Laureta Malaj
Ndjehem mëkatare!
Pse ma prishe gjumin
ç’faj të pata unë?
Humba në mendime
më ke hapur punë!
Doja të t’rri larg
ndjehem mëkatare,
por ti hyn në varg
pa më pyetur fare.
As nuk e besova
dukej thjesht një lojë
Fjalët që na ikën
kush do i plotësojë?
Ndjehem, si ta them,
as vet nuk e di?
Rima në poemë
prapë më del tek ti!
Si nuk e kuptova
këtë kohë më parë
Fjalët rridhnin vet
shtruar, si ujvarë.
” Dëgjo moj bijë ” –më thoshte Babai
Njeriu yt është dhe i shtëpisë…,
Ai të ngre në pedestal
Ai prapë ty të gremis…” !
Respektin mbaje si kurorë
Dashurinë mis e kurse…,
E vetmja që do të mbetet
Është shpirti i bardhë , ai që dhe !
Ruaj emrin , mos e përbalt
Zemrën mbaje si kristal i artë…,
Jeta është e shkurtër , fjala mbetet
Vetëm shpirti yt , veç ai nuk tretet …”