Përgatiti: Gladiola Jorbus
Dhuna tek të rinjtë
Dhuna ndaj të rinjve është një problem social që prek të rinjtë në mënyra të ndryshme. Sipas Bordit Kombëtar të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Suedeze, dhuna ndaj fëmijëve dhe të rinjve mund të përfshijë dhunën fizike, psikologjike ose seksuale. Mbi të gjitha është e rëndësishme që ata të cilët janë të ekspozuar të marrin mbrojtjen dhe mbështetjen që u nevojitet.
Psikologu, psikoterapisti dhe pedagogu Per Isdal, me një përvojë të gjatë në trajtimin e personave me probleme dhune, shprehet se’’Dhuna është çdo veprim i drejtuar kundër një personi tjetër, i cili me këtë veprim dëmton, lëndon, frikëson ose ofendon.
Llojet e ndryshme të dhunës
- Fizike
- Mendërisht
- Seksuale
- Materiale
- Financiare
- Latente
- Digjitale
Dhuna mbetet çështje serioze ndaj duhet të mos reshtin përpjekjet për ta parandaluar, zbuluar dhe luftuar dhunën ndaj të rinjve, në mënyrë që të krijohet një mjedis më i sigurt për të gjithë. Kur dikush është i ekspozuar ndaj dhunës, ajo mund të çojë në lëndime të rënda, si fizike ashtu edhe psikologjike. Lëndimet fizike mund të përfshijnë fraktura, plagë dhe mavijosje, ndërsa lëndimet psikologjike mund të përfshijnë depresionin, ankthin dhe çrregullimin e stresit post-traumatik. Bulizmi është një tjetër çështje masive, veçanërisht tek të rinjtë. Mund të ndodhë në shkolla, në internet, në komunitete dhe efektet e tij janë të gjera. Fëmijët që ngacmohen shpesh vuajnë nga ankthi, depresioni dhe vetëbesimi i ulët. Nuk duhet konsideruar thjesht një faze pasi mund të ndikojë në mirëqenien e tyre për vite me rradhë.
Krijimi i mjediseve të sigurta dhe mbështetëse, si në internet ashtu edhe në përditshmëri është thelbësor. Të gjithë – studentët, mësuesit, prindërit dhe politikëbërësit – luajnë një rol specific në trajtimin e këtij problemi.
Dhuna mund të ndikojë gjithashtu në marrëdhëniet shoqërore dhe përqasjen ndaj vetmisë. Shumë syresh ndiejnë turp dhe frikë për të folur për atë që kanë përjetuar, gjë që mund t’i çojë në tërheqjen e tyre nga miqtë dhe familja. Kjo mund të përkeqësojë ndjesinë e izolimit. Të kuptuarit e këtyre efekteve konsiderohet e rëndësishme ndaj duhet ofruar mbështetja dhe ndihma e duhur për ata që i janë nënshtruar dhunës.
Disa shprehje për dhunën që mbeten aktuale në çdo kohë:
Dhuna është streha e fundit e të paaftëve. – Isaac Asimov
Një sy për një sy do ta bëjë të gjithë botën të verbër. – Mahatma Gandhi
Paqja nuk mund të mbahet me forcë; ajo mund të arrihet vetëm me mirëkuptim. – Albert Einstein
Këto citate na ndërgjegjësojnë mbi rëndësinë e kërkimit të zgjidhjeve paqësore dhe negativitetin e dhunës.