Me poetën Elvira Zeneli

Elvira Zeneli

NËSE KËMISHË NUK KAM

Mos u merakos i dashur
fli lirshëm,
Natën pushtoje ashtu si ta do qejfi,
Në shtratin tënd këmbët përplasi tè shkujdesura,
Yjet shkundi prej kupës qiellore,
Që të bien që andej si frytet e arrira.

Në frymarrjen e përndezur zjarr,
S’ka rëndësi nëse këmishë nuk kam,
Roja ime sonte në Rrugën e Qumështit je ti,
Në të gjitha anët e galaktikës fanarët ndezur i kam
Ku do të parakalojë klithja jonë,
Kur flokët e mi pamjen tënde do të mbulojnë,
Aty merr udhê fillimi i krijimit të pafundësisë,
Xhelozitë e vrimës së zezë të hapësirës,
Nga inati do të bien përtokë…!