Me poeiztë e poetës Lulzime Kryemadhi

Lulzime Kryemadhi

UNE JAM HIÇI

E dini kush jam unë?
Jo nga ta dini?!
Ose bëni sikur nuk e dini.
Unë jam Hiçi
Jam shume i rëndësishëm
Emri im është në modë të kohërave moderne
Mua më gjen kudo
Në ministri, në çdo institucion
Në bashki , në arsim në shëndëtsi
Të gjithë më përshëndesin
Më rrahin shpatullat
por unë indiferent,
me një të tundur të kokës i përshëndes
Dëgjova dikë të thotë:
Ky e ka kokën bosh.
Qesha me vete
Unë jam në krye,
ai me shërben.
Punët më ecin vaj
E ç'rëndësi ka sa vlej!!
Se nuk kam gjimnaz, nuk kam fakultet
Kujt i hyn në xhep?
Unë zotëroj, gishtin lart e ngrej
Firmën ku dua unë e vë
Unë shkatërroj,unë ndërtoj,
Njerëzit përtej detit unë I dërgoj
Qiellin dhe tokën i bashkoj.
Ju nuk më pëlqeni
Neveri nga unë keni
Por symbyllazi më bindeni.
Kështu do të mbetem në përjetësi
Ju o të vobegët, që veten nuk e mbroni
Dhe nuk e vlerësoni
Kështu do vazhdoni
Nga unë do të komandoheni.

 

Sot ne diten tende!
E dashuruar me te marrezisht!
Koha me ndau, joo perfundimisht.
Takoheshim oret e vona
Si dikur ilegalisht.
Virusi me mbylli brenda ne shtepi
Per tu lidhur bashke, ngushte perseri.
Keni nje gjini…
Mos keni ber pakt te dy?
Qe une t’i kthehesha dashurise se hershme per ty?
Hy ne dhomen time
E shikoj me admirim.
E kuptova sa shume me kish munguar.
E kuptova kur e preka.
E kuptova kur e perkedhela.
E kuptova kur e shfletova.
E kuptova kur e lexova.
E kuptova kur humba ne te.
E kuptova kur me personazhin fitova lirine.
E kuptova  qe une, aty  kisha qen me ty.
E kuptova sa shume, po shume te dashuroja ty.
Te dashuroja ty libri im, miku im.
Neteve te vona te kujtoja

Si me perkedhelje, me thoje te dua
Me puthje me afsh, buzet me perveloje
Duke perseritur se sa shume me doje.
Ku vajten premtimet e tua
Ike dhe nuk pyete per mua
Ku i le puthjet e zjarrta
Perkedhelite dhe fjalet e ngrohta?
Kaq shume u shtire dhe une s'te kuptova
Nga qe isha naive , apo nga qe te dashuroja?
Jastekun me lot çdo nate e laja
A i meritoje ti keto lot
Kur dhe sot e kesaj dite nuk me sheh dot?
Hedh syte shpesh ne horizont
Pres te me thuash nje fjale te ngrohte 
E ulur buze deti, por me kot.
Nje shporte me guriçka e mbusha plot
Duke thene me do ,s'me do
Me pare e benim me lule delet
Por dhe ato kane humbur 
Me nuk po çelin
Mos valle e kuptuan se po i perdornin?
Apo se shume u shtua fjala s' me do
Sikur fajin e kishin ato
Gurickat i hedh nje nga nje
Cirkat e ujit me lotet behen nje.
Kush ne bote  dashurine nuk e çmon
Me te luan dhe e hedh me vone. 
Patjeter qe nje dite zoti e denon.
Por une krahehapur jeten perqafoj 
Ajo eshte e bukur, lum kush e shijon. 
Ka plot gjera te bukura ne kete jete
Qe te japin kenaqesine e vertete
Mengjesi pranveror 
Perendimi madheshtor
Zerat e femijeve, nje çift perqafuar.
Te lumturojne, te bejne te harrosh
Dashurite e vjetra qe nuk ia vlen t'i kujtosh