Blerta Tmava Veseli
Në sytë plotë ëndërra
Një roman i bukur brenda teje
Që ta lexosh të ngjallë dëshir
Të ngjallë kureshtjen në vazhdimësi
Vetëm kur të hapësh ata sy
Aty ku Fshihet një botë e tërë
Ujra të kthjellët e të turbullt njëkohësisht
Aty ku ëndërrat zgjohen
Në sytë e tu marrin jetë….
Ti je një roman brenda vetës i shkruar
Aq i bukur dhe i vështirë për tu kuptuar
Aq misterioz sa kurreshtja të vret
Në sytë përplotë endrra
Ku ndjenjat përplasen si dallgët në det
Ngjallë ndjenjë , dëshirë dhe nostalgji
Sytë e tu imazh i pa pikturuar
Që zgjojnë ëndrra falin dritë
Mbushur dëshirë , jetë Dhe dashuri…
Sytë e tu janë sytë e mi.
TË ÇMENDUR
Ti je i çmendur, po aq sa unë
Ditën pikturojmë ëndërra
Natën i shohim në gjumë
Çmenduria jonë është e pafund
Imagjinojmë një jetë sikur nuk mbaron
Duke e ditur pikën ku çdo gjë përfundon
Të çmendur vërtet jemi që të dy
Dhe si ne të.dy ka dhe shumë të.tillë
Rutinë, e ti njejtë çdo ditë
Pastaj çdo stine çdo viti
Kuptojm një ditë që nuk na shohin sytë
Por çmenduria nuk mbaron
Vazhdojmë ëndërrojmë
Jemi njerëz , se di….
Ndoshta, çmenduria është e pa kufi