Çaste me poezinë e Elvira Zeneli

Elvira Zeneli
PEIZAZH ZEMRE
Ti je një peisazh i rrallë
Me bregdet, male e pyje,
Në ndërrim të epokave
Përmbi kokë të ndrijnë tre yje!
Një është Ylli i Betlehemit
Që e lajmëroi një Krisht,
Ishte Ylli i Skënderbeut
Që ballin ty ta qëndis!
Më pas vinë dy të tjerë,
Që ndriçojnë dhe kur ka re:
Humanisten Nënë Terezë
E ndjek pas një Kadare!
Gati është djepi i nanës
Të përkundë yllin e radhës!