veshët pa le kur ngatërronin vendet .Ajo Th-ja  jo vetëm nuk kuptohej por ia ndryshonte krejt kuptimin fjalës kur zëvendësonte shkronjën S apo Sh.Ashtu futej sipas qejfit vend e pa vend .Këto shikonte harabeli i vogëlpor u tremb kur pa që   O-ja e madhe hapi gojën .O -ja e madhe plot habi  pa se Ç-ja  ishte mbuluar me çarçafin e saj  me vija të gjelbra dhe portokalli.Si guxonte dhe rrinte akoma shtrirë . Ia tërhoqi me forcë dhe filloi ta paloste çarafin më dysh. Më tutje  V-ja e madhe e egërsuar sa më ska rrinte   me  vezën në një dorë dhe me një çorape në tjetrën.

-Nuk shkoj në kuzhinë pa gjetur çorapen tjetër ,kush ma ka marrë të ma japë shpejt ,bërtiste V-ja  e filloi  të vijë vërdallë në dhomë. Harabeli i vogël nuk kuptonte asgjë  se çfarë po  ndodhte  në  shtëpinë e  shkronjave.Shkronjat që  në jetën publike mbaheshin  për zgjuarsi, drejtësi e kulturë , paskëshin qenë më të këqijat  në botë në jetën personale.Ku ishte parë e dëgjuar të dilnin nga librat  e të bëheshin gati për të dalë jashtë.farë revolucion do të bënin. Tani u kish ikur koha grevave, kryengritjeve  revolucioneve.Ishte koha e distancave shoqërore.Ndalohej ecja në grupe, ndalohej qëndrimi në grupe  shoqërore nëpër lokale dhe sheshe .  Po ku i onte mushka këto shkronjat , një zot e dinte .Ku do të shkonin vallë .Këtë nuk e dinte askush, madje as harabeli që po i ndiqte nga dritarja.

-Lëre se është imja , i thërriste L-ja e madhe  pirunit dhe e ndiqte me vrap  në kuzhinë.Jo,jo dhe jo, thoshte P-ja e madhe dhe shtrëngonte fort në dorë pirunin.Ju boll kini ngrënë nga jeta , me lugë të mëdha , akoma dhe me lugë të florinjta  shfrynte gjithë inat piruni  dhe ciklat e pështymës irridhnin nga dhëmbët.T-ja e madhe sapo kishte mbaruar së përgatituri mëngjesin në një tigan të madh.Tre vezë syçka me gjalpëi kishte fërguar.Do ti shtonte dhe ca copa sallami gjerman të tharë në tym.

-Më duhet të vë bukën në çantën e fëmijëve ose edhe ndonjë copë  byrek  thoshte  B-ja e madhe para dollapit. Na vdiqën me ushqimet e personalizuara, me dietat ushqimore.

Gj-ja e madhe thërriste që nga syri i sobës elektrike .Dikush duhet të heqë gjellën nga zjarri se po digjet.Do na merrni  më qafë të gjithëve , do digjemi për së gjalli.T-ja e madhe vuri në duar ca gjëra të mëdha që ngjanin me doreza dhe hoqi gjellën nga zjarri.Por në tualetë sherri ishte akoma më i madh .Disa shkronja ziheshin se kush do të lahej e para,disa të tjera për rregullat e higjenës.

-Duart , duart lani në fillim  mirë e mirë.Fërkojini fort.Nuk është e nevojshme ndihma mjekësore por higjena personale. Duhet patjetër ti sapunisni me sapun dhe ujë, pastaj lani fytyrën e më pas  dhëmbët, bërtisnin në korr .Bëni kujdes, duhet më pas ti dizinfektoni me raki , me alkol, ose edhe me xhel .Tani edhe po rrokullisët ca gota rraki mirë do u bëjë dizinfektues është dhe ajo.

-Jo thërriste G-ja, unë duhet të lahem e para pastaj, duart. Goja është më qelbur se kushdo, thonë njerzit apo jo.Na shajnë se njëqind fjalë të pista themi  në sekondë.Por kam mendimin se ju duart jeni më të flliqta se ne gojët , pavarësisht  se ne na ka dalë nami.Na marrsh të keqen e qenit, iu kthyen duart.Ne i lajmë hesapet fët e fët me një të larë të duarve.Kurse ju gojë jeni aq të poshtra sa nuk ju lan asgjë.Qelbeni erë edhe nga një dhemb i prishur, akoma dhe nga një thelb hudhre.Jeni shumë të ndyra , kafshoni jo vetëm me dhëmbë por edhe me gjuhë.Dhe plagët që lë gjuha  janë të pashërueshme. Madje ju keni edhe buzët ,pështyni me  to këdo në surrat.lëpini duar dhe b…Lëre se nuk po e them fare e kuptoni vetë tani. Jeni mbledhur tre  të këqija në një vend Prandaj hapeni .  F-ja kapi në dorë furçën e bardhë kurse P-ja e madhe u shtri mbi qimet e furçës gjithë qejf. Ishte pasta e dhëmbëve.Ku ta dinte se farë  e priste  brenda në gojë.

Po vazhduam kështu tha G-ja e madhe nuk do të lajmë as gojën , as  duart ,  as dhëmbët.P-ja e madhe shikonte që nga pasqyra shkronjat e mendonte me vete. Fëmijët , ku janë fëmijët  sa shumë më kanë munguar zërat e tyre.Ata vinë e më shikojnë në sy ,, më buzëqeshin e përqeshin por mua nuk më mbetet qejfi prej tyre.Por kohët e fundit  nuk e di pse janë  të heshtur.Po shkronjat pse po bëhen gati ,pse po zbukurohen e stolisen , ku do të shkojnë ato vallë..

Por mendimet ia preu Q-ja qarramane që qante në tavolinën ku qe ulur.

-Nuk e dua qumshtin, nuk e dua qumshtin me kaq përmbajtje yndyre, bënte naze Q-ja.Gota e qumshtit mbante hapur gojën dhe priste me padurim ndonjë pikë qumsht  të binte në gojës e saj.Harabeli nuk dinte pse –në dhe  as nuk kuptonte sjelljen e pahijshme të disa shkronjave.Ishin bërë kryeneçe të bezdisura dhe të padurueshme. Fëmijët ishin më të mirët, sa të sjellshëm dhe  të dashur që ishin  me njëri –tjetrin.

Harabeli dëgjoi përmatanë murit ndarës se si Z-ja zevzeke i thërriste  me zë të lartë H-së që të vinte të kapeshin prej dore dhe të visheshin, se ora po kalonte dhe do të bëheshin vonë. Por H-ja e madhe diku kishte humbur  dhe nuk po dukej.Ndërkohë, Xh-ja e madhe iu afrua xhaketës për ta veshur . Por aty plasi sherri i vërtetë.

-Ik , largohu bërtiste Zh-ja e madhe ,unë do ta vesh xhaketën Mua më takon,është e imja  dhe bënte zhurmë duke kërcitur dhëmbët nga inati.

-Jo i thoshte Xh-ja e madhe ,unë filloj me shkronjën e parë të fjalës xhaketë.Unë duhet ta vesh, mua më takon  me ligj xhaketa. Pse do dalësh kundra ligjit ti. Qenke e zgjuar shumë.farë ligji moj, kush po pyet për ligj sot. Drejtësia ka marrë fund.Pak xhaketa ke varur në dollap ti . Jepu edhe disa të varfërve  se po ngrijnë së ftohti.Harabeli i vogël u mërzit aq shumë sa u largua që andej dhe iu afrua një grupi shkronjash që kishin një bisedë shumë interesnta. Ai mbajti  frymën pas xhamit të dritares për të dëgjuar bisedën. A-ja e vogël po vishej  vetë se tani ishte rritur.Me ndihmën e mamit merte rrobat nga varësja dhe nuk rreshte së pyeturi. Me se do të udhëtojmë ,me varkë  me aeroplan, me tren apo disk fluturues.

-Bëhu me gati shpejt , si nuk më ngjave pak mua , por i ke ngjarë tyt eti. Po sikur të ka shfryrë nga hundët yt atë moj bijë, –i thoshte A-ja e madhe duke i thirrur tek veshi me një kon  të gjelbërt.Ne duhet të jemi të parat ,e kupton apo jo, jemi shkronja e parë e alfabetit, prandaj më shpejt, të dalim , të dalim pa humbur kohë.Harabeli i vogël u çudit kur dëgjoi fjalët e shkronjës A të madhe.Hapi krahët dhe fluturoi për të ndjekur shkronjat që po dilnin nga shtëpia e tyre.Ai pa se si shkronjat u  derdhën nëpër qytet. Një batalion i tërë i vënë në rresht.Plot 36 shkronja ,nga të cilat shtatë janë zanore  dhe 29 janë bashkëtingëllore.Por ato ishin dyfish se 36 ishin shkronjat e mëdha por shto edhe 36 shkronja të vogla. Pale kur bëheshin bashkë  .Një spektakël i paparë, i mahnitshëm.Kombinime fjalësh , kuptimesh, shprehjesh frazeologjike, proverba, fabula, tregime,novela  romane.Poezia ishte kapitull më vete.Ja kështu edhe sot 36 shkronjat i  mbushën rrugët plot me fjalë;  SHPRESË, MBËSHTETJE, DASHURI, RESPEKT, SOLIDARITET për njeri tjetrin por edhe për emigrantët, edhe për refugjatët.Njerës janë edhe ata.Çfarë kanë bërë çfarë mëkati paguajnë.Harabeli u gëzua shumë .Ky qytet sot  ishte   një qytet krejt ndryshe ,një qytet ku kontrollin e kishin marrë në dorë shkronjat e alfabetit. Njerzit  të gjithë rrinin brenda fortesave të tyre , për tu ruajtur nga Virusi që i kërcënonte.Korona Virusi kështu quhej, dhe më e keqja sëmundja transmetohej nga njeri tek tjetri dhe njerzit vdisnin Kurse tek shkronjat ndodhte e kundërta. Ky virus jepej nga një shtr i sGjithë .i shkronjash.Harabeli aq shumë u gëzua sa filloi të lexonte me zë të lartë gjithshka që shkruhej nga shkronjat

-M..A.K..I..N..A ,MAKINA shkruan, e gjeta , e gjeta gëzohej harabeli dhe përplaste krahët.Po, po, e gjeta,  makina e transportit shkruan, thërriste gjithë gëzim. Harabeli nuk pushonte së gërmëzuari dhe lexuar fjalët që krijonin shkronjat kudo nëpër qytet.

V..A..T..R..A.. E.. D..I.J..E.S,Vatra e Dijes , po kjo është makina e transportit që çon fëmijët në kopshte dhe në shkollë .Unë e njoh ,ajo është shkolla e dashur e fëmijëve që më duan dhe i dua  aq shumë.

Ups ,diçka jo e këndshme ndodhi kësaj here.Shkronjat me dëshirën për të hipur shpejt në makinë u gjendën para një rreziku .Shkronja H që rrinte gjithmonë e heshtur kësaj here vuri duart para dhe  ndaloi turmën e shkronjave para se të ndodheshin në rrezik.Kurse shkronja S thirri me zë të lartë.

-STOOOP. Nuk e shihni që semafori është me  ngjyrë të kuqe.

-Mos u ngutni, vihuni në rresht, thirri  shkronja A.Shkronjat pushuan poteren e madhe u vunë në rresht për të pritur ngjyrën e gjelbër të semafoit. 

-Kujdes , foli edhe shkronja K që kishte hapur sytë nga frika.

-A i kini parë fëmijët sa mirë i dinë dhe i zbatojnë rregullat e qarkullimit, iu drejtua F-ja  shkronjave,të cilat ulën kokën të turpëruara.

 Makina e transportit arriti shpejt në oborrin e shkollës.Edhe harabeli arriti me një frymë.Ai  i ndoqi me fluturim  shkronjat e hipura në autobus për të zbuluar pse  do të shkonin në Vatrën e Dijes  shkronjat.Ashtu me ngadalë dhe pa u ndjerë u fsheh pas një peme që sapo kishte lëshuar gjethe.

Shkronjat e alfabetit, të gjitha, të mëdha e të vogla kishin mbushur oborrin e shkollës.Ato prisnin me padurim duke vështruar nga porta e madhe e oborrit.Shkronja A e cila kishte hipur mbi një stol e dha lajmin e para.

-Mbërritën, mbërritën.Erdhën nxënësit, erdhën fëmijët tanë të dashur.  Fëmijët që nga dritaret e makinës shihnin me çudi nga shkronjat. Uaaa çfarë suprizë e bukur. Porta e madhe e oborrit ishte hapur dhe nga brenda vinin zërat e  hareshëm dhe gazmorë të shkronjave. Le ti presim me brohorima dhe duartrokitje .Së bashku ne ia dolëm . Ne fituam mbi virusin e keq, tha shkronja  A .Të gjitha shkronjat dolën për të pritur  fëmijët tek dera e madhe e oborrit.

Ata zbritën të gëzuar dhe të emocionuar nga makina.Sa të lumtur që ishin .Nuk e prisnin këtë surprizë. Ishin  shkronjat. ,Shkronjat e dashura që u kishin qëndruar pranë  në ditët më të vështira që po i prisnin para oborrit të shkollës. Gëzimit të fëmijëve i shtohej dhe cicërima e harabelit të vogël.Fëmijët  përqafoheshin  plot dashuri  ,  dhe me shkronjat krijonin fjalë falenderimi për mjekët, mësuesit dhe të gjithë njerzit .Virusi ishte zhdukur dhe tashmë ky qytet  u quajt prej  të gjithëve   Qyteti i Shkronjave.