Janaq Jano
Shtatëmbèdhjetë vjeçarja
-Tregim-
Blerta, shoqja ime e klasës, qëndronte e ulur në reshtin përkrah meje, sikur tè ishim të ulur në të njëjtën bangë. Ishte fundi i vitit të katërt të gjimnazit dhe klasa jonë po përgatitej për mbylljen me sukses të matures.
Pranvera po mbretëronte në mesin e stinës së saj. Kjo vërehej me korin e larmishëm të zogjve shtegtarë, me lulet që po zbukuronin pyjet dhe lëndinat, si dhe daljet e blëteve nga kosheret e tyre me atë ison e vetë karakteristike.
Ishte ora e botanikës ku mësuesi po na shpegonte për shmëllojshmërinë e luleve, duke i përmendur edhe me emrat latine. Disa prej tyre , për ne ishin të padëgjuara asnjëherë.
Ne me Blertën nuk na rihej pa bërë muhabet, ndaj mësuesi na hiqte shpesh vëmendjen.
–Ty të pëlqen patjetër botanika Blerta , pasi emri jot përmbledh gjithë natyrën. Ajo vinte buzën në gaz dhe ndonjëherë shpërthente fort, saqë tërhiqte gjithë vëmendjen e klasës. Ajo e qeshur, depërtonte në çdo qelizë të trupit tim dhe vetja më dukej vërtetë si një shpezë e lehtë që qëndron në qiell. Pas dy ditësh ne kishim ekskursion, për tu njohur me llojet e luleve në malin e Morganës, tek lendinat mbi ” brezin e bukur”
“Kush është lulja më e bukur në botë sipas jush?…” –shkruhej brenda letrës që Blerta ma kerkkonte me ngulm përgjigjen.
Vë buzën në gaz dhe kur kthej kokën, fytyra e saj, ish bërë si nje lule me ngjyrën e purpurtë.
— Në fund të orës, i them.
Ajo priti me ankth fundin e orës dhe kur ra zilja, e çliruar nga pritja e gjatë, më thotë : –besoj se e ke gati tani.
— Nesër në mëngjes,– i them, për ta bërë edhe më interesante përgjigjen.
Të nesërmen , mendova të mos vija në shkollë, për ta lënë Blertën si ai gjahtari që pret gjahun e vet me orë të tëra. Mali, shoku im i bangës më tha se Blerta ishte shumë e shqetësuar dhe e papërqëndruar ditën e djeshme.
Dita e ekskursionit , ishte një nga ditët më të bukura te jetes time. Ne bllokun e shënimeve kisha kartolinën që do i jepja Blertës.
–Perse nuk erdhe dje ne shkollë? –nisi ajo fjalën e para, ndërsa ecnim grupe-grupe ne rrugën plot freski të Morganës.
–Për të të dhënë ty përgjigjen — dhe me shpejtësi i kapa dorën duke i dhënë kartolinën.
” Lulja më e bukur e botës jeni ju Blerta. Asgjë s’pelqej në botë veç teje”
E lexoi , ndërkohë që fytyra morri ngjyrën e purpurtë dhe meqënse rruga ishte malore , përsëri nuk po e mbante vendi . Gjente nje lule, e këpuste dhe ma jepte mua.
— Ja kjo është lulja më e bukur thoshte. Më pas këpuste një manushaqe duke ma dhuruar.
— Kjo është lulja më e bukur e pranverës — thoshte. Derisa arritëm tek brezi i bukur Blerta vallzonte lule me lule sikur të ish një flutur krahëlehtë.
Kur të gjithë po dëgjonim mësuesin, ajo gjeti një vend të aneksuar dhe po hidhte frymëzimin e çastit në letër.
” O ju dite pranverore
që shkëlqeni si vegim
pentagrami i dashurisë
është shtrirë ne gjoksin tim”
Mu duk vetja demon i vetëm që sundonte këtë horizont pranvere. Isha mbreti i vetëm i morganës dhe gjithë ky horizont i bukur plot shkelqim, mbante një emër të vetëm: BLERTA.
Nxjer bllokun, dhe rendit vargjet:
“Si vjen kështu pa trokitur
e futesh në zemra pa u ndjerë?
Ti dhe më të fortin ke tronditur
po ne që s’kemi dashuruar ndonjeherë?”
Përpiqesha të gjeja momentin e volitshem dhe ndërkohë që s’po gjeja momentin e duhur për
tja dhënë , ajo afrohet sikur ta dinte sikletin tim, me qëndron përballë.
— Ma jep mua , patjetër që për mua është apo jo? — buzqeshi ëmbël duke marrë letrën dhe lexuar strofën sikur ta përpinte.
Si është e mundur që një djalosh17 vjeçar të futet pa e kuptuar në vallen më të bukur të dashurisë? Unë dhe Blerta nuk hidhnim hapa në lëndinë, por vallzonim si dy flutura pranvere mes lulesh.
Pasi nuk mund të priste më nga mua gjatë , nisi poezinë dhe e bëri si aeroplan duke ma hedhur tek këmbët.
” Dita më e bukur
shkëlqen nga lumturia
dua të pyes zemrën
kjo është dashuria?”
Hipi në një pemë, zbriti përsëri e fillonte të mblidhte lule, bënte xheste përkëdhelëse dhe për një moment drejtohej nga unë:
— Shok i dashur, e gjetët lulen më të bukur të botës? –Mos u mundo, e kam gjetur unë dhe lëshohej luleve si të ishte perëndesha e luleve.
Kur më pa mua që po i afroheshe, rrotulloi fustanin rreth belit, me duart nga mali i Morganës po bënte monolog:
— Ej, ju o malet plot dritë të Morganës , a e dini se lulja më e bukur në botë është Blerta?…
Malet dukej sikur e aprovonin artisten e tyre ne amfiteatrin e bukur me lule.
Të dy u ulëm pranë njeri-tjetrit dhe po shihja i mbërthyer në fletën e bllokut se sa bukur po shkruante:
” O ju ditë pranverore
më rrethuat me blerim
dashuria si një gonxhe
sot po çel në gjoksin tim..
Ju shndrisni e shkëlqeni
nga dielli i vërtetë
buzëqeshjet çmi rrëmbeni
oh sa ëmbël rjedh kjo jetë.”
E puth me shpejtësi në faqe , ndërsa ajo u ngrit me fletën e poezisë duke thënë:
–Kjo është dashuria ime, po dashuroj.
Duke përkëdhelur çdo lule ithoshte , të dua.
“Të dua dhe ty o flutur e lehtë, të dua dhe ty o bilbil që po këndon. Dashuroj ty o pranverë e bukur që më dhurove ditën më të bukur të dashurisë.
Dy zemra sot po përvëlohen nga zjarri i madh i dashurisë. Blertës, i dukej vetja sikur kish hipur në një qilim ëndrash, nga Morgana drejt bangave të shkollës , ku ëndrat sapo kishin pushtuar horizontet e pafundme të zemrave tona rinore.
Zemra e bleruar e një 17 vjeçareje , sot nuk pushon së rahuri fort nga lumturia.
” Nuk mundem të mos të dua
vegim i ëmbël je per mua.”