SHKËMBI I PLISIT
Një pëllumb e kam porositur
Nga kurbeti në vendin tim.
Mos harro, kthehu përsëri,
Të fala t’bukurës, Dardani.
Për gjuhën, do e kesh shumë lehtë,
Ç’do lis mali atje shqip të fletë.
Fluturimin, ti mos e ndal,
Shko në Shkodër dhe Elbasan.
Në atdheun tim atje fluturo,
Çamerinë mos ma harro.
Në Ulqin, Grudë dhe Tivar,
Tetovë, Shkup dhe Gostivar.
Ulu, pusho në shkëmbin e Plisit,
Atje i kemi rrënjët e fisit.
Shqip të flasin degët çdo kund,
Shqipërinë nënë e kemi trung.
ELBASANI I BUKUR
Hapa dritaren nga kopshti me lule
Po e shoh zambakun po i hap petalet
Në liqen mjellmat fundosen ndër valë
Mes luleve zambak, si ishuj me koral
Në sfonden e qillit plot yjet të pashuar
Në kupën e artë retë notojnë përherë
Pranvera e lulëzuar lule ngjyrëplote
Mbi shkëmbinjët pash flinte një ylber
Era frynë e fresket,rrezet bien n’agim
Një lulekaltërin buzë kroit shtat ka hedh
Pranvera cicërima zogjesh derdh derdh
Fusha kalliartë e majit shkund rubin
Liqeni gjarpëron me muzgun është lyer
Fluturat flakërojnë si gërshetat e ylberit
Hëna nuk po duket ende mbi Elbasan
Nën ombrellën e errësirës xixillonjat shkrepin
Gjuha e Shqipërisë amë sa më ringjall
Bilbili degë më degë si poet kendon
Mikpritja e ngrohtë ç’mbresa me ka lënë
Me pendën e artë thura mallin varg.