Pas dite poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli

ĶUVENDOJ ME HESHTJEN

Mbi flokët e artë shtohet nga një thinjë fisnikërie
Mbi vitet e moshës një ndjenjë e shpuar përflaket
Lidhet me prangat e kohës
E bindur është qyshkur e la zemrën të ç’lodhet në gjoksin e tij
Si një foshnjë e pafajshme
Sytë jeshilë i shkëlqejnê
S’e shfaq mosdurimin për vargimin e stinëve,
As për shiun, erën dhe acarin
Rri ngjeshur dhe e sigurt në vete paluar
Krahët hap për dashurinë e munguar

Gjithmonë më thua:

– ti e pushton dashurinë si Zot,
Më mban të fshehur kudo ku shkon
Më mban në puthje, në zemër më fsheh
Në çdo skutë ku hyn e del
Hijen tënde e shfaq në sheshin e unazës
Aty ku çel dashuria
Askujt s’i tregoj sa fort tē dua!

Nën dritën e hënës ulem e kuvendoj me heshtjen në duar
Pranë meje më qëndron
E ndjej në zhveshjen time
E ndjej në shpirtin tim të përvëluar
Loti im i nxehtë të bie mbi gjoksin tënd
E të rreshket në zemër duke më thënë:
– Përjetë je e IMJA!