Besnike Bahtiri:Falemnderime të përzemërta për Qendrën Kulturore Shqiptare “Migjeni”

Besnike Bahtiri

Falemnderime të përzemërta për Qendrën Kulturore Shqiptare “Migjeni”

Falemnderime të përzemërta për Qendrën Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås nën kryesi të Sokol Demakut dhe Gladiola Busulla për organizimin e një manifestimi letrar me rastin e promovimit të librit më të ri të babait tim Fetah Bahtirit “Ullmar Qvick albanolog plus”, dhe tryezë mbi jetën dhe veprën e tij.
Në këtë tryezë e morra rastin ta mbaj një fjalim që dua ta ndaj edhe këtu.
“Zonja dhe zotëri, miq e dashamir, përshendetje të gjithë juve mysafirve që jeni mbledh këtu sot. Na jemi mbledh këtu në këtë eveniment të bukur, në këtë manifestim letrar, për ta nderuar babain, tim profesor Fetah Bahtirin, dhe për promovimin e librit të tij të ri “Ullmar Qvick albanolog plus”.
Falemnderit Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” për këtë organizim te mrekullueshëm.
Dua ti them disa fjalë.
Kur ju ndëgjoj juve sot duke folur për babain tim, këto fjalime të bukura, të vlefshme dhe shumë të larta, më rritet zemra e më bëhet mal, dhe mburrem shumë për të. Ky me të vërtet është një shpirt i pastër. Është një shpirt me zemrën plotë dashni, dashni per atdhe, dashni per njerzim, dashni per shoqëri, dashni per kulturë. E vërejta se edhe shumë prej jush e përdorni fjalën dashni në fjalimet e juaja për babin tim… Kjo dashni për kulturë, siq edhe shumë prej juve këtu sot e keni konstatu, e ka shtyer që të jep kontributa të mëdhaja për mërgatën shqiptare, për shoqërinë dhe kulturën shqiptare në Suedi, por edhe në mëmëdheun, Kosovën tonë të dashur.
Babai im e ka një karakteristikë shumë të bukur, një forcë lëvizëse dhe një pasion për organizim, për angazhim. Angazhim në mërgatën shqiptare, në kulturën, dhe me i tubue njerzit, me krijue një gjurmë, një shej. Letërsia, kultura dhe gjuha shqipe ka qenë një temë prezente në familjen tonë, ka qenë një pjesë bukur shumë e madhe e fëmijërisë sime dhe në interakcionet e mija me babin tim. Babi na mësojke për shkrimtar the veprimtar shiptar, për gjuhën shqipe dhe gramatikën. Kur isha e vogël më japke gazeta dhe texte shqipe dhe më thojke me i lexue, dhe me nënvizuar me një vijë emrin, me dy vija foljen, tri vija mbiemrin, që ta mësoj dhe kuptoj përbërsin, strukturën dhe gramatikën e gjuhës shqipe.
Shumë biseda të ndryshme kemi pas për gjuhën standarde letrare, për dialektet gegë e tosk, për vepra letrare të ndryshme, për domethanjen e shkronjës Ë në alfabetin shqip, dhe shumë tema tjera… Po asthu ka qenë edhe integracion në shoqerinë suedeze shumë i rëndësishem, por aq shumë ka pas rëndësi edhe ta dijm dhe kuptojm se nga jemi, nga i kemi rrënjet. Na ka drejtu që ta kultivojm një dashni dhe respekt të thell per dy anët, për dy kulturat. Dhe për këtë gjithëmonë do të jem shumë falemnderuese ndaj teje babi.
E kam një kujtim të bukur prej rinisë sime, një kujtim që dua ta ndaj me ju. Një kujtim që kur tash më bie ndër mend më nxehet zemra, dhe më bën të të ndiehem emocionuese. Unë në atë kohë isha nxënëse në gjimnaz, 17-18 vjeqare. Isha në programin për shkenca natyrore, por e kisha drejtimin gjuhë dhe letërsi. Bashk me klasën e atëherëshme organizojshim mbrëmje letrare tek mësuesja ime në gjuhë suedeze. Aty e ftojshim edhe babin tim, dhe ky na mësojke për letërsi shqipe. Bisedojshim, diskutojshim anë e mbarë për vepra të ndryshme letrare, dhe interpretimin e tyre. Na edhe i perkthejshim në suedisht disa poezi, që klasa ime ti kuptoj.
Si përgatitje për këto mbrëmje unë dhe babi bashkpunojshim. I përkthejshim poezitë e Migjenit në suedisht (bile, Migjeni është autori im shqiptar më i preferuar, dhe më vjen shumë mirë që edhe shoqata juaj këtu e mban emrin e tij). Këto poezi ua lexojshim atyre, me ndjenja dhe pasion që ata ta kuptojn domethanjen dhe thelbin. Ky përkthim marrke kohë. Unë dhe babi u shtyejshim se si me shpreh thelbin e për shembull “Kangët e Pakëndueme” të Migjenit në mënyren më të bukur në suedisht, që të kuptohet dhe tingëllon më së miri. Luajshim me flajë dhe provojshim shprehje të ndryshme, deri sa e gjejshim tingëllimin që rrjedh më së bukuri në suedisht.
Pra si kuptohet, dashnija per atdhe, gjuha, letërsia, kultura, angazhimi, dokumentimi, kontributa, ka qenë dhe është një pjesë e madhe e jetës se babit tim. Në mënyra dhe shprehje të mëdha, e në mënyra dhe shprehje të vogla, pasioni i tij e ka shtyer ti sheh, ti ndejk dhe ti kap mundësitë për krijim dhe kontibim për shqiptari.
Përfundimisht, dua ti lexoj tri poezi të babit, që mua personalisht më pëlqejn shumë dhe më kan lan përshtypje. Sipas mendimit dhe interpretimit tim e japin një shije, një depërtim në vlerat e tij. I zgjodha tri se nuk mundem ta marr vetëm një, sillu e pshtjellu, e vendosa ti marr triat. Dashnia, mallëngjimi për athde, pikëllimi, si dhe shpresa e dëshira për të krijuar dhe lër gjurmë për të ardhmen jan tipike në këto poezi. Të trijat jan në librin “Vargje në mërgim” botuar 2020.
1. E para është botuar në librin e parë të babit në vitin 1968, “Kangë për Zaden”.
Për nji dashuni
Sot –
Këndoj dhe qaj
Për nji dashuni,
që u zhduk
si shkuma në ujë.
Sytë e mij –
Lotë rigojnë!
Zemra ime –
Gjak pikon
Për dashuninë e humbun!
Një vepër e thjesht, por me peshë të rënd. E përgjithësishme që bukur e përshkruan dhimbjem e humbjes të një dashurie, që ma merr mendja të gjithë që jemi këtu e kemi përjetu ndojnë herë në jetë.
2. E dyta është botuar në 1997, dhe bën fjalë për pikëllimin dhe mallëngjimin për atdhe, një ndjenje shpesh herë prezente në jetën e autorit. Edhe këtu dashnia është temë e rënd, dhe dashnia për atdhe tingëllon fort.
Më mbyti malli…
U bë shumë ketu,
Tepër shumë.
U bë gjatë –
Mbi njëqind vite!…
Dua të kthehem atje,
Sa më parë,
Se koha ime po kalon;
Se më mbyti malli!
Droj
Se do të më verbohen sytë
Prej vajit që bëj,
Ditë e natë
Nga mallëngjimi që ndiej
Për Kosovën time
Hej! Unë,
Kosovari i gjorë!
3. E treta dhe e fundit, e shkruar 1998, bën fjalë për dëshirën e tij të fort për kontribim, krijim dhe veprimtari për shqiptarë në mërgim, kudo që të jan, në qfar do vendi apo konteksti. Mund të them vet arsyeja që jemi mbledh këtu sot.
Lë një gjurmë!…
Ti nxënës i shkollës fillore a të mesme,
Ti student i shkollës së lart a i fakultetit,
Ti djalosh e ti vajzë në disko, në rrugë, në kafeteri,
Kudo që ndodhesh, kudo që je, kudo që shkon ti,
Këtu në Suedi dhe kudo jashtë atdheut tënd Kosovë,
Lë një gjurmë shqiptare e njerëzore aty ku gjallon!
Ti punëtor në fabrikë, në mal, në kopsht, e kudo që të jeshë,
Ti shofer, bujk, agjustator, mjeshtër, minator,
Ti pastrues i rrugëve, kompjuterist a murator,
Ti mësues, nëpunës, sportist, gazetar, intelektual,
Që punon këtu në Suedi dhe kudo jashtë atdheut Kosovë,
Lër një gjurmë shqiptare e njerëzore aty ku ha bukë!
Ti miku im i respektuar që punon “në të zezë”,
Në piceri, në rrugë, bujqësi, në kopsht a në shtëpi,
Në mirëbajtje, në tivoli, në restoran, në ndërtimtari,
Që fiton ekstra për të ndihmuar familjen tënde dhe atdheun e robëruar,
Këtu në Suedi dhe kudo jashtë atdheut Kosovë në vend të huaj,
Lër një gjurmë shqiptare e njerëzore aty ku pi ujë!
Ti motra ime e respektuar,
Ti vëllau im i dashur e i nderuar,
Kahdo që lëviz e merr frymë,
Ku të kuptojnë e të dinë si njeri bujar,
Ku të njohin si shqiptar e kosovar,
Këtu në Suedi dhe kudo që të ndodhesh,
Lër një gjurmë shqiptare e njerëzore
Dhe kështu nderoje veten, familjen tënde,
E më shumë atdheum tënd të masakruar
Që quhet Kosovë e martirizuar!
Pra, edhe nje herë dua të ju falendroj juve, mysafirë të nedruar, që jeni mbledh këtu sot dhe na nderoni me prezencën e juaj. Falemnderit shumë për kohë dhe që më bashkangjiteni në urime dhe përgëzime për babain tim, profesor Fetah Bahtirin!”