Kumrie Avdyl Shala
SHIJO LUMTURINË
Jeta është si fluskë sapuni. Fjalosemi, shahemi, vrahemi e s´e dimë se një ditë ikim e asgjë me vete nuk e marrim.
Meqë jeta është e shkurtër, atëherë jetojeni në lumturi, sëpaku!
Gjëjeni kohën të duani e të mos gjendeni në botën e sharjeve!
Qeshu çdo ditë, lumturohu me gjëra të vogla!
Shfrytzoje kohën me të qeshura, jo me lot e me mërzi!
Vallëzo, gjeje kohën të këndosh ndaj, largohesh sherrit të shamatës!
Kujdesu për veten, lëri gjërat që nuk të duhen të ikin, gjëje kohën të mjekohesh, lëri ndërtimet e pallateve. Gjëje kohë të ulesh si njeri e të kënaqemi me rriskun tonë!
Mos vrapo vetëm pas punësh që skanë mbarim se një ditë të gjitha do i lëmë.
Gjithë jetën vrapojmë për asgjë e, nuk kemi kohë për kurrgjë.
Vetëm vdekja vjen pa na pyetur se çfarë lëme pas vetes. Ajo rregullon çdogjë duke mos shikuar se sa ke vrapuar, sa ke punuar, sa ke fituar. Të merr për një çast dhe nuk këthehesh më. Nuk pyet në vrapove, në ndërtove, në fitove a kurseve. Na merr çdogjë bashkë me shpirtin e etur. Të gjitha na i lë në gjysmërrugë.
Pra, jeta është si fluske sapuni e, neve vonë na bije ndërmend të mendojmë për gjëra të bukura. Rëndësinë e jetës e kuptojmë vetëm kur vdekja na i merr njerëzit e dashur.
Atëherë, njerëz:
Duani përsa urreni,
Lavdoni përsa shani,
Këndoni përsa vajtoni,
Qeshuni përsa qani,
Parandaloni smundjet përsa mjekoheni.
Punoni për të jetuar, por jo për të vuajtur,
Dashuroni çdo ditë! Shfrytëzojeni kohën e mos e humbni për gjëra koti,
Jetojeni e mos u stresoni për gjëra koti, se jeta po ikën si fluskë sapuni.
Buzqeshni jetës, largojeni stresin, jetoni më gjatë dhe sa më të lumtur!
ASGJË ME VETE NUK MERRNI JETOJËN JETËN I/E LUMTUR!