Sokol Demaku
Në fund
Është interesante se vetitë thelbësore të qenieve të gjalla, që lindin, zhvillohen, ndryshojnë dhe vdesin, me dukuri fiziologjike pak a shumë të njejta, pavarësisht nga veçoritë e gjinisë a të llojit, janë në lëvizje dhe ndryshim të pandërprerë.
Por kur jeta të shtyn fort dhe të përplasë në valët e rrëmbyeshme të saj,edhe kur ti mendon se nuk ke forcë të ngrihesh dhe as të lëvizësh duart dhe këmbët,duhet të ngreshë kokën lart, të shtërngosh dhëmbët nga sikleti dhe të këqiat që merr nga lloji, tregoju të gjithëve ,se ende je i fortë, se ende mund të luftosh me shumë guxim.
Mos trego se ke frikë, mos prano që barra të ta thyejë kurrizin, që vuajtja dhe trishtimi të ta coptojnë shpirtin dhe trupin.
Mos u dorëzo kurrë, as kur të rrëzojnë,as kur të shkelin, as kur të thonë fjalë boshe nga më të pistat dhe këqiat. Bëj sikur nuk kupton. Le të mendojnë se janë ata më të fortë. Ti shikoi ata me krenari, edhe pse i rrëzuar dhe i dhe shkelur.
Pra ditë për ditë sfidoje jetën, tregoju të gjithëve vetëm atë mirësinë tënde që ke në shpirt. Do të vijë dita kur ti në shpirtin tënd do të ndjeshë vetëm kënaqesi dhe mirësi.
Do të vijë ajo kohë kur lotët e tu nuk do të jenë më të rëndësishëm për ty, as ditët e dhimbshme, as ajo barra famëkeqe e jetës, as ajo trysnia dhe nënçmimi, por vetëm ajo mirëqenia e brendshme do të jetë e rëndësishme dhe do të ketë rëndësi në jetën dhe shpirtin tuaj.
Do të vijë ajo kohë kur do të harroni vetminë, do të harroni trishimin që u kanë sjellë në jetën tuaj. Të gjitha këto do të jenë të parëndësishme dhe shumë të vegla për ju!