Poezi nga Suela Fazliu nxënëse e klasës së nëntë në shkollën”Dëshmorë e Kosharës” në Koshare

Suela Fazliu

I varfëri

Në errësirë e shpirtit ai ecën
me zemrën e lehtë
e di pse?
Se ai e di ç’do të thotë të lëndosh një zemër, madje madje ai e di çfarë është edhe varfëria.
Është si një gogol qe dëshiron gjithçka me të rrëmby ulëret në brendësi e dëshiron barkun me ta shqy po ai prapë merr forcë dhe e përballon disi.

Në mendjen e tij ka ëndrra të mëdha,po nuk e di si ti arrijë ato.
Në heshtjen e tij gjen bukurinë
në çdo gjë.
I varfër nuk është vetëm në zemër,në thellësinë e tij zemra rreh për këdo.

Ai e ka kuptuar thelbin e jetës,
prandaj dhe duron si kur një ditë thesarin ka për ta gjetur.