E diela poetike me Yllka Merkuri

Yllka Merkuri

Ndjenjë e përzier!

Trishtim
Te desha ,të dua ,si asnjëherë,
si askund ,askënd tjetër nuk dua ,
dashuria qenka e hidhur, zeher qenka ,se dija ,
trishtim ,vuajtje ,përmallim .
Ah dashuri, dashuri ,
ma brengose shpirtin ,
ma lekunde besimin,
një boshllëk të madh më ke bërë ti ,
nuk e di sa do duroj kjo zemër ,
pa ty dashuri!

Pas vitesh…

Pas vitesh, po rikthehem tek ti shkolla ime
Si një vajzë e vogël, do ulem në bankën e parë
Do kërkoj ndër mure më të brishtat kujtime
Ato kujtime, që ndrisin ende margaritarë

Shpresoj nga mungesa t`mos jenë zemëruar e t`më fshihen
Nëse po, do t`i gërrvisht muret, e do t`i kërkoj nën suva
Do t`i kërkoj ndër petale lulesh, ndër kaçube manaferrash
Pasionet e mia të vogla, themelet e pasioneve të mëdha
Do kërkoj lotët zemërak që diku mbi banka kam lënë
Do kërkoj rrahjet e vogla të zemrës që gufonin kraharor
Faqet e skuqura ,ankthin mbi dyfletëshe provimesh
Kur ndjehesha zog i trembur, e pena më dridhej në dorë

Do kërkoj emocionet ndër maja penash të thyera
Shkallët ,që kujtim më lanë një shenjë të vogël mbi buzë
Gishtërinjtë e njomë, njollosur me shishen e bojës derdhur
Do marr me vete çdo grimcë kujtimesh e t`më gjallojnë muzë…