Drilon Mujota
Një Rrugë që Nuk Kalojmë Më
Dikur këndonim në rrugë të qetë,
Në stinë të ngrohta, në ditë të lehtë,
Tani gjithçka ka humbur gjurmë,
Si ëndërr e zbehtë në muzg pa lumë.
Në rrugë të vjetra nuk kalojmë më,
Fjalët e bukura mbetën për ne.
Hijet na ndjekin si kujtim i largët,
Por zemrat heshtin, çdo tingull është vakët.
Më duket e çuditshme, po, ka pak vrer,
Sa lehtë harruam ato ditë pranverë.
Si rërë ndër gishta u shua çdo fjalë,
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.
Përthyer në kohë, pa kthim, pa shpresë,
Në sy të ftohtë humbasim pa zë.
Një ëndërr e thyer, një këngë pa fjalë,
Një rrugë që kurrë s’e ndamë dot të gjallë.