Pistoleta dhe shpata

Autore: Teuta Sadiku

 

Pistoleta dhe shpata

Në një qytet  të bukur që kalonte një lumë tejpërtej  jetonte një djalë. Pranvera sapo kishte hyrë  e  flladi i ngrohtë sillte e përhapte gjithandej  aromën e këndshme të luleve shumëngjyrshe.Edhe degët e bajames përpara oborrit hynin në ballkonin e shtëpisë së tij dhe djali nuk ngopej duke I kundruar .Sapo dielli i përkëdhelte  fytyrën djali me ndihmën e mamit, lahej, vishej, merrte mëngjesin dhe nisej për në shkollë Çdo mëngjes mami  shtynte  karrocën e tij në trotuaret plot me pemë  dhe djali lumturohej  . Nuk ishte  vetëm një shëtitje e këndshme për të,   por një aventurë  e vërtetë, me plot të papritura me makina që kalonin me shpejtësi, me borie që ulirisnin , me biçikleta plot ngjyra dhe njerës që vërshonin rrugëve si lumë  për në punë.

Por sot për çudi mami nuk po hynte në dhomë.Në përpjekjet për t`u ngritur nga krevati   e për t`u ulur në karrocën që ai rrinte gjithmonë, mami hapi derën e dhomës së tij të gjumit.

-Sot kemi kohë plot, prandaj mos u ngut, I tha mami duke I uruar një zgjim të mbarë.

Djali e vështroi ngultas  mamin në sy për të kuptuar fjalët e saj.

-Për një farë kohe do të rrimë brënda në shtëpi Por ti mos u mërzit, ne bashkë do të kalojmë bukur.Do lexojmë libra, do bëjmë bashkë detyrat, do gatuajmë bashkë, do të luajmë bashkë.

-Po pse, pyeti djali gjithë kureshti dhe me një shqetësim në sytë e tij.

-Sepse na vrasin mikrobet , na vret një virus I keq që është përhapur.Por po  të zbatojmë rregullat higjenike  ne e shmangim këtë gjë dhe as nuk rrezikojmë jeton tonë dhe të të tjerëve.

Djali me fjalët e mamit në mendje  mbaroi mëngjesin në heshtje .Tek e pa djalin të dëshpëruar e të rënë thellë në mendime ajo hapi derën e ballkonit  nga ku djali mund të shikonte pemët e sapoçelura.Djali ndjente aromën e barit, dëgjonte cicërimën e zogjve, fluturat krahëshkruara që luanin mes tyre ,  bletët që zugatnin dhe zogjtë që hynin e dilnin në kurrorën e pemëve,por mendjen e kishte tek mikrobet dhe tek ai virusi i keq.

 -Mami, tha djali papritur  dhe shtyu vetë karrocën brënda dhomës , për tek kutia e lodrave.

-Ja ku  e kam shpatën , dhe kapi fort me njërën dorë, shpatën prej lodre që ia kishte blerë dhuratë mami për ditëlindje.Tehu I shpatës së verdhë shkëlqeu nën rrezet e diellit të mëngjesit.

Mami vuri buzën në gaz . Jo,tha ajo  duhet diçka më praktike më e  rëndësishme dhe jetësore për ne .Higjena personale me ujë dhe …

  • Me ujë , pyeti i habitur dhe i gëzuar njëkohësisht  djali si të kishte bërë zbulimin më të madh të kohës.
  • -Atëhere po përdor pistoletën me ujë, tha djali dhe  rrëmbeu pistoletën me ujë nga koshi i lodrave. Uji me presion do ta zhdukë virusin e keq.

Mami këtë herë qeshi me zë dhe  e drejtoi karrocën  dhe e pa djalin në sy me seriozitet . Që sot e tutje ne duhet të zbatojmë rreptësisht këto rregulla,i tha ajo;

-Lajmë fort dhe mirë duart me ujë e sapun.

-Më pas i dizinfektojmë ato.

-Kemi pecetën tënë personale.

-Nuk kapim hundën, sytë veshët me duar të pista.

-Kur kollitemi apo teshtijmë vëmë  dorën përpara.

-Nuk dalim përjashta pa pasur arësye.

-Edhe po qe se detyrohemi të dalim për një shëtitje të vogël nuk përqafohemi,  nuk takohemi.

-Nuk grumbullohemi për  festa, as në shtëpi as në lokale.

 -E kuptova  mami , tha djali dhe me ndihmën e mamit u drejtua për nga lavamani për të larë duart dhe  dezinfektuar ato..

 Tani do e shikoni ju  mikrobe dhe sidomos ti virusi i keq, tha djali me vete, si do mbyteni nga uji dhe shkuma e sapunit.Pa le si do të ngordhni fare  kur ti dizifenktoj duart. Që sot e tutje , me rregullat e higjenës ,virusi i keq nuk do guxojë të më afrohet.