Gruaja qenka kala e cila përballon cdo të ligë dhe cdo here dilka me e fortë dhe krenare me jetën

Sokol Demaku

Doli nga shtypi përmbledhja e radhës e poetës së re mergimtare në Norvegjin e largët

Erinda Medolli me titull “Tinguj jete” në botim të redaksisë se revistes “Dituria” nga Borås i Suedisë, shtypur në Shtypshkronjën Lenga Graphic në Prishtinë. Në këtë përmbledhje janë përfshi 63 poezi të cilatë secila në mënyrën e vet pershkruanë vujtjen, shytpjen, nencmimin dhe ndjenjen e brendshme të një gruaje.

Gruaja qenka kala e cila përballon cdo të ligë dhe cdo here dilka me e fortë dhe krenare me jetën

Se vargu është shprehje e ndjenjes së brendshme të njeriut dhe ai i cili largon helmin i cili pa mëshirë brenë shpirtin e brisht kryesisht të femrës, gruas por më mirë të themi të nënës pasi përmes vargut ajo përpiqet të largoj të ligën nga rruga në të cilën ajo veç ka filluar dhe dëshiron të arrijë atje ku është drita dhe rrezja e cila e shpie në qetësinë e jetës. Këtë do e vërejmë në poezinë e parë me titull “Një grua” me të cilën e hap botimin e  radhës poetja e re në mërgim Erinda Medolli kur ajo thotë:

Një grua është një thesar,
Balta që i hidhet nuk ia humb vlerën
Një grua ka mjaltë në damar
Krahasohet me Parjsën, me pranverën.

Pra ajo na përshkruan vlerën, madhështinë që ka gruaja dhe me të cilën madheshti ajo edhe botës i jep jetë, i jep vlerë dhe ate  e bënë edhe më me vlerë, sepse sipas autores gruaja është e fortë dhe besa më e fortë edhe se vet diamanti i cili arrin ti qëndroj çdo gjëje dhe nuk therrmohet asnjëhere.

Mirëpo do ndeshim apo hasim në rrugëtime të gruas që edhe ajo si cdo qënie tjetër e gjallë shpeshherë të ndjej pesimizëm në rrugëtimin e saj, në sfidat e jetës të cilat edhe për gruan nuk janë të lehta, sepse edhe ato janë nje lloj helmi i cili nuk është lehtë të përballohet. Por është ëndërra ajo e cila e nxjerrë nga ky batak gruan dhe ajo vazhdon tutje me ritmin e saj. Dhe autorja me penen e saj të mprehtë këtë situatë e sheh kështu kur thotë të poezia “Ëndërrat pa mbarim”:

Sa herë ndodh që nga jeta helmohem
Mundohem të fle, sikur të humb,
Brenda guaskës time shtrëngohem
Strukur nga bota që ëndrrat m’i zhduk!

Pra gruaja qenka ajo e cila përballuaka cdo të ligë dhe nga kjo cdo herë na dilka me e fortë dhe me krenare me jetën.

Sepse sipas autores ajo qenka një pishtar i cili shëndritka rrugën e secilit dhe që secilit ti jap shijen e ëmbël të jetës në këtë botë me plotë të papritura. Gruaja qenka ajo e cila i ndërrojka shijen botës, dhe jetës i jepka shije jete dhe të ëmbël për cdo ke dhe secilin. Këtë do e ndjejmë gjatë leximit të strofave të poezisë “Shija e botës”kur autorja na thotë:

Unë jetoj për të dhënë dritë
Të hidhurit botës t’ia marr,
Për njerëzit dua të jem kripë
T’i jap shije botës mbarë!
Nuk di të zihem, e kurrë s’lëndova.
E lumtur për këtë që jam.
Mikun e nxjerr nga balta!

Edhe kur duart e zëna i kam.

Sepse gruaja qenka ajo e cila i dilka në ndihme çdokujt, dhe çdokë e ndihmoka në tejkalimin e  së keqes dhe vështirësive të jetës.

Si duket jeta qenka një shkollë për njeriun, qenka një oazë në të cilën ndjen, mëson por edhe sprovon shumëçka dhe shumë gjëra të cilat jeta t’i vë përballë. Por duket se edhe vetë autorja por edhe gratë në përgjithësi shpesh here ndjehen të vetmuara, ndjehen të pa shpresa sikur një varkë e vogël e ngelur në mes detit të zemruar pa busullë rugëtimi dhe cakt të destinuar, sepse jeta është ajo e cila dirigjon me çdogjë. Këtë më së miri e shpreh autorja tek poezia e saj  me titull “Në mes të detit”kur thotë:

Varka ime në mes të detit mbetur
E nuk di se ku po shkon
Rrugën vallë kur kam për ta gjetur
Të lutem o Zot, tregomë!
Të lutem o Zot, dërgoma një dritë

A tregom një far,
Natës t’i zhdukem
E rrugës të di t’ia marr
!

Lexuesi këtu do ndjejë se autorja si duket na del pak edhe me një filozofi të saj e cila pak a shumë anon në anën e Zotit sepse ajo i drejtohet atij dhe tek Ai e kërkon ndihmën dhe shpëtimin, nga të gjitha të ligat dhe pengesat të cilatë mund ti dalin në rrugë dhe rrugëtimin e saj në jetë. Sepse tek Zoti gjen ndihmën, gjen shpëtimin dhe daljen nga kriza apo gjendja në cilën ajo ka renë.

Por si duket autorja edhe pse e re, ajo me kohë ka verejtë se bota është përplotë me bukuri që kur ajo ishte fëmijë, kishte lojra por kishte edhe dashni, por me kalimin e kohës dhe pjekjen e saj. Ajo vëren se bota nuk është ashtu si e kishte perjetua në fëmijëri dhe tek peozia e radhës “Kënga ime” ajo botën e sheh kështu:

Kur isha fëmijë,
Botën e shihja plot melodi,
Njerzit më dukeshin të pastër,
Bota më ngjallte lojë e habi!
Në vajzëri u rita,
Të tjerë takova me shumë fytyra.
Dhe kuptova që jetës,
Po i zbehej ngjyra!

Pena e mprehtë e Erinda Medolli paraqet jetën e gruas ashtu lakuriq me të gjithë të mirat dhe të ligat e saja, por me shpresën se një ditë do zhduken të ligat dhe mbi to do të fitojnë të mirat dhe e drejta. E këtë do e verejmë tek pozia ”Besoj” kur autorja shprehet dhe thotës se:
Besoj se ditët e jetës
Vijnë si valët e detit,
Herë të qeta herë të marra!
Besoj se dielli
Iu jep jetë gjetheve
Por përsëri i bën të thara!

…z

Besoj se nesër

Do të jetë më mirë se dje.

Një përmbledhje poetike e cila duhet lexuar, por edhe pasur në raftat e libra të çdo gruaje, nënë por ndoshta edhe të secili lexues dhe adhurues i poezise të jetë prezent.