Mbremje poetike me Valbona R.Hadri

Valbona R.Hadri

Drithërimë

Kur drithërimat e shpirtit të pushojnë, menjëherë, rruga humbet në terr.

Njëmijë pyetja fillojnë të të marrin frymën.
Ndërsa ti mundohesh më kot
të zgjidhësh enigmën.

Ato mbulojnë gjithë pamjet e bukura
që ke parë më parë.

Dhe trupi ka ftohtë,
Ftohtë si në janar.
Është një i ftohtë që t’i djeg gjithë dilemat dhe heshtjet.

Qe s’pyet për të ngrohtit apo veshjet
Megjithatë kjo është e përkohshme gjithmonë.
Sepse me pas një dritë e vogël ndriçon.

Shpirti s’dorëzohet nga dhimbja e pambaruar
Vullneti nxjerr kokë dhe dëshirën për të jetuar.

Shpirti mbledh forcë të tregoj që është gjallë,
duke vizatuar në terr një mbrëmje të bardhë.

Lamtumirë

Lamtumirë, njeri i zemrës
Në sytë e tu ndjeva mall,
Në përqafim me njê dënesje
e rrëmbyer por prap e gjallë.

Njê drithërimë me loté nē sy
Më pushtoi butësishtë
Fryma e ngrohtê e ofshamës sate mê bëri fëmijë sërish.

Të dua si erën që nuk e sheh,
Por gjithmonë e ndjen kur prek,
Shpirti im mbetet tek ti,
Me shpresë që tê takohemi përsëri.

Unë tani po ngjitem qiellit
zemër mbushur,
Me burimin e ëmbélsisë,
Me kujtime më të bukura
Në dorë librin e dashurisê.