UDHËTOJ NË TERRIN E NATËS
Në buzëmbrëmje të freskët vjeshte,
Eci nëpër rrugët e zhurmshme të qytetit
Ma falë atë buzëqeshjen tënde,
Ta mbështjellë ngrohtësinë e vetmuar.
Shiu i praruar dendur po bie,
I thyer përplaset në kalldrëm,
Asnjë gjurmë të mos shoh,
Vetëm pamjen tënde ta kem në sy.
Ai imazh më përcjellë kudo që shkoj
Edhe pse s’të kam takuar kurrë
Udhëtoj me të, në natën e terrin e saj
Nuk shoh asgjë tjetër në këtë botë.
Nê mendime portretin tënd pikturoj,
Dua të zbres diku pranë shpirtit tënd,
Asnjë bujtinë nuk paska në malet shqiptare,
As rrugë me besë nuk ka më vend.
Në xixëllonjën e yjeve do të të var,
Atje, askush s’mund të të arrijë
Më kënaqësi mundohem aromën të ta marr,
Sapo agimi të çapitet në majat e maleve përsëri.
Atëherë do të të shkund prej tyre,
E t’më biesh si molla e Njutonit në tokë,
I vrarë me mëkatin e dashurisë
Që e le të ikë nê rrugën pa kthim…!