Hamit F. Gërguri ENIGMË MËRGIMI Roman, Borås 2020
Për ta shkruar dhe plotësuar në ribotim këtë, autorit Hamit Gërguri iu desht të merrej me temen hiq më pak se 10 vjet. Vetë titulli «Enigmë mërgimtari» sikur e plotëson mesazhin e romanit. Shumë ngjarje, shumë vuajtje, shumë histori. Përsonazhet në këtë roman, me të bëmat e tyre, na shpiejnë që në periudhën n´mes dy luftrave botërore. Historikisht, ngjarja fillon me përsonazhin historik Miftar Hasanin e fshatit Ponorc të Malishevës. Poashtu, ky roman, mbaron me disa shënime të ditarit të tij. Për ta plotësuar bindjën se kemi të bëjmë me fakte historike, autori sikur bën një rrugë të gjatë edhe kohore, edhe gjeografike, edhe historike. Ngjarja fillon me turturat që i bëheshin shqiptarëve në Mbretërinë SKS, por edhe më pastaj kur kryepërsonazhi, Kurt Dumani, i goditur nga një sulm në tru, vdes në pranverën e vitit 1981, në Suedi. Po, si ishte rrugëtimi i Kurtit nëpër dy kontinentet? Pasi të ketë mbaruar shërbimin ushtarak në periferi të Suboticës, qytet ky në afërsi të kufirit me Hungarinë, hakmarrja e vrasjës së tre eprorëve sërb e ndoqi gjithë jetën. Ishte Kurti, ai që ia huazoi shulin e pushkës Miftar Hasanit të Ponorcit për të vrarë eprorët ushtarak të cilët, pasiqë ia kishin vjedhur shulin Miftarit, tek po flinte në turnin e rojës, dihej se do të këtheheshin për tu tallur me shqiptarin. Si pikëroje me shkallë të lartë të rrezikshmërisë, oficerët kishin mandat ta vrisnin ushtarin që nuk ishte në gadishmëri. Kurti, me zhdërvjelltësinë e tij, por edhe me këshillën e Miftarit, pas shumë ekzaminimeve, ekspertizave, u lirua si i pafajshëm. Për të emigruar njëherë e mirë, bëhet shkaktarë një polic i vendlindjës së tij, në Miradi, fshat ky rrënjë Galeshit. Në kacafytje e sipër e vret policin me pushkën e tij. Me ndihmën e një priftit, ilegalisht mbërrin në Shkup. Pastaj, me dokumente të përpunuara, ikën për në Anadoll. Pas një punësimi në cilësinë e mbathtarit të kafshëve (nallban), as atje nuk u rehatua. Shkak për lëvizje të re ishte kërkesa e Kurtit që policët të paguanin për mbathjën e kuajve. Një Sofi, të mbarsur, e la në Kosovë, një Safi, poashtu të mbarsur, e la në qytetin Kuz (Anadoll) të Turqisë. Radha e solli të martohet me Sofinë suedeze, pasi ta ketë refuzuar edhe një Sofi gjermane. Në cilësinë e eprorit të lartë ushtarak të Gjermanisë, i epet rasti të lirojë shumicën e robërve të luftës nëpër Gjermani e gjetiu. Ky lirim kushtëzohet me atë që të gjithë robiashët shqiptarë, të ashtuquajtur „robiash Jugosllav“, të angazhoheshin në Brigadën SS“. Marrëveshjën për këtë e kishte nënshkruar Mejdi Frashëri. Kurti, në cilësinë e eprorit gjerman, shfrytëzoi rastin të ndalet në vendlindje. Bëri një bastisje të improvizuar në shtëpinë e babaijt të tij. Mori vesh se të dy prindërit dhe i vëllai binak (Myrta), nuk jetonin më. Këtë informatë e mori nga i biri, poashtu i quajtur Kurt. Iku për të mos u këthyer më kurr. Lufta e dytë Botërore e gjeti në punët teknike ushtarake në Danimarkë. Dezertimin, në kushte normale, nuk guxonte ta bënte, por sipas një mikut të tij, e fusin në një autobuz të robërve. Në Suedi mbërriti me dokumente fallce, por në pragvdekje. Kryqi kuq e ndihmoi dhe pasi u ndje gjallë, për të shpëtuar nga ekstadimi në beograd, ai u martua me Sofinë suedeze. Kjo grua, e vejë, punonte në një duçan në kohën kur ra në dashuri me Kurtin. Kur u rrit i biri i së vejës, thirret në shërbim ushtarak. Aty vdes nga një incident. Sofisë i plasi zemra dhe vdiq pa varrosur të birin. Kurti serish u angazhua në punë ushtarake në Suedi. E kërkoi Safinë nga Kuzi i Turqisë. Ajo mbërriti me të birin. Jetuan bashkë deri në fillimin e demostratave të studentave, në Prishtinë. Edhe kurti, ngase kishte do kohë që e rëndon shëndeti i lig, me të dëgjuar për „Pranverën e Prishtinës“ vdiq në Suedi. Autori, për ta shkruar romanin, me ta parë mbiemrin Dumani mbi një gurë varri, filloi hulumtimin. I biri i tij dhe i Safisë, ngase nuk kishte shumë informata, e drejtoi në Muzeun e qytetit, ku mund të gjente disa ditarë të moçëm që ai nuk dinte të i lexonte. Kështu fillon romani duke e kujtuar në retrospektivë. Përsonazhë të tjerë historik janë edhe të tjera figura (Mid`hat Frashëri) e që romanit i japin forcë edhe artistike, edhe historike. Ky roman shquhet për përshkrim të bukur gjeografisë së vendlindjës, udhëtimeve të fshehta, udhëtimit në mërgim, përshkrimit të vuajtjeve shqiptare nën thundrën jugosllave. Përshkruan bukur fenomenin shkak dhe rast. Për vargun e vuajtjeve të tija ndoshta shkak ishte rasti i shkuljës së Guarve të Kalasë, ndoshta ky rast ia solli dhe mbolli dashurinë ndaj Sofës, konfliktin me policin serb të cilin u detyrua ta vriste, ndoshta marrëdhënja me Sofinë e mbarsur të cilën e la, ndoshta e zu mëkati i Safisë, atje në Kuz. Ndoshta, ndoshta, ndoshta…. Mallkimi. Romani „Enigmë mërgimi“ i shkrimtarit Hamit F. Gërguri, në vetvete mbart një bagazh të madh artistik, historik dhe traditë kombëtare.
Shëngjin, Shtator-2024