Telegram ngushllimi

Borås, 18 fror, 2022

E nderuar Familje Haziri!

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashures suaj: pedagoges, mesueses, nënës, motrës, mikes dhe poetës sonë të nderuar, Teuta Haziri, andaj na lejoni që në emër të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” dhe Festivalit të XI Nderkombëtar të Poezisë ”Softa Poetike Borås 2022” të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

E thërrisnim ndër miqësh, poetja e Stokholmit. E dashuruar pas poezisë. Teuta Haziri, një grua e emancipuar, gjithnjë e qeshur, me qëllime të mira në jetë ndaj të tjerëve, shqiptarëve, grave të shtypura, njerëzve të varfër, emigrantëve shqiptar këtu në veriun e largët.

E donte jetën më shumë se shumëkush.

Qëndroi e fortë deri ditët e fundit, ndonëse e dinte se nuk i kishin mbetur shumë ditë për të jetuar.

Respekt për familjen: të shoqin Belginin, vajzën Doruntinën dhe djalin Gencin që i shërbyen gjatë sëmundjes.

Përveç familjes la pas plot të bëma të mira si dhe një përmbledhje të poezive të saj te quajtur: “Diçka që vjen me lot”.

Në kujtesën tonë mbeten batutat e shumta me thumba në takimet tona poetike në qytetin tonë Borås ku ishte pjesëmmarrëse e të gjitha Festivaleve tona dhe e shperblyer nga Festivali për penën e sa të mprehtë poetike dhe vargun e saj melankolik poetik.

Nuk mungonte në asnjë aktivitet që mbahej rreth shqiptarëve në Stokholm por edhe ne ato që organizoheshin nga Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås, ishte pothuajse ne te gjitha Antologjit poetike të kesaj Qendre.

Vdekja e saj e hershme është një humbje jo vetëm për familjen por edhe per shoqerinë shqiptare në mergatë, për pozinë, për shkollën dhe edhe për ne si shoqatë dhe nxënësit andaj ju lutemi të pranoni ngushllimet tona më të sinqerta.

Pusho në amshim mikja jonë e nderuar

Me respekt për familjen dhe miqt e saj,

Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” Borås

Festivali i XI Nderkombetar i Poezise ”Sofra Poetike Borås 2022”

Borås, 2022-02-18