Elvira Zeneli
NJË KOZMOS DASHURIE TË PAFAJSHME
Në udhën e gjatë të kthimit
Retë e humbên simbolikën e zezë,
Të bardha u bënë menjëherë
Si shkumë qumështi u bënë
Të posamjela nga “Baresha ” e të madhes dhe të pavdekshmes Nexhmije Pagarushës
Artistes së Kombit.
Kjo botë e madhe fjalësh
Si forma e planetit tonë
Jo, jo, por si forma e planetëve virusalë
Që mundohen të infektojne dhe ulin të dobëtin
E vazhdojnë ne ndryshim të përhershëm.
Eh! kjo botë e marrë fjalësh ka lindur nga më e vjetra fjalë
E vazhdon ripërtëritjen me lindjen e një fjale për botën
Pa e ditur se ku do të dalë
Pa e vendosir në maternitetin e një reje të bardhë
Mbështjellë me petkun e shpresës…
Fjala lehonë më ka kapur përdore
Si njërin nga femijet e më çon për t’mê treguar sekretet e bijve të saj për të më bërë zbuluesen e asaj fjale të pathënë e të strukur në thellësi të shpirtit,
Që kurrë nuk e kuptuam pse u shndërruan në tela të violinës
Në gishtat virtuozë të erës…
Mendoj të mos shkoj pas kësaj udhe pas aterimit
E as tjetrës përtej udhëkryqit
Të mos shkojmë nëpër rrugën e majtë e as të djathtë
Se brenda qelizave te pambrojtura të fjalëve mbijnë meteorë si kërpudhat helmuese pas shiut
Për të prishur çdo fjalë të ADN-së së dashurisë,
Se dashuria mbin si një lule në kopshtin e ëndrrave
Vendosur në zemrën e një të dashuruare të pafajshme
Kur tregon se në çdo fjalë është një aeroplan fluturues
Krenare mbi humnerat e jetës
Fluturuese e dashuruar në kozmosin e fjalës së dhënë.